Home Blog Page 771

Zafir Berisha garën për deputet e fillon nga vendlindja

0

Kandidati për deputet i koalicionit Nisma-AAK, Zafir Berisha, ka filluar betejën politike për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nga fshati i lindjes, Billushë.

“Ky është vendi nga ku shumë lëvizje politike dhe ushtarake kanë filluar dhe që kanë pasur mbështetje nga banorët e këtij fshati, duke dalë fituese”, tha Berisha.

Sipas tij, zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025 janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën.

“Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme që partitë i bëjnë për pushtet. Janë zgjedhje për shtetin e Kosovës, i cili po rrezikohet nga adoleshenca e papërgjegjshme në pushtet gjatë viteve të fundit”, u shpreh ai.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Rikthimi i frymës socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës është jetik për seriozitetin e këtij institucioni, i cili është shndërruar në arenë fyerjesh e linçimesh, por jo edhe për punë në interes të qytetarëve”./PP/

Parashqevi Simaku rikthehet në Fest 63

0

Në natën e tretë të Fest 63, që është edhe “Nata e Nostalgjisë”, do të jetë e pranishme në skenën e Festivalit edhe këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku nëpërmjet një lidhjeje nga SHBA-ja.

Simaku është një nga personalitetet e muzikës shqiptare, e cila ka gdhendur emrin e saj jo vetëm në muzikën e lehtë dhe atë qytetare shqiptare, por edhe në skenën e Festivalit të Muzikës, që organizohet prej 63 vitesh nga Radio dhe Televizioni Shqiptar.

Parashqevi Simaku ka fituar 2 çmime të para në Festivalet e Muzikës: Në 1985 me këngën “Në moshën e rinisë”, kompozuar nga Vladimir Kotani me tekst të Arben Dukës, si dhe në vitin 1988 me këngën “E duam lumturinë”, me muzikë të Pirro Çakos dhe tekst të Agim Doçit.

Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës. Që në moshë të vogël, ajo u spikat nga kompozitorët më të njohur të momentit në atë kohë në Shqipëri.

Parashqevia këndoi në shumë festivale dhe Koncerte të Pranverës. Pas vitit 1991 ajo u largua drejt SHBA-së, ku edhe ka krijuar jetën e saj./rtsh

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bashkimi shkëlqen në kryeqytet, fiton bindshëm ndaj Prishtinës

0

Bashkimi fitoi ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 73:83 (21:32, 17:13, 19:24, 16:14), në javën e 13-të të ProCredit Superligës.

Ndeshja nisi furishëm, me të dy skuadrat që ishin mjaft efikase, ku në çerekun e parë u shënuan 53 pikë, derisa në këtë periudhë, më të mirë ishin prizrenasit 21:32. Por, bardhekaltrit ishin më të mirë në periodën e dytë, 21:13, për të shkuar në pushim me shifrat 38:45.

Në periudhën e tretë, Portokallezinjtë u rikthyen sërish, duke qenë për një nuancë më të mirë, 19:24, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 57:69. Prishtinasit arritën të ngushtojnë shifrat në 65:70, por nuk arritën përmbysjen me Bashkimin, që u tregua më i vendosur në fund dhe fitoi me dhjetë pikë dallim, 73:83.

Te vendasit, Henrik Sirko kishte 12 pikë e shtatë kërcime dhe Rashid Williams 15 pikë, derisa te mysafirët Jayveous Mckinnis kishte 17 pikë e nëntë kërcime dhe Mack Smith me 18 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse Bashkimi nëntë fitore e katër humbje./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti: Po punohet për ngritjen e standardit të jetesës për romët

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, deputeti Ergjan Galushi, morën pjesë në aktivitetet kulturore kushtuar gjuhës dhe kulturës Rome.

Kryeministri Kurti tha se po punohet për ngritjen e vetëdijesimit dhe standardit të jetesës për komunitetin rom. Ai tha se qeveria që ai drejton ka rritur vëmendjen për ngritjen e standardit të shkollimit dhe jetesës së këtij komuniteti.

