28 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025
Home Blog Page 7905

Pse po frikësohet Thaçi t’i dalë në “mejdan” Kurtit?

0

Thaci kurtiKryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk i është përgjigjur ftesës së liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për një debat televiziv, ku do të debatonin për idealet kombëtare.
Ftesa e Albin Kurtit kishte ardhur pas akuzave që Hashim Thaçi i kishte bërë këtij të fundit për braktisjen e idealeve për bashkim kombëtar. Por, disa ditë pas kësaj ftese, lideri i VV-së, Albin Kurti ende nuk ka marrë përgjigje.

Gazeta Blic i ka kontaktuar disa prej njerëzve të PDK-së për të mësuar nëse Hashim Thaçi do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Albin Kurtit, por nuk ka marrë përgjigje.

I vetmi që është përgjigjur është nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi. Megjithatë, as ky nuk ka dhënë përgjigje nëse Thaçi do të sfidohet në debat televiziv me Albin Kurtin.

“Nuk e di, pyete Zyrën e Kryeministrit”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Kuçit dhënë për Gazetën Blic.
Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje ende janë në pritje të një përgjigje.

“Meqenëse Hashim Thaçi ishte brengosur për ‘braktisjen e idealeve’ nga Lëvizja VETËVENDOSJE! ne presim që ai t’i përgjigjet ftesës së Albin Kurtit për përballje në një debat televiziv mbi idealet, interesat e kombit dhe kush i ka braktisur ato. Gjithashtu, presim nga televizionin publik që të organizojë debatin”, ka thënë zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi.

Ndërkohë, Adriatik Kelmendi, i cili e drejton emisionin më të shikuar në vend, “Rubikonin” në KTV, ka thënë se ai është i gatshëm që t’ua organizoj një debat Hashim Thaçit e Albin Kurtit.

“Në televizionet kosovare thuaja gjithnjë ka munguar një lloj i ballafaqimit, ai i dueleve ndërmjet pretenduesve të posteve kryesore institucionale ose politike në vend. Unë mbaj mend që në karrierën 10- vjeçare në Rubikon ia kam dalë të kem vetëm një duel të atillë, Isa Mustafa- Fatmir Limaj për të parin e Prishtinës”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka thënë se gjithnjë studio e Rubikonit ka qenë e hapur për duelet, të cilat zakonisht kanë munguar.

“Gjithnjë nga ata që janë në pushtet, ose ata që mendojnë se janë në subjektin politik më të madh, nuk duan të dalin në duel, meqë nxirren me faktin se nuk ka një opozitë të bashkuar dhe se, siç thonë, nuk e dine se cili është i dyti, i treti ose i katërti me fuqi politike nga opozita. Kështu ndodhi edhe para zgjedhjeve te fundit, me duelin që Isa Mustafa i kërkoi Hashim Thaçit”, ka thënë drejtuesi i emisionit “Rubikon”.

Kelmendi thotë se “sa më përket mua, studio ime është e hapur si për duelet e të tjerëve me Thaçin, ashtu besoj do të ishte interesante përballja e Shpend Ahmetit me Mustafen, ose Lirak Qelajn…”. /gazetablic/

Rasti Muja arrin në Gjykatën e Apelit

0

Ramadan MujaTë martën KALLXO.com-i raportoi se lënda e rastit të kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë komunalë, edhe pas katër muajve ende nuk kishte shkuar në Gjykatën e Apelit, por një gjë e tillë ka ndodhur dje.

“Sot ka arritur lënda e kryetarit Muja në Gjykatën e Apelit”, tha zëdhënësi i kësaj gjykate.

Muja, së bashku me pesë zyrtarët komunalë të Prizrenit më 13 mars ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar nga gjykata Themelore e Prizrenit, e udhëhequr nga gjykatësi ndërkombëtar Vladimir Mikula.

Mbrojtja kishte parashtruar ankesa ndaj vendimit të shkallës së parë brenda afatit ligjor.

