27.2 C
Prizren
E hënë, 1 Shtator, 2025
Home Blog Page 7876

Qëllohet në pritë oficeri i policisë në Malësinë e Madhe

0

Policia-shqiperiNjë oficer policie i komisariatit të Malësisë së Madhe u plagos mbrëmë rreth mesnatës. Kastriot Preçi ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacionit zyrtar Preçi dhe një tjetër oficer morën një telefonatë për grabitje tek shinat e trenit. Por, sapo mbërritën aty, në drejtim të tyre u qëllua me armë zjarri, ku për pasojë mbeti i plagosur 45 vjeçari.

Ka dyshime se telefonata ishte bërë për të nxjerrë punonjësin e policisë në pritë me qellim vrasjen e tij. Policia po heton për zbardhjen e telefonatës dhe identifikimin e dy personave të sulmit me armë zjarri.

Ndjekje penale për maqedonasin, mashtronte dhe vidhte qytetarët

0

pasaporta maqedonase1Ka nisur procedimi penal për maqedonasin, Vasko Gonov, pas akuzave për mashtrim kundrejt këtij të fundit.

Përfaqësuesi i agjencisë së punësimit “Help Emigration”, dyshohet se ka mashtruar duke vjedhur shuma prej 600 eurosh. Gonovi mashtronte qytetarët duke u premtuar viza për në Kanada.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se po vijojnë hetimet për arrestimin e këtij shtetasi.

Erdogan kthen mbrapsht vlerësimin e hebrenjve

0

Erdogan-kryeministri i TurqiseKryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, do të rikthejë një çmim të marrë në vitin 2004 nga Kongresi Amerikano-Hebraik, i cili e ka akuzuar atë për “retorikë të rrezikshme” kundër Izraelit.

Kongresi i ka kërkuar atij t’ia rikthejë çmimin e dhuruar për përpjekjet e paqes në Lindjen e Mesme. Ambasadori turk në SHBA tha se Erdogan do ta bënte me “kënaqësi” këtë gjë.

Ambasadori Serdar Kilic tha se nga Erdogan nuk mund të pritet të bëjë një sy të verbër ndaj aksioneve ushtarake të Izraelit në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.

“Përpjekjet për të përshkruar kritikat legjitime të kryeministrit Erdogan ndaj sulmeve të qeverisë izraelite ndaj civilëve, si shprehje të ntisemitizmit janë një shtrembërim i dukshëm dhe një përpjekje për të mbuluar gabimin historik të qeverisë izraelite”, tha Kilic në një letër, të cituar nga portali turk i lajmeve, Hurriyet.

Erdogan po bën fushatë për t’u zgjedhur president, muajin e ardhshëm, ndaj dhe ka kritikuar ashpër ofensivën e ushtrisë izraelite kundër militantëve palestinezë të Hamasit, në Gaza, ku më shumë se 1100 persona kanë vdekur deri më tani, shumica e të cilëve janë civilë.

Mos më trazo

0

Skender Berisha

Më le me dhimbjen time

ta mund në mundça
ta shkund në e shkundsha
se po më dhemb pa hile

mos më thuaj gjë prej gjëje
më therr si prej rrufeje
rri larg ore larg meje
s’më tund prej kësaj feje

më le sa më shpejt që mundesh
se mund edhe të sëmuresh
mos m’u lut për asgjë
se nuk kam o nuk kam nge

më le ore më le më shpejt
me dhimbjen time më le
se e kam me vete që kur kam le
pata e nuk pata drejt më le

Skender Berisha

Rita Ora uron në shqip

0

Rita Ora-Playboy4Nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur me famë botërore Rita Ora, flet për vendin e saj dhe në gjuhën amtare.

Por, sa herë e bën përsëri, kjo zgjon edhe më shumë dashurinë dhe respektin që publiku shqiptar ka për të. Së fundmi këngëtarja në gjuhën shqipe ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Fitër Bajramit. E edhe pse ajo nuk e zotëron më së miri gjuhën shqipe, përpjekja që ajo bën është sa madhështore aq edhe e lezeçme.

“Urime bajramin krejt muslimve! Spo di qysh munem me e thon shqip, but may God bless you and your families! Ju dua”, ishte mbishkrimi i këngëtares i cili u prit me shumë dashuri nga ndjekësit e saj nëpër faqe të ndryshme të këngëtares në rrjete sociale.

Mustafa: Vrasin njerëz e presin koka duke u thirr në Allahun

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me fenomenet që po e degradojnë shoqërinë kosovare, duke filluar nga korrupsioni, fundosjen e arsimit dhe mbjelljes së urrejtjes fetare dhe gjinore. “Feja ka marrë përmasa të manifestimit me uniforma dhe mjekra që më së paku u përngjajnë qytetarëve tanë e me individë që në vend të misionit të besimit në zot e dashurisë për njerëzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerëz e presin koka duke u thirr në Allahun”, ka shkruar Mustafa.
Lexojeni të plotë postimin e Isa Mustafës në Facebook:

“Të dashur miq,

Vitet e kaluara, popullata e Kosovës cilësohej më optimistja. Optimizmi është veti e mirë, sepse njerëzit mendojnë pozitivisht dhe shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Njeriu nganjëherë bën luftë me vetveten, se a duhet të kritikohen aq shumë e aq rënd institucionet në Kosovë, të cilat lindën nga flijimi i shumë njerëzve, familjeve e gjeneratave.

