Home Blog Page 735

“Ekoregjioni” bën thirrje për kujdes ndaj mjedisit dhe pastërtisë në hapësirat publike gjatë festave të fundvitit

0
Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ekoregjioni”, Burim Shala ka bërë thirrje për kujdes ndaj mjedisit dhe pastërtisë në hapësirat publike gjatë festave të fundvitit.

Sipas tij prania e mërgimtarëve në këtë periudhë është një gëzim, sepse ata sjellin gjallëri, energji dhe dashuri në çdo familje dhe lagje.

“Por, së bashku me mikpritjen tonë të njohur, le të tregojmë edhe një anë tjetër të kujdesit tonë – atë për ambientin dhe pastërtinë e qytetit. Qyteti ynë është shtëpia jonë e përbashkët, dhe ashtu si kujdesemi për pastërtinë e shtëpive tona, duhet të kujdesemi edhe për rrugët, sheshet dhe hapësirat publike”, thuhet në thirrjen e tij.

Ai ka shtuar se pastërtia nuk është vetëm çështje estetike, porse reflekton kulturën, respektin dhe dashurinë për veten, për njëri-tjetrin dhe për vizitorët dhe se “është një shenjë e mirëseardhjes dhe vlerësimit për mërgimtarët”.

“Prandaj, ju ftojmë të gjithëve të kontribuojmë së bashku: Të hedhim mbeturinat në vendet e caktuara; Të kujdesemi për hapësirat publike dhe të mos dëmtojmë mjedisin; Të inkurajojmë njëri-tjetrin që ti mbajmë qytetet të pastër, jo vetëm gjatë kësaj periudhe, por gjatë gjithë vitit”, ka apeluar ai, duke uruar që qyteti të jetë shembull i pastërtisë dhe i mikpritjes.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me armë zjarri

0
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri.

 

 

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një revole që dyshohet se është përdorur në rast.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një revole që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Sekuestrohen armë dhe municion pas një rasti kanosjeje në Rahovec

0
Policia ka njoftuar se dje Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes.

 

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, është kanosur nga një person tjetër.

Në njoftim thuhet se kishte dyshime se i dyshuari posedonte armë zjarri në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm i komunës së Rahovecit, ndaj është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse në pronësi të të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 25 fishekë, një pistoletë dhe 25 fishekë, një pushkë ajrore dhe një pistoletë për sinjalizim me zë.

“Më datën 22 dhjetor 2024,  Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes. Viktima, mashkull i moshës madhore, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari, po ashtu mashkull i moshës madhore, e kishte kanosur”.

“Lidhur me ankesën, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, pasi kishte dyshime se i dyshuari posedonte armë zjarri në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm të komunës së Rahovecit. Në konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse në pronësi të të dyshuarit”.

“Me vendimin e prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Mot i ftohtë dhe me reshje bore gjatë kësaj jave

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se mot i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore do të mbizotërojë deri ditën e mërkurë, ndërsa nga e enjtja do të ketë mot të vranët, por pa reshje.

Temperaturat do të jenë të ulëta, me erëra mesatare deri të fuqishme, kryesisht nga verilindja dhe juglindja.

Të hënën do të mbajë mot i vranët, me riga shiu gjatë ditës, të cilat në orët e vona të mbrëmjes do të shndërrohen në borë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 1 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare dhe lokale e fortë nga verilindja dhe veriperëndimi.

Mot i ngjashëm do të mbretërojë edhe ditën e martë, me temperatura minimale -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 1-2 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

Të mërkurën moti do të jetë i vranët, me fjolla bore vende-vende. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 0-1 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

Mot i vranët dhe pa reshje pritet të mbajë ditën e enjte. Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të variojnë nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 0 deri 1 gradë Celsius. Era kryesisht do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Të premten moti do të jetë kryesisht i vranët, me temperatura minimale ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 0-1 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Shkodra Elektronike” fiton Fest 63, “Zjerm” përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

0

“Shkodra Elektronike” fitoi edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën e tyre “Zjerm”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Performanca e “Shkodrës Elektronike” mori në total 143 pikë, teksa votimi përfundimtar ishte i ndarë në 50% nga juria dhe 50% nga publiku. Elvana Gjata arriti të merrte çmimin e dytë me këngën “Karnaval”, duke grumbulluar 135 pikë, ndërsa Alis fitoi çmimin e tretë me këngën “Mjegull”, me 59 pikë.