Sipas EULEX-it ankesat ishin paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren nga 20, 27 dhe 28 maj.

“Ankesat janë dërguar për përkthim dhe për shkak të gjatësisë së tyre, u desh kohë për t’u përkthyer’’, tha të martën Eldita Tarani nga Zyra për Informim e EULEX-it.

Molla e Paskalit!

0

Rezart PalluqiShkruan: Rezart Palluqi

Milo në greqisht i thonë mollës. Hoxha i famshëm shqiptar e dinte këtë shumë mirë, prandaj për të flirtuar sado pak me fqinjtë e tij grekë, mendoi të mbillte një mollë dhe atë ta quante MILO dhe jo mollë. Hoxha i famshëm që me fletët e Kuranit ose Biblës bënte raketa e aeroplanë për djemtë dhe mbesat e nipërit e tij, sillej me grekët siç sillet një grua me një burrë të dobët, që nuk e zë gjumi pa bërë seks. Nëse burri i blen gruas rroba të reja, ajo ia jep byrekun e ëmbël, në të kundërtën s’ka seks. Po kështu edhe Hoxha! Në fillim i bëri grekët rezil me fjalë të mëdha, kërcënime retorike që për banorët e vendit të tij, tingëllonin si heroizma dhe burrëri të rrallë, sjellje prej udhëheqësi të madh! Por kur hoxha , mbeti i vetëm, sidomos kur prifti rus dhe më vonë budistët kinezë nuk pranuan më të faleshin në xhaminë e tij dhe dhuronin para dhe llampa e naftë për kaloriferët e xhamisë, ai i shpalli papritur grekët miq të mëdhenj, të cilët siç e thamë disa dhjetëvjecarë më parë i kërcënonte me oratori prej sharlatani!

Atëherë pra, ai mbolli një mollë që e quajti për hir të grekëve, në greqisht Milo. Molla po rritej me shpejtësi të madhe, çka u lips më shumë kujdes për të. Ajo duhej vaditur, krasitur, plehëruar, prandaj edhe Hoxha mendoi që detyrën e përkujdesjes së mollës, tia linte përsipër djaloshit dymbëdhjetëvjecar, Paskalit, i cili lozte rregullisht në oborrin përballë mollës, por edhe studionte historinë ë popujvë të botës. Aq më tëpër që ndërsa molla po rritej, Hoxha u përvesh me mish dhe shpirt për të shkruajtur librin “ dy popuj miq” .

Paskali e pranoi detyrën e mirëbesuar prej Hoxhës me zell të jashtzakonshëm. Ndodhte që ai linte mënjanë mësimet e tij historike vetëm e vetëm që molla të rritej me dinjitet, krenare dhe e begatë. Por Paskalit i doli edhe një detyrë tjetër, krejt e paparishikuar. Hoxha dhe rojet e pemës vrisnin pa mëshirë zogjtë e huaj, përveç zogjve grekë dhe serbë. Paskalit i duhej t’i mblidhte zogjtë e vrarë dhe groposte ato menjëherë në një gropë të zezë, sepse sipas Hoxhës dhe rojeve të tij, ato ishin zogj të rrezikshëm, që kishin shtetguar, kryesisht nga horizonti i perëndimit, për të ndërtuar folenë e tyre në gjirin e mollës dhe helmuar sythet e mollës në pranverë.
Ndodhte shpesh, që Paskalin e ndihmonin pa përtuar shumë studentë e doktorrë me origjinë greke, që atëherë gëzonin pushtet dhe respekt të madh në shoqëri.

Sikur të mos mjaftonin përgjegjësitë e Paskalit djaloshar, atij iu shtua një detyrë e re. Brënda një muaji, ndërsa Hoxha kishte mbërritur në kapitullin e fundit të librit të tij “ dy popuj miq” disa zogj të huaj, që kishin arritur t’i shpëtonin shënjestrave të dylbinjve vigjilentë të rojeve të Hoxhës, mbasi u tundën disa herë me trupin e tyre të lehtë mbi kokrrat e kuqe të mollëve, ranë me forcë mbi cackën e kokës së Hoxhës. Forca e mollëve mbi kokën e Hoxhës pati një efekt frikndjellës, sepse Hoxha mbas çdo goditje të mollës, u turrllos shumë rëndë, saqë nuk shkroi një javë të tërë as edhe dy gishta libër.

