Home Blog Page 772

Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore

0

Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Për të hyrë në këto dy pikëkalime pritja zgjat deri në gjysmë ore, ndryshe nga mëngjesi që ishte deri në një orë.

Kolonat janë krijuar nga fluksi i zakonshëm i ardhjes së mërgimtarëve para festave të fundvitit.

 

Sonte dueli i madh, Fury – Usyk

0

Sonte është një duel i zjarrtë për ardhuruesit e boksit. Tyson Fury  do të përballet me Oleksandr Usyk rreth orës 23:00.

Ukrainasi është kampion i padiskutueshëm në peshat e rënda, ndërsa në duelin e dytë do të tentojë t’i ruajë titujt, ndërsa Fury do të tenton t’i hakmerret Uskyut i cili e mundi në duelin e parë.

Vlen të theksohet se Gypsy King ka shokuar të pranishmit me peshën e tij, pasi pritej që të peshonte 120 kilogramë, por kur hipi në peshore, doli të kishte 127 kilogramë.

Në anën tjetër, Usyk ka mbetur rreth peshës së tij nga dueli i parë, që kishte 101 kilogramë, ndërsa për duelin e dytë ka shtuar vetëm një kilogramë (102).

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dominimi i Ballkanit: Klubi, futbollisti dhe trajneri më i mirë për vitin 2024

0

FC Ballkani ka vulosur edhe një herë statusin e tij si fuqia kryesore në futbollin kosovar, duke fituar tre çmime madhore për vitin 2024. Klubi u shpall më i miri i vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës, duke vazhduar traditën e suksesit, përcjell PrizrenPress.

Lojtari i shquar i ekipit dhe i Kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu, u kurorëzua si futbollisti më i mirë i vitit, duke reflektuar performancën e tij të shkëlqyer dhe kontributin vendimtar në sukseset e ekipit.

Ndërkohë, çmimi për trajnerin më të mirë të vitit i takoi strategut Ilir Daja, i cili ka drejtuar FC Ballkanin për tri edicione, duke udhëhequr skuadrën drejt titullit kampion dhe Kupës së Kosovës këtë sezon.

Pjesë e këtij suksesi është edhe mbrojtësi Lumbardh Dellova, i cili u përfshi në formacionin e vitit falë paraqitjeve të tij të spikatura, duke forcuar më tej dominimin e Ballkanit në arenën kombëtare.

“Këto janë rezultate të punës tonë, investimit tonë serioz dhe konkret, derisa për ne janë shtytje për ta rritur dhe intensifikuar angazhimin gjithëpërfshirës brenda klubit, për të arritur suksese të reja e për të vazhduar të ndërtojmë lojtarë, të cilët e mbrojnë me nder fanellën e Kombëtares”, thuhet në deklaratën e klubit./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mbyllet nata e dytë e Fest 63, plotësohet mozaiku i 30 këngëve në garë për finalen e madhe

0

Kompletohet paraqitja e 30 këngëve në garë për trofeun e Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion. Me mbylljen e natës së dytë të Fest 63, publiku në sallë dhe miliona teleshikues të RTSH në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, por edhe në diasporë, kanë tashmë të plotësuar mozaikun e 30 këngëve, të cilat shënuan një kulm të ri në muzikën shqiptare mbarëkombëtare.

Nata e dytë, jo vetëm kishte zëra të pasur në kolore e interpretime, por kishte edhe ritëm edhe në të gjitha elementët skenikë, pasi të 15 konkurrentët dhuruan spektakël dhe ishin të sinkronizuar në mënyrë perfekte me Orkestrën Simfonike të RTSH-së drejtuar nga dirigjentët: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Markeljan Kapedani, Oleg Arapi, Olsi Qinami, Armando Broshka dhe Lirjona Sylejmani, si dhe bendin e drejtuar nga kantautori, Elton Deda.

Moment i veçantë në natën e dytë të Fest 63 ishte dhe çasti kur Aleksandër Gjoka, këndoi dy këngë mjaft të njohura për publikun shqiptar dhe më gjerë, si I ftuar special. Gjoka është një nga protagonistët e festivalit të këngës që në fillim të viteve ’90. Në Fest 63 ai erdhi si i ftuar special, duke ndezur skenën me këngët “Ecën në shi”, “Ditë dimri”, të cilat janë kënduar jo vetëm nga ai, por edhe nga spektatorët që kishin mbushur sallën plot e përplot.

Fest 63, në natën e dytë, është kthyer edhe në tribunën e mesazheve të ndjeshme për fenomenet që prekin shoqërinë tonë. Brixhida Muça ishte një tjetër grua që u ngjit në skenën magjike, ku përmes historisë së saj dha jo pak mesazhe force.

Përballja me dhimbjen më të madhe për një nënë, ta shohë fëmijën e saj sëmurë, nuk e mposhti Brixhidën. Ajo tregon se si mësoi ta kthente dhimbjen dhe trishtimin në forcë dhe kurajë për të ndihmuar djalin e saj.

Por edhe balerina Klaudia Pepa, dhuroi emocione mjaft të veçanta në skenën e Pallatit të Kongreseve. Ajo, mbi shputat delikate të këmbëve, mbështetur edhe mbi një monolog të cilin e interpretoi vetë, arriti një kombinim perfekt elementësh, të cilat jo vetëm sollën emocione në sallë, por i dhanë edhe klas interpretimit të saj skenik në Fest 63.

Me paraqitjen e 30 këngëve në 2 netët e Fest 63 mbyllet edhe paraqitja përpara publikut të këngëve pjesëmarrëse në Fest 63, për ti hapur rrugën 15 këngëve të cilat do të kalojnë në natën finale. Enigma do të zbardhet nesër në “Natën e Nostalgjisë”./rtsh.al/

Suhareka e refuzon kërkesën e Ballkanit që “Xhebrailat” të jenë në derbi

0

Tifozëri të tyre zyrtare nuk kanë.

Por FC Suhareka po dëshiron që në derbin e qytetit, edhe Ballkani të luaj pa mbështetësit e tyre të përhershëm.

Klankosova.tv. mëson se kampionët e Kosovës, më datë 18.12.224, kanë dërguar në adresë të skuadrës që të dielen luan në cilësinë e vendasit, kërkesë për prezencën e “Xhebrailave”, e cila nuk është pranuar nga klubi organizator i kësaj përballje.

“Me gjithë respektin, REFUZOJMË kërkesën tuaj për prezencën e tifozëve mysafirë, në përballjen e së dieles”, shkruhet ndër të tjera në përgjigjen që Suhareka’23 e ka kthyer tek “Portokall e Zinjtë”.

Si arsye është përmendur çështja e sigurisë, pamundësia që t’u krijohet hapësirë e nevojshme dhe sigurim në shkallët e tribunës.

Klankosova.tv ka kontaktuar me një zyrtar të FC Suharekës, i cili e mohoi të mos kenë pranuar që t’u bëjnë “konak” tifozëve të Ballkanit, anise refuzimi është bërë përmes e-mailit zyrtar të këtij klubi, të cilin e posedon edhe Klani.

“Nuk është e vërtetë që ua kemi refuzuar kërkesën, pasi biletaria është e hapur dhe mund të blejë çdo kush bileta. Ne s’i kemi thënë asgjë, iu kemi thënë se në këtë lojë kemi diçka që marrim (fitim), nuk kemi tifozëri dhe tash e kanë gjetë ata me iu falë ne bileta, ne e kemi një rivalitet. Ne jemi të Suharekës, nga i njëjti vend. S’mund t’i sigurojmë bileta dhe nuk mund të iu ofrojmë siguri për bileta sepse jemi të një vendi”, tha ky zyrtar për Klani, duke mos dashur të bëhet publik emri i tij.

Kjo që ndodhi dy ditë para se të zhvillohet derbi i qytetit në Suharekë, ka irrituar më së shumti tifozërinë zyrtare të tri herë kampionëve të Kosovës.

Përmes një komunikate në Facebook, “Xhebrailat” kanë reaguar të premten.

“Duke u nisur nga fakti që ekipi nikoqir nuk ka grup tifozësh të organizuar dhe plotësoheshin të  gjitha kushtet që ne si grup i organizuar të ishim prezent në tribinën e stadiumit, prisnim përgjigje pozitive nga klubi në fjalë por kërkesa jonë u refuzua dhe ne e vlerësojmë si reagim pa ndonjë arsye konkrete dhe na bën të shprehim indinjatën ndaj këtij momenti”.

“Megjithatë jemi zotuar se përkrahja jonë ndaj Ballkanit do të jetë e përhershme dhe gjithmonë duke anuar korrekt me banera, koreografi, mesazhe e repertuar këngësh dhe momentet si këto na bëjnë të palëkundur ndaj asaj se për çfarë jemi betuar ndër breza”,thuhet në reagimin e “Xhebraliave”, transmeton Klankosova.tv.

“Xhebrailat” në stadiumin e qytetit të Suharekës, duke mbështetur Ballkanin

Kujtojmë që përballja e së dieles është e katërta që këto dy skuadra ndeshen mes vete.

Dy herë u takuan në edicionin e kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku njërin takim e fitoi Ballkani me rezulta 1-0, derisa tjetri u mbyll 2-2.

Edhe këtë edicion, duelin e parë e fituan “Xhebrailat” me po të njejtin rezultat, si në fitoren e parë, 1-0.

Ndeshja FC Suhareka’23 – Ballkani, e vlefshme për xhiron e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, me fillim në orën 13:00.

Takim me Ali Ahmetin pastaj me qytetarë në Prizren, Nait Hasani me mesazhe të fuqishme

0

Nait Hasani është edhe një herë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që për kandidat për kryeministër ka Bedri Hamzën.

Ai përmes postimeve në “Facebook” ka dhënë mesazhe të fuqishme.

 

 

Hasani ka publikuar fotografi me Ali Ahmetin, duke shkruar: Me Ali Ahmetin dhe shoke ne Prishtine…Drejt fitoreve ne mbrojtje te drejtave te Shqiptareve.

Më pas ai është takuar edhe me qytetarë në Prizren për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Moti për sot me vranësira dhe reshje bore, minimalja minus 2 gradë Celsius

0

Vikendi pritet të karakterizohet nga moti i ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës bën të ditur se të shtunën moti është kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme bore.

Kjo situatë meteorologjike është rezultat i masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa perëndimore e kontinentit.

Temperaturat: minimale nga -2 deri në 0°C, maksimale nga 1 deri në 2°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni diskuton sfidat dhe objektivat në arsim për vitin e ri shkollor

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, zhvilluan sot një takim me drejtorët e shkollave të Komunës për të analizuar sukseset e arritura gjatë vitit 2024 dhe për të identifikuar sfidat kryesore që do të përballen gjatë vitit 2025.

“Në takim u vlerësuan përpjekjet e shkollave për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe progresi i bërë deri më tani”, thuhet në njoftimin e komunës.

Gjithashtu, sipas komunës, u diskutua nevoja për avancimin e infrastrukturës shkollore dhe ofrimin e mbështetjes së duhur për mësimdhënësit dhe nxënësit, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të sistemit arsimor gjatë vitit të ardhshëm./PrizrenPress.com/

