21.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 7744

Për shtetin palestinez

0

Gaza-luftimeeSikur dëgjohet zëri i Palestinës për Palestinën. Tek shprehte vuajtjen për viktimat e mizorisë së ushtrisë izraelite, mbrëmjen e së enjtes ajo bënte lutje për ndalje të bombardimeve mbi Rripin e Gazës dhe për ndërhyrje të fuqive më të mëdha botërore në konfliktin e përgjakshëm që është duke ndodhur diku 3 mijë kilometra larg Kosovës.

“E gjithë bota po tmerrohet nga pamjet që po i shohim nëpërmjet televizioneve dhe internetit. Ashtu edhe unë. Më dhemb shpirti për ata fëmijë, gra e burra të pafajshëm”, thotë Palestina Bajrami – Qerka, një nënë e re nga Prishtina. “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë diçka. Duhet të kenë pak mëshirë për atë popull që lind me luftën dhe vdes me të”.

Pak orë më vonë, agjencitë kryesore të lajmeve raportuan se Izraeli dhe Palestina kanë arritur që të pajtohen për një armëpushim të përkohshëm humanitar, duke filluar nga ora 8:00 e së premtes. Ishte paraparë të zgjaste 72 orë, por dy orë pas u prish.

Vetëm në tri ditët e festës së Fiter Bajramit, bombardimet e Izraelit kanë lënë të vrarë më shumë se 100 palestinezë myslimanë që po strehoheshin në një shkollë në kampin më të madh të Gazës. Rreth 3.300 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, ishin të strehuar në ndërtesën e kampit të refugjatëve në Jabalya, kur sipër tyre janë hedhur raketat. Gjaku ishte shpërndarë nëpër dysheme të korridoreve dhe klasave të kësaj shkolle fillore të vajzave. Dëshmitarët kanë thënë se kanë mbledhur copa të të afërmve të tyre të vrarë nëpër rrënoja muresh.

Arsenali s’ka pushuar prej tri javësh, kur ka filluar ofensiva izraelite me arsyen e prishjes së bazave të “Hamasit”, lëvizje politike militare palestineze. Dhe, njerëzit janë kthyer në statistika. Me viktimat e kësaj jave, numri i të vrarëve ka shkuar në 1.500 dhe i të plagosurve në mbi 8.000. Qytetet janë kthyer në gërmadha.

Ilir Kulla ka specializuar në studimet e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare izraelite, dhe në diplomaci. Ai mendon se situatën e tashme në Gazë e ka prodhuar në përgjithësi situata në Lindjen e Mesme, zhvillimet në Siri, Irak, Egjipt dhe sidomos frika për rënien e regjimit në Jordani, që, sipas tij, do të thoshte kërcënim i ekzistencës së Izraelit, nga pasojat e të ashtuquajturave ndryshime postpranverë arabe./koha ditore/

Gjykata Speciale nuk krijohet deri në fund të vitit

0

Gjykata-peshorjaGjykata Speciale nuk pritet të themelohet të paktën deri kah fundi i vitit edhe sikur shumica e deputetëve të legjislaturës së pestë do t’i mbështesë ndryshimet ligjore dhe kushtetuese që e mundësojnë funksionalizimin e saj.

Janë edhe aspektet procedurale në Kuvend e Qeveri, ato që e mundësojnë këtë gjë, shkruan Tribuna.

Kur më 7 maj është shpërbërë Legjislatura e katërt e Kuvendit të Kosovës, po atë ditë, janë kthyer në pikën zero të gjitha projektligjet dhe aktet e tjera legjislative që nuë kanë arritur të marrin vulën e kryeparlamentarit dhe të shpallen nga presidentja.

Po atë ditë legjislatura e vetëshpërbërë, e ka lënë të papërfunduar edhe procesin e krijimit të bazës ligjore dhe kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale.

Barack Obama fans i Katy Parry

0

Barack Obama-Katy ParryKëngëtarja e famshme, Katy Parry ka marrë një kompliment që do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës, sepse ndodh ndoshta vetëm një herë në jetë që të komplimentohesh nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan, Barack Obama organizoi një darkë në Shtëpinë e Bardhë në nder të 46-vjetorit të Olimpiadës Speciale, ku e ftuar ishte edhe këngëtarja, Katy Parry.

Obama i shprehu mirënjohje këngëtares që mundi të ishte e pranishme në atë darkë, pavarësisht se ishte shumë e zënë.

Përpara se këngëtarja të këndonte, Barack Obama e prezantoi si një nga të preferuarat e tij, duke shtuar se ajo është “thjesht e mrekullueshme. I love Katy Parry”.

Një tjetër shqiptare përkrah Leonardo Di Caprio-s?

