19.9 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025
Home Blog Page 7856

Forcim i kritereve për pranim të studentëve në konvikte

0

Konviktet-prUlja e tarifave për Qendrën Studentore të Universitetit të Prishtinës ka ndikuar edhe në uljen e të hyrave në këtë Qendër. Drejtues të Qendrës së Studentëve, thanë për Radio Kosovën, se nuk do të ketë mungesë të mjeteve, pasi u është premtuar se ato do të kompensohen me ri-shikimin e buxhetit. Ndërkohë, pritet që të forcohen kriteret për pranimin e studentëve për banim në konvikte.

Qendra Studentore e Universitetit të Prishtinës gjatë një viti ka realizuar të hyra buxhetore rreth dy milionë euro.

Por, me vendimin e Qeverisë për uljen e tarifave, kjo shumë tashmë do të përgjysmohet.

Drejtori i Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Fatmir Sfishta, tha për Radio Kosovën, se vendimi i Qeverisë për uljen e tarifave ndikon në zbritjen e të hyrave për Qendrën Studentore.

“Në momentin kur është marrë ky vendim neve na është premtuar nga nivele të ndryshme të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave që me rastin e ri-shikimit të buxhetit do të kompensohen për atë shumë të mjeteve e cila do të na mungojë gjatë këtij viti si e hyrë vetanake e Qendrës”, tha Sfishta.

Edhe pse ende nuk është bërë ri-shikimi i buxhetit dhe ky vendim ka filluar të zbatohet nga 1 maji i këtij viti, Sfishta tha se mungesa e mjeteve nuk vërehet deri nga muaji nëntor, pasi siç tha, kompensohen nga grandi qeveritar në vlerë prej 2 milion e 100 mijë euro, i cili është ndarë në fillim të vitit buxhetor.

“Edhe nëse nuk do të ketë rishikim të buxhetit, jemi në konsultime të ngushta me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, me Ministrinë e Financave dhe mendoj që do të gjinden forma të ndryshme që të kompensohen”, vlerësoi Sfishta.

Por, nëse nuk do të ketë mjete shtesë, Sfishta tha se do të ndikojë drejtpërdrejtë në uljen e cilësisë së ushqimit në Mensën e Studentëve.

Sipas tij, me uljen e tarifave në Qendrën e Studentëve pritet të ketë një dyfishim të numrit të kandidatëve që do të aplikojnë për banim në konvikte.

“Për këtë mund të forcohen edhe kriteret”, tha drejtori Sfishta.

“Sivjet presim deri në 4 kandidatë të aplikojnë për një vend. Sigurisht do të gjendemi në një situatë jo të favorshme sepse duhet të refuzojmë një numër të madh të aplikuesve. Për këtë po mendojmë të forcojmë disa kritere, në mënyrë që të pranohen vetëm ata studente që vërtetë e meritojnë. Te nota mesatare sivjet mendojmë ta ndryshojmë si kriter, nga 8 deri në 10 mendojmë se do të fitojnë pikë më shumë në krahasim me ata nga 6 deri në 8”, bëri të ditur drejtori Sfishta.

Buxheti i përgjithshëm i Qendrës Studentore është 4 milion e 200 mijë euro në vit, nga të cilat rreth 2 milion janë të hyra, ndërsa pjesa tjetër ndahet nga buxheti i Qeverisë.

Me vendimin e Qeverisë studentët do të paguajnë pesëdhjetë për qind më pak për strehim dhe ushqim në Qendrën Studentore.

Qendra Studentore ka kapacitet për rreth 3 mijë e 600 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim, si dhe hapësira për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.

Vazhdon sllavizimi i Shkupit me përmendore të reja

0

Shkupi me permendore te rejaPërmendore të reja të maqedonasve do të vendosen në të dyja anët e lumit Vardar si pjesë e projektit “Shkupit 2014”.

Bëhet fjalë për mbi 10 përmendore, një pjesë e të cilave do të vendosen edhe në pjesën pranë gjykatave dhe bibliotekës kombëtare, në pjesën e dominuar nga shqiptarët, transmeton INA.

