Home Blog Page 710

Adriano Çelentano sot 87 vjeç: Kam 20 vjet që mendoj për jetën tjetër

0

Një nga personazhet më eklektikë në botën e muzikës italiane, Adriano Celentano mbush sot 87 vjeç. Këngëtar, showman, aktor, regjisor, kompozitor, shkrimtar televiziv dhe producent diskografik, ai njihet edhe me emrin “il Molleggiato” për mënyrën unike të kërcimit me spektatorët italianë.

Në librin e tij me kujtime, Celentano shkruante se nuk pret asgjë tjetër nga kjo jetë, ama ka plane për tjetrën.

“Pres të kërcej pak më shumë. Por unë kam rreth njëzet vjet që them se jam në fazën e rënies dhe kam menduar për jetën tjetër. Nuk pres asgjë tjetër nga kjo jetë, kam plane për tjetrën. U pendova që nuk studiova kur munda. Tani më pëlqen të studioj, dikur jo. Ndoshta tani do të isha një njeri ndryshe… me kravatë. Nuk kam ëndërruar kurrë të këndoj, kam menduar se do të jem orëndreqës gjithë jetën. Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se lumturia nuk ekziston. Nuk e di, nëse dikush jeton për shembull njëqind e pesëdhjetë vjet, mendoj se dozat e lumturisë së përjetuar do të jenë 10%, kur është mirë. Nëse dikush është i vetëdijshëm për këtë, atëherë duhet t’ju them se nuk më mungon asgjë. Ne e dimë se çdo gjë, çdo lumturi, çdo kënaqësi që mund të fitoni, gjithmonë paraprihet nga puna, nga një qëndrueshmëri që duhet ta keni: nëse nuk e prodhoni atë, lumturia nuk do të vijë të të kërkojë.”, shkruan Çelentano.

Adriano Celentano është showmeni i famshëm i njohur mbi të gjitha për rolin e tij si këngëtar dhe aktor, por Adriano është shumë më tepër se e gjithë kjo, pasi është pak ta përshkruajmë vetëm me këta dy mbiemra. Ai është gjithashtu regjisor, prezantues, skenarist, kompozitor dhe shkrimtar televiziv. Ai ka lindur më 6 janar 1938 në Milano dhe është i martuar që nga viti 1964 me personazhin po aq ikonë, Claudia Mori. Pavarësisht ulje-ngritjeve që përjetoi çifti, Adriano dhe Claudia kanë tre fëmijë, Rosalinda, Giacomo dhe Rosita./dritare.net

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksident në Prizren, katër të lënduar

0
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesnatën e së hënës në Prizren, në rrugën “Wesley Clark”.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 00:28. Pra, aksident me lëndime dhe dëme materale. Hetimet po zhvillohen nga Stacioni Policor në Prizren”, tha Gashi.

Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 9 gradë Celsius

0

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius.

Derisa ato maksimalet nga 6 e deri në 9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, brenda 7 ditëve raporti mbi dëmet

0

Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit natën festive të ndërrimit të moteve, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Për ta adresuar situatën dhe për të bërë vlerësim të saktë të pasojave, Komisioni Komunal Vlerësues ka dalë në terren për të evidentuar dëmet. Autoritetet lokale thonë se brenda shtatë ditëve do të publikohen rezultatet zyrtare të hetimeve dhe vlerësimeve.

“Tani e kemi procedurën ku duhet të bëhen kërkesat dhe komisioni në afat prej shtatë ditësh do të del në terren për ta bërë vlerësimin më të saktë të dëmeve, kurse komuna pastaj do t’i shikojë mundësitë që përmes mjeteve financiare që i kemi në dispozicion, e për pjesën tjetër do t’i drejtohemi instancave më të larta, që t’i ndihmojmë banorët të cilët janë prekur nga ky incident”, tha Shaqir Totaj, kryetari Komunës së Prizrenit.

Ndërkaq qytetarët me mjete rrethanore janë munduar që provizorisht t`i përshtatin banesat për kushtet e dimrit.

“Lokali siç po e shihni edhe vete është i mbyllur. Tash a duhet në ATK të shkojmë ta lajmërojmë që nuk po punojmë se asgjë nuk po mundemi ta vlerësojmë. Na kanë thanë mos prekni asgjë tash. Unë e kam të dëmtuar edhe brenda edhe jashtë qysh kanë eksploduar fishekzjarret”, tha Enis Cibo.

