Home Blog Page 788

Prizreni dhe Gaziantepi forcojnë lidhjet përmes bashkëpunimit në turizëm dhe kulturë

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot nënkryetaren e Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit nga Turqia, Zehra Ünal, së bashku me delegacionin e saj.

Gjatë takimit u diskutua për veçoritë dhe potencialet e dy qyteteve, duke u fokusuar në mundësitë e bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e turizmit dhe shkëmbimit kulturor.

Ky bashkëpunim synon të forcojë lidhjet ndërmjet dy komuniteteve dhe të nxisë zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bashkimi synon të mbajë kreun ndaj Trepçës

0

Sot, në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit, ekipi kryesues i Bashkimit përballet me ekipin e fundit në renditje, Trepçën, në kuadër të Superligës së Femrave në basketboll.

Ndeshja fillon në orën 17:00 dhe pritet të jetë një sfidë ku Bashkimi do të synojë të forcojë pozitat në krye të tabelës, ndërsa Trepça do të luftojë për të përmirësuar bilancin e saj, përcjell PrizrenPress.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kosova përsëri luan ndaj Zvicrës

0
Kombëtarja e Kosovës në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, do luajë përsëri me Zvicrën.

Dardanët do të përballen edhe me Suedinë dhe Slloveninë.

“Dardanët” janë ballafaquar tri herë me “helvetikët”, ku asnjëra prej këtyre ndeshjeve nuk ka prodhuar fitues.

Në kampanjën e fundit të kualifikimeve për kampionatin evropian, 2-2 u mbyll ndeshja në Prishtinë, kurse 1-1 përfundoi dueli në Basel.

Me nga një gol të shënuar prej të dyja palëve, ishte mbyllur edhe një miqësore e zhvilluar në Cyrih.

Kosova është ballafaquar dy herë edhe me kundërshtarin tjetër, Slloveninë.

Të dyja përballjet i fituan sllovenët, të cilët në kuadër të Ligës së Kombeve (2020) fituan 0-1 në “Fadil Vokrri” dhe 2-1 kur ishin vendas.

E vetmja kombëtare në grupin e tanishëm, me të cilën nuk ka luajtur reprezentacioni ynë shtetëror, është ajo e Suedisë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Vendimi i kryetarit Totaj synon shërbime më të shpejta për qytetarët prej datës 1 janar 2025

0
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka marrë vendim për thjeshtëzimin e shërbimeve që ofrohen nga drejtoritë komunale.

Në njoftim thuhet se prej datës 1 janar 2025, Komuna e Prizrenit do ta thjeshtësojë burokracinë e shërbimeve për qytetarët, raporton Telegrafi.

“Ky vendim i kryetarit Shaqir Totaj do t’i reduktojë procedurat administrative dhe do t’i kursejë kohë qytetarëve për shërbime të ndryshme që kryhen në administratën lokale publike. Me këtë masë, qytetarët do të mund të përfitojnë nga shërbime më të shpejta dhe më të efektshme”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është publikuar edhe vendimi përkatës.

 

“Në të gjitha rastet kur qytetari bën kërkesë për një shërbim administrativ, për nxjerrjen e të cilit kërkohet një dokument që lëshohet nga e njëjta drejtori apo nga një drejtori tjetër e komunës, zyrtari përkatës i komunës obligohet që dokumentin e tillë të mos e kërkojë nga pala”, thuhet në pikën e dytë të vendimit.

 

“Nëse dokumenti i lëshuar nga komuna kërkohet si kopje, atëherë zyrtari përkatës kërkon dokumentin për shikim nga pala, dokumenti kopjohet nga ana e zyrtarit dhe vendoset në dosje. Nëse dokumenti i lëshuar nga komuna kërkohet si origjinal, atëherë zyrtari përkatës e nxjerr dhe e vendos në dosje, por nuk e kërkon nga pala”.

Tutje në shtojcën e vendimit janë përshkruar edhe dokumentet që nuk kërkohen më për marrjen e shërbimeve, në Drejtorinë e Administratës, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, në Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Drejtorinë e Inspektorateve dhe në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Reflektime në Lumbardh mbi institucionet kulturore me kuratoren Ruth Noack

0

Në kuadër të takimeve të programit Permanent Transition, Fondacioni Lumbardhi me 14 dhjetor 2024 organizon ligjëratë me artisten Ruth Noack.

Kjo ligjëratë që mbahet në Kino Lumbardhi sipas njoftimit do të fokusohet në përvojën e Ruth Noack në vizionimin dhe  ndërtimin e The Corner në Whitman Walker, institucion kulturor në Washington D.C. i cili u hap në 2019 dhe  veproi gjatë viteve të pandemisë, para se të mbyllej në vitin 2021 për shkaqe financiare, raporton Telegrafi.

“Noack, e cila ishte ftuar të përgatisë një udhërrëfyes për zhvillim të institucionit, propozoi  “kopshtin” në vend të “udhës”, si koncept për formësimin e tij. Përkundër kohëzgjatjes së saj, kjo eksperiencë ofroi një mundësi për të kërkuar forma më relevante dhe përmbushëse të ndërveprimit mes artit dhe jetës”, thuhet në njoftimin e Lumbardhit.

Aty sqarohet se Ruth Noack është historiane arti, kuratore, edukatore dhe shkrimtare e cila njihet më së shumti për punën e saj si kuratore në edicionin e 12 të documenta-s. Ndër të tjera ajo ka mbajtur pozicionin si drejtore ekzekutive në The Corner në Whitman Walker në Washington D. C. dhe ka kuruar ekspozita të shumta në muze dhe institucione të artit bashkëkohor.

Po ashtu theksohet se është angazhuar si ligjëruese në akademi dhe universitete për mbi 20 vite, dhe se ka mbajtur pozicionin e udhëheqëses së programit për kurim të artit bashkëkohor në Royal College në Londër, ka qenë ligjëruese në Dutch Art Institute, profesoreshë e ftuar (AVU, Pragë; Städelschule në Frankfurt), si dhe është autore e mbi 50 eseve mbi artin bashkëkohor përfshirë këtu dhe monografinë mbi punën e Sanja Ivekovi?, raporton Telegrafi.

Ky është prezantimi i tretë prej serisë së ligjëratave të organizuara për projektin “Permanent Transition” mbështetur prej European Cultural Foundation. Programi”, sipas Lumbardhit, sjell një mori hulumtuesish dhe profesionistësh e praktikues të fushës së artit, linguistikës, aktivizmit, ekonomisë dhe fushave të tjera, me synimin për të propozuar mënyra të ndryshme të të kuptuarit të krizës klimatike dhe të reagimit në të ardhmen. /Telegrafi/

Policia shqiptoi 1.967 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1.967 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 17 aksidente kanë qenë me lëndime e 42 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Miley Cyrus blen fustanin ikonik të ‘Grammy 2024’ nga Arkivi i Bob Mackie

0

Miley Cyrus ka shtuar një tjetër pjesë të veçantë në koleksionin e saj të kostumeve të skenës.

Këngëtarja 32-vjeçare bleu një fustan argjendi me rruaza, të dizajnuar nga Bob Mackie, në një ankand të organizuar nga Julien’s Auctions.

Ky fustan, pjesë e koleksionit FW2002 To Broadway With Love, u bë i njohur pasi Miley e veshi gjatë performancës së saj në ‘Grammy 2024’, kur ajo këndoi hitin “Flowers”,shkruan DailyMail.

Miley e ka cilësuar këtë fustan si diçka më shumë se një thjesht performancë, duke e quajtur një festë të lidhjes mes muzikës, artit dhe magjepsjes.

Ajo theksoi se ky moment kishte një rëndësi të veçantë në jetën e saj dhe falënderoi Bob Mackie për mbështetje dhe për ndihmën në sigurimin e fustanit.

Fustani u shfaq në koleksionin ‘Hollywood Legends: Bob Mackie’ dhe është një nga krijimet më të njohura të dizajnerit legjendar.

Pjesë të të ardhurave nga shitja do të shkojnë për MusicCares, një organizatë që mbështet artistët në nevojë.

Cyrus, që fitoi Grammy-n e saj të parë për ‘Record of the Year’, ka treguar gjithashtu për takimin e saj me Mackie në Palm Springs, ku ai e udhëhoqi në krijimin e fustanit dhe vendosjen e detajeve për performancën e saj. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bob Mackie (@bobmackie)

E premte e vranët, temperaturat arrijnë deri në 7 gradë Celsius

0

Gjatë ditës së sotme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 7 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ylli fiton, por Vëllaznimi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

0

Vëllaznimi është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës.

Kuqezinjtë pësuan nga Golden Eagle Ylli me rezultat 98:91 (19:20, 30:22, 22:26, 27:23), por fitorja e ndeshjes së parë me 18 pikë dallim 100:82, ishte vendimtare që të kalojnë në gjysmëfinale.

Therandasit u munduan që të bëjnë rikthimin e madh, por mysafirët nuk e lejuan një gjë të tillë, duke mos rrezikuar depërtimin në mesin e katër më të mirave të kësaj gare, shumë të rëndësishme për basketbollin e Kosovës.

Te vendasit u dalluan Jalen Nesbitt me 19 pikë, pesë kërcime e tri asistime dhe Quade Green me 30 pikë, ndërsa te kuqezinjtë më i miri ishte Arian Azemi me 22 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime.

Vëllaznimi do të ndeshet me Bashkimin në gjysmëfinale, derisa gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Edhe në gjysmëfinale, do të zhvillohen dy ndeshje vajtje-ardhje, ndërsa finalja e Kupës do të jetë në shkurt të vitit të ardhshëm./PrizrenPress.com/

Rahoveci i pandalshëm, fiton edhe derbin me Kastriotin

0

Rahoveci nuk po ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e fitoi ndeshjen e fortë me Kastriotin me rezultat 35:32.

Ashtu si pritej, ndeshja ishte betejë e vërtetë, ndonëse vendasit vazhdimisht ishin në epërsi. Por ferizajasit nuk kanë ndalur deri në fund përpjekjet për barazim.

“Vreshtarët” nisën takimin me seri 5:1, ndërsa më pas mbajtën epërsi solide deri në fund të pjesës së parë.

Mysafirët nisën më mirë pjesën e dytë dhe pas një serie 4:0 u afruan në 17:16 në minutën e 35-të. Por më pas lojtarët e Rahovecit lidhën tri gola për 20:16.

Kastrioti nuk ia dolet të afrohet më.

Egzon Gjuka udhëhoqi Rahovecin me shtatë gola. Nga gjashtë i kishin Alban Haziri e Antonio Vozila. Arbër Curri kontribuoi në fitore me shumë pritje.
Wadi Chebbi, portieri i Kastriotit, shfaqi formë të lartë sidomos në 40 minutat e parë. Por ferizajasit nuk përfituan shumë nga kjo.

Më efikasi ishte Deniz Terziqi me dhjetë gola. Nga pesë i kishin Vlerson Zherka, Lulzim Shabani, Rron Ramadani e Alecssander Santos.

Rahoveci e shënoi fitoren e 12-të rresht. Udhëheq në tabelë me 24 pikë. Kastrioti është i treti me 18 pikë./PrizrenPress.com/

Ndeshja e së enjtes ishte e shtyrë dhe i takoi xhiros së 11-të.