Të parat që u numëruan ishin votat e Jurisë, ku shumicën e votave për vendin e parë e rrëmbeu “Shkodra Elektronike”, vendin e dytë Elvana Gjata dhe vendin e tretë Alis.

Renditja u përmbys nga vota e diasporës, e cila votoi për herë të parë në këtë festival, duke i dhënë shumicën e votave Elvana Gjatës dhe në vendin e dytë u rendit “Shkodra Elektronike”. Këngëtari Alis ruajti sërish vendin e tretë.

Por me numërimin e SMS ku votuan Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, “Shkodra Elektronike” arriti të rrëmbente përfundimisht çmimin e madh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2025.

Në momentin e shpalljes së fituesve, emocionet dhe lotët e gëzimit ishin të pranishëm, ndërsa “Shkodra Elektronike” falënderoi publikun dhe jurinë për mbështetjen e madhe.

Ky edicion i Festivalit të Këngës ka qenë i mbushur me emocione dhe konkurrencë të fortë, dhe “Zjerm” do të përfaqësojnë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të Eurovision 2025./rtsh.al/

Muzeu ‘Ismail Kadare’ në Gjirokastër, rreth 8 mijë vizitorë gjatë gjithë vitit

0

Muzeu i shkrimtarit të letrave shqipe Ismail Kadare ka qenë një prej aseteve më të frekuentuara turistike që prej fillimit të vitit 2024 e deri më tani.

Përgjegjësi i këtij muzeu Bruno Pjetri shprehet se interesi i turistëve ka qenë i lartë në krahasim me vitin e kaluar dhe vijon ende të jetë si nga turistë vendas, por kryesisht ata të huaj.

“Viti 2024 ka qenë i suksesshëm përsa i përket numrit të vizitorëve në muze, por edhe aktivitete që ne kemi zhvilluar në ambjentet e muzeut. Rreth 8 mijë vizitorë kanë ardhur gjatë këtij viti”, tha Pjetri.

Ai ndër të tjera theksoj se edhe gjatë ditëve të dhjetorit nuk kanë munguar vizitorët të cilët vijnë të shohin vendin ku është lindur e rritur shkrimtari.

Prej fillimit të vitit 2024 e deri tani muzeu Kadare ka mirëpritur rreth tetë mijë turistë vendas e të huaj, duke e kthyer këtë muze në një prej destinacioneve më të frekuentuarat në Gjirokastër./atsh/ KultPlus.com

Vëllaznimi fiton ndaj skuadrës së Golden Eagle Ylli

0

Me ndeshjen Ylli – Vëllaznimi është mbyllur xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në basketboll, përballje kjo që u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Më mirë këtë ndeshje e nisën skuadra nikoqire me një serie prej 5 – 0, por më pas skuadra e Vëllaznimit mori kontorllën e lojës, duke shënuar një seri prej 18 – 0, duke e dërguar kështu rezultatin në 5 – 18, por pas kësaj epërsie të  krijuar nga Vëllaznimi, Ylli përmes 8 pikëve të shënuara e çoi rezultatin në 13 -18 rezultat me të cilin u mbyll edhe çereku i parë.

Për dallim nga çereku i parë, çerekun e dytë më mirë  e nisi skuadra e Vëllaznimit, ku në një moment epërsia e gjakovarëve arriti në 15 pikë (15 – 30), deri në fund të këtij çereku Ylli arriti që këtë epërsi ta ngushtojë deri në 10 pikë, ku pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundi me rezultatin 26 – 36.

Edhe në pjesën e dytë llogarinë e pikëve e hapën basketbollistët e Yllit përmes French i cili e dërgoi rezultatin në 28-36, ku Ylli arriti që gjatë këtj çereku ta afrojë rezultatin deri në 40 – 44, por pavarësisht kësaj basketbollistë e Vëllaznimit deri në fund të ndeshjes u treguan më të vëmendshëm dhe më efikas duke e përmbyllur kështu ndeshjen me rezultatin 48 – 60.

