19.9 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025
Home Blog Page 7857

Lufta e Tretë Botërore, viti 2034

0

Austria-ushtriaaLajmi i mirë është se Kina nuk do luftë tani dhe në të ardhmen e afërt, pikësëpari sepse Pekini e di shumë mirë se shanset nuk janë në anën e tij. Por nëse hedhim sytë 20 vite në të ardhmen, në vitin 2034, rrethanat do të kenë ndryshuar rrënjësisht.

JO TANI

Ka tre arsye përse lufta nuk ka gjasa të ndodhë së afërmi.

Së pari, pavarësisht rritjes ekonomike vjetore dyshifrore në buxhetin për mbrojtjen, ushtria e Kinës mbetet ende shumë prapa asaj të SHBA. Kinës do i duhen 15 deri 20 vite që të barazohet apo pothuajse barazohet me forcat aleate SHBA-Japoni në brigjet e Azisë lindore.

Së dyti, pavarësisht gjithë zërave për ndërvarësi reciproke, Kina varet nga Amerika shumë më tepër se sa Amerika varet nga Kina. Kina vazhdon të ketë varësi të fortë nga SHBA dhe aleatët e saj, BE dhe Japonia, duke qenë se janë tregjet kryesorë të eksporteve të saj si dhe burimet për teknologjinë e përparuar. Në tërësi, varësia e Kinës ndaj tregjeve të huaj është shumë e lartë, teksa raporti i tregtisë me GDP-në është 53%. Kina importon shumë lëndë të para, si nafta dhe minerali i hekurit.

Duke qenë se mallrat e saj të importit transportohen përmes detit, Kina do të ishte tejet e cënueshme nga një bllokadë detare, e cila ka shumë gjasa të organizohet nga SHBA në rast të një konflikti të madh. Si për arsye ekonomike, edhe për arsye strategjike, qeveria kineze ndjek politika për të reduktuar varësinë e vendit nga tregjet e huaj, duke u përpjekur ta ndryshojë nga një model i orientuar nga eksportet, tek burimet e brendshëm të rritjes ekonomike. Ajo po bën gjithashtu përpjekje të sigurojë lëndë të para në vendet dhe rajonet pranë Kinës, si Azia Qendrore, Rusia apo Birmania, me qëllim që të ulë varësinë nga transporti detar. Megjithatë, për të paktën 15 apo 20 vitet e ardhshëm, varësia e Kinës nga sistemi ekonomik global i dominuar prej perëndimit do të mbetet e madhe.

Së treti, Kinës do i duhej të konfrontohej jo vetëm me SHBA, por edhe me aleatët aziatikë të Amerikës, përfshirë Japoninë, Australinë dhe ndoshta Indinë. Kështu që Kina ka nevojë për të paktën një aleat të madh si dhe disa aleatë më të vegjël. Aftësia e Kinës për të paraqitur një sfidë serioze do të varet në një masë të madhe nga formimi i një blloku gjeopolitik euraziatik mes Pekinit dhe Moskës. Kjo gjë po ndodh tani, por do të kërkojë pak më shumë kohë.

Përfundimi: gjatë 15-20 viteve të ardhshëm, një luftë e madhe në Azi nuk ka gjasa të ndodhë, sepse Pekini do të luajë një lojë të matur. Edhe nëse një përplasje ushtarake do të ndodhë, do të jetë e shkurtër, teksa Kina do të frenohet me shpejtësi prej forcës së Amerikës. Megjithatë, rreth vitit 2030, ekuilibri ka gjasa të ndryshojë, nëse Kina do të jetë e suksesshme në: 1) ngushtimin e hendekut ushtarak me SHBA; 2) uljen e varësisë së ekonomisë së saj nga tregjet perëndimorë dhe lëndët e para nga jashtë; 3) formimin e një strukture aleancash.

2034: Koalicioni i indo-paqësorit përballë aleancës euraziatike

Në fakt ka një numër të pafundëm të ardhmesh alternative. Shpërthimi i Luftës së Tretë në Azi mund të mos jetë më i mundshmi, megjithatë nuk është as edhe më i pamunduri.