“Jemi së bashku të festojmë e të dëgjojmë për historinë e gjuhës rome, e cila është shumë e gjatë sikurse rruga për plot sfida për mbijetesën e saj. Ruajtja e gjuhës është një proces i rëndësishëm që kërkon angazhim nga individët, nga shoqëria e gjithashtu edhe nga institucionet për të ndihmuar këtë proces. Qeveria e Kosovës është gjithmonë e gatshme që të kontribuojë në këtë drejtim, përmes ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe mekanizmave institucional për të drejtat gjuhësore. Gjatë tre vjetëve të fundit, së bashku me organizata joqeveritare kemi qenë pjesë e organizimit dhe nikoqirë të tre samiteve rajonale kundër diskriminimit racor. Secilin vit kemi dalë me rekomandime konkrete dhe të dobishme për politikbërjen. Një nga rekomandimet nga samiti i vitit të kaluar ka qenë ai që shërbimet të jenë me bazë në komunitet. Këtë e kemi zhvilluar gjatë vitit të fundit me një rritje prej 25 për qind për grante për qendrat arsimore si deh alokimit të mjeteve prej një çerek milioni euro për punën arsimore të këtyre qendrave”, theksoi ai.

Kurse, zvendëskryeministrja, Emilja Rexhepi përgëzoi të gjithë kontributdhënësit në ruajtjen e traditave dhe gjuhës rome.

Kryeministri Kurti po sonte mori pjesë edhe në kremtimin e 15 vjetorit të themelimit të subjektit politik të komunitetit boshnjak NDS./rtk/

Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

0

Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor, kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati ka bërë të ditur se të gjitha familjet përfituese mund t`a shohin subvencionimin në llogarinë e tyre online me furnizuesin.

Sipas Muratit, masa e subvencionimit të faturave të energjisë elektrike mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për energjinë.

Postimi i tij i plotë

Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Tashmë është procesuar subvencioni për faturat e energjisë elektrike të muajit nëntor për të gjitha familjet e cënueshme që janë kualifikuar për përfitim.

Të gjitha familjet përfituese mund t’a shohin subvencionin qysh tash në llogarinë e tyre online me furnizuesin, apo edhe kur të pranojnë faturën e energjisë elektrike pas leximit të orëmatësit.

Masa e subvencionimit të faturave të energjisë elektrike mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për energjinë.

Qeveria për të gjithë!

Vazhdojmë!

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetëvendosje akuzon drejtorin Lamaj për manipulim të çmimit të shtyllave elektrike në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të drejtorit të Shërbimeve Publike të kësaj komune, Çelë Lamaj, të bëra gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Prizrenit, lidhur me çmimin e shtyllave elektrike.

Sipas deklaratës së Lamaj, një shtyllë elektrike “SMART” me çmim furnizimi kushton 25,000 dollarë, ndërsa më e shtrenjta mund të arrijë deri në 44,000 dollarë.

Ai shtoi se Komuna e Prizrenit ka blerë këto shtylla me çmimin 32,000 euro.

Lëvizja Vetëvendosje! e ka cilësuar këtë deklaratë si manipulim dhe tentativë për të justifikuar një çmim të jashtëzakonshëm të shtyllave elektrike multifunksionale që janë blerë nga drejtoritë përkatëse.

Sipas Vetëvendosjes  deklarata e drejtorit Lamaj janë të pabazuara dhe të paqëndrueshme.

“Një kërkim i thjeshtë në internet tregon se çmimi i një shtylle elektrike SMART varion zakonisht nga 1,000 deri në 3,000 dollarë, një diferencë e madhe krahasuar me çmimin e pretenduar nga Lamaj”, thuhet në reagim.

“Ky manipulim është një përpjekje flagrante për të mashtruar qytetarët e Prizrenit dhe ngre dyshime serioze për mundësinë e keqpërdorimit të parasë publike dhe mungesën e transparencës në proceset e prokurimit”.

“Në vend që të ofrojë shërbime dhe projekte cilësore për qytetarët, drejtor Lamaj ka zgjedhur të përdorë manipulime të tilla për të mbuluar paaftësinë e tij dhe mundësinë për skandale të reja korrupsioni”.

