8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Danaj: Kryengritja në Shkup të shndërrohet në lëvizje të përgjithshme

Danaj-prostestat“Kjo është gjuha e vetme të cilën e kupton kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, por si duket edhe Brukseli. Populli shqiptar ka të drejtë të refuzojë koegzistencën me një qeveri dhe një popull i cili nuk i pranon. Ata janë të shtypur në një vend ku përbëjnë më tepër se 35 për qind të popullsisë”, ka deklaruar Danaj

Lideri i Listës për Shqipëri Natyra, Koço Danaj, thotë se protestat në Shkup duhet të vazhdojnë deri sa të “mos pastrohet territori” nga joshqiptarët dhe se këto protesta çojnë drejt krijimit të një shteti shqiptar, i cili përveç Shqipërisë dhe Kosovës, do të përfshijë edhe pjesë të Maqedonisë, Serbisë, Malit të zi dhe Greqisë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”, Danaj thotë se Maqedonia si shtet veçmë ka vdekur, dhe se në radhë tani është Serbia, sepse po krijohet një “Shqipëri Natyrale”, transmeton “Lajm”.

Lidhur me protestat në Shkup, Danaj ka thënë se ato janë refleks i luftës së shqiptarëve, të cilët në Maqedoni trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

“Shqiptarët u ngritën kundër shovinizmit të qeverisë maqedonase. Ata u përplasën me policinë, e cila ishte e armatosur deri në dhëmbë, Protestat në Maqedonia patjetër duhet të vazhdojnë. Hap pas hapi ai territor duhet të pastrohet nga çdo lloj dallimi religjioz ose nacional, kurse kryengritja të transformohet në një lëvizje të gjithanshme, e cila qëllim të vetëm do të kishte bashkimin me Shqipërinë. Kjo është gjuha e vetme të cilën e kupton kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, por si duket edhe Brukseli. Populli shqiptar ka të drejtë të refuzojë koegzistencën me një qeveri dhe një popull i cili nuk i pranon. Ata janë të shtypur në një vend ku përbëjnë më tepër se 35 për qind të popullsisë”, ka deklaruar Danaj.

Ai thekson se në vitin 2001 Maqedonia ka evituar ndarjen vetëm për shkak se shqiptarët kanë nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit, i cili asnjëherë nuk është pranuar në të vërtetë.

“Marrëveshja e Ohrit është e vdekur moti kohë dhe është varrosur. Por me këtë , ka vdekur edhe Maqedonia si shtet”, paralajmëron Danaj.

Më Shumë

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Lajmet e Fundit