Përmendore masive të disa heronjve të panjohur maqedonas do të vendosen pranë Teatrit Maqedonas, Bibliotekës dhe hapësirave të tjera, ndërsa një numër i madh skulpturash do të jenë përreth lumit pranë Ministrisë së Jashtme.

Bëhet fjalë për figurat historike maqedonase, sllave dhe serbe si Partenija Zografski, Kiril Pejcinoviq, Hristofer Zhefaroviq, por edhe figura me origjinë shqiptare, e përvetësuar nga sllavomaqedonasit Joakim Krçovski.

Në kuadër të këtij projekti që pritet të arrijë në rreth 1 miliardë euro, këtyre ditëve është sanuar dhe rikthyer në gjendjen normale edhe përmendorja e Car Dushanit. Ajo është sanuar, pas dëmeve që u shkaktuan nga tentimet për heqjen e saj.

Derisa po vazhdon vendosja e këtyre përmendoreve, akoma nuk ka asnjë lëvizje rreth vendosjes së tri përmendoreve të personaliteteve historike shqiptare. Komuna Qendër dhe Qyteti i Shkupit vazhdojnë të hedhin përgjegjësinë ndaj njëra tjetrës për këto përmendore.

Në muajin gusht 2012, Komuna Qendër kishte paralajmëruar se përmendoret e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe të Pjetër Bogdanit do të vendoseshin deri në fund të atij viti, por ato deri tani nuk duken askund. Ky premtim ishte dhënë edhe nga partia shqiptare në pushtet BDI, e cila është pjesë edhe e pushtetit në Qytetin e Shkupit.

Filmi kosovar që do t’ia mësyjë Hollywood-it

0

Filmi kosovarHalil Budakova pati thënë se me filmin e tij të fundit do t’ia mësyjë Hollywoodit. Këtë e bëri në premierën e filmit “Haraçi”. Gazeta nuk ka arritur të mësojë nëse Budakova do të konkurojë apo jo, por me “Haraçin” ai përmbush një ndër kushtet, atë të shfaqjes në ndonjërën nga kinematë e Kosovës, kusht ky i parë në konkursin që hap derën për në ngjarjen më të madhe të kinematografisë në botë, atë të çmimeve Oskar.

Rreth një muaj pasi Qendra Kinematografike e Kosovës kishte marrë lajmin nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences, që ndanë çmimet OSCAR, se ajo ka të drejtë të propozojë një film për çmimin Oscar në kategorinë e filmit të huaj, është hapur konkursi për filmat që kanë të drejtë të aplikojnë.

Në aplikim kanë të drejtë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë të cilët janë shfaqur në kinematë e Kosovës për një javë mes datave 1tetor 2013 dhe 30 shtator 2014. Në mes këtyre datave në kinemanë Abc janë dhënë dy filma “Haraçi” dhe “Heroi”.

Filmi që plotëson kriteret e parapara do të zgjedhet nga komisioni që do të përbëhet nga shtatë anëtarë. “Pas datës 15 gusht bëhen të ditur emrat që do e përbëjnë komisionin i cili do të bëjë përzgjedhjen e filmit që mund të konkurojë për Oscar”, ka thënë për “Zërin” Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Nga Kinemaja Abc, në kryeqytet, Miradije Vllahiu menaxhere në këtë kinema ka bërë të ditur se mes datave që janë të caktuara për film Oscar, deri më tani janë vetëm dy të tillë, filma këta që kanë pasur premierën në kinemanë Abc.

“Është filmi ‘Haraçi’ i Halil Budakovës, që është dhënë nga 18 nëntori deri me 27 nëntor të 2013 dhe filmi ‘Heroi’ i regjisori Luan Kryeziu që është shfaqur mes datave 18 shkurt dhe 12 mars 2014”, shkruan në listën e siguruar nga gazeta prej kinemasë “Abc”. Në po këtë listë thuhet se “Haraçi” ka pasur 1522 bileta të shitura dhe nga janë siguruar 4566 euro, ndërsa ‘Heroi’ nga 1496 bileta të shitura ka fituar 4488 euro.

Luan Kryeziu, regjisori i filmit “Heroi” është shprehur se filmi “Heroi” është i vetmi i cili plotëson kushtet teknike dhe siç thotë regjisori, është dëshmi artistike për të na dhënë një shpresë që mund të jemi pjesë reale e ngjarjes më të madhe në botën e kinematografisë.

“E them këtë bazuar në faktin sepse teknikisht është i vetmi film i xhiruar në 35mm gjë e cila garanton kualitet super më të lartë dhe është i pari dhe i vetmi film kosovar i përzgjedhur nga një festival i kategorisë A siç është ‘World Montreal Film Festival’, ku filmi “Heroi” do të ketë tri paraqitje me 25,26 dhe 27 gusht”, ka thënë Kryeziu, derisa shton se përzgjedhja e një filmi kosovar nga festivale të kategorisë A është tejet e rallë. “Kosova nuk duhet ta humbë këtë mundësi të artë, përndryshe do të na bie të presim edhe dekada të tëra për të pasur mundësinë siç e kemi tani me filmin ‘Heroi’”, thotë Kryeziu.

Agim Sopi, regjisor, tek sa ka thënë se të drejtë konkurrimi kanë të gjithë filmat e prodhuar pas 1 tetorit te vitit të kaluar, është shprehur se filmi “Heroi” i Luan Kryeziut, është një film goxha serioz. Sipas tij, pjesmarrja e filmit në “Montreal World Film Festival” që është festival i kategorisë A në Kanada dhe që do të nisë me 21 gusht, bënë që “Heroi” ta kalojë menjëherë një fazë, nga katër sa janë para fazës së seleksionimit.

“Oscar në mes të tjerash duhet të ketë edhe filmin e mirë, dhe sa ne jemi të gatshëm si shtet? QKK-ja që është një institucion komplet i manipuluar, me shumë probleme dhe me vjedhje të fondeve, me klane. Thjesht, a kemi ne politika kulturore dhe sa jemi të gatshëm ta mbështesim një film në këtë garë është çështje tjetër, sepse momentin që ne e përcaktojmë një film për atë çmim automatikisht duhet t’i ndajmë edhe disa para për të, të paktën një milion euro për ta mbështetur fillimisht”, ka thënë Sopi.

Sa i takon kësaj, ndryshe mendon i pari i QKK-së. Arben Zharku thotë se institucionit që ai e drejton, prezantimi në Oscar “Nuk i kushton asgjë”, për të shtuar se “Nëse ndonjë film nominohet atëherë ata duhet të bëjnë kërkesë në QKK, nëse kanë nevojë për mjete. Ishalla ndodh të nominohet se për para pastaj nuk është hiç problem”, është shprehur Zharku.

Regjisori Agim Sopi, thotë se filmi duhet të jepet premierë në Amerikë para se të kandidohet për Oscar. Siç thotë ai, për premierë duhet të shkruajnë të paktën tri medie me rrejt nacional amerikan.

“Në momentin që paraqitet filmi duhet të kontraktohet edhe një agjenci në Amerikë për promovimin e filmit dhe agjencitë startojnë prej 200 mijë dollarë. Nëse nuk e kemi një fond paraprakisht për këtë punë nuk kemi gjasa për ta kaluar as rrethin e parë”, ka treguar Sopi. për të shtuar se pjesëmarrja në OSCAR është tepër serioze. “Për Kinematografinë tonë gati inekzistente, por ju dëshirojmë suksese, le të fillojë”, shton ai.

Premierën në muajin shtator e kanë paralajmëruar filmi i regjisorit Isa Qosja “Tri dritare dhe një varje”, i cili flet për femrat e dhunuara gjatë luftës së fundit.

Filmi që nominohet në kategorinë e Filmave më të mirë në gjuhët e huaja, ka një mori regullash të veçanta dhe të drejte për t’u zgjedhur për këtë kategori, pos që të jetë i prodhuar në shtetet jashtë SHBA-ve, ndër to: paraqitja, votimi, reklamat/kufizimet publicitare, e drejta per t’u zgjedhur në kategoritë tjera.

