22.9 C
Prizren
E premte, 1 Gusht, 2025
Home Blog Page 7852

Mjeku norvegjez, heroi i Gazës: Mos ia ktheni shpinën Palestinës

0

mjeku per palesrtinJu kujtohet mjeku i cili bëri bujë me letrën e tij, norvegjezi Mads Gilbert, i cili senzibilizoi opinionin botëror me atë që ndodh në Gaza, ndër të tjera duke shkruar se, – “Të dashur miq, Nata e mbrëmshme qe ekstreme. “Pushtimi tokësor” i Gazës rezultoi në dhjetëra të vrarë dhe automjete të mbushura me palestinezë të të gjitha moshave të gjymtuar, të shqyer, që kullonin gjak, ngjitheshin e vdisnin – të gjithë civilë, të gjithë të pafajshëm.

Heronjtë në ambulancë dhe në të gjithë spitalet e Gazës janë duke punuar me turne 12-24 orëshe, të zverdhur nga lodhja dhe ngarkesa çnjerëzore (pa rroga në spitalin Shifa për katër muajt e fundit), kujdesen, vënë përparësi, orvaten të kuptojnë kaosin e papërshkrueshëm të trupave, shifrave, gjymtyrëve, që ecin, që nuk ecin, që marrin frymë, që nuk marrin frymë, që rrjedhin gjak, që nuk rrjedhin gjak. NJERËZ…! Z. Obama, a ke zemër ti? Të ftoj të kalosh një natë, vetëm një natë, me ne në Shifa. I maskuar si pastrues, ndoshta. Jam i bindur 100%, kjo do ta ndryshonte historinë”.

Po ku mjek ‘hero’ ka thënë në një intervistë që, – “Nëse nuk e mbaj dritën me vete, s’kam bërë asgjë. Pasi që izraelitët ndalojnë rrymën, dhe njëkohësisht sulmojnë civilët, po ashtu edhe spitalet. Çka është kjo, a është një e drejtë tjetër për Izraelin, e një tjetër për Palestinën? Çka do të ndodhte, nëse palestinezët do të vritnin 160 fëmijë izraelitë… Kjo që po ndodh në Gaza është krim lufte, nga ana e Qeverisë së Izraelit”, – ka thënë ndër të tjera mjeku Gilbert, njofton portali Almakos.

Polica nuk e mohon arrestimin e drejtorit të Ramadan Mujës për ngacmim seksual

0

Shtepia e Bardhe-PrizrenMbrëmë gazeta Express ka raportuar se një drejtor i komunës së Prizreni është arrestuar nën dyshimin e ngacmimit seksual të një viktime. Këtë gjë nuk e ka mohuar, por as konfirmuar me emër, Policia e Kosovës.

Zyra për Informim e PK’s, ka thënë për Express se një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “trafikimit me qenie njerëzore”, përgjigje që e ka dhënë në pyetjet e Express se a është arrestuar një drejtor i Komunës së Prizrenit, komunë që drejtohet nga Ramdan Muja i PDk’së.

“Me datën 21. 07. 2014 Policia e Kosovës konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore njësia ne Prizren ka arrestuar një person mashkull / kosovar , me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale Trafikim me Njerëz/ Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit. Te gjitha veprimet e policisë ne ketë rast janë kryer nen autorizimin e prokurorit përkatës ku të njëjtit i është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë. Hetimet janë duke vazhduar nga Njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore Prizren”, thuhet në përgjigjet e Policisë për Express.

Polica thotë se ky rast ka qene i publikuar ne Raportin 24 orësh te Policisë me datën 22.07.2014 , dhe në këtë raport thuhej: Raport shtesë: “TRAFIKIM ME NJERËZ/SHËRBIME SEKSUALE TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT: Prizren prill maj 2014- NN. Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara nga NJHTQNJ në Prizren është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K-Turk dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Express ka provuar që të marr një përgjigje nga Komuna e Prizrenit, por kompetentët për informim të saj nuk u janë përgjigjur thirrjeve të gazetës.

Mustafa: Nuk do të bëjmë pazare me PDK-në

0

Isa Mustafa LDK?Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se blloku LDK- AAK- Nisma, i ofron këtij vendi një qeveri të qëndrueshme dhe me integritet. Ai ka vlerësuar se me qeverisjen e tyre do të sigurohet stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik.