Thjesht mund të vërehet se tranzicioni në të cilin po kalojmë, na ka gjetur të papërgatitur: njerëzit i bëri të etur të fitojnë shpejtë e të korruptohen, shkollat i përplasi me ide dhe eksperimente të atyre që nuk vlenin as për pesë pare në vendin e tyre, por erdhën “të reformojnë” e ta fundosin arsimin tonë bashkë me njerëz me diploma “fast food”, siç thotë një profesor dhe mik i imi; feja ka marrë përmasa të manifestimit me uniforma dhe mjekra që më së paku u përngjajnë qytetarëve tanë e me individë që në vend të misionit të besimit në zot e dashurisë për njerëzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerëz e presin koka duke u thirr në Allahun.

Ne kemi nevojë ti ndalim këto dukuri, kemi nevojë që shtetin tonë ta kthejmë dhe ta zhvillojmë në binarë normal. Nuk mjafton vetëm të distancohemi ndaj njerëzve dhe veprave të llahtarshme të tyre, ndaj atyre që po e plaçkitin çdo ditë këtë vend e ndaj atyre që duhet të përgjigjen për vrasje e ekzekutime. Në duhet të tregojmë guxim dhe gatishmëri për të zbatuar drejtësinë. Ne, institucionet dhe qytetarët e këtij vendi. Të tjerët mund të na ndihmojnë, por nuk mund t’i bëjnë punët tona”, (sic), ka shkruar Mustafa në Facebook.

Suharekë, seks me të sëmurën psikike

0

seks me te mitur ilustrimPersoni i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur seksualisht viktimën, femër, shqiptare e Kosovës, e cila është me çrregullime apo pa aftësi mendore.

Në Suharekë është arrestuar një person, shtetas i Kosovës i përkatësisë turke.

Personi i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur seksualisht viktimën, femër, shqiptare e Kosovës, e cila është me çrregullime apo pa aftësi mendore.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit.

Baldedaj: Nga nesër qytetarët e Prizrenit, mund të aplikojnë për certifikata online

0

Ilir Baldedaj, administratKomuna e Prizren lason sot aplikimin për për dokumente online përmes ueb faqës.

Drejtori i Administratës, Ilir Baldedaj tha se nga nesër  qytetarët mund të aplikojnë online.

“Qytetarët mund të aplikojnë për ekstraktin e lindjes, certifikatën e lindjes, martesës,vendbanimit,shtetësisë dhe vdekjes”, thotë Baldedaj për ‘PrizrenPress’

Ky projekt do të fillojë nesër zyrtarisht në të tri gjuhët.“Aplikimi online deri më tash ka qenë në fazën testuese dhe vetëm në një gjuhë, ndërsa tash jemi të gatshëm të startojmë në mënyrë të rregullt”, thotë Baldedaj.

Ai tregon se qytetarët për çdo aplikim do të marrin përgjigje. “Kemi caktuar një përgjegjës dhe aplikuesit brenda 24 orësh do t’i dërgohet në shtëpi”.

Ai tregon se dokumentet do të dërgohen në shtëpi përmes Postës së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Masar Shala e Arbër Rexhaj shënojnë pjesëmarrje më të lartë në diskutimet e Asamblesë

0

Masar-Shala-Arber RexhajMasar Shala(PDK) dhe Arbër Rexhaj(VV) në periudhën janar-qershor kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime përkitazi me pikat e rendit të ditës në seancat e Asamblesë Komunale të Prizrenit.

Përfaqësuesi i KDI-së në Prizren, Naim Cahanaj tregon se gjatë fletënontimi ka rezultuar se asamblisti i PDK-së Masar Shala gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në diskutime 9.4 për qind, ndërsa ai i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj 8.9 pë qind të pjesëmarrjes së përgjithshme në diskutim gjatë seancave.

“Masar Shala (PDK) dhe Arbër Rexhaj (LVV) kanë shënuar nivelin më të lartë në diskutime gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti”.

“Gjatë periudhës Janar-Qershor 2014 pjesëmarrja në diskutime të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në lidhje me pikat e rendit të ditës është karakterizuar me një përqindje të ultë në seancat e fillim vitit, derisa në tri nga seancat e fundit, pjesëmarrja në diskutim e anë-tarëve ka shënuar rritje”, thotë Cahanaj për “PrizrenPress”.

“Anëtarët e PDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit në këtë periudhë kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesë-marrjes në diskutime në seancat e mbajtura me 25.7 për qind të diskutimeve të përgjithshme të pasuar nga anëtarët e LDK-së dhe LVV-së me 20.8 % përkatësisht 10.9 % të diskutimit të përgjithshëm./PrizrenPress.com/

Kuvendi pa komision të përhershëm kushtetues

0

Kuvendi i Kosoves 7Parlamentit të Kosovës tash e sa kohë i ka munguar komisioni i përhershëm për çështjet kushtetuese, kështu janë shprehur njohës dhe hartues të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas tyrë roli i komisionit kushtetues brenda kuvendit do të evitonte raste të shumta që shkojnë në Gjykatën Kushtetuese. Siç kanë thënë ata neglizhenca ka qene një nder shkaqet e mos formimit të këtij komisionit, roli i të cilit do të ishte shumë domethënës.

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se shkeljet e kushtetutës do të ishin shumë më të vogla sikur brenda parlamentit do të ekzistonte një komision i përhershëm kushtetues, i cili do të shqyrtonte paraprakisht ligjet e miratuara edhe vendimet ne pajtim me kushtetutën.