Të imagjinojmë këtë skenar për 2034-ën.

2034. Kina – e cila 4 vjet më parë përfundoi ribashkimin me Taivanin – është gjithnjë e më e shqetësuar për rritjen e fuqisë së Indisë. Në 2013-ën, India ia kaloi Kinës duke u bërë vendi me popullsi më të madhe në botë. Edhe më e rëndësishme, India me popullsinë e saj shumë më të re në moshë dhe me ekonominë e saj dinamike, ka patur tashmë një rritje më të shpejtë se sa Kina. India po modernizon me shpejtësi forcat e saj të armatosura, që brenda pak vitesh mund të paraqesë një sfidë serioze për Kinën. Teksa rivaliteti Kinë-Indi për supremacinë në Indi arrin kulmin, Pekini vendos ë sulmojë i pari – përpara se Nju Delhi të ketë një shans për të ngushtuar hendekun. Kjo ngjan me mënyrën se si në vitin 1914, shqetësimet e Gjermanisë për rritjen e vazhdueshme të aftësive strategjike të Rusisë kontribuan për vendimin e Berlinit në favor të luftës, pas krizës së Sarajevës. Mes udhëheqjes gjermane kishte një besim që, në 1917 Rusia do të përfundonte programet e saj të modernizimit të ushtrisë dhe dritarja e mundësive do të mbyllej.

Duke përmendur futjen e hundëve të indianëve në Tibet dhe inkursionet përgjatë kufirit të diskutuar të Himalajeve, forcat kineze hidhen në ofensivë në zonat kufitare dhe godasin bazat detare dhe ajrore indiane. Sulmi ndaj Indisë do të thotë luftë me Japoninë, pasi Tokio dhe Nju Delhi kanë firmosur një marrëveshje reciproke mbrojtjeje në 2031-shin – pikërisht për t’u siguruar nga një sulm i mundshëm i Kinës. Në të njëjtën kohë, me sulmin në Indi, Marina e PLA merr Senkakusin dhe përpiqet të marrë edhe ishujt Ryukyu.

Në vitin 2032, amerikanët tërhoqën forcat e tyre nga Japonia, pasi prisnin që pakti Japoni-Indi dhe fakti që Japonia, në vitin 2029 ishte bërë fuqi bërthamore do të mjaftonte për të frenuar Kinën. Kinezët, nga ana e tyre, kanë vënë një bast që SHBA, pasi është përshkuar nga një frymë izolacioniste, nuk do të ndërhyjë në anën e Japonisë. Megjithatë, pas një farë hezitimi, SHBA hyn në luftë kundër Kinës. Kjo mund të jetë një përsëritje e ngjarjeve të 1914-ës, kur Berlini llogariti gabimisht se Londra do të qëndronte jashtë nëse Gjermania hynte në luftë kundër Francës dhe Rusisë.

Dy prej aleatëve të Amerikës në Paqësor, Australia dhe Filipinet, ashtu si dhe tre anëtarë të NATO-s – Kanadaja, Britania dhe Polonia i shpallin luftë Kinës. Kështu, krijohet koalicioni Indo-Paqësor anti Kinë i SHBA, Indisë dhe Japonisë. Kina nuk është e vetme në këtë luftë. Në vitin 2025, Kina, Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Pakistani firmosin Marrëveshjen Euraziatike – një pakt kolektiv mbrojtjeje që u shndërrua në krahun politiko-ushtarak të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Mongolia u detyrua të hyjë në këtë marrëveshje në vitin 2033.

Rusia siguron Kinën nga veriu, i ofron asaj lëndë të para dhe pajisje ushtarake, si dhe dërgon një numër të kufizuar personeli ushtarak, si pilotë gjuajtësish dhe operatorë avionësh të telekomanduar për të luftuar në njësitë kineze. Përvec kësaj, përfshirja e drejtpërdrejtë e Rusisë në teatrin e indo-paqësorit është minimale. Moska është kryesisht e shqetësuar me Europën Lindore, sidomos Ukrainën, ku forcat properëndimore të mbështetura nga BE dhe NATO janë përpjekur të rimarrin kontrollin në Ukrainën lindore dhe jugore që, përpara se të shpërthente lufta në Azi, kishin qenë zonë ruse e influencës. Rusia dhe BE/NATO, ndërkohë që nuk janë formalisht në luftë, janë të përfshirë në një konflikt përmes të tretëve në Ukrainë.

Korea, e cila që nga viti 2027 ka qenë një konfederatë e veriut dhe jugut, qëndron e papërfshirë. Vendet e Azisë Juglindore (përvec Filipineve) shpallin gjithashtu neutralitetin e tyre, ashtu sic bëjnë dhe shtetet afrikanë, amerikano latinë dhe të Lindjes së Mesme.

LUFTE BOTERORE, VERSION I KUFIZUAR

Në terma luftarakë, Lufta e Tretë do të jetë shumë e ndryshme nga luftërat e shekullit 20. Së pari, palët kryesore do të jenë fuqi bërthamore. Duke qenë se përdorimi i armëve bërthamore do të rezultojë në asgjësimin reciprok, palët do të frenohen. Nuk do të jetë ndryshe nga Lufta e Dytë, ku palët ndërluftuese kishin sasi të mëdha armësh kimike, por nuk i përdorën nga frika e kundërveprimit.

Armët bërthamore do të kenë gjithashtu një efekt zbutës sa i përket akteve tradicionalë të luftës. Një shtet ka gjasa të përdorë armë bërthamore si mjetin e fundit, sidomos nëse qendra e tij është e pushtuar apo nëse qytetet kryesorë bombardohen. Duke kuptuar këtë, pala tjetër mund të preferojë të mos e vërë kundërshtarin pas qoshes. Kjo mund të bëjë që zonat e ndërluftimit të kufizohen kryesisht në zonat periferike, larg prej rajoneve të populluar dhe industrializuar. Po kështu, strategët ushtarakë me shumë gjasa do të kujtojnë mësimet e të kaluarës, se një pushtim masiv nga toka në Azi është një luftë e humbur. Të gjithë këto do të bëjnë që fushëbetejat kryesore të Luftës së Tretë do të jenë deti, ajri, zonat malore si dhe hapësira kibernetike.

Një tjetër karakteristikë e Luftës së Tretë mund të jetë funksionimi i vazhdueshëm i diplomacisë dhe organeve ndërkombëtarë, që do të shërbejnë si kanale efektivë komunikimi mes kundërshtarëve. Shumë dekada ndërtimi institucionesh ndërkombëtarë mund të mos rezultojnë se kanë qenë të kota. Pasi kanë dështuar në parandalimin e luftës, institucionet ndërkombëtarë të paktën do të kufizojnë shtrirjen dhe zbusin efektet e saj. Edhe tregtia dhe transaksionet financiarë mes armiqve mund të mbijetojnë deri në një farë mase, pasi do të kalojnë mes vendeve neutralë si Korea, Singapori apo Turqia. Kjo do të jetë prova e fundit se ndërvarësia ekonomike dhe lufta nuk e përjashtojnë domosdoshmërisht njëra-tjetrën.

Ndoshta do të jetë një luftë e kufizuar. Si e tillë mund të mos kërkojë mobilizim total të burimeve njerëzorë dhe materialë. Në këtë kuptim, Lufta e Tretë do të jetë më e ngjashme me luftën e Spanjës apo Luftën 7-vjecare të shekullit 18, se sa luftërat botërore “totale” të shekullit që kaloi. Fakti që lufta do të ketë një nivel relativisht të kufizuar viktimash dhe nuk do të ketë nevojë për mobilizim total të burimeve mund të ketë pasojën e paqëllimshme që të zgjatet në kohë, në krahasim kjo me luftërat e të kaluarës, që përfundonin shpejt sepse burimet shteronin. Nëse një luftë nuk i tendos shoqëritë në një masë të papërballueshme, ato mund të mësojnë të jetojnë me të. Kështu që mund të ndodhë që Lufta e Tretë të jetë një tjetër Luftë Tridhjetëvjecare apo Pesëdhjetëvjecare.