Më efikasi në këtë ndeshje tek skuadra e Vëllaznimit ishte Jericole Hellems i cili shënoi 17 pikë, bëri 12 kërcime dhe dhuroi 2 asiste, i pasuar nga Trey Anderson i cili shënoi 13 pikë.

Ndërsa tek Ylli i jashtëzakonshëm ishte Tavares i cili shënoi 16 pikë e pati edhe 4 kërcime, ku u ndihmua edhe nga Armstead me 11 pikë të tjera.

Pas 13 xhirove Ylli ka një bilanc prej 7 fitoreve e 6 humbjeve, kurse Vëllaznimi ka një bilanc prej 6 fitoreve e 7 humbjeve.

Xhiron e ardhshme Vëllaznimi e pret Prishtinën në “Shani Nushi”, ndërsa Ylli shkon Prizrenit në ndeshjen e cila zhvillohet në Palestrën “Sezai Surroi”.

Vetëvendosje bashkoi bashkatdhetarët në një takim në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren organizoi një takim me bashkatdhetarët nga diaspora.

Qindra pjesëmarrës u mblodhën për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

“Nga përfaqësues dhe kandidatët për deputetë të Vetëvendosje, u theksua roli kyç i diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, si dhe rëndësia e pjesëmarrjes aktive në proceset politike, përfshirë regjistrimin për votim në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Pjesëmarrësit ndanë histori suksesi dhe përkushtimi nga vendet ku jetojnë, ndërsa u zotuan për të kontribuar fuqishëm në zhvillimin e Kosovës.

“Të gjithë të pranishmit u inkurajuan që të regjistrohen për votim dhe të përdorin të drejtën e tyre për të mbështetur Qeverinë #Kurti3 dhe për të siguruar fitoren e madhe të 9 shkurtit!”.

Në fund, u ripërsërit thirrja: “Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!”

Pjesëmarrësit u inkurajuan të përfundojnë regjistrimin sa më shpejt, duke theksuar se ky proces është i thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë./PP/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Bora merr një fitore tejet të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit

0

Bora ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 90:71 (22:10, 21:16, 21:21, 26:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës.

Se vendasit janë të vendosur për fitore, kjo u pa që në fillim, ku e nisën sfidën shumë më mirë, dhe e fituan çerekun e parë 22:10. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, për të thelluar më shumë epërsinë, për të shkuar në pushim me shifrat 43:26.

Bora thelloi më shumë epërsinë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 26 pikë dallim, 61:35, megjithatë, prizrenasit ngushtuan paksa shifrat, ku pas 30 minutash rezultati në semafor ishte 64:47. Në dhjetë minutat e fundit, Bora arriti të ruajë epërsinë, përkundër tentimeve nga mysafirët dhe fitoi 90:71.

Te Bora u dalluan Jetmir Zeqiri me 13 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, Adem Mekiq me 13 pikë e pesë asistime dhe Admir Memedi me 21 pikë, ndërsa te Proton Cable Prizreni më i miri ishte Lenzelle Smith me 28 pikë, dhjetë kërcime e gjashtë asistime.

Bora ka tri fitore e nëntë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni ka tri fitore e dhjetë humbje.

Çerdhja e re në lagjen “Ortakoll”, hapësirë moderne për fëmijët e Prizrenit

0

Komuna e Prizrenit ka përfunduar rikualifikimin e ambienteve të pashfrytëzuara në lagjen “Ortakoll”, për të krijuar kushte për ndërtimin e një çerdheje moderne për fëmijët. Nga ana tjetër, MASHTI ka realizuar ndërtimin e çerdhes dhe ka siguruar një pjesë të inventarizimit, në përputhje me marrëveshjen e arritur, përcjell PrizrenPress.

“Kështu duket foleza e re e edukimit dhe argëtimit për fëmijët nga lagjja më e madhe në Prizren – Ortakoll. Komuna e Prizrenit ka rikualifikuar ambientet e pashfrytëzuara bashkë me dokumentet përcjellëse, ndërsa MASHTI ka bërë ndërtimin e çerdhes bashkë me një pjesë të inventarizimit sipas marrëveshjes”, u shpreh drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të edukimit të fëmijëve dhe do të sigurojë mundësi të reja për zhvillimin e hershëm në lagjen “Ortakoll”./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri