Home Blog Page 789

Rahoveci i pandalshëm, fiton edhe derbin me Kastriotin

0

Rahoveci nuk po ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e fitoi ndeshjen e fortë me Kastriotin me rezultat 35:32.

Ashtu si pritej, ndeshja ishte betejë e vërtetë, ndonëse vendasit vazhdimisht ishin në epërsi. Por ferizajasit nuk kanë ndalur deri në fund përpjekjet për barazim.

“Vreshtarët” nisën takimin me seri 5:1, ndërsa më pas mbajtën epërsi solide deri në fund të pjesës së parë.

Mysafirët nisën më mirë pjesën e dytë dhe pas një serie 4:0 u afruan në 17:16 në minutën e 35-të. Por më pas lojtarët e Rahovecit lidhën tri gola për 20:16.

Kastrioti nuk ia dolet të afrohet më.

Egzon Gjuka udhëhoqi Rahovecin me shtatë gola. Nga gjashtë i kishin Alban Haziri e Antonio Vozila. Arbër Curri kontribuoi në fitore me shumë pritje.
Wadi Chebbi, portieri i Kastriotit, shfaqi formë të lartë sidomos në 40 minutat e parë. Por ferizajasit nuk përfituan shumë nga kjo.

Më efikasi ishte Deniz Terziqi me dhjetë gola. Nga pesë i kishin Vlerson Zherka, Lulzim Shabani, Rron Ramadani e Alecssander Santos.

Rahoveci e shënoi fitoren e 12-të rresht. Udhëheq në tabelë me 24 pikë. Kastrioti është i treti me 18 pikë./PrizrenPress.com/

Ndeshja e së enjtes ishte e shtyrë dhe i takoi xhiros së 11-të.

Bashkimi kalon lehtësisht në gjysmëfinale të Kupës

0

Pas fitores së thellë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Kosovës si mysafir, Bashkimi nuk e ka pasur vështirë që sonte në “Sezai Surroi” të vulosë kalimin në gjysmëfinale ndaj Borës.

Ekipi prizrenas ka fituar ndeshjen me rezultat 97-74 për të siguruar një vend në katërshen më të mirë të Kupës, ndërsa aty do të luajë me fituesin e ndeshjes Ylli-Vëllaznimi.

Robert Rikic me 18 pikë e Lejson Zeqiri me 17 të shënuara kanë qenë lojtarët me më së shumti pikë të shënuara te Bashkimi në fitore, ndërsa trajneri Darko Radulovic i dha mundësi secilit lojtar në dispozicion që të paraqitet në ndeshje, ku thuajse të gjithë shënuan së paku 2 pikë.

Bora që ditë më parë befasoi Bashkimin në kuadër të Superligës, nuk ka pasur fuqi sonte që të bëj më shumë dhe u eliminua nga garat e Kupës, derisa në përballjen që posa përfundoi Dion Haxhosaj me 18 pikë ka qenë lojtari më efikas te mysafirët nga Prishtina./ts/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vogëlushi Rigon Berisha nga fshati Buqe i Dragashit vuan nga një sëmundje e rëndë – Apel për ndihmë

0

Voglëushi Rigon Berisha nga fshati Buqe i  Dragashit, po përballet me një betejë të vështirë kundër një tumori në kokë.

Trajtimi i tij është i pamundur në Kosovë, dhe Rigoni ka nevojë urgjente për ndihmë për të vazhduar trajtimin në një spital jashtë vendit, përcjell PrizrenPress.

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, përmes donatorëve të saj, ka ndihmuar Rigoni me një donacion prej 1,000 eurosh, por për të vazhduar trajtimin, nevojiten edhe shumë kontribute të tjera.

Kostoja e trajtimit të Rigoni është rreth 33,800 euro, një shumë që familja e tij nuk është në gjendje ta mbulojë vetë.

Në këtë situatë të vështirë, Shoqata bëri thirrje për solidaritet dhe ndihmë nga të gjithë ata që kanë vullnet të mirë. “Asnjë shumë nuk është e vogël, dhe çdo kontribut është një rreze shprese për Rigoni”.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë mund ta bëjnë këtë përmes numrit të llogarisë bankare të familjes së Rigoni, si dhe një mundësie tjetër përmes platformës GoFundMe.

Të dhënat për dhurata:

  • Emri i bankës: Raiffeisen Bank
  • Emri i llogarimbajtësit: Tefik Berisha
  • IBAN: XK05 1502 0310 0338 7232
  • SWIFT: RBKOXKPR
  • GoFundMe Link: https://gofund.me/c5c4bf3d

Për informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni familjen e Rigoni në numrin 049 688 560.

“O Zot, shëroje Rigonin dhe çdo të sëmurë!”

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Luljeta Veselaj-Gutaj zbulon arsyet pse nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

0

Nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Mungesa e emrit në listën e PDK-së ka “shqetësuar” mbështetësit e saj.

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, tregon arsyet pse nuk është pjesë e garës për në Kuvendin e Kosovës.

“Për të qenë korrekte dhe besnike ndaj mbështetjes tuaj, njëkohësisht pas thirrjeve dhe kërkesave tuaja të panumërta që unë të jem pjesë e listës, siç e keni parë, në këto zgjedhje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk jam kandidate për deputete për arsye personale dhe profesionale,” shkruan ajo në Facebook.

Veselaj-Gutaj, e cila në mandatet e kaluara ka qenë deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, fton qytetarët të votojnë për kryeministrin e Kosovës, Bedri Hamzaj.

“Ju siguroj, ashtu siç kemi udhëtuar së bashku për këto 20 vite e më shumë që më keni përkrahur pa ndërprerë, do të vazhdojmë të udhëtojmë bashkë për fitoren e radhës!”

“Vazhdojmë edhe më fuqishëm, ashtu siç e kemi dëshmuar si parti që i kemi dhënë zhvillim vendit në çdo etapë të shtetndërtimit tonë. Kur PDK ndalet, ndalet Kosova, andaj të gjithë duhet të mobilizohemi dhe t’i japim fund të keqes që ka kapluar vendin tonë”.

“Në shtetet demokratike, vota ka vlerën më të madhe. Ajo është një obligim qytetar, duke ushtruar mundësinë për të shprehur qëndrimin dhe vendimin tuaj se kush duhet të marrë pushtetin qeverisës. Në këtë mënyrë, duhet ta kuptojmë të gjithë se vota juaj për të përzgjedhurit është vendimi juaj i drejtpërdrejtë dhe vullneti juaj. Ajo çfarë synohet të arrihet nga ju”.

“Kaç e rëndësishme është vota, për çështjet që ndërlidhen drejtpërdrejt me jetën e gjithsecilit: edukimin, shëndetësinë, aspektet sociale-ekonomike, kulturore, sigurinë dhe në të gjitha aspektet brenda një shoqërie dhe një shteti”/PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Prizreni nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me USAID-in për forcimin e qeverisjes dhe transparencës

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj nënshkroi sot Memorandum të Bashkëpunimit me Aktivitetin e USAID-it për Integritetin e Komunave të Kosovës dhe tetë komuna të reja të Fazës së Dytë.

“Ky partneritet ka për qëllim rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efektivitetit të prokurimit në 19 institucione, duke përfshirë dy komuna me shumicë serbe.

Aktiviteti i USAID-it do të vazhdojë ta mbështes Komunën e Prizrenit për ta forcuar qeverisjen e qëndrueshme dhe për ta përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rahoveci diskuton finalizimin e Agjendës së Kontratës Sociale

0

Mbrëmë, nën organizimin e USAID-it, u mbajt një punëtori mes zyrtarëve të Komunës së Rahovecit dhe qytetarëve të saj, e cila kishte për qëllim finalizimin e Agjendës së Kontratës Sociale.

“Përgjatë punëtorisë, u diskutuan dhe u analizuan çështjet të cilat janë propozuar dhe janë votuar nga vetë qytetarët, planet e veprimit e në këtë mënyrë forcohet partneriteti mes tyre dhe qeverisë komunale në proceset e pjesëmarrjes publike, llogaridhënies dhe përmirësimit të cilësisë së jetës”, thuhet në njoftim të komunës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rektori i UPZ-së, Mentor Alishani, zgjidhet zv. kryesues i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve publike në Kosovë

0

Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve publike, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor i Universitetit „Ukshin Hoti” Prizren, u zgjodh zëvendëskryesues i Konferencës, pas zgjedhjes së Prof. Dr. Arben Hajrullahut, Rektorit të Universitetit të Prishtinës, si kryesues.

“Vendimi u mor unanimisht, pa asnjë votë kundër apo abstenim, gjatë takimit të mbajtur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës”, thuhet në njoftim, përcjell PrizrenPress.

Në këtë mbledhje morën pjesë gjithashtu drejtues të tjerë të universiteteve publike, përfshirë Agron Bajraktarin, rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj; Artan Dërmakun, rektorin e Universitetit të Gjilanit „Kadri Zeka”; Armand Krasniqin, rektorin e Universitetit të Pejës „Haxhi Zeka”; Drilon Bunjakun, rektorin e Universitetit të Gjakovës „Fehmi Agani”; si dhe Mihane Kerollin, rektoren e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë.

Konferenca e Rektorëve është organizëm që funksionon sipas një udhëzimi administrativ të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, i cili përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e saj./PrizrenPress.com/

Me 18 pikë disavantazh, Ylli kërkon të përmbysë çerekfinalen me Vëllaznimin

0

Pas një humbje me 18 pikë diferencë në ndeshjen e parë, KB Golden Eagle Ylli do të presë sot KB Vëllaznimin në Palestrën “13 Qershori” në Suharekë, duke nisur ndeshjen nga ora 19:00.

Ekipi i Ylli-t do të përpiqet të përmbysë rezultatin dhe të sigurojë kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa Vëllaznimi synon të ruajë avantazhin dhe të vazhdojë përpjekjet për fitimin e saj, përcjell PrizrenPress.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Bashkimi synon gjymsëfinalen e Kupës

0

Bashkimi do të përballet me Borën sot në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke synuar kualifikimin për në gjysmëfinale. Pas një fitoreje të fuqishme në ndeshjen e parë me +22 pikë, ekipi prizrenas është gati për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit.

Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim në ora 19:00, përcjell PrizrenPress.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri: 14 urdhër-arreste, sekuestrime të armëve dhe municioneve

0

Pas më shumë se nëntë muaj hetime, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka shkatërruar një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dyja shtetet.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, më 10 dhjetor 2024, Policia e Kosovës ka zhvilluar në terren një plan operativ, me ç’rast janë kryer urdhërkontrollë në nëntë (9) lokacione pronë e të dyshuarve. Gjatë urdhërkontrollit në këto lokacione, përfshirë zbatimin e urdhëresave për masat e veçanta teknike të hetimit, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: Njëzet e nëntë (29) pistoleta dhe tri (3) armë të gjata të modeleve të ndryshme; dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë (2635) fishekë/municion të modelit të ndryshëm; dy automjete dhe pajisje të tjera”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Tetë persona të dyshuar janë arrestuar në Kosovë: V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., dhe B.A. Gjashtë prej tyre janë shtetas kosovarë, ndërsa dy të tjerë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“Në koordinim me PSRK-në dhe me Policinë e Kosovës, më datën 11 dhjetor 2024, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në funksion të këtij procedimi, u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende”.

Gjatë operacionit në Shqipëri, u sekuestruan: “22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri AK-47, një granatë dore ofensive dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme, si dhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash”.

Prokuroria njofton se hetimet filluan pas “pranimit të informacioneve lidhur me dyshimet se disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, janë duke u marrë me import, eksport, furnizim, transportim, ndërmjetësim dhe shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse”.

Në qershor 2024, u nënshkrua një Marrëveshje për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor, e mbështetur nga EUROJUST dhe EUROPOL, për të koordinuar hetimet mes dy shteteve.

“Nga hetimet e zhvilluara përmes masave të veçanta të hetimit janë dokumentuar raste të shitjes së armëve të zjarrit, kryesisht pistoleta ‘Zoraki,’ të trafikuara nga Kosova drejt Shqipërisë.”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë hetimet dhe do të koordinohet me autoritetet e Shqipërisë për veprime të tjera, bazuar në raportet që do të rezultojnë nga këto bastisje./PrizrenPress.com/