Home Blog Page 736

Spektakli nuk ka mbaruar, zbulohet kundërshtari i ardhshëm i Tyson Furyt pas humbjes ndaj Usyk

0

Promotori Eddie Hearn ka zbuluar se kush mund të jetë kundërshtari i ardhshëm i Tyson Furyt pas humbjes së tij ndaj Oleksandr Usyk dhe ky meç padyshim do t’i thyente të gjitha rekordet.

Në atë që ishte meçi i dytë pas atij të parit që u zhvillua në maj, boksieri britanik i peshave të rënda, Tyson Fury, kishte shpresuar se do t’i hakmerrej Usykut që i shkaktoi humbjen e parë në karrierën e tij profesionale.

Sidoqoftë, rezultati ishte i njëjti si ai i meçit të parë pasi ukrainasi në fund përfundoi me dorën e ngritur lartë nga gjyqtari si fitues i meçit, pas vendimit unanim të gjyqtarëve.

Pas përfundimit të këtij meçi, Hearn ka folur për gazetarët duke sugjeruar se cili mund të jetë misioni i ardhshëm i Furyt.

“Nuk mendoj se është koha për të bërtitur, kjo natë është Usyk vs Fury, por realiteti është se ka vetëm një luftë për Tyson Fury dhe ajo është ndaj Anthony Joshuas”.

“Është ndoshta lufta më e madhe në histori të boksit britanik, të gjithë do të donin ta shihnin”.

“Dhe meqë ra fjala, nuk dukej se Tyson Fury ka mbaruar, nuk ishte një paraqitje e dobët. Mendoj se Tyson Fury është ende në kulmin e fuqisë së tij, vetëm jo mjaftueshëm sa për ta mposhtur Usyk”, ka thënë Hearn.

Vullnetarët e Vetëvendosjes në kufirin e Morinës ftojnë bashkatdhetarët të regjistrohen për votim

0

Në kufirin e Morinës, ku qindra mërgimtarë po arrijnë çdo orë duke sjellë gjallëri dhe energji festive në prag të fundvitit, përveç pritësve familjarë e shoqërorë, sot u bashkuan edhe vullnetarët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Qendra Prizren. Të rinjtë dhe të rejat e kësaj lëvizjeje i uruan mirëseardhjen secilit bashkatdhetar, përcjell PrizrenPress.

Përveç fjalëve të përzemërta, vullnetarët shpërndanë edhe fletushka me kode QR, duke i ftuar të gjithë të regjistrohen për votimin nga diaspora. “Afatit po i afrohet fundit dhe çdo votë ka rëndësi vendimtare. Së bashku, po i hapim rrugën realizimit të synimeve tona dhe ndërtimit të një Kosove që çdokush e meriton: të përparuar, gjithëpërfshirëse dhe plot shpresë”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren.

“Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!” – ishte mesazhi që ata shpërndanë, duke ftuar bashkatdhetarët të kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani mbyll vitin me fitore në derbin lokal ndaj Suharekës

0

Ballkani triumfoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Lindon Emërllahu shënoi një gol spektakolar nga distanca në minutën e 15-të, ndërsa Bleart Tolaj dyfishoi rezultatin në minutën e 69-të, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes vendase, përcjell PrizrenPress.

Kampioni aktual përfundon vitin në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Suhareka renditet e pesta me 25 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Drita shënoi një fitore të ngushtë 2:1 ndaj Feronikelit ’74, duke e mbajtur kryesimin me 40 pikë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionistët, Murati: Pagesat do të ekzekutohen javën e ardhshme

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionmarrësit.

Murati ka bërë të ditur se kjo mbështetje vjen falë performancës së mirë buxhetore, pavarësisht sfidave.

Ministri tha se do të mundohen t’i ekzekutojnë mjetet javën e ardhshme, duke theksuar se nuk do të ketë nevojë për ndonjë aplikim.

“Sikurse vitin e kaluar s’ka nevojë për ndonjë aplikim. I kemi listat e përfituesve në data bazat tona, si për pensionistë ashtu edhe për marrësit e shtesave për fëmijë. Do të mundohemi gjatë kësaj jave që të bëjmë përgatitjet teknike që të ekzekutohen pagesat për këtë javë”, tha Murati.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë për gjithë fëmijët të moshave nga 0 deri 16 vjet.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

0

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë njoftuar se do të ndahen nga 100 euro për çdo fëmijë deri në moshën 16 vjeç si dhe për pensionistët.

“Ndonëse sot është dita më e shkurtër e vitit, pikërisht sot do ta bëjmë zgjatjen e dorës së shtetit”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, Ministri Murati theksoi se kjo mbështetje është e mundur falë performancës së mirë buxhetore, e cila, sipas tij, ka krijuar hapësirën e nevojshme fiskale.

