Ballkani nis përgatitjet për sezonin pranveror, synon mbrojtjen e titullit kampion

FC Ballkani ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror të Superligës së Kosovës, pas rikthimit nga pushimi i shkurtër dimëror.

Kampionët aktualë synojnë të jenë plotësisht të gatshëm për vazhdimin e kampionatit dhe mbrojtjen e titullit.

“Skuadra është kthyer nga pushimi i shkurtër dimëror, duke nisur që sot planifikimin për sezonin pranveror të Superligës. Fazën e dytë të përgatitjeve do ta zhvillojmë jashtë vendit, për t’u rikthyer më pas sërish në stadiumin tonë, kur edhe do të jemi 100% të gatshëm ta ndjekim rrugën e mbrojtjes së titullit kampion. Kryesia e FC Ballkanit, me në krye presidentin Arsim Kabashi, i ka qëllimet e qarta për kampionat, andaj më të motivuar se kurrë, me punë e përkushtim maksimal, marshojmë drejt sukseseve të reja. Na priftë e mbara #FCBallkani” – thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen "Dardania" të Prizrenit, projekt i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit