33.8 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025
Home Blog Page 7763

Gjykata në Prizren mban 17 seanca gjyqësore

0

Gjykata-qekiqiNë Gjykatën Themelore në Prizren do të mbahen sot 17 seanca gjyqësore.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj njoftoi se Departamenti i Përgjithshëm do ti procedojë 14 seanca gjyqësore, Departamenti për të Mitur do t’i mbaj 2 seanca dhe Departamenti për Krime të Rënda do ta mbaj vetëm 1 seancë gjyqësore. /PrizrenPress.com/

Afërdita Dreshaj e prek me gjuhë Hollywoodin

0

Aferdita Dreshaj-hollywoodBukuroshja shqiptare Afërdita Dreshaj, e cila është gati vazhdimisht në relacionin SHBA – trojet shqiptare.

Ajo i ka hyrë suksesshëm industrisë së showbizzit, por si çdo artistë, sigurisht se ëndërr ka Hollywood-in.

Dreshaj ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet teksa inskenon një mashtrim optik, kinse duke prekur me gjuhë simbolin gjigant të industrisë së filmit amerikan.

Pritje të gjata në kufirin Kosovë- Shqipëri

0

Kolona ne kufirin Kosove-ShqiperiNë pikë kalimin Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në Morinë, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, ku qytetarëve u duhet të presin një kohë të gjatë për të kaluar, shkruan Zëri.info.

Ndonëse kjo gjendje e krijuar vjen si pasojë e fluksit të madh të qytetarëve në sezonin veror, teksa kanë zgjedhur që të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

Mirëpo, qytetarët janë shprehur paksa të shqetësuar, derisa ankohen për jo efikasitetin e autoriteteve shqiptare dhe atyre kosovare.

Ndërkaq, një fotografi të cilën na e ka dërguar një lexues i Zëri.info, tregon se kjo kolon është bërë në ora pesë të mëngjesit të sotëm.

Thaçi: Njohja nga Solomon, lajm i gëzueshëm

0

Thaci14-12Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se rrumbullakësimi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës është proces i pandalshëm.

“Mbrëmë na erdhi lajmi e gëzueshëm që Ishujt Solomon kanë njohur shtetin e Kosovës si të pavarur dhe sovran. Rrumbullakësimi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës është proces i pandalshëm”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ishujt Solomon është bërë vendi i 108 që e ka njohur Kosovën.

Zhvishet edhe Sheila, së shpejti klipi (Foto)

0

Sheila zhvishetKëngëtarja Sheila Haxhiraj, prej ditësh ka lajmëruar për videoklipin e saj më të fundit “Mëngjesi im”.

Ajo ka postuar disa foto në Instagramin e saj, ku tregon disa momente nga ky klip.

Si gjithmonë, ajo shfaqet seksi duke ekspozuar trupin e saj dhe format e tonifikuara.

 

Sheila zhvishet1 Sheila zhvishet2

Komuna urdhëron rizbulimin e varrit ilir në Malishevë

0

Varri ilir në MalishevëKomuna e Malishevës ka dhënë urdhër që të hiqet tarraca që ka mbuluar varrin ilir në Malishevë.

Pronari i restorantit që e ka mbuluar atë, ka kohë deri të premten. Lokaliteti arkeologjik që mbrohet me ligj ishte mbuluar në fund të muajit të kaluar me kubëza betoni dhe ishte shndërruar në tarracë restoranti, shkruan Koha Ditore.

Nëse pronari i këtij biznesi, Tafil Mazreku, nuk e respekton urdhëresën që Komuna e Malishevës e ka lëshuar të martën, një gjë të tillë sipas autoriteteve komunale, do ta bëjnë organet e rendit. Ora 14:00 e ditës së premte është afati i fundit për heqjen e tarracës që Komuna u ka dhënë organeve të saj.

Por Mazreku paraprakisht i ka thënë gazetës të martën vonë se nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Që ta rizbulojë vetë, as që e diskuton.