0

h5_1Një tjetër modele shqiptare duket se do të jetë përkrah aktorit Leonardo Di Caprios. Heidi Lushtaku, bukuroshja 23- vjeçare, që vite më parë la Kosovën së bashku me familjen dhe u vendos në Zvicër, ka konfirmuar lajmin që do të luajë një film ku pjesëmarrës është edhe Di Caprio.

“E vërteta është që nuk kam të drejtë të jap informacione e të flas për atë film. Mundem vetëm të tregoj se Leonardo Di Caprio ka lidhje me këtë film, ku unë kam rolin e protagonistes. Jam shumë krenare”, është shprehur 23 vjeçarja .

Lushtnaku ka pozuar për disa firma të huaja. Mes tyre edhe për Luis Vuitton.

Ndërroi jetë violinistja, Drita Dida

0

Drita DidaDrita Dida, violinistja kosovare ka ndërruar jetë në mëngjesin e së shtunës, dhe, sipas familjarëve të saj, varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në ora 16:30.

Drita Dida e cila shkollimin për violinë e ka bërë mes Kosovës dhe Gjermanisë ka ndjekë dhe shumë master klasë në shumë vende të ndryshme të rajonit e të Evropës.

Në karrierën e saj të re numërohen një numër i koncerteve si soliste apo edhe orkestrale me pjesëmarrje në Kroaci, Kosovë Maqedoni, Japoni dhe Itali.

Ndërkaq, kontributi i saj është parë edhe në festivalet e muzikës klasike si: DAM Festival, ReMusica, “Tingujt e Flautit”…/KultPlus.com

Vitrina

0

 Fishta78Titulli: Fishta në tri botë femërore

Autor: Arta Peraj

Shtëpia Botuese: Fiorentina

Botohet “Fishta në tri botë femërore”

Del në treg monografia “Fishta në tri botë femërore” e Arta Peraj (Dakaj). Libri me 122 faqe është hedhur në treg nga Shtëpia Botuese “Fiorentina”. Gjergj Fishta dhe veprimtaria e tij e gjerë kulturore dhe letrare, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë objekt studimi i shumë brezave studiuesish në kohë të ndryshme. Ndonëse njëri prej shkrimtarëve më të njohur shqiptarë të traditës, ai njohu dy ekstremet e vlerësimit kritik.

Shkëputur nga hyrja e librit:

…Në letërsinë tonë ishin të njohura gjithashtu, imazhet e gruas engjëll, e gruas viktimë, dhe në mënyrë më të kufizuar edhe të gruas luftëtare. Natyrisht që Fishta i njihte tërë këto modele. E veçanta e figurave të grave që ai krijoi është se ato janë modele të ndryshme nga ato të romantizmit. Tringa, Silja dhe Jerina janë modele të jetës shqiptare, janë imazhe vajzërore shqiptare që kishte krijuar poezia popullore. Këto tri figura, që për mendimin tim përbëjnë elitën e gjithë figurave të tjera femra që ai pikturoi, janë mishërim i idealit të tij për gruan shqiptare, pavarësisht se ai asnjëherë nuk e trajtoi atë në planin erotik apo amësor, sikurse bëri N.Mjeda. Ndoshta nisur nga zhguni që mbante mbi supe, apo nga shëmbëlltyra e Virgjëreshës Mari, të tria këto figura (Tringa, Silja, Jerina) janë figura virgjëreshash, duke personifikuar në këtë mënyrë dëlirësinë e femrës dhe virtytet e saj. I frymëzuar gjithmonë nga poezia popullore, në të cilën ai shihte pasurinë më të madhe e më të vyer, si një mjeshtër arti skaliti figura që në letërsinë shqiptare janë simbol i trimërisë (Tringa), apo i një bukurie gati hyjnore (Jerina), dhe bashkangjitur këtyre i një zgjuarsie të lindur (Silja), e që të tria këto veti janë të trashëguara nga brezi në brez tek “lisi i tamlit” shqiptar….

Mbret+½resha e sht+½pis+½ kopertina perfundimtareTitulli: Mbretëresha e shtëpisë

Autore: Sophie Kinsella

Përktheu: Mira Kroqi

Shtëpia Botuese DITURIA

Një komedi brilante, plot humor e të papritura

Mbretëresha e shtëpisë… Historia e një vajze që ka nevojë të pushojë. Të gjejë veten. Të dashurohet . Dhe të mësojë si hekuroset…Sophie Kinsella (Madeleine Wickham) është autorja që në shtator të vitit 2000 hyri në listën e bestsellerave në Mbretërinë e Bashkuar, me romanin e saj të parë të serisë E fiksuar pas dyqaneve… Heroina e librit, Beki Blumvud – një gazetare financiare e këndshme dhe gazmore, që vdes për të bërë pazar, por është e pashpresë sa u përket parave – bëri për vete zemrat e lexuesve në mbarë botën. Beki Blumvud erdhi në shqip me librin e parë të kësaj serie më 2007; qysh atëherë ajo është kthyer në autoren e dashur e të shumëpëlqyer edhe të shumë lexuesve shqiptarë.

