Home Blog Page 750

Kryetari i LDK-së në Prizren, Selmanaj bashkë me kandidatët për deputetë, nisën ditën me një takim në fshatin Korishë

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, bashkë me kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, filluan ditën me një takim me strukturat e partisë në fshatin Korishë.

Takimi i zhvilluar në mëngjes pati për qëllim forcimin e mbështetjes për LDK-në dhe promovimin e ndryshimeve që ofron kjo parti.

“Këtu, në Korishë, e filluam ditën me një kafe me strukturat tona, duke e dhënë mesazhin e qartë se jemi të bashkuar dhe të përkushtuar për ndryshimin që Kosova ka nevojë”, shkruan Selmanaj në Facebook

Ai vlerëson se fshati Korishë dhe Kabashi kanë një histori të pasur të patriotizmit dhe intelektualizmit, që kanë kontribuar jo vetëm në Prizren, por edhe në tërë vendin.

“Këto vlera janë të lidhura ngushtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka pasur gjithmonë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe avancimin e Kosovës”.

Sipas tij,  Korisha gjithmonë ka ditur të rreshtohet në rrugën e duhur për të mirën e Prizrenit dhe të Kosovës, duke e bërë këtë fshat një shembull të angazhimit qytetar dhe politik./PP

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Policia shqiptoi 1373 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1373 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 31 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 67 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndryshon situata meteorologjike, paralajmërohet për reshje të borës

0

Ditën e sotme parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës, reshjet lokale të shiut do të shtrihen gradualisht, ndërsa në mbrëmje depërtimi i një fronti të ftohtë do të sjellë reshje në të gjithë vendin.

Në pjesën më të madhe të territorit, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë para mesnatës, ndërsa deri pas mesnate ky shndërrim do të ndodhë në të gjithë vendin.

Reshjet pritet të jenë më të dendura lokalisht, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë fillimisht nga drejtimi i jugperëndimit, ndërsa me ardhjen e frontit të ftohtë, do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 11°C.

U godit me thikë në krahëror, viktima nga Prizreni pëson nga një mosmarrëveshje

0

Një person është goditur me thikë në krahëror, pasi pati një mosmarrëveshje me një 18-vjeçar.

Rasti raporothet të ketë ndodhur në fshatin Poslishtë të Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, deklaroi për IndeksOnline se viktima, 44 vjeçar, është duke marrë tretman në emergjencën e spitalit të qytetit dhe se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Dy persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin, një i mitur dhë një madhor”, deklaroi Bytyqi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Me datë 02.01.2025, rreth orës 16:35, kemi marrë informatë se në emergjencën e spitalit rajonal është duke u trajtuar viktima R. Sh., mashkull i lindur më 1980, nga fshati Poslishtë, Prizren.

Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me viktimën, i cili ka deklaruar se në qendër të fshatit Poslishtë kishte ndodhur një mosmarrveshje mes tij dhe një të dyshuari mashkull, rreth 18 vjeç, të cilin nuk e njihte me emër, e nga i cili ishte goditur në krahëror me mjet të mprehtë thikë, dhe si pasojë kishte marrë lëndim trupor.

Sipas mjekëve, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin, një i mitur dhë një madhor.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tubimi i Limajt në Lumishtë të Malishevës: Përkrahje e madhe – Isni Kilaj po mbahet padrejtësisht në Hagë

0

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qenë në një tubim në Lumishtë të Malishevës.

Ai aty është pritur nga simpatizantë të këtij subjekti politik.

Në njoftimin e NISMA thuhet se kandidati për deputet Isni Kilaj po mbahet padrejtësisht në Hagë.

NISMA tubimin e përshkruan si përkrahje të madhe.

“Përkrahje e madhe në Lumishtë Sonte pata kënaqësinë të jem në mesin e qytetarëve të Lumishtës, të cilët me pjesëmarrjen dhe përkushtimin e tyre dëshmuan përkrahjen e fuqishme për vlerat dhe vizionin tonë. Në këtë takim madhështor u pa qartë vendosmëria për të përkrahur kandidatët tanë dhe NISMËN SOCIALDEMOKRATE”.

“Megjithëse kandidati ynë për deputet, z. Isni Kilaj, po mbahet padrejtësisht në Hagë, mbështetja dhe besimi ndaj tij dhe të gjithë çlirimtarëve nuk munguan. Lumishta sot tregoi se është krah çlirimtarëve dhe e përkushtuar për të vazhduar rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë. Faleminderit Lumishtës për këtë përkrahje të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e NISMA.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj për humbjen e Faridin Tafallarit: Ia fali vitet më të mira të jetës çështjes kombëtare

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka vlerësuar kalimin në amshim të veprimtarit Faridin Tafallari si një humbje të madhe për familjen e tij të ngushtë, miqtë, Prizrenin dhe Kosovën.

“Kombi ynë humbi një nga djemtë më të mirë që ia fali vitet më të mira të jetës së tij çështjes kombëtare”, shkroi Totaj në Facebook.

I lindur më 1 shkurt 1951 në fshatin Struzhë, Faridini u brymos herët me ndjenjën e patriotizmit dhe atdhedashurisë. U angazhua si i ri në ballë të lëvizjeve për liri të Kosovës, herë në krye të demonstratave, ndërsa pjesën tjetër të jetës në ilegalitet të plotë deri në luftën e fundit të udhëhequr nga UÇK.

Totaj theksoi se Faridin Tafallari e shkroi veprën jetësore të ti.

“I përulemi veprës së tij jetësore”.

Pjesën më të madhe të jetës, Faridini e ka përshkruar edhe në shtatë librat e tij: “Terror, dhimbje, qëndresë” (1997); “Dhimbje krenare” (1998); “Zot të kësaj toke jemi ne” (2003); “Fat lumëbardhi dhe Struzha e tij” (2008); “Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme” (2010); “Për kohën e artë” (2015), dhe “Shqiptarët e rrezikshëm për Jugosllavinë” (2017).

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Pesë të lënduar nga aksidenti i rëndë në Dubravë të Suharekës

0

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë ndodhur sot në Suharekë.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Aksidenti ndodhi saktësisht në fshatin Dubravë, dhe ishin të përfshira dy automjete të cilat siç shihen edhe në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihen të jenë dëmtuar rëndë.

Gashi ndër tjera tha se policia e trafikut kanë dal në vendngjarje dhe kanë menaxhuar me aksidentin.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fluks i madh i qytetarëve në Prevallë, shkaktohen kolona të gjata

0

Rrugës për të shkuar në Prevallë janë shkaktuar kolona të gjata.

Një lexues për Klankosova.tv ka dërguar një video në të cilën shihet një numër i madh i automjeteve që janë duke qëndruar në kolonë.

Shkak i kësaj del të jetë fluksi i madh i qytetarëve për ta vizituar atë pjesë të vendit.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj kërkon vlerësimin e dëmeve dhe ndihmë për të prekurit nga shpërthimi i fishekzjarreve

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, kërkon vlerësimin e dëmeve nga shpërthimi i fishekzjarreve

“Pas vizitës që kam realizuar së bashku me nënkryetarin z. Gashi në vendin e shpërthimit të fishekzjareve një ditë më parë, kam kërkuar që Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve të dalë në terren dhe të realizojë vlerësimin përkatës të dëmeve”, shkruan Totaj në Facebook.

“Për t’u ardhur në ndihmë të qytetarëve të dëmtuar, dhe në bazë të përllogaritjes së kostos së dëmeve, ne do të shqyrtojmë mundësitë tona financiare për mbështetje. Po ashtu, do t’i drejtohemi edhe instancave më të larta qeveritare për të kërkuar ndihmë në këtë situatë”.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mjegulla në Aeroportin e Prishtinës, Aliu: 46 fluturime ardhje-shkuarje janë realizuar, 12 janë anuluar

0

Ministria i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka treguar për vështirësitë me të cilat po përballet Aeroporti i Prishtinës si pasoj e mjegullës.

Ai ka treguar se 46 fluturime ardhje-shkuarje janë realizuar, 12 janë anuluar.

“Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash. Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar. 46 ardhje-shkuarje jane realizuar me sukses, deri sa 12 jane anuluar ne ardhje”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në Facebook.