“Prolongimi i proceseve dhe thirrja në shkase procedurale, nga ata që shkelën çdo procedurë, për ti bërë ato kushtetuese, nuk do të na hamendin në asnjë moment që të ndryshojmë qëndrimin tonë e për të bërë pazare politike me PDK-në”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai vlerëson se procesi në të cilën po kalojnë i ka bindur ata edhe më shumë që t’i hiqet, siç e quan ai hallka e sundimit e që sipas tij pongulfat çdo ditë e më tepër .

Sa më shpejt që kuptohet ky qëndrim aq më lehtë, aq më lehtë sipas Mustafes, do të jetë për të gjithë ata që janë në këtë proces.

Italia nismë për dialog Romë-Tiranë-Beograd

0

Federica Mogherini ne shqiperiPropozimi nga ministrja e jashtme italiane Federica Mogherini për promovimin e stabilitetit në Ballkan: Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur.

Italia, e cila ka presidencën e radhës së Bashkimit europian, synon të organizojë një takim tre palësh së bashku me Shqipërinë dhe Serbinë, në përpjekje për të promovuar stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Këtë e bëri të ditur mbrëmë në Tiranë, ministrja e Jashtme italiane Federica Mogherini e cila ka nisur një tur në vendet e Ballkanit si një dëshmi e qartë dhe e fortë e bindjes së vendit të saj për nevojën e përshojetimit të procesit të integrimit europian të rajonit, tha zonja Mogherini, transmeton VOA.

Italia duket se është e mendimit se qendrat kryesore dhe me peshë për stabilitetin në Ballkan janë Tirana dhe Beogradi e për këtë arsye ajo synon që të nxisë dialogun mes tyre. Ministrja e jashtme italiane, Federica Mogherini, e cila përfaqëson presidencën e radhës së Bashkimit europian tha mbrëmë se roli i Tiranës është dhe mund të jetë i rëndësishëm si faktor paqeje e stabiliteti në rajon: “Folëm sot, dhe do të flas edhe në Beograd ditën e hënë, mbi mundësinë e hapjes së një dialogu trepalësh mes ministrave të jashtëm të Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë, gjatë presidencës sonë të Bashkimit europian, për t’i dhënë dhe më shumë peshë rolit stabilizues që Shqipëria mund të ketë për rajonin”.

Italia është ndër vendet e Bashkimit europian që mbështet përshpejtimin e procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit perëndimor, dhe e konsideron cështjen e zgjerimit si një ndër prioritetet e presidencës së saj. Edhe vizitat e ministres së jashtme Mogherini, në kryeqytetet e 6 vendeve ballkanike janë një dëshmi e bindjes së Italisë për nevojën për të ecur shpejt në këtë proces, tha ministrja Mogherini duke shtuar: “Mendoj se është në interesin jo vetëm të vendeve të Ballkanit perëndimor, dhe jo vetëm të rajonit, por është një interes i përbashkët i të gjithë Bashkimit europian që ta ruajë këtë horizont strategjik e të bëjë hapa konkret përpara edhe në muajt e vitet që do të pasojnë”.

Përsa i përket Shqipërisë, edhe ministrja Mogherini i mëshoi lidhjes së vecantë që ekziston mes dy vendeve. Italia ka qenë një mbështetëse e flaktë e përparimit të procesit të integrimit europian të Tiranës. Duke folur për marrjen e statusit të vendit kandidat ajo tha ishte një vlerësim për angazhimin e vendit: “Besoj se ky rezultat shumë i madh, është frut i agazhimit të qartë dhe të vendosur të qeverisë shqiptare në kryerjen e reformave, në realizimin e tyre vecanërisht për të mirën e vendit dhe të të gjithë shqiptarëve. Dhe besoj se i njejti sens urgjence në kryerjen e reformave do të jetë ylli polar i aktivitetit të qeverisë edhe në muajt e vitet që pasojë. Përfundimet e Këshillit europian përmbajnë një program reformash që duhen cuar përpara. Uroj që kjo të bëjë të mundur kalimin në fazat e mëtejshme brenda një kohe mëse të arsyeshme”.

