20 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 7903

Kylie Minogue: Ishte një dashuri shumë e madhe

0

kylieminogueKylie Minogue ka shpërthyer në lotë teksa ka folur për ish-të dashurin e saj, Michael Hutchence gjatë një interviste shumë emocionale. “Ishte një dashuri shumë e madhe mes nesh dhe më është thyer me të vërtetë zemra pas ndarjes”, tha Minogue.

25 vjet më parë, këngëtarja, që ishte imazhi i një vajze të mirë, çuditi publikun kur filloi të shoqërohej me yllin e rock-ut, Michael Hutchence. Intervista prej 60 minutash do të transmetohet të dielën në televizionin australian “Channel Nine”.

“Kam provuar shumë gjëra të para me të. Nuk kam takuar kurrë më vonë një njeri si ai”, tha Minogue.

Kjo intervistë ishte një miksim emocionesh dhe kujtimesh dhe bukuroshja bjonde u shfaq e menduar dhe shumë nostalgjike.

Hutchence dhe Minogue dolën së bashku për rreth 2 vjet. Minogue filloi të shoqërohej me yllin e rock-ut në vitin 1989 dhe marrëdhënia e tyre përfundoi kur Hutchence i dha fund nëpërmjet telefonit, pasi kishte takuar supermodelen daneze Helena Christensen.

Begaj inspektoi disa punime të projekteve

0

begaj ne drenocKryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj së bashku me drejtorin për Urbanizëm Urime Kastrati dhe drejtoreshën për Kulturë Rini e Sport, Blerta Krasniqi, kanë inspektuar disa nga punimet që janë duke u realizuar në Malishevë.

Fillimisht kanë inspektuar fushën e sportit në Shkollën fillore “Aasim Vokshi” në Panorc, e cila dimensionet e jashtme i ka (21×44)m, dhe prite të përfundoj së shpejti, Kryetari Begaj u nda i kënaqur me punimet e kësaj fushe të futbollit dhe pret që të përurohet së shpejti.

Më pas ka inspektuar edhe punimet e zgjerimit të urës mbi lumin “Mirusha” në qytetit e Malishevës e cila është duke u zgjeruar në kuadër të përmirësimit të lëvizshmërisë në hapësirën publike .

Po ashtu pa nga afer edhe fushatën e korrje-shirjeve të kallirit të grurit, në fshatin Damanek, ku sot edhe është dashur të fillohej me korrje-shirje sipas rekomandimit të Ministrisë së Bujqësisë e që kanë filluar më herët komunën tonë.

Raporti 24 orësh i Policisë  së Kosovës për rajonin e Prizrenit

0

policia 7Brenda 24 orësh   në rajonin e Prizrenit janë shënuar disa ngjarje. Më poshtë po e sjellim pa ndërhyrje  raportin e Policisë së Kosovës.

INCIDENTET KRIMINALE

MOSRESPEKTIM I URDHRIT TË PERSONIT ZYRTAR
Suharekë 10.07.2014 – 20:45. Derisa Policia ka qenë duke ia shqiptuar një tiketë për kundërvajtje të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, ky i fundit i ka penguar dhe ofenduar zyrtarët policorë. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. “Selver Maqkaj”, Prizren 10.07.2014-14:30. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz e llojit EKOL Volga 9 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË
Fshati Gelancë, Suharekë 10.07.2014 – 15:40. Raportohet se persona të dyshuar kishin thyer xhamin e pasmë të veturës pronë e një mashkull K/Shqiptar, me ç’rast kanë vjedhur dy pasaporta biometrike të lëshuara nga Republika e Kosovës në pronësi të dy meshkujve K/Shqiptarë.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TRUPORE
Fshati Lutogllav, Prizren 10.07.2014 – 15:45. I dyshuari mashkull K/Shqiptar me veturën e tij ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Lagja Dardania, Prizren 10.07.2014 10:10. Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar në polici se kishte gjetur një mjet të pashpërthyer. Policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Zhur, Prizren 10.07.2014 11:00. Me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e qarkut në Prizren.