“Kjo është një fyerje për qytetarët e Prizrenit dhe për çdo taksapagues që meriton një qeverisje të përgjegjshme dhe të ndershme”.

Lëvizja Vetëvendosje! ka ftuar drejtorin Lamaj të ofrojë prova të bazuara për pretendimet e tij dhe ka kërkuar që organet përkatëse të nisin hetime të menjëhershme për këtë rast, për të ndriçuar çdo dyshim mbi keqpërdorimin e mundshëm të fondeve publike.

“Lëvizja Vetëvendosje në Prizren do të vazhdojë të monitorojë me vëmendje çdo veprim që mund të dëmtojë interesat e qytetarëve të komunës tonë dhe do të denoncojë çdo përpjekje për manipulim ose keqmenaxhim të parasë publike”, thuhet më tej në reagimin e partisë./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Nis sonte Big Brother, çfarë pritet të ndodhë

0

Big Brother VIP nis sonte edicionin e katërt. Formati do të drejtohet nga moderimi i Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy opinionistët, Arbër Hajdari, i cili rikthehet në këtë rol për herë të katërt dhe Neda Balluku, ish-banore e Big Brother 4, që ka ndjekur e komentuar me kërshëri çdo sezon.

Këtë edicion, për herë të parë pritet të kemi shkëmbime banorësh mes “Big Brother VIP Albania” dhe “Grande Fratello” që vazhdon transmetimin aktualisht në Itali.

Prej kohësh është publikuar një listë e disa emrave të cilët mund të jenë pjesë. Por deri më tani asnjëri nuk është konfirmuar.

Emrat priten të zbulohen sonte gjatë spektaklit.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

2400 pako ushqimore dhe higjienike ndihmë për familjet në nevojë në Prizren

0

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit ka realizuar shpërndarjen e 2400 pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë.

Ky aksion është pjesë e programit të saj të ndihmës sociale, i cili synon të përmirësojë gjendjen e familjeve me vështirësi ekonomike.

“Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shpërndarë 2400 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, në kuadër të programit të saj të ndihmës. Deri në fund të vitit është planifikuar të ndahen dhe 200 pako të tjera, me të cilat vazhdohet misioni për mbështetje, për siguri sociale të familjeve që kanë nevojë”, thuhet në njoftimin e Komunës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Homazhi për Nijazi Bytyqin rikthen në kujtesë tingujt legjendarë dhe prezanton vlerat muzikore të djemve të tij

0

Trashëgimia muzikore e Nijazi Bytyqit, njërit prej nismëtarëve të muzikës pop-rock në Kosovë, është shpalosur të premten mbrëma në “Autostrada Hangar 2” në Prizren. Aty është promovuar albumi që përfshin një përmbledhje të 22 këngëve ikonike nga tre grupe legjendare: “Marimangat”, “Therandosët” dhe “Lunijazët”.

Kjo hapësirë e artit bashkëkohor në të njëjtën kohë është shndërruar në sallë koncertale, ku dy djemtë e muzikantit të ndjerë, kitaristët Elvisi dhe Gjuliani kanë ekzekutuar programin me veprat si në vijim:

Isaac Albéniz (1860-1909), Mallorca (Barcarola) (arr. Konrad Ragossnig);

Joaquin Malats (1872- 1912) Serenata Española (arr. Milena Valcheva);

Enrique Granados (1867-1916) Danza Española no. 2 – “Oriental”;

Enrique Granados (1867 – 1916) Danza Española no. 5 -“Andaluza” (arr. Hans-Gerhard Frey)’

Isaac Albéniz (1860-1909) Astúrias (Leyenda) (arr. Elvis Bytyqi) dhe

Stanley Myers (1930-1993) Cavatina.

Pas performancës muzikore përmes pamjeve në ekran është paraqitur intervista e shkurtër e Nijazi Bytyqit dhe kënga “Vogëlushja Keti” e grupit “Marimangat”.

Në të njëjtën kohë, prezantuesi Edis Galushi para publikut ka lexuar biografinë e Nijazi Bytyqit, duke veçuar momentet kryesore të krijimtarisë së tij artistike, raporton Telegrafi.