Data e fundit e propozimeve është caktuar 20 shtator 2014./Zëri/

Rihanna, do të blejë klub futbolli

0

rihanna_tour2013Rihanna dëshiron të blejë një klub futbolli anglez. Këngëtarja 26-vjeçe thuhet se është shumë serioze rreth krijimit të një akademie të sportit në vendlindjen e saj në Barabados dhe pastaj dëshiron të bëhet pronare e një ekipi të futbollit në Angli. Ajo tashmë për këtë po merr këshilla nga miku i saj, lojtari i Chelsea-s, Didier Drogba.

“Në fillim kemi menduar se dëshira e Rihanna-s që të përfshihet në futboll në nivel biznesi dhe që do të shuhet shumë shpejt. Kemi menduar se ajo është ende në kulmin e eksitimit nga Kampionati Botëror në futboll, që është mbajtur në Brazil. Por, tani është bërë e qartë se ajo e ka seriozisht”, ka deklaruar një burim.

Olivia Wilde: Ushqyerja me gji, gjëja më e natyrshme në botë

0

Olivia Wilde-ishqim me gji1Aktorja 30-vjeçarë Olivia Wilde e cila katër muaj më parë solli në jetë djalin e saj, ka realizuar një set fotografik për revistën prestigjose ‘Glamour’ të muajit Shtator.

Disa nga fotot Olivia i ka postuar në rrjetin e saj Instagram ku duket duket ushqyer të birin e saj Otis me gji.

Olivia Wilde-ushqim me gji“Fotot e realizuara me Otis janë perfekte, pa të këto foto nuk do ishin të plota. Të ushqesh fëmijën me gjirin tënd është gjëja më natyrale në botë”, shprehet ajo.

Me këtë Olivia i është bashkuar shumë femrave të famshme si Miranda Kerr, Gwen Stefani etj, të cilat promovojnë ushqyerjen me gji si mënyrën më të shëndetshme në rritjen e një fëmije.

Christina Aguilera pozon për një fushatë bamirsie

0

Christina Aguilera-fushate bamirsie1Këngëtarja e famshme Christina Aguilera, e cila është në prag të lindjes së fëmijës, ka realizuar një set fotografik me një gotë të kuqe në dorë për të promovuar fushatën kundër urisë në botë ‘Pass the Red Cup’.

33-vjeçarja shkruan një mesazh në gotën e kuqe e cila dëshiron të inkurajojë popullin nëpërmjet mediave sociale, të japin kontributin e tyre në ndihmë të varfërve në botë.

Christina Aguilera-fushate bamirsieBjondja bukuroshe me barkun e fryrë veshur me një fustan të bardhë dhe një xhaketë xhins hedhur krahëve, dukej e engjëllore me buzët e kuqe në kontrast me make up-in e thjeshtë në fytyrë.

‘Më thyhet zemra që në media dëgjoj se më shumë se 850 milionë persona në botë bien çdo natë në shtrat të uritur, mes tyre dhe shumë fëmijë e duke qënë nënë e di se sa e dhimbshme është kjo’ shprehet Christina.

Javën e kaluar ajo realizoi foto për revistën ‘V Magazine’ ku në një foto duket më të fejuarin e saj Matt Rutler e ndërsa në një tjetër nudo duke treguar barkun e barkun e fryrë.

Fullani i shpëton shkarkimit, vetëm Ermelinda Meksi voton pro

0

Ardian Fullani gurvenatorGuvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i ka mbijetuar kërkesës për shkarkim.

Në media u raportua se në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës i BSH-së, me propozim të Ermelinda Meksit, anëtare e bordit pas hedhjes në votim të gjithë anëtarët e tjerë kanë votuar pro Fullanit.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth tri orë. Për shkarkimin e Fullanit nevojitej shumica e votave të anëtarëve të Bordit të Këshillit Mbikëqyrës. Më pas, do t’i paraqitej për miratim Kuvendit të Shqipërisë, që do të bënte hapin e fundit për shkarkimin e guvernatorit.

