20.7 C
Prizren
E premte, 29 Gusht, 2025
Home Blog Page 7879

Gashiq: Ushtria e Kosovës është kërcënim për Serbinë!

0

FSK-marrsh”Kjo është arsyeja se pse angazhohemi që forcat ndërkombëtare në Kosovë, sipas mandatit të Kombeve të Bashkuara, të ruajnë paqen dhe të kujdesen për sigurinë e pakicave”, tha ai për Dnevnik të Novi Sadit, duke shtuar se Ushtria e Kosovës paraqet rrezik për Serbinë “dhe për rajonin”!

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiq, thotë se Kosova është kërcënimi më i madh për sigurinë e Serbisë.

“Jemi duke punuar në mënyrë aktive për të parandaluar çdo rrezik. Jemi të gatshëm të reagojmë në mënyrë të duhur”, shton ai. I pyetur nëse ka presione mbi Serbinë që t’i drejtohet NATO-s, sidomos gjatë krizës në Ukrainë, ai thotë se nuk sheh arsye për çfarëdo presioni.

Philip Breedlove të mërkurën në Kosovë

0

Philip BreedloveGjeneralin Philip Breedlove, Komandant Suprem i Aleancës për Evropë (SACEUR) të mërkurën vjen në Kosovë. Me këtë rast ai viziton KFOR-in në Kosovë.

Ai planifikohet të mbaj konferencë të përbashkët me Gjeneralmajor Salvatore FARINA, Komandant i Forcave të Kosovës (COM KFOR) në Aeroportin Ushtarak të Sllatinës të mërkurën më 30 korrik, në ora 16:00

Ja si u grabitën kosovarët në Rrugën e Kombit

0

Rruga e Kombit-shqiperiProkuroria e Lezhës ka zbardhur skemën e plotë të grabitjes së kosovarëve që vinin për të pushuar në Shqipëri. Bëhet fjalë për dy të rinjtë Ardit Maxhuni dhe Anton Nikolli, të dy nga 22 vjeç, të cilët në gusht të 2013-ës kanë grabitur nën kërcënimin e armës disa shtetas kosovarë që udhëtonin për në Shqipëri përmes Rrugës së Kombit.

Gjykata e Lezhës i ka dënuar dy të rinjtë me nga 15 vite burg, por sipas procedurave të shkurtuara, secili prej tyre përfundimisht është dënuar me 10 vjet burg.

Ndërkohë që ky proces gjyqësor përfundoi, nga ana e organit të akuzës së Lezhës po vijojnë hetimet për përfshirjen e mundshme të këtyre shtetasve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në raste të tjera vjedhjeje me armë në këtë zonë. Kjo, pasi në gushtin e vitit të kaluar, shumë qytetarë nga Kosova denoncuan vjedhjen me armë në Rrugën e Kombit, gjatë udhëtimit të tyre drejt destinacioneve turistike shqiptare.

SKEMA
Nga hetimi i Prokurorisë së Lezhës është zbuluar “mekanizmi” i vjedhjes me armë. Sipas të dhënave, rezulton se dy të akuzuarit dilnin në rrugë dhe vinin pengesa, kryesisht gurë të mëdhenj dhe drurë të ndryshëm, me qëllim që automjetet të pengoheshin, duke ngadalësuar shpejtësinë. Pasi ndalonin për shkak të pengesave, dy të pandehurit afroheshin tek automjeti dhe nën kërcënimin e armës iu vidhnin sendet personale dhe vlerat monetare. “Më datë 03.08.2013, rreth orës 02.30, është njoftuar Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, në lidhje me faktin se në aksin rrugor Kalimash-Rrëshen, janë grabitur me armë zjarri shtetasit kosovarë O. Cakiqi dhe F. Ahmeti, të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Shkodrës me automjetin me targa të Kosovës”, citohet në dosjen e organit të akuzës.

Pas kësaj, policia ka vënë në pranga 22-vjeçarin Ardit Maxhuni, i cili ka shpjeguar për grupin hetimor edhe mekanizmin që kanë përdorur për të grabitur kosovarët. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Anton Nikolli ka mundur që të largohet fillimisht, për shkak të njohjes së terrenit si banor i zonës. Njohja mes tyre është bërë në fshatin Shënkoll, Lezhë, ku edhe banonte Maxhuni, ndërsa Nikolli shkonte shpesh tek të afërmit e tij./BW/

Fundjava, koha më e mirë për të bërë seks

0

cifti4Nëse doni të keni gjithmonë një raport të mirë në çift, momenti më i mirë për “shpërthimin” e afshit dashuror është padyshim fundjava. Ndaj, ju parashtrojmë disa këshilla të thjeshta, të cilat ju ndihmojnë të keni një marrëdhënie, si në fillimet tuaja.
1- Planifikoni tërë ditën, siç keni bërë në fillim të lidhjes

Dita juaj e pushimit duhet të përfshijë mëngjesin e vonuar në krevat apo një piknik të vogël në park. Kjo nuk është e thënë të jetë diça luksoze, as e shtrenjtë. Shikimi i filmave të cilët bashkë i keni shikuar në fillim të lidhjes mund të jetë gjë e thjeshtë, por edhe aktivitet romantik.

2- Përgatituni për të bërë seks

Shumica e partnerëve planifikojnë ngjarje të shumta në jetë (pushime, kremtime ditëlindjesh, festa…) shumë më hollësisht dhe me shumë angazhim. E po seksi a nuk meriton një përgatitje të tillë?

3- Premtoni vetes që nuk do ta refuzoni më partnerin tuaj

Filloni ta trajtoni partnerin tuaj ashtu siç silleni ndaj miqve – kushtoni interes të sinqertë për jetën e tij dhe tregoni atë që ju ndodh në jetën tuaj. Aq shumë ngjarje ndodhin gjatë ditës, ndaj mos i mbani detajet interesante dhe ndodhitë vetëm për miqtë tuaj, por ndani edhe me partnerin.

4- Bisedoni, por vetëm për gjëra reale!

Tregoni partnerit se çka ju bën të lumtur, dhe për çka ndiheni e dashuruar dhe e dëshiruar. Shmangni frazat e përgjithshme si p.sh. “bëhu më romantik”. Nëse me këtë mendoni “dëshiroj të më mbash për dore kur jemi jashtë shtëpisë”.

5- Përqafojeni partnerin kur ktheheni nga puna

Partneri juaj mbase kurrë nuk ju ka thënë që kënaqet kur e përqafoni kur ktheheni nga puna në shtëpi. Tani është rasti që të përmirësohet kjo gjë. Dëgjojeni me kujdes dhe bëjeni atë që kërkon nga ju.

Sabri Fejzullahu: Ah, ta kisha ditë çka po ndodhë me mu

0

Sabri FejzullahuuI madhi është i madh. E kush është ai që e meriton këtë epitet më shumë se i madhi ynë Sabri Fejzullahu? Andaj e dëgjon të thuhet edhe kjo: Sabriu është Sabri, Është legjendë e gjallë e skenës sonë muzikore…

Edhe kjo dëgjohet nga fjalët e popullit, për të cilin këngëtari ynë, Sabriu i këndoi në çdo kohë. I këndoi edhe atëherë kur varfëria dominonte në çdo shtëpi familjare, edhe atëherë kur binte shi e gjak në çdo cep të Kosovës, edhe kur torturohej e vritej çdo shpirt shqiptari, veç pse ishte shqiptar…

Sabriu i këndoi edhe vazhdon të këndojë edhe sot. Zëri i tij nuk ndalet as sot. I pëlqyer, i pranuar, i dashur, i mirëpritur kudo, kahdo që këndon në trojet shqiptare. Edhe këtu, edhe në diasporë. Edhe pse i shtyrë në moshë, siç thotë djali i tij Ermali- zor është të qëndrohet me të. Ai s’di të lodhet, anipse gjatë një mbrëmje muzikore ndodhë t’i ndërrojë edhe nga tri këmisha nga djersët. Dhe gjithmonë të disponuar, të buzëqeshur duke ua “hëngër” loçkat e zemrat popullit, me këngë çfarë i don ai.

Sabriu njeh mirë, ua din damarët, dhembjet plagët shpitit të popullit. Andaj ai s’di të zbresë nga skena tash e afro 50 vite e me afro njëmijë këngë të incizuara. Cili është tjetri që ka një bagazh sa e si Sabri Fejzullahu? Dhe për këto pesë dekada gjithmonë më i dashur e më i kërkuar.

“Në këto ditë pleqërie po më rinon produksioni “Emra com”, me të cilin kam bashkëpunim të shkëlqyer dhe më afron këngë të jem ende në trend me kohën, me të rinjtë” – na thotë Sabriu për Kosovaren.

Derisa shkruaj këta reshta për të madhin Sabri Fejzullahun, dëgjojmë këngën e tij më të re, të cilën përmes viberit ma dërgon miku im e producenti Emrush Thaqi, “Emra com”. Kjo këngë me titull “Ti po shkon” do plasohet shpejt në treg. Natyrisht do jetë hit i kësaj vere.

sabriPo qysh t’mos jetë me zë të Sabriut dhe vargjet:
Ah ta kisha ditë cka po ndodhë me mu
Nga kjo lojë dashnie unë dola i humbur,
As nderë, as i dashur, as i lumtur…

Kështu i këndon dashurisë Sabriu, i cili me afro 50 vjet përvoje në skenë të muzikës dhe me afro një mijë këngë, meritor për epitetin legjendë kënge, por kurrë hala nuk i shkoi në mend ndonjë instuticioni tonë t’ia organizojë një mbrëmje, koncert solistik me emrin – Sabri Fejzullahu!
E kanë tash rastin.
50 vjet me Sabriun!
Apo jo? / Kosovarja/

“Pse të mos i tregoj bukuritë e trupit tim?!”

0

zanfinaZanfina Ismaili sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Every Night”.

Në videoklipin e këngës, ajo shfaqet “e nxehtë” dhe, siç sqaron për “RTV21”, ka vendosur të zhvishet si kurrë më parë.

“Pse të mos i tregoj bukuritë e trupit tim?!” – shprehet këngëtarja.

Zanfina rrëfen edhe se është vetëm, pasi lidhja e saj e dashurisë mori fund gjatë pranverës së këtij viti.

PrizrenPress ju uron Gëzuar Bajramin!

0

fiter bajramiMijëra besimtarë myslimanë festojnë sot ditën e Fitër Bajramit, i njohur në popull si Bajrami i Madh. Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Portali PrizrenPress i uron të gjithë shqiptarëve festën e Fitër Bajramit, me shpresën dhe dëshirën që këtë festë ta kalojnë me familjarët, me të afërmit dhe me miqtë, në atmosferë gëzimi, hareje e mirëkuptimi, në begati, me sofrat e mbushura plot me të gjitha të mirat që ju ka dhuruar Zoti.

Duke shpresuar që muaji i Ramazanit të ketë lënë gjurmë në shpirtin e besimtarëve, PrizrenPress ju uron Gëzuar Fitër Bajramin!.

Urojmë që ditët e kësaj feste t’i kaloni me shëndet dhe qetësi shpirtërore në mesin e më të dashurve./PrizrenPress.com/

Begaj uron besimtarët islam për Fitër Bajram

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesEdhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka uruar për festën e Fitër Bajramit.

“Më lejoni që tua uroi festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman në Malishevë dhe të gjithë qytetarëve tanë që punojnë dhe jetojnë në botën e jashtme . Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet në urimin e Begajt./PrizrenPress.com/

Nisma në Prizren uron festën e Bajramit

0

Nisma per kosove1Nisma për Kosovë- Dega në Prizren, ka uruar të grihë besimtarët islam festën e Fitër Bajramit.

“Nisma për Kosovë Dega në Prizren të gjithë besimtarëve islam iu uron festën e Fitër Bajramit”, thuhet në urimin e Nismës në Prizren.

 “Le të jetë kjo festë e tolerancës,mirësisë e mbi të gjitha solidaritetit në mes të njerëzve. Urojmë që kjo festë të kalojë në atmosferë festive”./PrizrenPress.com/

Bota në luftë

0

Bota-e-lufte-637x424Gaza
Këtë herë, shkëndija ishte rrëmbimi dhe vrasja në mes të qershorit e tre studentëve izraelitë, me shumë gjasa nga një fis pranë lëvizjes palestineze Hamas. Një tronditje e vërtetë për Izraelin. Kështu, ndërkohë që disa sektorë të të djathtës po radikalizoheshin edhe më shumë (pak ditë më vonë, nacionalistët dogjën të gjallë një adoleshent palestinez), e ndërkohë që Hamasi vazhdonte të lëshonte raketa në drejtim të veriut, Kryeministri Netanjahu në 8 korrik vendosi që të nisë aksionin e fundit të një lufte e cila vazhdon qysh prej vitit 1948. Ky operacion, ashtu si dhe paraardhësi i tij “Kolona e reve” i nëntorit 2012, ka si objektiv shkatërrimin e raketëhedhësve të Hamasit në veri të Rripit të Gazës.
Përveç tuneleve të shumtë të ndërtuar për penetrimin e komandove në tokën izraelite. Operacioni nisi nga qielli dhe më pas, prej 17 korrikut, vijoi me një pushtim nga toka. Konflikti, më i përgjakshmi që nga lufta e 2008-2009-ës, ka shkaktuar tashmë afro 1000 viktima mes palestinezëve (në pjesën më të madhe civilë) si dhe afro 50 izraelitë, edhe sepse raketat e hedhura nga Hamasi janë penguar prej mburojës “Kupola e hekurt”.
Përfundimi i luftës bëhet më i vështirë si prej mungesës së gatishmërisë së qeverisë së Netanjahut që të dëgjojë thirrjet për armëpushim që vijnë prej komunitetit ndërkombëtar, ashtu edhe prej mungesës së një ndërmjetësi, duke parë dobësinë e SHBA dhe BE si dhe armiqësinë e presidentit të ri egjiptian, El Sisi kundrejt Hamasit.<br
Ukraina
Të shkojë drejt Bashkimit Europian, apo të kthehet tek Rusia? Duke nisur nga kjo pyetje, u zhvillua kriza e fundit e Ukrainës.
Nga njëra anë filoeuropianët, të përqëndruar mbi të gjitha në kryeqytetin e vendit, Kiev dhe në perëndim.
Nga ana tjetër filorusët, më të fortë në rajonet kufitarë në jug, territor ku gjuha e parë është rusishtja. Në 22 shkurt, pas muajsh të tërë tensionesh, protestuesit që mbushën sheshin Majdan arritën që të rrëzojnë presidentin e korruptuar Viktor Janukoviç, një mik i Kremlinit.
Nga kaosi përfituan filorusët e gadishullit të Krimesë, që me mbështetjen e Moskës dekretuan shkëputjen dhe, përmes një referendumi të improvizuar, aneksimin nga Krimea.
Nga zgjedhjet presidenciale të 25 majit doli fitimtar Petro Poroshenko, një industrialist i çokollatës, i cili po përpiqet të përshpejtojë afrimin me BE-në. Ndërkohë në lindje, është militarizuar gjithnjë e më shumë konflikti mes Kievit dhe filorusëve, që shkaktoi më shumë se një mijë të vdekur.

Edhe këtu nuk shërbyen aspak armëpushimet e përsëritur, teksa presidenti Putin është kritikuar për mbështetjen e ofrur, politikisht dhe ndoshta edhe ushtarakisht, për secesionistët.
Eshtë ky skenari në të cilin, në 17 korrik, u rrëzua në qiejt e Ukrainës Lindore avioni MH17 i Malaysia Airlines, një avion civil që fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur: 298 viktima, të vrarë ndoshta nga një raketë e lëshuar prej separatistëve.

Siria
Zjarri sirian nisi në mars 2011, kur të gjendura përballë intensifikimit të protestave në sheshe, që kërkonin më shumë liri dhe demokraci, forcat e diktatorit sirian Bashar al Assad hapën zjarr në qytetin e Daraas.

Ishin hapat e parë të një lufte civile që do të shohë nga njëra anë opozitën, që lufton përmes Free Syrian Army dhe të bashkuar në një Këshill Kombëtar, e mbshtetur gjithmonë e më shumë nga Perëndimi, Turqia dhe vendet e Gjirit; dhe nga ana tjetër regjimin e Assadit, i forcuar prej aleancës me Iranin, si dhe vetove të Rusisë dhe Kinës për rezolutat e OKB.
Në përgjithësi, me masakrat e të pafajshmëve të kryera sa nga njëra palë, edhe nga tjetra, me dështimin e ndërmjetësimit nga Lidhja Arabe, një aktor i tretë ka gjetur gjithnjë e më shumë hapësirë në vitin e fundit: xhihadistët ndërkombëtarë, që janë mbledhur nën flamurin e zi të një lëvizjeje, Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, kaq mizor, sa të lërë pas drejtuesit e al Kaedës dhe ish aleatët fondamentalistë sirianë të Al Nusras. Sot, për Sirinëë, ku nga 2011 kanë vdekur mbi 250 mijë vetë, luftojnë mes tyre pikërisht këto tre forca.

Iraku
Gjithçka është rikthyer si në kohët e rënies së diktatorit Sadam Husein, i ekzekutuar në vitin 2006. Iraku është zhytur sërish në kaos. Vendi nuk ka ditur të pajtojë dy rrymat kryesore myslimane, shiitët dhe sunitët. Të parët, në shumicë, të mbështetur nga Irani kanë përjashtuar nga pushteti të dytët, të cilët janë fajtorë sepse kanë qenë të parët që i kanë diskriminuar kur ishin në qeverisje me Sadamin.

Kështu, urrejtjet e vjetra janë rikthyer në sipërfaqe, dhe sunitët vendosën që të mos pengojnë revanshin triumfant të xhihadistëve të ISIS, të cilët kanë arritur të marrin Tikritin, qytetin e lindjes së Sadamit dhe Mosulin, qyteti i dytë më i madh në vend, pasi kishin shtënë më parë në duar Niniven, Falluxhanë dhe Ramadinë. Ndërkohë, teksa forcat perëndimore kanë braktisur vendin, të krishterët dëbohen nga Mosuli, dhe atentatet janë bërë të zakonshëm. Por, ka një lajm të mirë: SHBA dhe Irani po bashkëpunojnë për të ndalur rrezikun xhihadist në vend.
Republika e Afrikës Qendrore

Lufta civile shpërtheu në dhjetor 2012, pasi koalicioni i rebelëve Seleka, për më tepër mysliman, akuzoi qeverinë e presidentit François Bozizé se nuk kishte respektuar marrëveshjet e paqes, dhe më pas e detyroi të arratiset në mars 2013. Michel Djotodia, lideri i Selekas, i zuri vendin në këtë shtet me shumicë të krishterë, por në janar dha dorëheqjen dhe tani, kryetare e përkohshme e shtetit është një grua, Catherine Samba-Panza.

Aktet e dhunës vazhdojnë, pavarësisht pranisë së 6 mijë paqeruajtësve të Unionit Afrikan dhe 2 mijë ushtarëve francezë. Mbi 2 mijë të vdekur, ku më shumë se gjysma janë vetëm këtë vit, të shkaktuar edhe prej militarëve të krishterë të quajtur “antibalaka”. Një milion vetë kanë braktisur shtëpitë.

Afganistani dhe Pakistani
Në gjashtë muajt e parë të vitit është rritur me një të katërtën krahasuar me 2013-ën, pra deri në 5 mijë numri i civilëve të vrarë apo të plagosur për shkak të konfliktit mes qeverisë së mbështetur nga amerikanët dhe perëndimorët nga njëra anë (në misionin ISAF), si dhe talebanëve dhe aleatëve të tyre nga ana tjetër.

Në kufi me Pakistanin, në Uaziristan, al Kaeda i ka ruajtur bazat e saj ndërkohë që në fund të këtij viti, misioni ISAF do të përfundojë punën e tij në Afganistan. Me balotazhin presidencial të 14 qershorit që u fitua nga Ashraf Ghani, mori fund epoka e Hamid Karzait. I munduri, Abdullah Abdullah bëri akuza të forta për manipulime.

Libia
Nga njëra anë grupet militarë pranë islamistëve, nga ana tjetër ata pranë laikëve. Një panoramë komplekse, në të cilën është futur në muajt e fundit edhe përpjekja për grusht shteti e Khalifa Haftar, gjeneral në pension që ka mbledhur nostalgjikët e epokës së Muammar Gedafit, diktatori i vrarë në tetor të vitit 2011 në kulmin e luftës civile dhe ndërhyrjes së NATO-s. Që atëherë, Libia ka shkuar disa herë në votime, për është zhytur sërish në kaos: Kryeministri Abdullah Al-Thinni ka dhënë dorëheqjen që në prill, dhe grupet militarë sfidohen mes tyre për kontrollin e naftës, ku më e pasura është Lindja. Mendohet të kenë vdekur 1500 vetë në epokën e pas Gedafit.

Sudani i Jugut
Fitimi i pavarësisë nga Sudani dhe regjimi ushtarak i Omar al Bashirit në 2011 nuk solli paqen në këtë republikë të re, e shkatërruar prej përplasjeve mes qeverisë së Salva Kiir, që mbështetet edhe nga Uganda, dhe rebelëve të Riek Machar, ish zëvendëspresidenti i saj. Konflikti ka shkaktuar më shumë se 1 milionë refugjatë dhe mbi dhjetë mijë të vdekur. /Espresso/

(Marrë nga BOTA.AL)