Edhe në planin bilateral Italia mbetet vendi që i ka dhënë Shqipërisë mbështetjen më të madhe financiare, përvec Bashkimit europian. Janë mbi 700 milion euro të ofruar që prej viteve 90. Dje në Tiranë, ministrja italiane dhe homologu i saj shqiptar Ditmir Bushati firmosën protokollin e ri të Bashkëpunimit italo-shqiptar, i cili parashikon mbi 80 milion euro për tre vitet e ardhshme. Ministrja Mogherini njoftoi edhe zgjidhjen e një problemi që prej vitesh rëndon transportuesit shqiptar të cilët janë të detyruar të paguajnë një taks fikse në Itali, gjë e cila rrit shumë kostot. Sipas zonjës Mogherini, po përgatitet vendimi për heqjen e kësaj takse duke nisur nga janari i 2015.

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, ndërsa theksoi së Italia është një partner strategjik foli për një frymë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve: “Një marrëdhënie më e fuqizuar mes Italisë dhe Shqipërisë është e rëndësishme për Ballkanin, për Mesdheun, dhe për projektet e përbashkëta duke përmendur TAP-in dhe strategjinë e makro-rajonit ku dy vendet tona preken dhe kemi një mundësi më të madhe për të zhvilluar projekte të karakterit ekonomik dhe të një rëndësie gjeostrategjike”, deklaroi zoti Bushati.

Arrihet armëpushimi 12 orësh mes Izraelit dhe Hamasit

0

Izrael-Palestine-armepushimMë në fund pas kaq ditë luftimesh Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për mbajtjen e një armëpushimi prej 12 orësh në Gaza. Armëpushimi do të fillojë në 08:00 të mëngjesit të së shtunës, sipas orës lokale, ndërkaq negociatat për arritjen e një armëpushimi 7 ditorë po vazhdon, shkruan Start.

Kry ediplomati amerikan, Xhon Kerri është shprehur më parë se ishte i bindur për arritjen e një armëpushimi të gjatë, pavarësisht raportimeve të mediave izraelite se ai ishte refuzuar.

Kerri nxiti armëpushim 18 ditorë mes Izraelit dhe Hamasit, duke vendosur një armëpushim 7 ditorë në tavolinë, pas takimeve që ai pati me përfaqësues të Egjiptit, Izraelit dhe Fatahut.

Zëdhënësi i Hamasit Sami Abu Zuhri tha se ka një konsensus kombëtar për një armëpushim 12 orësh.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por disa media izraelite kanë shkruar për pranimin e këtij kushti.

Rreth 840 palestinezë si dhe 36 izraelitë janë viktima të këtij konflikti që ka filluar disa ditë më parë.

Dafina tregon besimin, “Zoti është i mrekullueshëm”

0

Dafina Zeqiri14-26Dafina Zeqiri siç duket është e zënë tashmë me mbajtjen e tureve të saj muzikore nëpër clubet më të njohura të vendit.

E veshur me një fustan të zi dhe me flokët e kalura gërshet ajo ka postuar një foto në Instagram ku po këndon në një skenë në Pejë.

Këngëtarja ka shkruar në foto një dedikim për Zotin dhe duke thënë se ëndrrat bëhen realitet kur besojmë në to.

“God Is Great! Be Patience & Ur Dreams Will Come True #peja #lastnight #duffteam #dreamteam”, ka shkruar ajo në foto.

Kim Kardashian dhe Kanye West në prag ndarje

0

KeneyWest-KimKardashian1127Thashethemet janë duke qarkulluar kudo dhe ato thonë se Kim Kardashian dhe Kanye West janë në prag divorci. Ata janë martuar më 24 maj të këtij viti në Firence të Italisë, në një dasmë madhështore dhe kanë një fëmijë bashkë.

Sipas revistës “InTouch” thuhet se marrëdhënia mes tyre ka marrë fund pas 58 ditësh dhe se West nuk shfaq më interes për bashkëshorten e tij që pas përfundimit të muajit të mjalti.

Kardashian dëshiron ta zgjidh marrëdhënien e tyre, për shkak të martesave të mëparshme të dështuara.

“Kim është e fiksuar mbas imazhin të saj dhe ajo nuk do që të vuaj një tjetër divorce”, tha një burim i brendshëm.