Nga shtatë anëtarë që morën pjesë në votim, vetëm Meksi mësohet të ketë votuar pro shkarkimit të Fullanit. Kërkesa e Meksit ka ardhur pas skandalit të grabitjes së 713 milionë lekëve nga Thesarit i shteti në Linzë.

Banka e Shqipërisë mohon lajmin për propozimin e shkarkimit të Fullanit.

Por Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, përmes një njoftimi për shtyp, mohoi faktin se në mbledhjen e sotme është propozuar një kërkesë për shkarkimin e guvernatorit Fullani.

Ndërkohë Ermelinda Meksi në një deklaratë për shtypin, nuk pranoi të shprehet në lidhje me vendimet e Këshillit Mbikëqyrës:

“Me përgjegjësinë e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës, kam kërkuar që krahas detyrës për rishikimin e kuadrit rregullator që nxori ngjarja e rëndë në BSH, Këshilli Mbikëqyrës duhet të përdorë të gjithë instrumentet ligjore të disponueshme për adresimin e plotë të përgjegjësive në gjithë strukturën e Bankës: nga Administratorët, Këshilli Mbikëqyrës e deri te specialisti më i fundit.

Vetëm kështu mund t’i rikthehet besimi publikut se ngjarje të tilla nuk do përsëriten në të ardhmen. Pavarësia e një banke qendrore ecën paralel me përgjegjshmërinë e të zgjedhurve për drejtimin e saj. Kjo situatë ka vënë të gjithë strukturën e BSH-së para një sprove të vështire që duhet përballuar me maturi e pjekuri.

Për më shumë, në respekt të etikes dhe ligjit mund të shprehem vetëm para Kuvendit, si organi më i lartë i sovranit që më ka zgjedhur”, u shpreh Meksi.

Ban Ki-moon kërkon zgjatje të armëpushimit në Gazë

0

Bombardimet ne GazaSekretari i Përgjithshëm i OKB-së e mirëpriti armëpushimin 72 orësh në Rripin e Gazës, por ai tha se ai erdhi me një çmim tepër të madh.

“Zëri i Amerikës” nga OKB njofton se Ban Ki-moon bëri thirrje që t’i jepet fund përgjithmonë ciklit të dhunës së izraelitëve dhe palestinezëve:

Vendet arabe kërkuan një takim urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar gjendjen në Gazë, ku Kombet e Bashkuara thonë se janë vrarë më tepër se 1,800 palestinezë dhe rreth 450,000 të tjerë janë zhvendosur gjatë katër javëve të veprimeve ushtarake të ushtrisë izarelite dhe militantëve të Hamasit.

Ban Ki-moon i tha vendeve anëtare se vetëm një marrëveshje politike e negociuar mund t’u sjellë sigurinë dhe paqen të dyja palëve:

“Do ta vazhdojmë përsëri kështu, ndërto dhe shkatërro, ndërto dhe shkatërro? Ne do të ndërtojmë përsëri, por kjo duhet të jetë hera e fundit që rindërtojmë. Kjo duhet të marrë fund tani. Ata duhet të kthehen në tryezën e negociatave.”- tha ai.

Zoti Ban po ashtu përsëriti zemërimin e tij lidhur me bombardimin e objekteve të OKB-së në Gazë, ku ishin strehuar civilët, duke thënë se flamuri i Kombeve të Bashkuara duhet të respektohet dhe të sigurojë mbrojtjen e personave në nevojë;

“Strehimet e OKB-së duhet të jenë zona të sigurta dhe atje të mos zhvillohen luftime. Ata që e shkelin këtë marrëveshje duhet të vihen para përgjegjësisë dhe drejtësisë. Në rastin më të fundit të bombardimit të një objekti të OKB-së, izraelitët ishin informuar për vendndodhjen e tij 33 herë.”