Rojet arritën më në fund t’i vrasin zogjtë, dhe mbas autopsisë, zbuluan se zogjtë vinin nga Amerika, Anglia, Gjermani Holanda por edhe mollët e izoluara dhe tradhtuara, kosovare dhe çame.
-Zogjtë e mallkuar imperialistë. Po më shastisin trutë. Të keqen e zogjve grekë dhe serbë. Ata vijnë këtu por mollët nuk m’i flakin mbi kokë por i marrin me vete. E punë e madhe se morën disa mollë! Sado që të grabisin ata, kjo mollë magjike, do të ruajë mollë mjaftueshëm për mua, familjen time, dhe Paskalin tim të palodhur- iu rrëfye Hoxha gruas së tij, dhe Paskalit. Ky i fundit për të përligjur triumfalisht zemërimin e Hoxhës mallkonte përpara punëdhënësit të tij, zogjtë xanxarë perëndimorë, çamë dhe kosovarë!

-Rrofshin skifterët dhe sorrat greke dhe serbe! – brohoriti Paskali me grushtin rrëzë kokës së tij të rrumbullaktë, të bukur dhe mjaft joshëse për femrat.
Hoxha me të dëgjuar rënkimet e thella të Paskalit tha: Grua, gruaja ime e mirë! Propozoj që këtë mollë, ta quaj: Molla e Paskalit. Si mendon?
Gruaja e Hoxhës qeshi ëmbël. Emër i bukur dhe mëse i merituar. Paskali kujdeset fort për të – u përgjigj ajo.

Qysh prej asaj dite, Hoxha të gjitha takimet qe mbyllte me udhëheqësit e lavdishëm të botës, jepte si adresë: takohemi në filan datë, tek “Molla e Paskalit”. Ndonjëherë bënte shaka dhe thonte: Milo e Paskalit!

Kanë kaluar shumë vite, qysh kur Hoxha vdiq dhe u varros me lumenj lotësh. Disa prej këtyre lumenjve u derdhën edhe prej syve të Paskalit i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite të kalojë orët e tij të lira përreth mollës që mbolli Hoxha dhe ai e rriti me dashuri.

Kur sot, ish roja e tij, vendosi që bustin e Hoxhës ta vendoste në hapësirën e dikurshme të pemës së mollës, Paskali tha: Po të mos kishte qenë Hoxha, kjo mollë, që sot është braktisur në mëshirë të fatit, do të ishte çrrënjosur prej grekëve dhe serbëve.
Paskali i brohoret këto parrulla, sepse ruan nostalgji dhe mall të pashtershëm për epokën e mollës së tij, me emër grek, Milo. Zavalli, atëherë jetoi si princ historik. shijoi respekt, luks dhe famë të madhe nën hijen e mollës së Hoxhës.

E megjithatë, Paskalin e torturon një ëndërr e frikshme. Sa herë që ai zgjohet në mëngjes, i cicërojnë në vesh ca zogj çamarrokë dhe i pëshpërisin fjalët: po të mos kishte qenë Hoxha, që mbolli mollën me emrin Milo, molla do të ishte pushtuar prej zogjve amerikanë, anglezë si edhe zogjtë e mollës së Faik Konicës, dhe Hasan Prishtinës!
Paskali, rënkoi edhe sot në mëngjes ndaj zogjve zevzekë: ah, Hoxhë, ku je, zgjohu e më ndihmo, me jep llastiqet tuaja të vras zogjstë imperialistë!!

Miley në lidhje me producentin e saj?

0

128100-637x424Çifti është frekuentuar bashkë shumë gjatë turit të Cyrus. Sipas burimeve të afërta, çifti janë në kontaktë tërë ditën përmes telefonatave dhe mesazheve që i këmbejnë njëri me tjetrin.

Madje nëna e Mileyt, e konsideron producentin si anëtar të familjes.

Megjithatë ata ende nuk janë prononcuar për këtë lidhje.

Regjistrohen, sipas Marrëveshjes

0

Isa Mustafa LDKNë ambientet e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK’së dhe AAK’së kanë filluar të plotësojnë formularët për regjistirmin e tyre sipas procedurave të parapara.

Ata po regjistrohen në formularët e deputetëve, në përkatësinë politike: LDK-AAK-NISMA, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kreu i LDK, Isa Mustafa, thotë se ai dhe deputetët e partisë së tij janë regjistruar sot në bazë të vendimit që të jenë një grup parlamentar më AAK dhe NISMA, dhe se sipas marrëveshjes me AAK dhe NISMA, Mustafa do të jetë i nominuar për të marrë postin e Kryetarit të Kuvendit.

Sipas Isa Mustafës as rregullorja, as ligjet nuk e ndalojnë krijimin e një grupi të përbashkët.

Ngjashëm shprehet edhe, Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, aktualisht deputet nga radhët e NISMA, duke thënë se “duhet të respektoj vendimin e shefave”, dhe se me këtë sistem zgjedhor është e vështirë të bëhen numrat mjaftueshëm duke e parë si të domosdoshëm koalicionin.

Ai thotë se grupi që rrjedhë nga koalicioni i tyre është ndërtuar mbi bazën e partive dhe programeve të tyre dhe se “ai grup parlamentar që i ka 61 vota e zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin, e se kush i ka ato vota unë nuk muj e parashoh”.

Ndryshe, dje ka filluar regjistrimi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, sot po bëhet regjistrimi i atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa nesër do të regjistrohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të Nismës për Kosovën dhe të komuniteteve pakicë.

 

Rrahje në Parlamentin e Shqipërisë

0

Rama-kuvendi i shqiperiseBrenda ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë bëhet e ditur se ka patur përplasje fizike mes deputetëve.

Gazetarja e News24 që ndjek punimet në Kuvend mëson se një konflikt i ashpër ka ndodhur mes deputetit demokrat Genc Strazimiri dhe atij të PS, Pjerin Ndreu.

Konfliktit i parapriu një debat i ashpër u hap mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës ku nuk munguan akuzat.

Deputeti demokrat Genc Strazimiri mbajti nje fjalim nga foltorja e Kuvendit dhe pas tij deputeti Sali Berisha. Por ndërsa deputeti Sali Berisha mbante fjalimin, deputetët u ngritën me ngut nga karriget sepse zhurma përfshinë korridorin e parlamenti.

Suharekë, konfiskohen rreth 10 kilogram substancë narkotike

0

DrogaaSi vazhdimësi e hetimeve të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Sllovenisë, me 9.7.2014 rreth orës 15:00, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në rajonin e Suharekës, ka realizuar një operacion policor, me ç’ rast ka konfiskuar rreth 10 kilogramë substancë narkotike, që dyshohet se është e llojit marihuanë.

Lidhur me këtë rast hetuesit policorë kishin pranuar një informatë nga Policia e Sllovenisë se një i dyshuar mashkull kosovar që ishte arrestuar nga Policia në Slloveni, dyshohet se në shtëpinë e tij në Kosovë mund të ketë sasi të substancës narkotike.

Hetuesit policor në konsultim me prokurorin e Prokurorisë Speciale dhe gjyqtarin e procedurës paraprake në Prizren ka filluar operacionin policor , duke bërë kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit, me ç’rast në garazhin e shtëpisë së tij janë gjetur dy çanta me substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë marihuanë.

Pas përfundimit të procedurave policore është bërë matja e peshës e cila rezulton të jetë rreth dhjetë kilogram (10 kg), të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë operacion policor janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës.

