6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Molla e Paskalit!

Rezart PalluqiShkruan: Rezart Palluqi

Milo në greqisht i thonë mollës. Hoxha i famshëm shqiptar e dinte këtë shumë mirë, prandaj për të flirtuar sado pak me fqinjtë e tij grekë, mendoi të mbillte një mollë dhe atë ta quante MILO dhe jo mollë. Hoxha i famshëm që me fletët e Kuranit ose Biblës bënte raketa e aeroplanë për djemtë dhe mbesat e nipërit e tij, sillej me grekët siç sillet një grua me një burrë të dobët, që nuk e zë gjumi pa bërë seks. Nëse burri i blen gruas rroba të reja, ajo ia jep byrekun e ëmbël, në të kundërtën s’ka seks. Po kështu edhe Hoxha! Në fillim i bëri grekët rezil me fjalë të mëdha, kërcënime retorike që për banorët e vendit të tij, tingëllonin si heroizma dhe burrëri të rrallë, sjellje prej udhëheqësi të madh! Por kur hoxha , mbeti i vetëm, sidomos kur prifti rus dhe më vonë budistët kinezë nuk pranuan më të faleshin në xhaminë e tij dhe dhuronin para dhe llampa e naftë për kaloriferët e xhamisë, ai i shpalli papritur grekët miq të mëdhenj, të cilët siç e thamë disa dhjetëvjecarë më parë i kërcënonte me oratori prej sharlatani!

Atëherë pra, ai mbolli një mollë që e quajti për hir të grekëve, në greqisht Milo. Molla po rritej me shpejtësi të madhe, çka u lips më shumë kujdes për të. Ajo duhej vaditur, krasitur, plehëruar, prandaj edhe Hoxha mendoi që detyrën e përkujdesjes së mollës, tia linte përsipër djaloshit dymbëdhjetëvjecar, Paskalit, i cili lozte rregullisht në oborrin përballë mollës, por edhe studionte historinë ë popujvë të botës. Aq më tëpër që ndërsa molla po rritej, Hoxha u përvesh me mish dhe shpirt për të shkruajtur librin “ dy popuj miq” .

Paskali e pranoi detyrën e mirëbesuar prej Hoxhës me zell të jashtzakonshëm. Ndodhte që ai linte mënjanë mësimet e tij historike vetëm e vetëm që molla të rritej me dinjitet, krenare dhe e begatë. Por Paskalit i doli edhe një detyrë tjetër, krejt e paparishikuar. Hoxha dhe rojet e pemës vrisnin pa mëshirë zogjtë e huaj, përveç zogjve grekë dhe serbë. Paskalit i duhej t’i mblidhte zogjtë e vrarë dhe groposte ato menjëherë në një gropë të zezë, sepse sipas Hoxhës dhe rojeve të tij, ato ishin zogj të rrezikshëm, që kishin shtetguar, kryesisht nga horizonti i perëndimit, për të ndërtuar folenë e tyre në gjirin e mollës dhe helmuar sythet e mollës në pranverë.
Ndodhte shpesh, që Paskalin e ndihmonin pa përtuar shumë studentë e doktorrë me origjinë greke, që atëherë gëzonin pushtet dhe respekt të madh në shoqëri.

Sikur të mos mjaftonin përgjegjësitë e Paskalit djaloshar, atij iu shtua një detyrë e re. Brënda një muaji, ndërsa Hoxha kishte mbërritur në kapitullin e fundit të librit të tij “ dy popuj miq” disa zogj të huaj, që kishin arritur t’i shpëtonin shënjestrave të dylbinjve vigjilentë të rojeve të Hoxhës, mbasi u tundën disa herë me trupin e tyre të lehtë mbi kokrrat e kuqe të mollëve, ranë me forcë mbi cackën e kokës së Hoxhës. Forca e mollëve mbi kokën e Hoxhës pati një efekt frikndjellës, sepse Hoxha mbas çdo goditje të mollës, u turrllos shumë rëndë, saqë nuk shkroi një javë të tërë as edhe dy gishta libër.

Rojet arritën më në fund t’i vrasin zogjtë, dhe mbas autopsisë, zbuluan se zogjtë vinin nga Amerika, Anglia, Gjermani Holanda por edhe mollët e izoluara dhe tradhtuara, kosovare dhe çame.
-Zogjtë e mallkuar imperialistë. Po më shastisin trutë. Të keqen e zogjve grekë dhe serbë. Ata vijnë këtu por mollët nuk m’i flakin mbi kokë por i marrin me vete. E punë e madhe se morën disa mollë! Sado që të grabisin ata, kjo mollë magjike, do të ruajë mollë mjaftueshëm për mua, familjen time, dhe Paskalin tim të palodhur- iu rrëfye Hoxha gruas së tij, dhe Paskalit. Ky i fundit për të përligjur triumfalisht zemërimin e Hoxhës mallkonte përpara punëdhënësit të tij, zogjtë xanxarë perëndimorë, çamë dhe kosovarë!

-Rrofshin skifterët dhe sorrat greke dhe serbe! – brohoriti Paskali me grushtin rrëzë kokës së tij të rrumbullaktë, të bukur dhe mjaft joshëse për femrat.
Hoxha me të dëgjuar rënkimet e thella të Paskalit tha: Grua, gruaja ime e mirë! Propozoj që këtë mollë, ta quaj: Molla e Paskalit. Si mendon?
Gruaja e Hoxhës qeshi ëmbël. Emër i bukur dhe mëse i merituar. Paskali kujdeset fort për të – u përgjigj ajo.

Qysh prej asaj dite, Hoxha të gjitha takimet qe mbyllte me udhëheqësit e lavdishëm të botës, jepte si adresë: takohemi në filan datë, tek “Molla e Paskalit”. Ndonjëherë bënte shaka dhe thonte: Milo e Paskalit!

Kanë kaluar shumë vite, qysh kur Hoxha vdiq dhe u varros me lumenj lotësh. Disa prej këtyre lumenjve u derdhën edhe prej syve të Paskalit i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite të kalojë orët e tij të lira përreth mollës që mbolli Hoxha dhe ai e rriti me dashuri.

Kur sot, ish roja e tij, vendosi që bustin e Hoxhës ta vendoste në hapësirën e dikurshme të pemës së mollës, Paskali tha: Po të mos kishte qenë Hoxha, kjo mollë, që sot është braktisur në mëshirë të fatit, do të ishte çrrënjosur prej grekëve dhe serbëve.
Paskali i brohoret këto parrulla, sepse ruan nostalgji dhe mall të pashtershëm për epokën e mollës së tij, me emër grek, Milo. Zavalli, atëherë jetoi si princ historik. shijoi respekt, luks dhe famë të madhe nën hijen e mollës së Hoxhës.

E megjithatë, Paskalin e torturon një ëndërr e frikshme. Sa herë që ai zgjohet në mëngjes, i cicërojnë në vesh ca zogj çamarrokë dhe i pëshpërisin fjalët: po të mos kishte qenë Hoxha, që mbolli mollën me emrin Milo, molla do të ishte pushtuar prej zogjve amerikanë, anglezë si edhe zogjtë e mollës së Faik Konicës, dhe Hasan Prishtinës!
Paskali, rënkoi edhe sot në mëngjes ndaj zogjve zevzekë: ah, Hoxhë, ku je, zgjohu e më ndihmo, me jep llastiqet tuaja të vras zogjstë imperialistë!!

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Lajmet e Fundit