11 punonjës të OKB-së janë vrarë në Gazë gjatë konfliktit dhe Sekretari i Përgjithshëm tha se ata do të nderohen të enjten, kur të ngrihet me gjysëm shtize flamuri i OKB-së.

Zyrtarë të lartë të OKB-së e informuan Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për keqësimin e situatës humanitare në Gazë, ku ata thanë se sistemi publik i shëndetësisë është drejt shkatërrimit; uji, energjia elektrike dhe sistemet sanitare kanë përsuar dëmtime të mëdha dhe mijëra palestinezë kanë nevojë për ushqime dhe furnizime të tjera bazë.

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar $367 milionë dollarë për plotësimin e nevojave të menjëhershme të popullsisë në Gazë.

13 librat që nuk duhen humbur

0

Rexhep QosjaÇdo njeri është i dhënë pas diçkaje dhe sa më e rëndësishme të jetë ajo “diçka”, sa më e madhe, aq më e çmuar është jeta e njeriut. Në Prishtinën e pas viteve ‘60, Rexhep Qosja, një i ri i ardhur nga Kelmendi, kishte zbuluar atë ndjesinë e pakrahasueshme që të japin librat. As ëndërrimet më të mëdha nuk mund të krahasoheshin me atë çfarë të ofronte leximi i një libri. Kur në vitet ‘70 la Prishtinën për të vijuar studimet në kryeqendrën e ish-Jugosllavisë, Beogradin, ai rrëmonte libraritë në çdo skutë të qytetit për të blerë libra. Biblioteka e madhe e Universitetit të Letërsisë në Beograd nga ku kanë dalë një kastë e tërë intelektualësh kosovarë, që do të orientonin me idetë dhe projektin e tyre atë çfarë sot Kosova jeton, pavarësinë e saj, do të ishte për Qosen një parajsë e vogël, nga ku nuk donte të dilte.

Librat do të mbrehnin dalëngadalë kritikun brenda tij, dhe do të krijonin letrarin modern, të një vendi me të cilin kishte gabuar historia. Që në fillimet e tij, teksa fliste për rolin e kritikës, ai do të shprehej se “realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm”. E këtë romantizëm, Qose do ta kishte për atdheun. Që nga “Vdekja më vjen prej syve të tillë” e gjithë korpusi i veprave të tij kanë brenda fatin e intelektualit. Nuk mund të kishte një kah tjetër gjithë letërsia e studimi i tij, teksa rritej bashkë me ato çfarë jetonte Kosova.

Duket sikur atdheu është letërsia e Qoses. Një atdhe gjithnjë i shqetësuar dhe pse autori do ta shohë si romantik në trishtimin e tij. Por cilët kanë qenë librat që tronditën botën e Qoses, ata që i dhanë një kah tjetër jetës së tij? Cilët janë për të librat që nuk duhen humbur pa lexuar në Bibliotekën e madhe të Botës? “Psalme murgu”, vëllimi poetik që Asdreni e shkroi më 1930, ku ndiheshin tonet pesimiste pas revolucionit të qershorit, është një libër i dashur për Qosen, që nuk do të donte ta humbte. Rexhep Qose është një nga njohësit më të mirë të letërsisë së Asdrenit. Me jetën dhe veprën e tij ai mori titullin “Doktor i shkencave filologjike” në vitin 1971. Vargjet tek “Psalme murgu” janë të trishta , ashtu si koha në të cilën janë shkruar. Për një shkrimtar që beson te tragjizmi i fatit, “Edipi Mbret” i Sofokliut është një vepër e cila nuk ka si t’i mungojë librave që s’duhen humbur. Fati i Edipit i cili dashuroi të ëmën dhe u martua me të, është ironia e madhe e jetës, e cila vijon që t’i flasë ende shekullit XXI, si të ishte shekulli V kur Sofokliu e krijoi. E duke u ndalur te klasikët, Dante Aligeri është një tjetër autor ku Qose do të ndalet.

