14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Pse po frikësohet Thaçi t’i dalë në “mejdan” Kurtit?

Thaci kurtiKryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk i është përgjigjur ftesës së liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për një debat televiziv, ku do të debatonin për idealet kombëtare.
Ftesa e Albin Kurtit kishte ardhur pas akuzave që Hashim Thaçi i kishte bërë këtij të fundit për braktisjen e idealeve për bashkim kombëtar. Por, disa ditë pas kësaj ftese, lideri i VV-së, Albin Kurti ende nuk ka marrë përgjigje.

Gazeta Blic i ka kontaktuar disa prej njerëzve të PDK-së për të mësuar nëse Hashim Thaçi do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Albin Kurtit, por nuk ka marrë përgjigje.

I vetmi që është përgjigjur është nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi. Megjithatë, as ky nuk ka dhënë përgjigje nëse Thaçi do të sfidohet në debat televiziv me Albin Kurtin.

“Nuk e di, pyete Zyrën e Kryeministrit”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Kuçit dhënë për Gazetën Blic.
Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje ende janë në pritje të një përgjigje.

“Meqenëse Hashim Thaçi ishte brengosur për ‘braktisjen e idealeve’ nga Lëvizja VETËVENDOSJE! ne presim që ai t’i përgjigjet ftesës së Albin Kurtit për përballje në një debat televiziv mbi idealet, interesat e kombit dhe kush i ka braktisur ato. Gjithashtu, presim nga televizionin publik që të organizojë debatin”, ka thënë zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi.

Ndërkohë, Adriatik Kelmendi, i cili e drejton emisionin më të shikuar në vend, “Rubikonin” në KTV, ka thënë se ai është i gatshëm që t’ua organizoj një debat Hashim Thaçit e Albin Kurtit.

“Në televizionet kosovare thuaja gjithnjë ka munguar një lloj i ballafaqimit, ai i dueleve ndërmjet pretenduesve të posteve kryesore institucionale ose politike në vend. Unë mbaj mend që në karrierën 10- vjeçare në Rubikon ia kam dalë të kem vetëm një duel të atillë, Isa Mustafa- Fatmir Limaj për të parin e Prishtinës”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka thënë se gjithnjë studio e Rubikonit ka qenë e hapur për duelet, të cilat zakonisht kanë munguar.

“Gjithnjë nga ata që janë në pushtet, ose ata që mendojnë se janë në subjektin politik më të madh, nuk duan të dalin në duel, meqë nxirren me faktin se nuk ka një opozitë të bashkuar dhe se, siç thonë, nuk e dine se cili është i dyti, i treti ose i katërti me fuqi politike nga opozita. Kështu ndodhi edhe para zgjedhjeve te fundit, me duelin që Isa Mustafa i kërkoi Hashim Thaçit”, ka thënë drejtuesi i emisionit “Rubikon”.

Kelmendi thotë se “sa më përket mua, studio ime është e hapur si për duelet e të tjerëve me Thaçin, ashtu besoj do të ishte interesante përballja e Shpend Ahmetit me Mustafen, ose Lirak Qelajn…”. /gazetablic/

Më Shumë

Kurti kujton 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec ku nuk u kursyen as gra e fëmijë. Më...

Zhduket një e moshuar në Rahovec

Një grua e moshës 86-vjeçare është zhdukur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërsa operacioni për kërkimin e saj ka filluar. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të...

Lajmet e Fundit