Thënë kjo, gjithmonë do të ekzistojë rreziku që, në një moment, lufta “njerëzore” me intensitet të ulët, me zona mosluftimi të projektuara dhe kode sjelljeje mund të degjenerojë në një gjakderdhje më tradicionale me shumë viktima. As edhe përshkallëzimi drejt luftës bërthamore nuk mund të përjashtohet. Cilido qoftë rezultati, kjo luftë me siguri do i japë fund botës ashtu si e njohim.

/HuffingtonPost/ *Profesor, Universiteti Federal i Lindjes se Largme, Vladivostok, Rusi/ .

Përshtatur në shqip nga bota.al

Blloku “skanon” emërimet, transferet dhe tenderët

0

skaneriPërveç reagimit për ngarkimin me punë të Ramiz Lladrovcit në Tiranë, blloku paszgjedhor që pretendon të qeverisë në mandatin e ardhshëm, asnjëherë nuk ka potencuar se kush do të jetë objekt i rishikimit pasi të këtë ardhur në pushtet.

Mirëpo, zyrtarë nga tri subjektet që e përbëjnë bllokun politik, të kontaktuar nga gazeta, kanë thënë se shumë vendime të cilat nuk janë respektuar proceduat, do të anulohen, ndërsa vendimet që kanë shkelje ligjore, do të dërgohen në Prokurori.

Avni Arifi, këshilltar i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një prononcim për gazetën, ka thënë se asnjë vendim i marrë nga kjo qeveri që prej 30 qershorit e tutje, nuk është publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë dhe se këto vendime kanë të bëjnë me emërime dhe transfere të stafit politik në shërbyes civilë si dhe dhënie të tenderëve pa u respektuar procedurat.

“Çdo vendim i cili është marrë që prej 30 qershorit e tutje, nuk është publikuar në faqen e Kryeministrisë. Këto vendime kanë të bëjnë më dhënien e tenderëve, bëhet fjalë për emërime dhe transfere të stafit politik në shërbyes civilë si dhe për vazhdimin e kontratave në mënyre joligjore personave që udhëheqin me shërbyesit civilë. Ne do t’i rishikojmë të gjitha këto vendime dhe aty ku ka shkelje të proceduarave, ato vendime do të anulohen”, ka thënë Arifi. /Tribuna

Lindsay Lohan po i shijon pushimet

0

Lindsay LohanAktorja amerikane Lindsay Lohan është duke shijuar pushimet e saj në plazhet më të bukura të Evropës. Në fillim ajo ishte në ishullin Ibiza për të kaluar pastaj në plazhet e Greqisë.

Në disa foto të bëra, ajo dukej për mrekulli dhe linjat e saj trupore kanë bërë që të bien në sy të të gjithë atyre që gjendeshin në plazh.

Ajo është parë po ashtu duke biseduar me një njëri misterioz me të cilën dukeshin se po kalonin një bisedë të këndshme.

Lohan njihet si një aktore që ka aktruar mbi 27 filma në kinematografinë amerikane po ashtu njihet edhe si modele dhe producente.

Luten që mos t’i ndodhë gjë presidentes

0

thaci jahjagaHartuesit e Kushtetutës të Republikës së Kosovës nuk kanë dhënë shumë alternativa për zëvendësimin e kreut të shtetit. Kështu, akti më i lartë juridik nuk e ka të përcaktuar se kush mund ta marrë timonin e vendit në rast se presidenti/ja nuk mund ta ushtrojë funksionin e saj në një rrethanë kur vendi nuk ka as kryeparlamentar.

Me Kushtetutë, kryetari i Kuvendit është i vetmi zëvendësues i saj. Këtë vakum të krijuar njohësit e çështjeve kushtetuese e shohin si një arsye më shumë për ndryshime kushtetuese. Për profesorin Riza Smakën, mungesa e një zëvendësuesi tjetër të Presidentit, në rast kur vendi mbetet pa kryetar të Kuvendit, mund ta dërgojë vendin në një krizë të thellë institucionale.