Kurti: Do të jemi konstruktiv si grup parlamentar

0

?AlbinKurti1205Deputetët e Lëvizje Vetëvendosje janë regjistruar si deputetë të rijnë të legjislaturës së pestë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se do të jenë konstruktiv si grup parlamentar në legjislaturën e ardhshme.

Kurti theksoi se deri të dielën koalicioni LDK-AAK-NISMA duhet të iu përgjigjet nëse do t’i plotësojnë dy kriteret themelore të Vetëvendosjes, në mënyrë që anëtarësia e Vetëvendosjes të vendosë nëse duan të jenë pjesë e koalicionit qeverisës ose pjesë e mbështetjes së koalicionit.
Kurti tha se kjo gjithsesi duhet të bëhet para seancës konstituive.

Ndërmote

0

Skender Berisha

* Shokut dhe mësuesit tim – Zaim Beqirit

Ndër mote shtrihet urtia jote
e bardhë e pastër si loti
sa rrallë qeshe ndër ato leqe
kujt nuk i the sa shumë hoqe

ndër thinjat e bardha të kohës
mendimi i pjekur plot guxim
shtrihej sa larg e sa pa përtim
bashkë me lutjet e nënëlokes

shoh si zbardh në kujtimin tonë
ti na thoshe t’mos mbetemi vonë
plagë lufte të fshehtë na therrnin
dhe gatuanim shkrimin për lirinë

errët thellë sytë digjnin errësire
burgu i rëndë zemrën s’e trandë
sa jetë të rëndë bënte ajo nënë
që fliste vetmisht veç me atë hënë.

Skender Berisha

Dosja për kushërinjtë Gjozi, akuzohen për vrasjen e Santos

0

z_3161Gazeta Mapo zbardh sot dosjen e prokurorisë për dy kushërinjtë Klodian dhe Gazmir Gjozi, të cilët akuzohen për vrasjen e bankierit Artan Santo.
Ndër të tjera në këtë dosje thuhet se në duart e të dyshuarve janë gjendur gjurmë baruti.

“Në dy shiritat ngjitës të etiketuar për secilën dorë të shtetasit Klodian Gjozi, u evidentua prania e nitriteve dhe nitrateve, të cilat janë të pranishme edhe tek mbetje të qitjes me armë zjarri me prejardhje nga barutet”,- thuhet në akt- ekspertim.

Mirëpo dy të ndaluarit e kanë mohuar që të kenë lidhje me këtë ngjarje apo që të kenë qëlluar me armë.

“Kemi qenë duke punuar tokën deri kur ka ardhur policia e zonës dhe ka thënë se do të paraqiteshim në polici bashkë me Klodianin për të dhënë shpjegime. Kemi hipur në makinën time dhe jemi nisur për në shtëpi për t’u ndërruar. Gjatë rrugës na ndaloi policia dhe na shoqëroi”,- thotë në dëshminë e tij shtetasi Gazmir Gjozi.

Policia ka gjithashtu dyshime se edhe motori i dy kushërinjve është i ngjashëm me atë të vrasësve të Santos, ndërkohë që ky mjet u gjet në një servis afër Rinasit. Prokuroria po heton edhe në pista të tjera, kryesisht që kanë lidhje me aktivitetin bankar të Artan Santos.

Në media, madje edhe në parlament është përfolur pista e lidhjes së mundshme të bankës së Santos me sasinë e drogës së kapur në Mal të Zi në fillim të muajit qershor

Vritet një person në Rahovec

0

Vrasje ne ShqiperiNjë person është vrarë mbrëmë në Rahovec. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren ,Hazir Berisha tha se vrasja ka ndodhur rreth orës 23:25 minuta.

