13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Ban Ki-moon kërkon zgjatje të armëpushimit në Gazë

Bombardimet ne GazaSekretari i Përgjithshëm i OKB-së e mirëpriti armëpushimin 72 orësh në Rripin e Gazës, por ai tha se ai erdhi me një çmim tepër të madh.

“Zëri i Amerikës” nga OKB njofton se Ban Ki-moon bëri thirrje që t’i jepet fund përgjithmonë ciklit të dhunës së izraelitëve dhe palestinezëve:

Vendet arabe kërkuan një takim urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar gjendjen në Gazë, ku Kombet e Bashkuara thonë se janë vrarë më tepër se 1,800 palestinezë dhe rreth 450,000 të tjerë janë zhvendosur gjatë katër javëve të veprimeve ushtarake të ushtrisë izarelite dhe militantëve të Hamasit.

Ban Ki-moon i tha vendeve anëtare se vetëm një marrëveshje politike e negociuar mund t’u sjellë sigurinë dhe paqen të dyja palëve:

“Do ta vazhdojmë përsëri kështu, ndërto dhe shkatërro, ndërto dhe shkatërro? Ne do të ndërtojmë përsëri, por kjo duhet të jetë hera e fundit që rindërtojmë. Kjo duhet të marrë fund tani. Ata duhet të kthehen në tryezën e negociatave.”- tha ai.

Zoti Ban po ashtu përsëriti zemërimin e tij lidhur me bombardimin e objekteve të OKB-së në Gazë, ku ishin strehuar civilët, duke thënë se flamuri i Kombeve të Bashkuara duhet të respektohet dhe të sigurojë mbrojtjen e personave në nevojë;

“Strehimet e OKB-së duhet të jenë zona të sigurta dhe atje të mos zhvillohen luftime. Ata që e shkelin këtë marrëveshje duhet të vihen para përgjegjësisë dhe drejtësisë. Në rastin më të fundit të bombardimit të një objekti të OKB-së, izraelitët ishin informuar për vendndodhjen e tij 33 herë.”

11 punonjës të OKB-së janë vrarë në Gazë gjatë konfliktit dhe Sekretari i Përgjithshëm tha se ata do të nderohen të enjten, kur të ngrihet me gjysëm shtize flamuri i OKB-së.

Zyrtarë të lartë të OKB-së e informuan Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për keqësimin e situatës humanitare në Gazë, ku ata thanë se sistemi publik i shëndetësisë është drejt shkatërrimit; uji, energjia elektrike dhe sistemet sanitare kanë përsuar dëmtime të mëdha dhe mijëra palestinezë kanë nevojë për ushqime dhe furnizime të tjera bazë.

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar $367 milionë dollarë për plotësimin e nevojave të menjëhershme të popullsisë në Gazë.

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre. Sipas policisë, rasti ka...

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Lajmet e Fundit