Ai përveç tjerash ka një ide se kush do të mund të ishte zëvendësues i Presidentit, “Do të duhej të merrej sipas interpretimit juridik logjik, që kryetari i kuvendit të mëparshëm që edhe ashtu është kryesues për caktimin e agjendës të seancës konstituive, që përkohësisht ta zëvendësonte presidenten”, ka thënë Smaka../tribuna/

Mijëra vetave u rrezikohet puna pas mbylljes së universiteteve në Shqipëri

0

fakultetet tiranPasojat e mbylljes së disa institucioneve private të arsimit të lartë në Shqipëri janë ndier edhe në Kosovë.

Mijëra të diplomuar atje ka rrezik të mbesin pa punë, meqë MASHT-i nuk i konsideron si kuadër profesional.

MASHT-i s’mban përgjegjësi për ish-studentët kosovarë në Shqipëri

Shumë kuadro, kryesisht të fushës së mjekësisë, punojnë në Kosovë me diploma të institucioneve private të arsimit të lartë në Shqipëri, e që nga e mërkura janë mbyllur me vendimin e Qeverisë në Tiranë. Ata ka shumë shanse të humbin vendet e punës, meqë këto kualifikime nuk do të njihen nga institucionet e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë gjë e kanë thënë të mërkurën për gazetën përfaqësues të një grupi të ish-studentëve kosovarë që kanë studiuar në Shqipëri, të cilët prej kohësh kanë kërkuar nostrifikimin e atyre diplomave nga MASHT-i, përcjell koha.net. Ata kanë kërkuar nga MASHT-i që t’i verifikojë dhe t’i publikojë emrat e atyre që morën diploma nëpërmjet rrugëve ilegale dhe të mos i fusin në një thes të gjithë ata që kanë diplomuar në Shqipëri.

Dialogu të kushtëzohet me zbatimin e Marrëveshjes

0

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselSerbia refuzon t’i zbatojë pikat kryesore të Marrëveshjes së Brukselit.Shumë pika të Marrëveshjes së 19 prillit të vitit të kaluar, të cilat tanimë do të duhej të ishin përmbushur, kanë ngecur për shkak të refuzimit të Serbisë që t’i zbatojë ato.

Analistët thonë se formati aktual i dialogut me Serbinë është shteruar dhe nuk ka logjikë të vazhdojë më tej pa u implementuar pikat më të rëndësishme, të cilat dalin nga Marrëveshja e 19 prillit, sikurse është ajo për shuarjen e strukturave ilegale të Serbisë dhe krijimin e Gjykatës Themelore në veri.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se faj shumë të madh për ngecjet gjithashtu ka edhe Qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi, e cila vazhdon të ketë komunikim me Serbinë, edhe pse kjo e fundit nuk ka zbatuar parimet bazike. Madje, sipas Korenicës, situata vetëm sa është tensionuar edhe më shumë në veriun e Kosovës me vendosjen e barrikadave. Ka përmendur dy gjëra themelore që rrjedhin prej kësaj marrëveshjeje,, shkruan sot Koha Ditore.

Analistët thonë se e ardhmja e dialogut do të varet edhe nga ajo se kush do të udhëheqë Qeverinë e ardhshme dhe nëse aty do të jetë faktor kryesor Lista Serbe

Vendimi në favor të PDK-së krijon ngërç institucional

0

GjykataKushtetuese e KosovesNëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Partisë Demokratike, gjatë shqyrtimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetushmërisë së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, në seancën e 17 korrikut, atëherë sipas ekspertëve, Kosova do të futet në fazën e ngërçit politik dhe institucional. Madje, ata thonë se një vendim i tillë mund edhe ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Kushtetuesja vlerësimin do ta bëjë më 21 gusht.