“Rreth orës 23:25 minuta, policia në Rahavec është informuar se në fshatin Brestovc ka të shtëna me armë zjarri. Pas pranimit të informacionit , një patrullë policore e cila ka qenë më afër lokacionit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga disa dëshmitarë ka kuptuar se një person është plagosur me armë zjarri dhe se i njëjti nga familjarë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”.

“ Në vendin e ngjarjes policia kishte vërejtur gjurmë gjaku. Më pas për këqyrjen e vendit të ngjarjes janë thirr eprorët policorë dhe të gjitha njësitë relevante dhe prokurori i shtetit të cilët kanë kryer procedurat hetimore”.

“Pas një hetimi fillestar është kuptuar se në emergjencën e spitalit është dërguar viktima mashkull i vitlindjes 1992 i cili kishte ndërruar jetë në spital”.

“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një të dyshuar të vitlindjes 1968 mirëpo i njëjti nuk është intervistuar ende sepse është nën ndikim të alkoolit”.

“Hetues policorë dhe krim teknikët ende po vazhdojnë me procedimin e vendit të ngjarjes dhe sot është gjetur një armë e llojit pistoletë M 57 e kalibrit 7.62 mm e fshehur në ushqim bagëtish në oborrin e të dyshuarit të arrestuar e cila besohet të jetë përdorë në rast”.

“ Janë gjetur dhe sekuestruar edhe tre karikatorë me 31 fishekë të të njëjtit kalibër. Në cilësi të provës materiale janë sekuestruar edhe dy gëzhoja të fishekëve. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi”/PrizrenPress.com/

Thaçi vëzhgon korrje-shirjet në Therandë

0

thaqi suharek korrje shirejtKryeministri i Republikës së Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi, dhe Ministri i BPZHR Blerand Stavileci do të përcjellin sot për së afërmi mbarëvajtjen e fushatës së korrje-shirjeve të grurit në parcelën e fermerit Mark Baftiaj në fshatin Sallagrazhdë të Therandës.

“BB7”, Katerina: Xhuli më kërcënoi, mendon se e ndava nga Arditi

0

90512Trinomi Xhuli, Arditi, Katerina ka fituar vëmendjen e publikut pasi pas ndarjes së çiftit të “Big Brother”, mediat nxituan të publikonin se shkak për këtë ndarje ishte bërë ‘uragani’ Katerina. Vetë ish banorja e revoltuar hedh poshtë këtë lajm, duke sqaruar raportin e saj me Arditin. Për Katerinën kjo situatë e ka kaluar normalen, që në momentin që situata ka kaluar në kërcënime nga ana e Xhulit. Më tej ish banorja shumë e përfolur e “Big Brother” rrëfen se si u shkatërrua marrëdhënia me ish-mikeshën, Xhulin. Sa i përket Arditit, Katerina shprehet se ai e ka zëvendësuar Xhulin me 100 femra të tjera. 
Kohët e fundit jeni përfolur për raportin tuaj me Arditin, çfarë raporti keni ju të dy?
I kam ndjekur mediat që kanë folur shumë për mua dhe për një lidhje të hamendësuar me Arditin. Unë kam reaguar mjaft e revoltuar ndaj këtyre thashethemeve në një status në “Facebook”. Kam deklaruar që nuk kam asgjë me Arditin, përveçse një raporti miqësor. 
Pse mendoni se kanë qarkulluar këto thashetheme rreth jush dhe Arditit? 
Nuk e di pse njerëzit dëshirojnë kaq shumë që unë dhe Arditi të kemi një lidhje së bashku. Ndoshta fakti që unë dhe Arditi kishim një miqësi të ngushtë edhe brenda shtëpisë ka bërë që të dukemi si çift. 
Tani që Arditi është ‘single’, a ka një flirt mes jush? 
Absolutisht që jo. Ne ishim dhe vazhdojmë të mbetemi miq të mirë. Nuk ka një flirt mes nesh sado që përflitet. Unë dhe Arditi pimë kafe, flasim për jetën tonë, për projektet, por asgjë më shumë. Dua të sqaroj se unë e kam një person në zemër dhe nuk bëhet fjalë për djaloshin që gazetat kanë shkruar. Kam një lidhje, por nuk dëshiroj ta bëj publike. 
Si kanë qenë raportet tuaja me Xhulin tani që është ndarë nga Arditi? 
Nuk kemi ruajtur relata të mira. Xhuli më akuzon mua si përgjegjëse për prishjen e marrëdhënies së saj. Madje kam pasur disa konflikte me të dhe me mamanë e saj. Edhe sot Xhuli më ka telefonuar duke më ofenduar me fjalët më të rënda dhe duke më kërcënuar. Po kjo nuk është më e rënda, më pas edhe mamaja e saj më ka telefonuar duke më thënë fjalë nga më të ndyrat. Ofendonte dhe bërtiste pa fund, madje më shumë se Xhuli, duke sharë si mua ashtu edhe Arditin. Të them të drejtën u habita nga mamaja e saj, pasi nuk ka moshën dhe statusin për një sjellje të tillë. Zgjodha mos të reagoja për respekt ndaj moshës së saj, por e gjitha kjo e ka tejkaluar masën. Unë nga ana ime nuk dua ta zgjas më këtë situatë të pavlerë. Ndaj do t’u thoja atyre vetëm të më lënë të qetë në mos do të përballen me pasojat. Unë kam projektet e mija, qëllimet e mia dhe nuk kam kohë të merrem me Xhulin. 
Pse mendoni se Xhuli ju fajëson ju për ndarjen nga Arditi? 
Xhuli ka qenë xheloze për miqësinë time me Arditin që brenda në shtëpi. Edhe jashtë kur çifti ishte bashkë, nuk e lejonte Arditin që të më takonte, kjo ka qenë edhe arsyeja pse ishim larguar disi. Ditën që janë ndarë Xhuli më ka shkruajtur duke më thënë “ti paske pritur ndarjen tonë që të hidheshe në krahët e Arditit”. Xhelozinë e saj e kam ndjerë që në fillim, ndaj dhe më fajëson mua për ndarjen. 
U duk se gjatë ‘Big Brother’ ju të dyja ishit mikesha, çfarë ndodhi? 
Edhe unë kështu mendova, por jashtë Xhuli u bë shumë posesive ndaj Arditit dhe shumë xheloze ndaj meje. Vinte rrallë në takimet që organizonim ne ish banorët dhe kur vinte rrinte gjithnjë e vëmendshme se mos afrohesha me Arditin. E kuptova që nuk ishim më mikesha, përkundrazi unë e shqetësoja. 
Si e keni parë ju si mikesha e Arditit lidhjen e tij me Xhulin? 
Nuk jam prononcuar kurrë për lidhjen e tyre dhe nuk do ta bëj tani. Për mua pak rëndësi ka historia e tyre. 
Si po e kalon Arditi ndarjen, e mendon rikthimin? 
Arditi a po e mendon rikthimin?! Po Xhuli ishte zero që kështu nuk ka sesi ta mendojë rikthimin. Përkundrazi Arditi po e shijon kohën si beqar. Ka një numër të madh fansesh që rrinë gjithë ditën tek bari i tij, ka 100 vajza nga pas. Që kështu Xhuli i përket të shkuarës për Arditin. 
Ku do ta kalojë verën Katerina? 
Kam përshtypjen se do të jetë një verë e gjatë dhe e bukur. Kam ndërmend të pushoj me miqtë e mi dhe të shijoj momentin. Plazh dhe vetëm plazh do të jetë sezoni i verës për mua. 
A do të kemi surpriza në shtator nga ju? 
Shpresoj shumë që po. Kam marrë deri tani disa oferta për të punuar në televizion. Unë shpresoj që të realizoj ëndrrën time dhe të jem pjesë e ekranit. 