“Është djeg totalisht lokali, nuk ka shpëtuar asgjë. Ka qenë kryetari komunës, po presim tash. E kemi bërë ankesën tash po presim. Na thanë që deri të mërkurën vijnë, e nuk dimë asgjë më shumë”, tha Enis Dana.

Natën e 31 dhjetorit dy persona kanë pësuar lëndime, njëri vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, ndërsa u dëmtuan gjashtë banesa dhe vetura që ndodheshin aty në momentin kritik./RTK

Vidhet një zinxhir ari me vlerë 500 euro në një argjendari në Prizren

0

Një zinxhir ari me vlerë 500 euro është vjedhur nga një kliente në një argjendari në Prizren.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqiri Byqtyqi.

“Po është raportuar një rast vjedhje në një argjendari në Prizren, dyshohet se një kliente ka vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro, rasti është iniciuar dhe është nën hetime”, ka thënë ai.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vidhet ari në një argjendari në Prizren

0

Rastet e vjedhjeve po shtohen në qytete të shumta të Kosovës, ku po e pësojnë qytetarë e biznese të shumta. Një ngjarje e tillë ka ndodhur para pak kohësh në një argjendari në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali një familjar i argjendarisë së vjedhur, pa dhënë detaje të tjera.

Policia ende nuk ka folur për rastin.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren

0

Ditë më parë Abdurrahman Memaj, pësoi lëndime të rënda nga shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren.

Ai ishte i shtrirë në QKUK për trajtim, por gjendja e tij nuk u përmirësua.

Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, kanë siguruar trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent me aeroplan special për të.

Ai u dërgua në Qendrën Hulumtuese Spitalore për diegie të thella në Stamboll të Turqisë.

”Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës falënderon Ambasadën e Republikës së Turqisë dhe Qeverinë turke për mundësinë e trajtimit mjekësor në Qendrën Hulumtuese Spitalore për diegie të thella në Stamboll të Turqisë, duke bërë apel kështu për kujdes edhe më të shtuar”, thuhej në njoftimin e tyre.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tërmet në Kosovë

0

Një tërmet është ndjerë në Kosovë para pak minutash.

Ky tërmet është ndjerë në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit ishte 9 kilometra në juglindje të Kaçanikut, me një thellësi prej 8 kilometrash.

Lëkundjet kanë qenë të lehta, andaj nuk është raportuar për dëme nga ky tërmet./MeteoBallkan

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani nis përgatitjet për sezonin pranveror, synon mbrojtjen e titullit kampion

0

FC Ballkani ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror të Superligës së Kosovës, pas rikthimit nga pushimi i shkurtër dimëror.

Kampionët aktualë synojnë të jenë plotësisht të gatshëm për vazhdimin e kampionatit dhe mbrojtjen e titullit.

“Skuadra është kthyer nga pushimi i shkurtër dimëror, duke nisur që sot planifikimin për sezonin pranveror të Superligës. Fazën e dytë të përgatitjeve do ta zhvillojmë jashtë vendit, për t’u rikthyer më pas sërish në stadiumin tonë, kur edhe do të jemi 100% të gatshëm ta ndjekim rrugën e mbrojtjes së titullit kampion. Kryesia e FC Ballkanit, me në krye presidentin Arsim Kabashi, i ka qëllimet e qarta për kampionat, andaj më të motivuar se kurrë, me punë e përkushtim maksimal, marshojmë drejt sukseseve të reja. Na priftë e mbara #FCBallkani” – thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rexhbeçaj gjen golin në miqësoren ndaj Hoffenheimit

0

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka shënuar gol për Augsburgun në miqësoren kundër Hoffenhemit të hënën.

Rexhbeçaj shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 11-të, por në pjesën e dytë ekipi tij pësoi tri gola për ta humbur takimin e luajtur në stadiumin “Dietmar Hopp” në Hoffenheim me rezultatin 3:1.

Rexhbeçajt fillimisht i ishte bllokuar gjuajtja e tij nga zona e 16-të metërshit, ndërsa më pas me këmbën e majtë shënoi për 1:0.

Ndeshja u zhvillua dy herë nga 60 minuta. 60 minutat e parë, Augsburgu i mbylli me fitore 1:0. 60 minutat e pjesës së dytë u mbyllën 3:0 në të mirë të Hoffenheimit.

Për Augsburgun ishte ndeshja e vetme testuese në përgatitje për stinorin pranveror. Augsburgu e luan të dielën ndeshjen në shtëpi kundër Sutttgartit.