E nëse shansi i jepet koalicionit LDK-AAK-Nisma, atëherë sipas tyre i hapet rrugë krijimit të shpejtë të institucioneve, pavarësisht se ky proces ndikohet edhe nga mbështetja e lëvizjes “Vetëvendosjes” dhe Listës Serbe.

Analisti politik, Shpend Kursani, ka thënë se e tërë rrjedha e ngjarjeve varet se mbi çfarë baze do të mund të anulohet zgjedhja e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit dhe se çfarë do të sugjerojë pastaj Gjykata Kushtetuese.

Nëse Kushtetuesja e anulon zgjedhjen e Isa Mustafës për shkak të shkeljes së disa procedurave teknike dhe vendimi merret në favor të koalicionit opozitar, Kursani parashikon përsëritje të seancës konstituive dhe votim të sërishëm të Mustafës. Me kryetar Kuvendi të pakontestuar, sipas tij, do të vazhdohet me krijimin e Qeverisë, kuptohet nëse do të ekzistojnë numrat nga VV-ja apo nga Lista Serbe.

Ndërkaq, Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se janë më shumë se dy skenarë që lidhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përcjell koha.net. Sipas Dolit, mosanulimi i vendimit nga ana e Gjykatës do të nënkuptojë që Kuvendi duhet të fillojë procedurat e zgjedhjes së nënkryetarëve të mbetur dhe konstituimin e Kryesisë. “Natyrisht pas propozimit të presidentes të fillojnë procedurat për formimin e Qeverisë së ardhshme sipas udhëzimeve të dhëna në vendimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese”/Koha Ditore/

54 kallëzime penale ndaj zyrtarëve policor

0

policia 7Edhe pse janë të thirrun për me mbrojt rendin dhe ligjin, nuk janë të paktë zyrtarët policor të cilët e shkelin ligjin tue kry vepra të ndryshme penale.

Vetëm në 6 muejt e parë të këtij viti Inspektorati Policor i Kosovës ka ngrit ma shumë se 40 kallëzime penale ndaj zyrtarëve policor të Kosovës, transmeton Rrokum.

Simbas zyrtarëve t’IPK nga 1 Kallnor deri me 30 Qershor të këtij viti, ky institucion ka ngrit 54 kallëzime penale ndaj zyrtarëve policor, 29 prej tyne janë dërgue me raport të veçantë si dhe 33 raste janë në proces të hetimit.

Simbas zhadhansit t’Inspektoratit Policor te Kosoves, Arber Beka, janë 34 raste ku zyrtarët policor dyshohen për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtarë, 22 raste rrezikim i trafikut publik, 18 lëndim i randë trupor, 10 raste kanosje, si dhe 9 falsifikim i dokumentit zyrtar.

Gjatë hetimeve të rasteve penale nga Deparatamenti i Hetimeve t’IPK, simbas Bekes, veprat ma të shpeshta për të cilat dyshohen se i kanë krye këta zyrtar policor janë Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Rrezikimi i Trafikut Publik, Lëndim i Lehtë Trupor, Kanosje, si dhe Falsifikimi i Dokumentit Zyrtar.

Bazue në të dhanat e IPK për gjashtë mujorin e këtij viti në total IPK ka pranue dhe hetue 52 raste të veprave penale me elemente të korrupsionit dhe veprave tjera kundër detyrës zyrtare, ndër të cilat ma të shpeshtat janë 28 raste të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, 7 raste marrje e ryshfetit, 3 raste dhanie e ryshfetit, 3 raste Ushtrim i ndikimit, 2 raste Zbulim i fshehtësisë zyrtare dhe 9 raste Falsifikimi i dokumentit zyrtar.

Trajtimi me prioritet i rasteve me elemente korruptive dhe reduktimi në maksimum i rasteve që janë në pritje asht mbetet si objektivë në vazhdimësi për Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Ndërkohë, në vitin 2013 Inspektorati Policor ka realizue katër inspektime të rregullta dhe dy të jashtëzakonshme ku janë inspektue 81 njisi policore dhe janë inspektue 142 dosje të ndryshme dhe janë intervistue rreth 152 zyrtarë policorë të të gjitha gradave dhe pozitave.