Në mbrëmjen e homazhit për muzikën që ka shënuar breza dhe vazhdon të frymëzojë artistë të rinj, është vënë në pah edhe rëndësia e dokumentimit.

“Këtë ide e kemi pasur që prej kohës së studimeve. Kemi dëgjuar shumë rrëfime prej njerëzve për historinë e Nijazi Bytyqit, historinë e këtyre grupeve, por nuk ka pasur një përmbledhje konkrete. Kanë qenë disa incizime në Youtube, nuk ka pas as biografi. Ne jemi munduar të gjitha këto me i përmbledhë”, ka thënë Gjulian Bytyqi para të pranishmëve.

Tutje ka sqaruar procesin e mbledhjes dhe përpunimit të materialeve muzikore.

“Së pari i kemi mbledhur këngët. Disa i kemi pasur në arkivin tonë, por disa i kemi marrë në arkivin e Prishtinës, me shumë sfida. Materialet i kemi dërguar në Gjermani, janë shtyp, janë pastruar, janë rregulluar në mënyrë profesionale. Dhe kështu i kemi kompletuar këngët që janë në pllakë”.

Ky realizim i mbështetur nga MKRS, sipas tij, i dedikohet babait të tyre, bashkëpunëtorëve të tij dhe Prizrenit.

“Këtë album unë dhe Elvisi ia dedikojmë Prizrenit, kulturës së Prizrenit të viteve 60-ta dhe 70-ta, ia dedikojmë Nijazi Bytyqit si figurë edhe gjithë atyre anëtarëve të grupeve që sot nuk jetojnë më dhe gjithë atyre tjerëve që jetojnë”, ka deklaruar Gjulian Bytyqi.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pohuar se  Prizreni njihet si qytet i trashëgimisë kulturore, i vlerave, ku edhe muzika e zë një vend të rëndësishëm. Sipas tij në këtë aspekt edhe Nijazi Bytyqin, si një figurë markante e muzikës së viteve të 60-ta dhe 70-ta, ka sjell një një krijimtari që mund të quhet trashëgimi muzikore e Kosovës, raporton Telegrafi.

“E rëndësishme është që djemtë e tij e kanë përmbledhur karrierën e tij muzikore, e kanë organizuar këtë ngjarje.  Është një retrospektivë shumë e rëndësishme muzikore, kulturore dhe pse jo edhe qytetarisë së Prizrenit. Kjo trashëgimi është thesar i kulturës së qytetit, si të tillë duhet ta trajtojmë, sepse na shërben për ta promovuar qytetin tonë, kulturën tonë dhe pse jo të jemi krenar që kemi pas një artist të tillë, i cili me veprën e tij ka lënë gjurmë”, ka thënë Totaj.

Mbrëmja është përmbyllur me përjetimin e muzikës së grupeve legjendare “Marimangat”, “Therandosët” dhe “Lunijazët”. Nijazi Bytyqi ka ndërruar jetë në vitin 2018.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tensioni i ulët i rrymës shqetëson banorët e Malësisë së Re në Prizren

0

Tensioni shumë i ulët i rrymës elektrike, i shkaktuar nga rrjeti i vjetëruar i përçuesve, mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e fshatit Malësi e Re në Prizren.

“Shpesh, si pasojë e kësaj situate, por edhe për shkak të kontaktit të telave me stuhi, pajisjet elektrike janë djegur, duke rrezikuar jo vetëm jetën e njerëzve, por edhe mundësinë e zjarrvënies në objektet e banimit”, tregon një banor i këtij fshati për “PrizrenPress”.

“Të lodhur nga pritja që KEDS-i të marrë parasysh ankesat tona, kemi vendosur ta bëjmë shqetësimin tonë publik. Ky problem, që ka vazhduar për vite me radhë, kërkon një zgjidhje urgjente. Shpresojmë që dikush do ta kuptojë seriozitetin e situatës, sidomos në këto ditë të ftohta, kur gjendja është bërë edhe më e rëndë”.