1.5 C
Prizren
E martë, 14 Janar, 2025

Vetëvendosje akuzon drejtorin Lamaj për manipulim të çmimit të shtyllave elektrike në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të drejtorit të Shërbimeve Publike të kësaj komune, Çelë Lamaj, të bëra gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Prizrenit, lidhur me çmimin e shtyllave elektrike.

Sipas deklaratës së Lamaj, një shtyllë elektrike “SMART” me çmim furnizimi kushton 25,000 dollarë, ndërsa më e shtrenjta mund të arrijë deri në 44,000 dollarë.

Ai shtoi se Komuna e Prizrenit ka blerë këto shtylla me çmimin 32,000 euro.

Lëvizja Vetëvendosje! e ka cilësuar këtë deklaratë si manipulim dhe tentativë për të justifikuar një çmim të jashtëzakonshëm të shtyllave elektrike multifunksionale që janë blerë nga drejtoritë përkatëse.

Sipas Vetëvendosjes  deklarata e drejtorit Lamaj janë të pabazuara dhe të paqëndrueshme.

“Një kërkim i thjeshtë në internet tregon se çmimi i një shtylle elektrike SMART varion zakonisht nga 1,000 deri në 3,000 dollarë, një diferencë e madhe krahasuar me çmimin e pretenduar nga Lamaj”, thuhet në reagim.

“Ky manipulim është një përpjekje flagrante për të mashtruar qytetarët e Prizrenit dhe ngre dyshime serioze për mundësinë e keqpërdorimit të parasë publike dhe mungesën e transparencës në proceset e prokurimit”.

“Në vend që të ofrojë shërbime dhe projekte cilësore për qytetarët, drejtor Lamaj ka zgjedhur të përdorë manipulime të tilla për të mbuluar paaftësinë e tij dhe mundësinë për skandale të reja korrupsioni”.

“Kjo është një fyerje për qytetarët e Prizrenit dhe për çdo taksapagues që meriton një qeverisje të përgjegjshme dhe të ndershme”.

Lëvizja Vetëvendosje! ka ftuar drejtorin Lamaj të ofrojë prova të bazuara për pretendimet e tij dhe ka kërkuar që organet përkatëse të nisin hetime të menjëhershme për këtë rast, për të ndriçuar çdo dyshim mbi keqpërdorimin e mundshëm të fondeve publike.

“Lëvizja Vetëvendosje në Prizren do të vazhdojë të monitorojë me vëmendje çdo veprim që mund të dëmtojë interesat e qytetarëve të komunës tonë dhe do të denoncojë çdo përpjekje për manipulim ose keqmenaxhim të parasë publike”, thuhet më tej në reagimin e partisë./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Gentrit Bislimi i është bashkuar Lirisë së Prizrenit

Futbollisti Gentrit Bislimi i është bashkuar Lirisë së Prizrenit, duke mbajtur numrin 33. Ai është një mbrojtës i përkushtuar dhe i vendosur, që premton të...

VV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Alternativën dhe partinë Guxo e ka hapur fushatën zgjedhore përmes një tubimi elektoral në Gjakovë. Kandidati për kryeministër nga ky...

Lajmet e Fundit