Pirateria vazhdon të jetë e pranishme në treg

0

Pirateria-cd-dvdMbi 35 mijë kopje të materialeve të ndryshme pirate janë konfiskuar nga Task­Forca e themeluar vitin e kaluar nga Ministria e Kulturës.

Nga pirateria në Kosovë kryesisht po e pësojnë produksionet muzikore dhe ato filmike. Probleme në masë më të vogël, po ashtu kanë edhe shtëpitë botuese, transmeton RTK.

Pirateria vazhdon të jetë e pranishme në tregun kosovar. Edhe pse vitin e kaluar Qeveria e Kosovës themeloi Task­Forcën kundër piratërisë, kjo dukuri ende nuk ka mundur të zhduket. E nga kjo më së shumti po pësojnë produksionet muzikore dhe ato filmike me të drejta të autorit. Kurse shtëpitë botuese të librave po e pësojnë në masë më të vogël.

“Ne jemi duke u dëmtuar shumë. Ne i bëjmë të gjitha materialet dhe produktet jashtë Kosovës e paguajmë doganën e paguajmë TVSH, kurse në Kosovë ka produksione të cilat nuk janë as të regjistruara askund. Ne vetëm vitin e kaluar kur hyri e drejta e autorit vetëm për një muaj kemi pagua mbi 5000 euro”, tha drejtori i produksionit Eurolindi, Daut Avdimetaj.

Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës thonë se që nga themelimi i Task ­Forcës janë konfiskuar mbi 35 mijë kopje të materialeve të ndryshme pirate. Sipas Valon Kashtanjevës, pirateria është duke shënuar rënie.

“Mund të ju them me siguri të plotë se pirateria është ulur por ne jemi duke bërë plane të tjera por duhet ditur që kjo dukuri është prezentë që nga paslufta dhe është pak problem të çrrënjosim në tërësi por jemi duke punuar me intensitet të shtuar”, tha drejtori i zyrës për të drejtat e autorit ne MKRS, Valon Kashtanjeva.

Kashtanjeva ka bërë të ditur se në muajt në vijim do të ketë aksione më të shpeshtame qëllim të luftimit të piraterisë. Sipas tij, është e vështirë për ta larguar tërësisht atë nga tregu. Pirateria mbetet shqetësuese për autorët të cilët kërkojnë që Task-Forca të jetë më efektive në këtë drejtim. Në kuadër të Task­Forcës janë të përfshira disa institucione përkatëse ku hyjnë edhe Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut.

Grabovci: Ne nuk jemi linçues

0

AdemGrabovci6-05Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci duke komentuar vendosmërinë e bllokut opozitar, LDK, AAK, Nisma për të refuzuar çfarëdo bashkëpunimi me PDK-në ka thënë se demokracia funksionon mbi parimin e debatit dhe jo të përjashtimit, gjë të cilën sipas tij po e bëjnë LDK, AAK e Nisma.

“Alfa dhe omega e demoracisë është debati, aty ku nuk ka debat nuk ka demokraci dhe emërtimin e dini ju dhe çdo qytetarë i Kosovës, PDK-ja nuk udhëhiqet nga logjika e përjashtimit të askujt, nga linqimi i askujt, por nga logjika e debatit dhe e bashkëpunimit”, ka thënë Grabovci për gazetën “Zëri”.

Ai m ëtej ka shtuars se shqetësimi dhe angazhimi i PDK-së është se si të ndërtojnë institucione kredibile të fuqishme, të cilat do të jenë në gjendje të marrin vendimet e duhura. Grabovci ka thënë se deputetët në Kuvend do të votojnë për zhbllokimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Ne kemi besim tek përfaqësuesit e popullit se ata do ta orientojnë votën e vet në përputhje me besimin e qytetarëve dhe besimi i qytetarëve u është dhënë për të zhbllokuar jetën dhe për krijimin e një jetë më të mirë për qytetarët, e jo për të bllokuar jetën e qytetarëve”, ka deklaruar Grabovci.