14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Në ShBA, vazhdojnë protestat kundër rastit ‘Monstra’

ShBA-protesta kunder rastit MonstraVazhdojnë në të gjithë Amerikën e Veriut – protestat kundër vendimit për rastin “Monstra” dhe ndaj padrejtësive dhe diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni.

Fundjava këtu në Amerikë, rezervoi sërish protesta për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Protestat në kontinentin e Amerikës së Veriut nisën në Çikago dhe vazhduan më pas në Nju Jork, Toronto, Monteral, Ottawa dhe dje në Detroit. Korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork bëri të ditur se qindra shqiptarë kanë protestuar para zyrave konsullore të Maqedonisë, dhe institucioneve ndërkombëtare OKB-ës, por edhe institucioneve shtetërore kanadaze dhe amerikane.

Në protestën e mbajtur të hënën në Detroit më 21 korrik, në rrugën Woodward Avenue përball Coleman A. Young Building – organizatorët, theksuan se, mbështesin fuqishëm protestat e shqiptarëve në Maqedoni, që kanë si synim ngritjen e zërit ndaj padrejtësive dhe diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni.

Protesta paqësore në Detroit ishte në vazhdën e protestave në mbarë Diasporën në lidhje me ngjarjet e fundit në Shkup dhe rastin Monstra.

Të rinjtë Shqiptarë, kryesisht ata me origjinë nga Malësia u organizuan për të shprehur solidaritetin me Shkupin siç ishte edhe motoja e protestës dhe parrullat që ata mbanin në duar ku thuhej se: “Shkupi – Malësia është me Ty” – “Shkupi – Shqipnia është me Ty”.

Protestës përveç të rinjve dhe të rejave shqiptare iu bashkëngjitë edhe famullitari i Kishës Katolike Shën Pali Dom Fran Kolaj me besimtarët e tij si dhe dhjetëra veprimtarë nga Detroiti dhe zonat për rreth tij.

Veç Detroitit, protesta gjatë këtyre javëve u zhvilluan edhe në qendrat ku janë të përqendruar shqiptarë në Amerikën e Veriut, po me të njëjtin motiv. Ndërkaq – thuhet se pritet që edhe komunitetet shqiptare në solidarizim me protestë për të drejtat e bashkëkombësve të tyre në Maqedoni do të vazhdojnë të protestojë deri në zgjidhjen e drejtë të këtij problemi dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Ndërkohë, INA ka njoftuar se diaspora shqiptare në SHBA-ve më 4 gusht do të mbajë një protestë në Çikago para bashkisë së qytetit dhe konsullatës së Maqedonisë, për të shprehur përkrahje për protestat e shqiptarëve në Maqedoni kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive.

Në lajmin e INA-s, thuhet se protesta do të ketë përkrahjen e gjithë komunitetit, ndërsa përkrah saj do të jetë edhe ish-kongresisti shqiptaro – amerikan Joe DioGuardi.

Në këtë protestë paqësore siç thuhet do të shprehet revolta dhe pakënaqësia ndaj diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni, aplikimi i proceseve të montuara dhe drejtësisë selektive kundër shqiptarëve, pozita e vështirë e shqiptarëve, ndërsa do të bëhet thirrje për përmirësimin e shpejt të gjendjes, ku shqiptarët do të duhet të kenë statusin e tyre të barabartë shtetëformues në Maqedoni, ose në të kundërtën Maqedonia nuk mund të jetë një vend demokratik dhe aspirues në strukturat euroatlantike.

Përfaqësues të shoqatave dhe forumeve të ndryshme shqiptare kanë apeluar për pjesëmarrje masive në këtë protestë, ndërsa së shpejti pritet edhe konkretizimi i orarit të mbajtjes së protestës të caktuar më 4 gusht.

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Lajmet e Fundit