Bardhyl Londo: Irritimi i Kadaresë, jo me Nasho Jorgaqin, por me librin

0

Bardhyl LondoPër mua nuk është e rëndë sishme se kur është shkru ar libri, pasi për mua e rëndësishme është se si është shkruar ai. Megjithatë, jam i prirur të besoj dhe madje jam i bindur, që libri “Mjegullat e Tiranës” është shkruar pikërisht në atë periudhë, domethënë më 1958. Kadare irritimin nuk e ka me Jorgaqin, por me veprën”. Bardhyl Londo jep mendimin e tij për debatin Kadare-Jorgaqi, në një intervistë për “GSH”. Të dielën e kaluar, prof.Nasho Jorgaqi përmes një letre të hapur në “Gazeta Shqiptare” i drejtohej mikut të tij të rinisë, Kadare me pyetjen: Pse nuk ma ke përmendur emrin në veprën “Mjegullat e Tiranës” dhe pse sot, thua se kur ke lexuar romanin tim ‘Dashuria e Mimozës’ ke vënë duart në kokë? Mbasi tregonte pse ndjehej i fyer, Jorgaqi hidhte dyshime se Kadare, romanin e sapobotuar, nuk e ka shkruar më 1958, por vitet e fundit, sepse atëkohë, nuk kishte të tilla ide. Në fakt, si romani i Jorgaqit edhe ai i Kadaresë, rrëfenin një histori rinore dashurie të këtij të fundit. Ndërsa “GSH” pas Jorgaqit, botoi rrëfimin e pretendentit për Nobel mbi veprën e vet (shkëputur nga libri), një reagim për çështjen dha botuesi Bujar Hudhri, duke ofruar madje edhe dorëshkrimet origjinale të vitit 1958 të Ismail Kadaresë 22-vjeçar. Megjithatë, gjatë javës, reagimet nuk kanë munguar! Sot, sjellim Bardhyl London, i cili rendit argumentet pse romani u shkrua më 1958 dhe gjykimin e tij pse Kadare u irritua me veprën e Jorgaqit. 

Z.Londo, çfarë mund të na thoni për letërsinë e fillimeve të Ismail Kadaresë, parë tashmë nga drita e debatit të hapur së fundmi për shkak të romanit “Mjegullat e Tiranës? Kur mendoni ju se është shkruar ai? 

Problemi shtrohet që është shkruar në atë kohë, pra më 1958 apo është shkruar më vonë. Në fillim do të thosha se për mua nuk është e rëndësishme se kur është shkruar libri, pasi për mua e rëndësishme është se si është shkruar ai. Megjithatë, jam i prirur të besoj dhe madje jam i bindur, që libri “Mjegullat e Tiranës” është shkruar pikërisht në atë periudhë, domethënë më 1958. 

Cilat janë argumentet apo arsyetimet tuaja për këtë datim? 

