7.6 C
Prizren
E diel, 16 Shkurt, 2025

Regjistrohen, sipas Marrëveshjes

Isa Mustafa LDKNë ambientet e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK’së dhe AAK’së kanë filluar të plotësojnë formularët për regjistirmin e tyre sipas procedurave të parapara.

Ata po regjistrohen në formularët e deputetëve, në përkatësinë politike: LDK-AAK-NISMA, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kreu i LDK, Isa Mustafa, thotë se ai dhe deputetët e partisë së tij janë regjistruar sot në bazë të vendimit që të jenë një grup parlamentar më AAK dhe NISMA, dhe se sipas marrëveshjes me AAK dhe NISMA, Mustafa do të jetë i nominuar për të marrë postin e Kryetarit të Kuvendit.

Sipas Isa Mustafës as rregullorja, as ligjet nuk e ndalojnë krijimin e një grupi të përbashkët.

Ngjashëm shprehet edhe, Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, aktualisht deputet nga radhët e NISMA, duke thënë se “duhet të respektoj vendimin e shefave”, dhe se me këtë sistem zgjedhor është e vështirë të bëhen numrat mjaftueshëm duke e parë si të domosdoshëm koalicionin.

Ai thotë se grupi që rrjedhë nga koalicioni i tyre është ndërtuar mbi bazën e partive dhe programeve të tyre dhe se “ai grup parlamentar që i ka 61 vota e zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin, e se kush i ka ato vota unë nuk muj e parashoh”.

Ndryshe, dje ka filluar regjistrimi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, sot po bëhet regjistrimi i atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa nesër do të regjistrohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të Nismës për Kosovën dhe të komuniteteve pakicë.

 

Më Shumë

Prizren, 8 aktakuza kundër 11 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar dhe...

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

Është ngritur aktakuzë ndaj një personi në Prizren, pasi i njëjti është kapur duke bartur katër emigrantë, shtetas të Bangladeshit. Kliko linkun:Facebook Në njoftimin e prokurorisë...

Lajmet e Fundit