“Komedia Hyjnore”, ku në një udhëtim imagjinar që zgjat vetëm tri ditë mund të takosh tre botë, parajsën, ferrin dhe purgatorin është ndoshta një nga librat që i flet moralit njerëzor. Është vështirë të ritregohet me disa fjalë subjekti i tërësishëm i Komedisë, në fakt, temat janë të ndryshme dhe ndërrojnë shumë herë. Elementet bashkuese janë prania e përhershme dhe e qëndrueshme e disa protagonistëve dhe tema e udhëtimit, i cili mund të shihet po ashtu si një ndryshim moral e fetar i personazheve. Protagonistët e këtij udhëtimi janë tre: I pari është Dantja, simbol i shpirtit njerëzor, i dyti është Virgjili, simbol i arsyes njerëzore, udhëheqës i tij nëpër Ferr dhe Purgator, e treta është Beatriçja simbol i dashurisë hyjnore, e cila e udhëheq Danten nëpër rrugët e ngritjes shpirtërore, rrugë e cila përfundon në Parajsë.

Dantja vepron si profet, që flet në interes të Zotit për gjithë njerëzinë. Udhëtimi i tij është një alegori për përparimin njerëzor në tokë dhe i përparimit të tij drejt Zotit (Zot në këtë rast nënkupton përsosmërinë drejt së cilës njeriu synon gjithë jetën). Aligeri e kërkon shpërthimin te Perëndia dhe te besimi i thellë në forcën krijuese të mendjes njerëzore. Poeti këtu paraqitet si një kritikues i pamëshirshëm, i zjarrtë dhe i pasionuar që sulet kundër veseve, për të luftuar të keqen, për të vendosur mbi tokë një jetë më të drejtë e më të lumtur.

E duket se klasikët janë një prehje e bukur për Qosen. Shekspiri, ai që e bëri të pavdekshme jo vetëm letërsinë angleze, është një tjetër autor që ai do ta rrëmbente nga libraria e madhe e botës, për ta vendosur në një cep me librat e zgjedhur të tij. Mes komedive dhe tragjedive të tij, ai do të zgjidhte Hamletin, si një mënyrë për të ndier madhështinë e tragjizmit. E në kohët kur shpirti duket sikur i është shitur djallit, Fausti i Gëtes do të ishte një libër si një pasqyrë për të kuptuar botën. Fausti ka lënë gjurmë tek Qose si beteja e vështirë mes njeriut dhe djallit, ku dalin në pah dobësitë dhe kurthet njerëzore. Dëshirat e pafundme të Faustit janë dëshira që gjithnjë na çojnë në kufirin e lehtë që na ndan nga gabimet.

Fausti është një rrëfim jo vetëm për njeriun e djeshëm por edhe për atë të sotëm. “Vëllezërit Karamazov” i Dostojevskit është një tjetër libër që Qose e veçon.

Libri ku copëtohen idetë mekanike të botës së brendshme të njeriut dhe kufijve, të cilin Qose nuk resht së rilexuari. “Kur shoh pas të kaluarën dhe mendoj se sa kohë humba me kotësira, e me gabime; se si e humba kohën time, pa ditur si të jetoj, e pa mundur ta çmoj kohën; kur mendoj se mëkatova ndaj vetes sime dhe shpirtit tim, atëherë zemra ime rënkon. Jeta, vëllai im, është një dhuratë, jeta është lumturi. Çdo minutë duhet të jetë një shekull lumturie.

Tani, duke ndërruar mënyrën e jetesës, rilindem në një njeri të ri”, do t’i shkruante Dostojevski të vëllait, pasi e falën nga dënimi me vdekje. Një hap për t’u larguar nga vetmia, është të hapësh një libër të Dostojevskit. “Lulet e së keqes” shkruar nga Bodler, është një tjetër vëllim poetik të cilën Qose e veçon, si një manual për të mësuar të bashkëjetosh me të keqen. E keqja mund të mundet nëse ti jeton me të. Bodler mendonte se detyra e tij ishte të nxirrte të bukurën nga e keqja dhe këtë e dëshmon me këtë vepër. “Kujtimet nga ana tjetër e varrit” e Shatobrianit është një tjetër libër i vyer për Qosen. “Uliksi”, libri që i dha jetë prozës moderne, nuk ka si të mungojë në bibliotekën e një kritiku të mirë të letërsisë. Me këtë libër Xhojsi ndryshoi konceptin mbi romanin, dhe konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të shekullit XX.