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit planifikojnë që të dalin edhe një herë në terren për ta shqyrtuar rastin.

Të dua me kast

0

Skender Berisha

Mbrëmë hënë e ndritshme
sot më se hënë
në titër të diellit
ende shkëlqen

për mua ndejte paluar
sot qesh me shpirt
gëzon ballkoni
unë dhe limoni

e heshtur e shtruar
sa e pafjalë
nën diell e larë
kush të ka sharë

rrimë e zgjasim këtë çast
a do të kemi tjetër rast
ti më josh moj
unë të dua me kast

 

Skender Berisha

SHIK-u pranon dështimin kundër terrorizmit

0

Fadil Demaku-ish shikUdhëheqësi i Drejtorisë Antiterrorizëm, e cila ka funksionuar në kuadër të SHIK-ut, Fadil Demaku, ka thënë për “Zërin” se ka punuar në kushte të vështira për ta luftuar terrorizmin.

Ai kritikon partitë politike të asaj kohe për mosinteresim ndaj këtij fenomeni.

Vdiq ikona e Hollywood-it, Lauren Bacall

0

Lauren Bacall-aktoreIkona amerikane e filmit dhe teatrit, Lauren Bacall, aktorja legjendare e kohës së artë të Hollywood-it, ka vdekur në qytetin e Nju Jorkut, në moshë 89 vjeçare.

Bacall, e cila ka qenë e martuar për aktorin tjetër të madh, Humphrey Bogart, ka realizuar shumicën e filmave të saj më të sukseshëm gjatë viteve të 40-ta dhe të 50-ta.

Ajo megjithatë ka vazhduar të aktorjë edhe deri në fund të viteve të 80-ta, duke realizuar një karrierë rreth 70 vjeçare.

E njohur për zërin e thellë, filmat më të njohur të Bacall janë: “To Have and Have Not” (1944), “The Big Sleep” (1946) dhe “Key Largo” (1948).

Përpos martesës me Bogart, ajo ka qenë e fejuar edhe me Frank Sinatran ndërsa më vonë ishte e martuar edhe me Jason Robards.

Ajo ka aktruar përkrah Merilyn Monroe, Kirk Douglas, John Wayne dhe legjendave të tjera të Hollyëood-it.

Familja e saj ka thënë se Bacall vdiq pasi pësoi sulm të rëndë në zemër.

(Në foto: Lauren Bacall dhe Humphrey Bogart, skenë nga filmi “Dark Passage” (1947).

13 vite nga Marrëveshja e Ohrit

0

marreveshja e ohritMarrëveshja Kornizë e Ohrit është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit të quajtur, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.
Kjo kontratë e të dy popujve u bë e mundshme pas konfliktit të armatosur, që ndodhi në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e Bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin e vet për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në IRJM.

Marrëveshja është një fitore e suksesshme e forcave demokratike në IRJM. Ajo gjithashtu është fitore e angazhimit politik të faktorit shqiptar kundrejt ekskluzivitetit të institucioneve shtetërore maqedonase dhe qarqeve luftënxitëse të tyre. Marrëveshja shënon përmbysjen e madhe të konceptit etnocentrik të shtetit dhe njëkohësisht fillimin e një epoke të re në marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase.

Marrëveshja e Ohrit i mundësoi popullit shqiptar të IRJM, të kthejë të drejtat juridiko-kushtetuese, që padrejtësisht iu morën me rastin e miratimit të Kushtetutës së vitit 1991. Kjo marrëveshje vendosi mekanizmin e koncensusit, përmes së cilës në mënyrë legale, në institucione të sistemit, mund të mbrohet interesi kombëtar i popullit shqiptar. Dokumenti i miratuar në Ohër, “de jure” shënon fundin e konceptit nacional të “shtetit të Gligorovit” dhe fillimin e një etape të re, të një koncepti të ri të shtetit, në të cilin populli shqiptar fiton statusin e popullit shtetformues. Vlerën e saj e rrit prania permanente dhe angazhimi serioz i Bashkësisë Ndërkombëtare, Bashkësia Evropiane, SHBA, OSBE.

Ky fakt është i mjaftueshëm për të dëshmuar se Marrëveshja e Ohrit është nën mbikqyrje dhe garancë ndërkombëtare. Shikuar nga ky aspekt, marrëveshja shqiptaro-maqedonase mund të cilësohet edhe si historike. Përfundimisht, Republika e Maqedonisë, sipas Marrëveshjes së Ohrit, nuk është vetëm shtet i popullit maqedonas, por edhe shtet i popullit shqiptar që jeton në këto hapësira.

Roli i Bashkësisë Ndërkombëtare për ndërprerjen e konfliktit dhe arritjen e marrëveshjes politike ishte i pazëvendësueshëm. Qysh gjatë zhvillimeve luftarake në IRJM, Unioni Evropian dhe SHBA, dërguan përfaqësuesit e tyre: Francois Leotard dhe James Perdew, si ndërmjetësues për arritjen e paqes. Pas negociatave të mundimshme me palët e konfrontuara, ata përgatitën dokumentin e ashtuquajtur “Versioni Draft i Dokumentit Kornizë”, të cilin më 7 korrik, 2001, ua dorëzuan katër liderëve, pjesëmarrës në Qeverinë e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe presidentit Trajkovski.

Gjatë zhvillimit të negociatave në Ohër, faktori politik shqiptar startoi me pozicione inkluzive euro-perëndimore. Ai nuk doli me kërkesa për ndarje territoriale, por për barazi të plotë etnike, që ishte në harmoni me parimet europerëndimore. Në fakt, kërkohej që karakteri multietnik i shoqërisë maqedonase të pasqyrohet në rregullimin shtetëror. Ndërkaq, pala maqedonase mbante pozicion ekskluziv duke refuzuar kërkesën që pasqyronte diversitetin objektiv të shoqërisë në konceptin e shtetit. Ose me fjalë tjera, përderisa pala maqedonase synonte të kontrollojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve, pala shqiptare nuk ndërhynte në korpusin e të drejtave të maqedonasve. Fundi i negociatave shqiptaro-maqedonase ishte Marrëveshja Kornizë e Ohrit.

Në momentin kur pritej që negociatat e Ohrit të marrin fund, qarqe të caktuara nacionaliste, qeveritare dhe joqeveritare maqedonase filluan të japin deklarata të pamatura, të cilat shkaktuan reagime të ashpra të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Këto deklarata përpiqesihin të minojnë procesin politik dhe projektin e marrëveshjes të hartuar nga ekspertët mdërkombëtarë. Por, qendrat e vendosjes ndërkombëtare ia bënë me dije palës maqedonase, se: “Rrugëdalje më të mirë, pos pajtimit dhe nënshkrimit të këtij dokumenti nuk ka”.

Negociatat shqiptaro-maqedonase, në Ohër, zgjatën rreth dhjetë ditë dhe përfunduan më 13, gusht, 2001. Nën trysninë ndërkombëtare, konflikti shqiptaro-maqedonas u mbyll me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Ajo u nënshkrua në Shkup, nga përfaqësuesit shqiptarë dhe maqedonas, që merrnin pjesë në koalicionin e zgjeruar qeveritar: Lupço Georgievski, Arbën Xhaferi, Branko Cërvenkovski dhe Imer Imeri. Këtë marrëveshje e nënshkroi edhe kryetari i shtetit, Boris Trajkovski dhe ndërmjetësuesit evro-amerikanë, Leotard dhe Perdew.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit përfshinë dhjetë pika kyçe:

1. Parimet themelore;

2. Ndërprerja e armiqësive;

3. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar;

4. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë;

5. Procedurat e posaçme kuvendore;

6. Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve;

7. Shprehja e identitetit;

8. Implementimi;

9. Anekset; dhe

10. Dispozitat përfundimtare.