Vrasja e trefishtë, djali i autorit: Më kërkoi një gotë ujë para se të vdiste

0

90511“Nëna kishte ndërruar jetë në vend. Ndërsa babai ishte gjallë kur shkova në shtëpi, më kërkoi një gotë ujë”. Ky është rrëfimi rrëqethës i Edmond Kolgjinit, të cilit i është dashur që brenda pak minutave të shohë nënën, babanë dhe xhaxhain e tij të vdekur. 26-vjeçari në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” rrëfen se çfarë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në banesën e Ferit Kolgjinit, i cili pasi ka vrarë gruan e tij, Sulltanën, ka vrarë vëllanë, Danin dhe më pas ka vrarë edhe veten. Tragjedia ndodhi në Grecë të Pezës, një fshat rreth 10 km nga Tirana.

Çfarë ka ndodhur në shtëpinë tuaj mëngjesin që ka ndodhur ngjarja?

Çdo gjë ka qenë si zakonisht, si ditët e tjera. Unë jam zgjuar në orën 07:00. Nëna me babain kanë pasur komunikim normal mes tyre. Babai ka qenë normal, nuk kishte ndonjë shenjë që të tregonte se ne duhet të shqetësoheshim. Nëse do kishte një shenjë të tillë, unë vetë nuk do e lija që të bënte atë që bëri. Madje, mbaj mend që babai i foli njërit prej komshinjve në rrugë dhe i tregoi për fitoren e Holandës.

Po pastaj çfarë ndodhi?

Unë nuk kam qenë në shtëpi më pas, sepse kisha punë tek tokat që janë pak larg shtëpisë. Pasi e lashë çdo gjë normalisht në shtëpi, shkova tek tokat dhe pasi mbarova disa punë, rreth orës 09:30 u afrova pranë shtëpisë dhe pashë që jashtë në rrugë ishte parkuar makina e xhaxhait, Danit, i cili jetonte në Kombinat, por vinte pothuajse çdo javë në fshat. I thirra nënës që të më sillte ujë, se më kishte marrë etja. Por, pasi nuk m`u përgjigj njeri erdha në shtëpi që ta merrja vetë ujin, por edhe të takoja xhaxhain. Kur erdha pashë se çfarë kishte ndodhur.

Ku i gjetët trupat e nënës dhe babait?

Kur po vija në shtëpi, tek oborri në fillim gjeta trupin e gjakosur të xhaxhait, Danit. Pak më tutje, tek cepi i shkallëve ishte trupi i nënës. Iu afrova xhaxhait, ishte i ngrohtë akoma nuk kishte ndërruar jetë. E nisëm xhaxhain në spital, por vdiq sapo shkoi atje. Ndërsa, nëna kishte ndërruar jetë në vend. U futa brenda në shtëpi që të merrja një jastëk për t`ia vënë tek koka, por aty gjeta babain e shtrirë në tokë. Ai ishte gjallë, më kërkoi një gotë ujë, por unë nuk ia dhashë, sepse kujtova se ai nuk ishte plagosur.

Unë kam qenë i pari që i kam gjetur trupat e tyre në shtëpi dhe më pas kam lajmëruar policinë dhe xhaxhain, Mevlanin. Ai ka qenë në shtëpinë e tij dhe nuk është fare e vërtetë, se ai ka qenë në shtëpinë tonë para se të ndodhte ngjarja, sepse ai ka ardhur më vonë.

Po, përse mund ta ketë bërë babai juaj këtë veprim?

Këtë e dinë vetëm ata të tre se çfarë ka ndodhur, por ne mendojmë se ka qenë diçka e momentit, një depresion i momentit. Babai dhe nëna kanë shkuar mirë me njëri-tjetrin. Unë kam një vit që kam mbaruar shkollën e lartë dhe kam ardhur rri në fshat dhe e di mirë se çfarë marrëdhëniesh kishin ata me njëri-tjetrin.