Braçe kundër Gruevskit: Kokëboshë, mos na jepni leksione

0

Erjon BraçeDeputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Erjon Braçe i është kundërpërgjigjur Gruevskit, duke thënë se partia e tij ka në mesin e saj shumë kokëboshë.

“Që partia e kryeministrit të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë është e mbushur me kokëboshë e kupton lehtësisht duke parë këtë ‘shtet’!! Por, që e gjithë organizata me kokëboshë të marrë përsipër të të japë edhe leksione, kjo është shumë!! Akoma më shumë është kur tamam këta kokëboshë të ‘urdhërojnë’ se kë duhet të vizitosh në vendin tënd!! Kulmi!! Kjo arrogancë i ka bërë të jenë ata që janë e të thyejnë turinjtë sistematikisht sa herë që marrin përsipër të bëjnë të fortin. Dua të them dy gjera; E para, protesta e shqiptarëve në këtë ‘shtet’ nuk është as radikale e as islamike. Është një protestë qytetare si kudo gjetkë në Evropë por me ndryshimin e madh se sot në Evropë, ndryshe nga ky ‘shtet’, liria, barazia, drejtësia, përfshirja, pjesëmarrja, solidariteti, janë institucionalizuar si të paprekshme edhe për emigrantët!! Janë të drejta themelore që ky ‘shtet’ apo ish Republikë nuk i njeh për qytetarët e tij me kombësi shqiptare”, ka shkruar Braçe në Facebook.

Braçe ka shtuar më tej se krahasimi që ka bërë VMRO-ja është i tepërt, pasi ish-Republika e Maqedonisë është një shtet i njohur ndëkombëtarisht si multietnike, ndërsa Shqipëria nuk është e tillë.

Ai shtoi se IRJM-ja është një shtet që ka ngritur në kulm dhe në mënyrë epike historinë maqedonase, gjë që tregon edhe mendësinë e dobët që ekziston te partia në pushtet, VMRO-së së kryeministrit Gruevski.

Erjon Braçe në fund shton se ata maqedonas që jetojnë në disa fshatra të Shqipërisë kanë të drejta të plota juridike, politike dhe sociale sikundër çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe nuk janë aspak të diskriminuar

Lezhë, zbulohet një urë 900-vjeçare në Komunën Kallmet

0

ura ne lezhNjë urë 900- vjeçare është zbuluar në fshatin Rrabosht në Komunën Kallmet.

Specialistët e monumenteve kanë konfirmuar se ura i përket viteve 1100. Ura e zbuluar njihet nga banorët si “Ura e Plakut Gjon”. “E dinim që kjo urë ekzistonte, ajo ishte e mbuluar me ferra dhe shkurre”- kanë deklaruar banorët.

Prej dëshirës dhe frikës

0

twtwt“Qytetet janë si ëndrrat, krijuar prej dëshirave dhe frikës, ku edhe nëse filli i bisedës së tyre është sekret, rregullat e tyre janë absurde, perspektivat e tyre të mashtrojnë, dhe gjithçka mbulon diçka tjetër.” Italo Calvino i përshkruan kështu qytetet që krijoi në imagjinatën e tij, në librin “Qytetet e padukshme”. Për gazetarin dhe shkrimtarin italian, një nga figurat e rëndësishme të shekullit XX, çdo qytet ishte si të njihje një grua. Ai u vuri emra femrash qyteteve të tij imagjinare, duke e bërë shtegtimin në to të ndier dhe dëshirues. Noora Geagea, artiste e re bashkëkohore finlandeze, e ka lexuar disa herë librin e Calvino-s, aq sa e tërhequr nga përshkrimet që ai u bën qyteteve, ka nisur rrugëtimin për t’i gjetur këto qytete në jetën reale. Ashtu si Calvino mendonte se çdo qytet është një grua, Noora i sheh qytetet si qenie që frymojnë.

Për të, qytetet kanë karakter, personalitetin e tyre, dhe shërbejnë si një pasqyrë e vetë botëve tona. Vetëm pak kohë më parë, sapo mbërriti në Tiranë, ajo e ndjeu se ky qytet do ta përfshinte jo vetëm me strukturën e tij, por dhe botën tjetër, atë ku ndërthuret historia dhe e tashmja, misteri dhe e padukshmja. Një qytet që e frymëzonte me çdo rrugë apo çdo njeri që takonte bashkë me miqtë e saj. Sot, në Galerinë Kombëtare të Arteve, Noora Geagea do të hapë një ekspozitë bazuar mbi qytetet, është prodhuar tërësisht në Tiranë. Punët e saj do të shoqërohen nga punët e një artisti tjetër finlandez EGS, i cili hulumton mbi hartat e botës. Ekspozita e quajtur “Five” do të qëndrojë e hapur deri më 22 korrik, dhe është një vështrim mbi artin bashkëkohor sot.

Nëpërmjet punëve të saj në fotografi dhe video Noora Geagea kërkon të trajtojë çështje si udhëtimi e dokumentimi i realitetit, si dhe të zbulojë se sa është në gjendje të prodhojë “portrete” të besueshme qytetesh të tjera nisur vetëm nga “portreti” i Tiranës. Në punën e saj për këtë ekspozitë ajo përpiqet të kapë pesë portrete krejtësisht të ndryshme karakteresh, atmosferash e hapësirash të pesë qyteteve imagjinare, nga të cilat është magjepsur dhe frymëzuar. Duke pasur parasysh natyrën tërheqëse dhe të shtresëzuar të qytetit, puna e saj është një homazh për qytetet si krijesa të kujtimeve, ëndrrave, frikës dhe historive të bukura – ashtu si jemi vetë të gjithë ne. EGS është një tjetër emër i njohur i artit bashkëkohor finlandez. I tërhequr nga hartat e botës, ai kërkon të rigjejë në to gjurmët që bëjnë bashkë sot vendet. Duke transformuar dhe riformatuar topografinë deri në atë pikë sa të shkruajë emrin e tij (që i abstraktuar mezi dallohet), hartat e EGS ilustrojnë stilin e tij të paimitueshëm kirografik në gjininë e grafitit, si dhe aftësinë e tij për të shkatërruar dhe ripropozuar grafikën e shkronjës në mënyra dhe kompozime të pafundme.

Duke përdorur të argjendtën dhe të zezën si ngjyra të preferuara për të shkruar grafitin (jo vetëm ngaqë shkronjat të dallohen më qartë, por sepse “këto ngjyra nuk mund të fiksohen, ose të kamuflohen me ngjyra të tjera”) – përdorimi nga EGS i bojës së zezë indiane në punët artistike i lidh edhe më fort këto dy praktika me njëra–tjetrën, duke e detyruar vizitorin të shikojë qartësisht pastërtinë dhe kompleksitetin e imazheve të tij në grafite. Për më tepër, duke përdorur në vend të penelit për të pikturuar një shiringë, EGS tregon njëkohësisht si rolin prej arti të margjinalizuar të gjinisë së grafitit, ashtu edhe mjediset ‘prapa skene’ ku ky art shpesh krijohet: në rrugica, lagje të varfra dhe djerrina e landfille të mbushura me objekte të hedhura. Nga ana tjetër, hartat e EGS janë jo vetëm një version i abstraktuar i hartës së botës; ato luajnë edhe me idenë e europianëve si pushtues kontinentesh të “reja”, të cilat i ndajnë me laps e vizore, duke krijuar me çdo të rënë të lapsit vende e konflikte që kurrë nuk kanë ekzistuar më parë. Hartat e EGS tregojnë edhe fuqinë e bojës për të ndryshuar ambientin rrethues, si dhe aftësinë e pikturimit për të ndryshuar thellësisht mënyrën se si ne e kuptojmë hapësirën.