Biblioteka e Prizrenit kremtoi jubileun e 80-të

0

Të premten, me një manifestim kulturor, është shënuar jubileu i 80-të i themelimit të Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit. Kjo bibliotekë, më e vjetra në Kosovë, festoi përvjetorin e saj me një ngjarje të veçantë në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se ky përvjetor është një mundësi për t’u angazhuar edhe më shumë në ngritjen e këtij institucioni si një qendër të dijes dhe inovacionit. Ajo shprehu angazhimin për të vazhduar zhvillimin e bibliotekës, duke e shndërruar atë në një udhërrëfyes të dijes për brezat e ardhshëm.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, dhe drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Adem Morina, lavdëruan punën dhe kontributin e Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit. Ata nënvizuan se kjo bibliotekë, bashkë me institucionet e tjera kulturore, do të jetë në fokus të veçantë nga ana e Komunës së Prizrenit, duke u mundësuar mbështetje dhe zhvillim të mëtejshëm.

Dekani i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti”, Xhafer Beqiraj, foli për rëndësinë historike të Bibliotekës së Prizrenit, e cila gjatë dekadave ka qenë një tempull i dijes, duke shërbyer si një dritare dhe burim i kulturës, arsimit dhe zhvillimit intelektual për komunitetin. Ai e përshkroi bibliotekën si një institucion që ka lënë një ndikim të thellë në historinë kulturore të qytetit.

Në kuadër të këtij përvjetori, u promovua libri i 27-të me radhë i Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit, i titulluar “Vargjet e 80 vjetorit”, që përmban poezi dhe prozë nga shumë krijues letrar. Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe paraqitjet muzikore të dy profesoreshave të muzikës, Kaltrina Krasniqi-Marseli dhe Alma Lleshi-Maculla, si dhe një interpretim vallëzimi nga anëtarët e rinj të ShKU “Agimi”.

Ky aktivitet ka shërbyer si një hap i rëndësishëm për të reflektuar mbi arritjet e Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit dhe për të nderuar trashëgiminë e saj të pasur kulturore.

/TV Prizreni/

Prokuroria e Prizrenit mban takim pune me prokurorë, gjyqtarë, policë dhe avokatë

0

U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me mbështetjen e OSBE-së ka organizuar tryezë diskutimi me prokurorë nga kjo prokurori, me gjyqtarë të rajonit të Prizrenit, përfaqësues të policisë për rajonin e Prizrenit si dhe me avokatë, me qëllim të bashkëbisedimit rreth bashkëpunimit ndërinstitucional në trajtimin e çështjeve penale.

Gjatë këtij takimi, në fjalën e tij, U.D. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, theksoi se takimet e tilla janë një mundësi e rëndësishme për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta duke përmirësuar komunikimin, standardizuar klasifikimin dhe ndjekjen penale të veprave penale, si dhe për të eksploruar mënyra për të përmirësuar menaxhimin e çështjeve dhe mbështetjen për viktimat.

Më tutje U.D. Kryeprokurori Kryeziu, theksoi se duke mbledhur të gjithë akterët kyç, synojmë të krijojmë përgjigje më kohezive dhe efektive ndaj krimit.

Ai, gjithashtu përmendi sfidat me të cilat ballafaqohet prokuroria në baza ditore për trajtimin e veprave penale të ndryshme duke adresuar edhe vetë kritika.

Po ashtu, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren znj. Shpresa Emra, Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren kolonel Faton Alija dhe Kryetari i OAK dega në Prizren z. Blerim Mazreku, gjatë fjalës së tyre përmendën punën e institucioneve përkatëse, sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë punës së përditshme në luftimin e kriminalitetit, si dhe me qëllim të avancimit adresuan edhe shqetësime konstruktive për prokurorinë. Të pranishëm, gjykatës, prokurorë, avokatë dhe zyrtarë policorë, ishin pjesëmarrës aktiv në këtë tryezë diskutimi.

Takimi u konsiderua produktiv nga pjesëmarrësit, të cilët theksuan nevojën për vazhdimin e kësaj qasjeje bashkëpunuese për të garantuar që puna e këtyre institucioneve, përkatësisht e sistemit të drejtësisë të funksionojë në mënyrë transparente dhe në përputhje me standardet më të larta ligjore.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri