9.8 C
Prizren
E premte, 24 Janar, 2025

Totaj për humbjen e Faridin Tafallarit: Ia fali vitet më të mira të jetës çështjes kombëtare

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka vlerësuar kalimin në amshim të veprimtarit Faridin Tafallari si një humbje të madhe për familjen e tij të ngushtë, miqtë, Prizrenin dhe Kosovën.

“Kombi ynë humbi një nga djemtë më të mirë që ia fali vitet më të mira të jetës së tij çështjes kombëtare”, shkroi Totaj në Facebook.

I lindur më 1 shkurt 1951 në fshatin Struzhë, Faridini u brymos herët me ndjenjën e patriotizmit dhe atdhedashurisë. U angazhua si i ri në ballë të lëvizjeve për liri të Kosovës, herë në krye të demonstratave, ndërsa pjesën tjetër të jetës në ilegalitet të plotë deri në luftën e fundit të udhëhequr nga UÇK.

Totaj theksoi se Faridin Tafallari e shkroi veprën jetësore të ti.

“I përulemi veprës së tij jetësore”.

Pjesën më të madhe të jetës, Faridini e ka përshkruar edhe në shtatë librat e tij: “Terror, dhimbje, qëndresë” (1997); “Dhimbje krenare” (1998); “Zot të kësaj toke jemi ne” (2003); “Fat lumëbardhi dhe Struzha e tij” (2008); “Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme” (2010); “Për kohën e artë” (2015), dhe “Shqiptarët e rrezikshëm për Jugosllavinë” (2017).

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

55 aksidente për një ditë në Kosovë

Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku. Sipas të dhënave të Policisë, 13 aksidente u regjistruan me të lënduar, e 42 të...

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Një tank serb i shkatërruar nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i vendosur në fshatin Mirushë, mbetet një dëshmi e gjallë e luftës...

Lajmet e Fundit