Do thosha që janë të gjitha arsyet që romani të jetë shkruar atëherë, madje, nuk shoh ndonjë arsye për të cilën duhet kundërshtuar datimi i dhënë nga vetë Kadareja. E para, sepse kjo nuk i shton as nuk i heq gjë talentit të Kadaresë, pra nuk kish arsye pse ta bënte. E dyta, duke e krahasuar këtë libër, me gjithë krijimtarinë e atëhershme të Kadaresë, do të shohim se është e njëjta mënyrë procedimi dhe e njëjta mënyrë konceptimi. Nuk ka absolutisht asnjë lloj ndryshimi. 
Në krahasim me cilat vepra? 
Le të marrin vetëm dy librat e parë me poezi, apo edhe romanin tjetër “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, që është një roman, i shkruar afërsisht në atë kohë, pra pak vite më vonë se “Mjegullat e Tiranës”. Krahasimi është i thjeshtë. Fjala është për personazhin pozitiv. Duke e parë veprën e rëndësishme të Ismail Kadaresë, “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” shohim se ai aty shkruan sipas linjës së vet, jo sipas linjës e kritikës së kohës, sipas së cilës duhej patjetër një personazh pozitiv. Në të kundërt, tek ky roman, pra tek “Gjenerali…”, nuk mund të gjesh, nuk haset një personazh që kërkohej nga letërsia e kohës, nuk ka personazh pozitiv. Në tërësi, personazhet e Kadaresë janë ata të botës së tij dhe asnjëherë nuk janë ata që diktonte logjika e kohës, censura e kohës, që kërkonte sistemi, nuk ka personazh pozitiv. Të gjitha këto e arsye shumë të tjera që më bëjnë të besoj se ai libër është shkruar pikërisht atëherë dhe nuk ka arsye për të dyshuar. 
A mund të na jepni një kritikë për vlerat e romanit? 
As ne, as Kadareja, nuk është se prisnim këtë libër për të vërtetuar, argumentuar, talentin e të shkruarit të Ismail Kadaresë. Këtë gjë ai e ka vërtetuar që në veprat e para, që po t’i marrim edhe sot, qëndrojnë. Romani i tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” qe një roman që shënoi kthesë në letërsinë shqipe, duke sjellë romanin modern shqiptar. Ndaj, mua nuk më befason fare, që pikërisht në atë kohë, ose pak vite para se të shkruante “Gjeneralin…”, ku ishte pak a shumë e njëjta moshë dhe kishte të njëjtën prirje artistike, të ketë shkruar edhe këtë roman që u botua së fundmi, “Mjegullat e Tiranës”. 
Ju çfarë dini për historinë e dashurisë rinore të Kadaresë? 
Atë kohë, kur Kadare e jetonte këtë histori dashurie, kam qenë i vogël dhe mbi të gjitha, nuk e njihja shkrimtarin. Më vonë, nuk jam interesuar për këtë pjesë, për jetën personale, më ka interesuar vetëm letërsia e tij. 
Sipas jush, cilat janë arsyet që e çuan prof.Nasho Jorgaqin drejt botimit në “Gazeta Shqiptare” të një letre të hapur për Kadarenë? Çfarë e ka nxitur apo shtyrë? 
Të them të drejtën nuk e kam të qartë dhe mendoj se këtu nuk ka arsye për debat. Unë e kam lexuar intervistën e Ismail Kadaresë, atë intervistë që është botuar në librin e botuar së fundmi. “Mjegullat e Tiranës”. Siç e shoh unë, Ismaili nuk ka aty ndonjë debat personal me Nasho Jorgaqin. Në rast se ai aty shpreh një lloj pakënaqësie, nëse aty Kadare shpreh irritimin e vet, nuk e ka personal me Jorgaqin, nuk e ka me autorin e romanit, por e ka me atë që shkruhet në roman, me atë që shkruhet në librin e Nashos: në të Kadare del si personazh pozitiv, pra del me atë lloj personazhi që ai vetë nuk e ka përdorur asnjëherë. E, që nuk e ka aprovuar, vërtetohet nga mënyra se si ka shkruar në atë kohë.

Fotoja super-seksi e Olta Gixharit

0

Olta GixhariAktorja Olta Gixhari po gezon një super formë fizike.

Olta ka postuar disa foto mjaftë seksi në profilin e saj në Instagram.

Në këtë foto aktorja shfaqet me veshje të brendshme “të ndezura” të cilat duket se i ka mbushur më së miri.

Kate Moss, imazhi i fushatës së Stella McCartneyt

0

ketaModelja britanike, Kate Moss, është zgjedhur imazhi për fushatën dimër 2014 i stilistes, Stella McCartney. Supermodelja do të shfaqet me një fustan të mrekullueshmëm nga stilistja Stella McCartney por edhe shumë veshje të tjera .

Moss ka folur pak për fushatën gjatë intervistave duke preferuar që të mbajë një situatë misterioze. Seti i ri i imazheve është dizajnuar nga vetë stilistja duke iu bazuar edhe konceptit të Kate për të paraqitur ëndrrën, hapësira të pafundme përshtatur me një sfond me yje, hëna, akullnaja edhe pyje.

Përveç koleksionit Dimër 2014, ajo ka prezantuar edhe syzet e markës McCartney. Kjo është hera e parë në 5 vjet që modelja po punon me Stellan pas fushatës së fundit në verën e vitit 2009. “Kate mishëron gruan sipas Stella McCartney dhe dëshiroja të kapja ëndrrat e saj dhe momentet që ne kemi ndarë gjatë këtyre viteve. Unë dëshiroja të arratisesha në diçka surreale këtë sezon dhe fashioni mund të na i bëjë ëndrrat realitet shpeshherë”, thotë stilistja McCartney. Fushata e fundit Dimër 2014 është një film i shkurtër i quajtur “Ëndrrat e Kate” me një muzikë të kompozuar nga Fred Gibson.