“Siç e theksoi edhe kryeministri, ngjashëm me vitin e kaluar, por edhe më parë, për pensionistët, ndërsa vitin e kaluar edhe për të gjithë fëmijët që marrin shtesa për fëmijë, edhe këtë vit do të ketë mbështetje shtesë, sikurse vitet e kaluara, meqë performanca buxhetore ka qenë e mirë dhe kemi krijuar hapësirën e nevojshme fiskale, përkundër sfidave që kemi pasur gjatë vitit”, tha Murati.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Projekti i teleferikut të Kalasë së Prizrenit pritet të nisë në vitin tjetër

0

Projekti i teleferikut të kalasë në Prizren pritet të nisë vitin tjetër. Projekti që ka marrë mbështetjen e qeverisë së vendit, po hartohet nga një kompani franceze. Sipas marrëveshjes, Komuna duhet të kujdeset për dokumentacionin.

Idenë për një teleferik në kalanë e qytetit të Prizrenit banorët e këtij qyteti e kanë dëgjuar shumë kohë më parë, por projekti ende nuk ka nisur të ndërtohet. Disa prej banorëve janë skeptikë se një projekt i tillë do të vijë ndonjëherë, megjithatë është i mirëpritur nëse realizohet.

“Kam dëgjuar dhe atëherë kam qenë shumë i lumtur, për arsye se vërtetë kalaja ka një domethënie shumë për Prizrenin, pasi turistët që vijnë këtu do të mund të ngjiteshin në kala”, tha Murat Qerreti, banor i Prizrenit.

Për Afrim Xhaferin,  edhe pushtetarët më herët edhe këta që janë tash kanë bërë premtime.

“Shpresoj realizohet ai premtim edhe besomëni se ka me pas mysafir Prizreni saqë kurrë s’ka pas më tepër”, tha ai.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, thotë se me projektin kryesor po merret një kompani franceze.

“Jemi dakordu edhe për projektin kryesor, të cilin do ta bëjë një kompani franceze, me këtë rast ne jemi zotuar që pjesën që mund ta mbulojë ministria projekt i cili kap vlerën e 180 mijë eurove, pjesën tjetër do ta rimbursojë komuna e Prizrenit, premtimet janë që dikun në muajin maj të na përfundoje projekti kryesor”, tha ai

Ky projekt kërkon edhe dokumentacione që u përkasin zonave të veçanta.

“Përveç projektit ët fizibilitetit, projekti i ndikimit të projektit në mjedis, pastaj pëlqimet e ndryshme në jemi të obliguar me i sigurua si komunë, por besoj që nuk do të ketë pengesa, pasi ka qenë një memorandum i ministrisë së mjedisit që e implementoin këtë projekt nuk ka me pas ndonjë pengesë burokratike”, theksoi Lamaj.

Sipas Lamajt, projekti do të fillojë të realizohet në vitin 2025. Vendosja e teleferikut në kalanë e Prizrenit mendohet se do të ketë efekt në zhvillimin e turizmit, pasi Prizreni ka shumë vizitorë ditorë dhe koha për t’u ngjitur deri lart nuk u mjafton./rtk/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Të shtënat në Malishevë, dy persona arrestohen për armëmbajtje pa leje

0
Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Astrazub, Malishevë, ku dy persona janë arrestuar pas një konflikti mes tyre.

Sipas policisë, gjatë një mosmarrëveshjeje në një lokal, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri. Fatmirësisht, nuk pati pasoja në njerëz.

Njëri nga të përfshirët ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Policia ka konfiskuar si prova materiale një pistoletë me një fishek dhe tri gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Gjuajtje me armë zjarri,” ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Superliga mbyll fazën vjeshtore, vëmendja te derbi lokal në Suharekë

0

Sot përfundon faza vjeshtore e Superligës me dy ndeshje kryesore. Në Suharekë zhvillohet derbi lokal mes Ballkanit dhe Suharekës, me fillim në ora 13:00.

Në të njëjtën kohë, Drita, tashmë kampione vjeshtore, pret Feronikelin ’74 në Gjilan.

Drita kryeson tabelën me 37 pikë, ndërsa Ballkani ndjek me 30 pikë, duke mbyllur një fazë vjeshtore dinamike./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetëvendosje në Prizren organizon sot ndejë me mërgimtarët

0

Lëvizja Vetëvendosje  në Prizren do të organizojë sot  një ndejë me mërgimtarët e Prizrenit, në Hotel “Adler”.

Ngjarja do të fillojë në orën 18:00 dhe do të ofrojë mundësinë për të diskutuar me kandidatët për deputetë, të cilët do të jenë të pranishëm në këtë ngjarje.

“Ky takim ka për qëllim të krijojë një hapësirë për biseda dhe shkëmbim mendimesh me mërgimtarët, si dhe të ndajë vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje për të ardhmen e vendit”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen aktivisht në këtë diskutim dhe të kontribuojnë në përpjekjet për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Vetëvendosje  fton të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë dhe të bashkohen në këtë ngjarje, e cila është një mundësi për forcimin e lidhjeve mes mërgimtarëve dhe atdheut”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell

0
Sot mbi Kosovë do të mbajë një mot i vranët, por do të ketë edhe intervale me diell.

Temperaturat ditën e diele do të jenë nga minus pesë deri në minus dy gradë Celsius, gjersa ato maksimale do të lëvizin nga një e deri në katër gradë Celius.

“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi nga një deri në tre metër për sekond”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës.

IHMK-ja porosit që kemi kujdes dhe të vishemi me veshjen e përshtatshme për motin, e po ashtu të përgatitemi për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë mëngjesit.