Pak libra kanë arritur të depërtojnë në mënyrë kaq intime në thellësi të ndërgjegjes dhe kaosit të jetës moderne. Uliksi vërteton faktin se jeta e zakonshme shfaq një domethënie epike nëpërmjet fuqisë dhe gjenisë së një romancieri i cili i çkyq të fshehtat e tij dhe gjurmon modelet universale. “Zoti, jeta dhe vepra”, një libër i thellë psikologjik i Zhak D’Ormeson, është një tjetër libër që Qose e merr nga moria e pafund e librave të botuar ndër shekuj.

Udhëtimin e tij në letërsinë e huaj, Qose e mbyll me nobelistin Gabriel Garia Markez, i cili u nda nga jeta vetëm pak muaj më parë. “Njëqind vjet vetmi” nuk është vetëm ngritja dhe rënia e familjes Buendia dhe e fshatit Macondo, themeluar prej saj në zemrën e Kolumbisë, por një histori ku mund ta gjejë veten çdo njeri, dhe çdo vend. Realizmi magjik i Markezit ishte i bukur, pasi ishte real. Ashtu si Servantes, apo Dante Aligeri, apo librat e tragjedive greke, letërsia krijonte një frymëmarrje të lehtë që përhapej kudo tek ty, pikërisht se kishte lindur prej jetës. E teksa ka përfunduar udhëtimin në bibliotekën e botës, Qose kthehet sërish në Bibliotekën shqiptare për të marrë prej saj dy libra që nuk do kurrsesi t’i mungojnë librave që s’duhen humbur. Ato janë “Lulet e verës” së Naim Frashërit dhe “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës.

Librat që zgjedh Rexhep Qose

– “Lulet e verës” Naim Frashëri

– “Psalme Murgu”, Asdreni

– “Lahuta e Malcis”, Gjergj Fishta

– “Edipi Mbret”, Sofokliu

-“ Komedia Hyjnore”, Dante Aligeri

– “Hamleti”, Shekspir

– “Fausti”, Gëte

– “Vëllezërit Karamazov”, Dostojevski

– “Kujtimet nga ana tjetër e varrit”, Shatobriani

– “Lulet e së keqes”, Bodler

– “Uliksi”, Xhejms Xhojs

– “Zoti jeta dhe vepra”, Zhan D’Ormeson

– “Njëqind vjet vetmi”, Gabriel Garsia Markez

Urdhërarrest edhe nga gjykata

0

Gani Geci-ish deputetGani Geci është në kërkim policor por gjykata ende nuk ka lëshuar urdhër për ta arrestuar atë. Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar nga Gjykata që të lëshojë fletëarrest për të dyshuarin që e ka vrarë Ruzhdi Shaqirin të hënën në Skënderaj. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Shyqeri Syla, tha për Tribunën se prokuroria të mërkurën ka dorëzuar kërkesën në gjykatë për të lëshuar urdhërarrestin për Gecin.

“Ne i kemi dorëzuar sot (e mërkurë) tash po presim vendimin e Gjykatës”, tha Syla. Edhe gjyqtari Ali Kutllovci konfirmon se kanë pranuar një kërkesë nga Prokuroria për të lëshuar urdhërarrest për të dyshuarin. “Ne e kemi marrë kërkesën dhe jemi duke mbledhur prova për të lëshuar pastaj urdhërarrestin për të”, tha Kutllovci të mërkurën pasdite.

Në anën tjetër, Geci është vënë në kërkim nga Policia por që nga e hëna në mbrëmje kur edhe ka ndodhur vrasja ai ende nuk është arrestuar. “Geci është në kërkim policor por që nga dita e vrasjes policia ende nuk ka hasur në të. Në momentin që do të takohet nga policia, ai do të arrestohet”, tha për Tribunën zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti. /Tribuna/