8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Shumicë, por pa PDK-në

Bilall SherifiBlloku Opozitar LDK-AAK-Nisma, i cili pretendon ta udhëheqë vendin në katër vjetët e ardhshme, është duke u munduar që ta krijojë një shumicë qeverisëse prej 80 e më shumë deputetësh.
Por, pa PDK’në.

Kjo është përgjigja për Zëvendëskryetarin e PDK’së, Kadri Veselin, i cili të premten kërkoi formimin e një Qeverie të spektrit të gjerë.
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Bilall Sherifi, duke folur për Politiko.net, thotë se po bëhen përpjekje për ta arritur këtë numër, por Blloku është i vendosur që ta krijojë Qeverinë qoftë edhe me 67 deputetë, vetëmse pa PDK’në.
“Ne jemi duke bërë përpjekje që të kemi një Qeveri me 80 deputetë e më shumë.

Mendoj që është mirë të krijohet një mazhorancë 80 e më shumë deputetë, por ama pa PDK’në. Domethënë: LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, si dhe minoritetet, që do të bënin 83 deputetë”.
“Ne jemi duke bërë përpjekje përë këtë. Gjithsesi, jemi të vendosur që kjo mazhorancë, qoftë 67, qoftë 70, qoftë 80, të jetë pa PDK’në”.

“Thjesht, vendi ka nevojë për një pozitë dhe opozitë. Dhe, një parti me 37 mandate mund të bëjë një opozitë solide, konstruktive. Është në të mirë edhe të PDK’së që të shkojë në opozitë, të reformohet. Dy të mira përnjëherë: Edhe Kosovës i bëhet mirë, edhe PDK’së i bëhet mirë”, thotë Bilall Sherifi për Politiko.net.

ZëvendësKryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka deklaruar të premten se një qeverisje me një shumicë të thjeshtë, nën 80 deputetë, nuk i duhet Kosovës, duke marrë parasysh sfidat e vendit.
Por, Sherifi thotë se PDK po kërkon që të futet në Qeveri së bashku me Bllokun. E, sipas tij, kjo gjë nuk i duhet hiç Kosovës.

“Ata nuk mund ta shkëpusin asnjërën nga partitë e Bllokut, për të krijuar koalicionin. Tani, meqë nuk arritën të shkëpusin njërën nga këto parti, mendojnë t’i lusin të tria së bashku. Unë e shoh këtë si një hap tjetër të PDK’së, duke pasur parasysh se nuk po mund ta përçajë Bllokun, atëherë mendojnë t’i bëjnë krejt bashkë”.

“Kjo nuk është në të mirë të demokracisë dhe zhvillimit të vendit. PDK-LDK-AAK-Nisma më nuk do të ishte mazhorancë solide, do të ishte një shumicë që shumë lehtë mund të rrëshqasë në diktaturë”.

“Prandaj, jemi kundër dhe në asnjë mënyrë nuk guxojmë të prodhojmë një Qeveri me 80 shqiptarë, plus 20 mioritete. Kjo nuk i duhet vendit”.

Qeveria e cila në mandatin e kaluar drejtohej nga PDK kishte hasur në vështirësi jo rrallë që të siguronte numrat për të kaluar ligjet e nevojshme në Kuvend.

Megjithatë, Bilall Sherifi i Nismës mendon se nuk mund të flitet për kurrfarë vështirësish, nëse Blloku ka mbi 61 vota.

“Për kurrfarë vështirësish nuk mund të flitet kur një Qeveri ka më shumë se 60 deputetë”.
“Ndërsa, për shumicat e kualifikuara, shumicat kushtetuese, atëherë të gjitha partitë, qofshin në pushtet, qofshin në opozitë, e kanë për detyrë, ashtu siç është krijuar një traditë më herët, që të japin kontributin e tyre, për ndryshime kushtetuese, ose ndonjë marrëveshje ndërkombëtare”, ka deklaruar Sherifi për Politiko.net.

Më Shumë

Shenja e horoskopit që shërohet nga dhimbjet e zemrës!

Virgjëresha eshte shenja e horoskopit qe gjen paqe kete fundmuaji. Pasi të shëroheni nga dhimbjet e zemrës, asgje nuk ju ndal me. Do të...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit