16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Interesim i madh për Ekonomik dhe Mjekësi

UP-fakulteti ekonomikEdhe këtë vit interesimi më i madh i maturantëve është fokusuar tek Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Vetëm në më pak se një javë 12 458 maturantë kanë aplikuar online për t’u regjistruar në Universitetin e Prishtinës.

Statistikat që i kanë në universitet tregojnë se edhe këtë vit interesimi më i madh vërehet për Fakultetin Ekonomik, Mjekësinë, Edukimin dhe Juridikun.

Ushtruesi i detyrës së prorektorit për mësim dhe çështje të studentëve në këtë universitet, Qerim Qerimi, ka thënë për “Epokën e re” se deri më tani sistemi i aplikimit online ka funksionuar në mënyrë efikase. “Nuk kemi asnjë informacion nga zyra përkatëse ose pala e tretë për probleme apo vështirësi në këtë drejtim”, është shprehur Qerimi.

Sa i përket interesimit të maturantëve, ai ka thënë se është vërejtur interesim i mirë. “Një përgjigje definitive mbase do të kërkonte të presim edhe disa ditë, ose përmbylljen e konkursit, për të gjykuar për interesimin. Sidoqoftë, deri më tash është numër relativisht i konsiderueshëm i kandidatëve që kanë aplikuar për pranim”, ka thënë Qerimi. Ai ka treguar se interesim më i madh edhe këtë vit vërehet në Fakultetin Ekonomik, Mjekësi, Edukim dhe Juridik. “Deri më tash kanë aplikuar 12 458 kandidatë. Gjykuar sipas numrave ekzistues, interesimi më i madh është në Fakultetin e Ekonomisë dhe atë të Mjekësisë. Në Fakultetin Ekonomik deri më tash kanë aplikuar 2 112, ndërkaq në Mjekësi kanë aplikuar 2 093 kandidatë. Sa iu përket fakulteteve të tjera, ato renditen kësisoj: 1 710 në Fakultetin e Edukimit, 1 296 në Fakultetin e Filologjisë, 1 112 në Fakultetin Juridik, 1 087 në Fakultetin Filozofik, 807 në FSHMN e kështu me radhë”, ka treguar Qerimi.

Numri i studentëve që do të pranohen në Universitetin e Prishtinës është 10 054. Konkursi do të jetë i hapur deri më 17 korrik, kurse provimi pranues do të mbahet më 21 dhe 22 korrik.

Më Shumë

Besnik Krasniqi, kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar me vota unanime një pjesë të kandidaturave për...

“Jam t’u vdekë unë dhe fëmijët”- letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri

Shote Galica, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, përfundoi jetën...

Lajmet e Fundit