Veç serisë E fiksuar pas dyqaneve… që i dha famë dhe popullaritet, Sophie Kinsella është autore edhe e pesë romaneve të tjera në shqip, jashtë kësaj serie, të gjitha bestsellera, një prej të cilave është Mbretëresha e shtëpisë. Samanta Suiting është një avokate e shkëlqyer në qytet, një nga mendjet më të ndritura të brezit të saj në fushë të ligjit, dhe prej shtatë vjetësh punon me shpirt në Carter Spink, duke u përpjekur të bëhet ortake. Është thuajse gati të realizojë ëndrrën e saj, kur papritur bën një gabim të madh, që kushton klientit të firmës së saj 50 milionë paundë. Dështimi është një koncept krejtësisht i huaj për një punonjëse të devotshme si Samanta, ndaj ky gabim i madh i shtie panik. Del nga zyra, merr trenin e parë që i del përpara dhe e sheh veten në mes të askundit. I drejtohet një shtëpie të madhe, të bukur, për të kërkuar një aspirinë dhe pak ujë se ndihet e lodhur, por ata kujtojnë se u ka ardhur për intervistë punonjësja e shtëpisë që po kërkonin. As që u shkon në mend se po punësojnë një avokate të Cambridge University, shumë inteligjente, që, nga ana tjetër, nuk e ka idenë si ndizet furra, si gatuhet, si qepet, e madje as si fshihen pluhurat. Një komedi brilante, plot humor e të papritura… një komedi nga ato që vetëm Sophie Kinsella di të krijojë…

gardalinaTitulli: Gardalina (Vëllimi I)
Autore: Donna Tartt
Përkthyes: Oriana Tamburi
Redaktor: Loredan Bubani
Shtëpia Botuese: OMSCA-1

Fitues i çmimit “Pulitzer 2014”

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, “Gardalina”, i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar. Romani është bërë një bestseller ndërkombëtar, duke qëndruar më shumë se 35 javë si pjesë e listës bestseller të “New York Times” në Amerikë, si dhe listën bestseller për romanet të “Sunday Times” në Angli. Ai ka pasur të njëjtin sukses në përkthim, duke qenë në vend të parë në Francë në janar 2014, ku është vlerësuar nga “Le Monde” si “një roman i madh magjepsës” dhe ku Donna Tartt përshkruhet si “një autore në majën e artit të saj”. Ai ka qenë gjithashtu në vend të parë në listën e bestsellerave në Gjermani. Kurse në Itali është ribotuar dhjetë herë që nga botimi i parë në mars të vitit 2014.

Shumicë, por pa PDK-në

0

Bilall SherifiBlloku Opozitar LDK-AAK-Nisma, i cili pretendon ta udhëheqë vendin në katër vjetët e ardhshme, është duke u munduar që ta krijojë një shumicë qeverisëse prej 80 e më shumë deputetësh.
Por, pa PDK’në.

Kjo është përgjigja për Zëvendëskryetarin e PDK’së, Kadri Veselin, i cili të premten kërkoi formimin e një Qeverie të spektrit të gjerë.
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Bilall Sherifi, duke folur për Politiko.net, thotë se po bëhen përpjekje për ta arritur këtë numër, por Blloku është i vendosur që ta krijojë Qeverinë qoftë edhe me 67 deputetë, vetëmse pa PDK’në.
“Ne jemi duke bërë përpjekje që të kemi një Qeveri me 80 deputetë e më shumë.

Mendoj që është mirë të krijohet një mazhorancë 80 e më shumë deputetë, por ama pa PDK’në. Domethënë: LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, si dhe minoritetet, që do të bënin 83 deputetë”.
“Ne jemi duke bërë përpjekje përë këtë. Gjithsesi, jemi të vendosur që kjo mazhorancë, qoftë 67, qoftë 70, qoftë 80, të jetë pa PDK’në”.

“Thjesht, vendi ka nevojë për një pozitë dhe opozitë. Dhe, një parti me 37 mandate mund të bëjë një opozitë solide, konstruktive. Është në të mirë edhe të PDK’së që të shkojë në opozitë, të reformohet. Dy të mira përnjëherë: Edhe Kosovës i bëhet mirë, edhe PDK’së i bëhet mirë”, thotë Bilall Sherifi për Politiko.net.

ZëvendësKryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka deklaruar të premten se një qeverisje me një shumicë të thjeshtë, nën 80 deputetë, nuk i duhet Kosovës, duke marrë parasysh sfidat e vendit.
Por, Sherifi thotë se PDK po kërkon që të futet në Qeveri së bashku me Bllokun. E, sipas tij, kjo gjë nuk i duhet hiç Kosovës.

“Ata nuk mund ta shkëpusin asnjërën nga partitë e Bllokut, për të krijuar koalicionin. Tani, meqë nuk arritën të shkëpusin njërën nga këto parti, mendojnë t’i lusin të tria së bashku. Unë e shoh këtë si një hap tjetër të PDK’së, duke pasur parasysh se nuk po mund ta përçajë Bllokun, atëherë mendojnë t’i bëjnë krejt bashkë”.

“Kjo nuk është në të mirë të demokracisë dhe zhvillimit të vendit. PDK-LDK-AAK-Nisma më nuk do të ishte mazhorancë solide, do të ishte një shumicë që shumë lehtë mund të rrëshqasë në diktaturë”.

“Prandaj, jemi kundër dhe në asnjë mënyrë nuk guxojmë të prodhojmë një Qeveri me 80 shqiptarë, plus 20 mioritete. Kjo nuk i duhet vendit”.

Qeveria e cila në mandatin e kaluar drejtohej nga PDK kishte hasur në vështirësi jo rrallë që të siguronte numrat për të kaluar ligjet e nevojshme në Kuvend.

Megjithatë, Bilall Sherifi i Nismës mendon se nuk mund të flitet për kurrfarë vështirësish, nëse Blloku ka mbi 61 vota.

“Për kurrfarë vështirësish nuk mund të flitet kur një Qeveri ka më shumë se 60 deputetë”.
“Ndërsa, për shumicat e kualifikuara, shumicat kushtetuese, atëherë të gjitha partitë, qofshin në pushtet, qofshin në opozitë, e kanë për detyrë, ashtu siç është krijuar një traditë më herët, që të japin kontributin e tyre, për ndryshime kushtetuese, ose ndonjë marrëveshje ndërkombëtare”, ka deklaruar Sherifi për Politiko.net.

Thaçi: DokuFest, festivali më simpatik i filmave dokumentarë

0

hashim thaci 3Kryeministri në detyrë. Hashim Thaçi, raportin e gazetës Guardian, e cila shkruan për festivalin e filmave dokumentar Dokufest, e ka cilësuar si artikull shumë pozitivë.

Thaçi në një shkrim në Facebook, ka thënë se DokuFest, është festivali më simpatik dhe se ngjarje të tilla duhet të mbështetur.

“Një artikull shumë pozitiv u botua në gazetën Guardian sot për Dokufest, festivalin më simpatik të filmave dokumentarë në këtë pjesë të Europës. Qeveria ime vetëm në mandatin e dytë e ka ndihmuar me më shumë se 100,000 euro grante financiare, edhe pse natyrisht ngjarje të tilla meritojnë edhe më shumë për shkak të promovimit pozitiv që sjellin vendit tonë. Ju inkurajoj që sivjet ta vizitoni!”, ka shkruar Thaçi.

Kapen dy shqiptarë me 15 kg. kokainë

0

DrogaaDy shqiptarë, njëri 35 dhe tjetri 22 vjeç janë kapur nga ndjekësit e tregtarëve me drogë deri sa po udhëtonin me makinë në autostradë, në drejtimin Munih-Salzburg.

Atyre u janë gjetur 15 kilogramë drogë të tipit kokainë, të fshehur në hapësirat e rrotave të makinës citroen.

Hetimet janë realizuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim në mes të grupit hetues për droga të Entit Kriminalistik të Bavarisë bashkë me prokurorinë shtetërore Trauenstein.

Të dy personat të cilët jetojnë në Nordrhein Westfallen dhe po shkoni drejt Italisë janë arrestuar dhe nda tyre janë ushtruar edhe kallëzime penale.

Vlera e tregut e drogës së gjetur në makinë është në mes të 300 dhe 400 mijë eurosh, vlerëson policia.

Zafir Berisha, Kadri Veselit: Fol e rruaj vezë

0

ZafirBerisha11-14Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha ka ironizuar me kërkesën e nënkryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për formimin e një Qeverie gjithëpërfshirëse.

“Thirrjet e fundit për qeveri gjithëpërfshirëse janë siç thotë populli: “Fol e rruaj vezë”….”, shkruan Berisha në Facebook.

Nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli nëpërmjet një letre publike ka kërkuar dje një Qeveri gjithëpërfshirëse.

Deputeti Berisha thotë ndërkaq se kjo thirrje është një propagant tjetër e PDK-së.

“As edhe kjo formë e propagandës nuk pi më ujë, sepse e kanë tepruar, kështu është kur e bën veten, siç thonë në katunde “me të leqit”. /PrizrenPress.com/