7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Për shtetin palestinez

Gaza-luftimeeSikur dëgjohet zëri i Palestinës për Palestinën. Tek shprehte vuajtjen për viktimat e mizorisë së ushtrisë izraelite, mbrëmjen e së enjtes ajo bënte lutje për ndalje të bombardimeve mbi Rripin e Gazës dhe për ndërhyrje të fuqive më të mëdha botërore në konfliktin e përgjakshëm që është duke ndodhur diku 3 mijë kilometra larg Kosovës.

“E gjithë bota po tmerrohet nga pamjet që po i shohim nëpërmjet televizioneve dhe internetit. Ashtu edhe unë. Më dhemb shpirti për ata fëmijë, gra e burra të pafajshëm”, thotë Palestina Bajrami – Qerka, një nënë e re nga Prishtina. “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë diçka. Duhet të kenë pak mëshirë për atë popull që lind me luftën dhe vdes me të”.

Pak orë më vonë, agjencitë kryesore të lajmeve raportuan se Izraeli dhe Palestina kanë arritur që të pajtohen për një armëpushim të përkohshëm humanitar, duke filluar nga ora 8:00 e së premtes. Ishte paraparë të zgjaste 72 orë, por dy orë pas u prish.

Vetëm në tri ditët e festës së Fiter Bajramit, bombardimet e Izraelit kanë lënë të vrarë më shumë se 100 palestinezë myslimanë që po strehoheshin në një shkollë në kampin më të madh të Gazës. Rreth 3.300 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, ishin të strehuar në ndërtesën e kampit të refugjatëve në Jabalya, kur sipër tyre janë hedhur raketat. Gjaku ishte shpërndarë nëpër dysheme të korridoreve dhe klasave të kësaj shkolle fillore të vajzave. Dëshmitarët kanë thënë se kanë mbledhur copa të të afërmve të tyre të vrarë nëpër rrënoja muresh.

Arsenali s’ka pushuar prej tri javësh, kur ka filluar ofensiva izraelite me arsyen e prishjes së bazave të “Hamasit”, lëvizje politike militare palestineze. Dhe, njerëzit janë kthyer në statistika. Me viktimat e kësaj jave, numri i të vrarëve ka shkuar në 1.500 dhe i të plagosurve në mbi 8.000. Qytetet janë kthyer në gërmadha.

Ilir Kulla ka specializuar në studimet e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare izraelite, dhe në diplomaci. Ai mendon se situatën e tashme në Gazë e ka prodhuar në përgjithësi situata në Lindjen e Mesme, zhvillimet në Siri, Irak, Egjipt dhe sidomos frika për rënien e regjimit në Jordani, që, sipas tij, do të thoshte kërcënim i ekzistencës së Izraelit, nga pasojat e të ashtuquajturave ndryshime postpranverë arabe./koha ditore/

Më Shumë

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Lajmet e Fundit