NISMA për Kosovën, në legjislativin e ardhshëm pritet të prezantohet me 6 deputetë.
01. Fatmir Limaj 26,770
02. Jakup Krasniqi 18,600
03. Haxhi Shala 7,285
04. Shukrije Bytyqi 6,024
05. Zafir Berisha 4,609
06. Valdete Bajrami 3,754
Vëllezërit Haradinaj udhëheqin listën e deputetëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo parti, në legjislativin e ardhshëm pritet të prezantohet me 11 deputetë.
1. Ramush Haradinaj 50,391
2. Daut Haradinaj 11,590
3. Pal Lekaj 8,481
4. Donika Kada Bujupi 6,150
5. Bali Muharremaj 6,135
6. Blerim Shala 5,833
7. Time Kadrijaj 5,751
08. Rrustem Berisha 5,663
09. Lahi Brahima 5,641
10. Teuta Haxhiu 4,000
11. Melihate Tërmkolli 2,589
Listës së LDK-së i prinë Isa Mustafa me 121,052 vota, e dyta radhitet Vjosa Osmani me 39,925 vota, pastaj Teuta Rugova me 37,157 vota dhe e fundit Doruntinë Maloku –Kastrati me 7,194 vota.
1. Isa Mustafa 121,052
2. Vjosa Osmani 39,925
3. Teuta Rugova 37.157
4. Anton Quni 24,315
5. Ismet Beqiri 17,576
6. Nuredin Ibishi 15,796
7. Arben Gashi 14,879
8. Haki Demolli 14,820
9. Kujtim Shala 14,654
10. Sabri Hamiti 12,833
11. Armend Zemaj 11,160
12. Avdullah Hoti 10,886
13. Hykmete Bajrami 10,207
14. Njomza Emini 9,683
15. Naser Osmani 9,647
16. Lirie Kajtazi 9,300
17. Hatim Baxhaku 8,881
18. Shpejtim Bulliqi 8,856
19. Muhamet Mustafa 8,585
20. Fatmir Rexhepi 8,527
21. Ali Sadriu 8,409
22. Sadri Ferat 8,400
23. Adem Salihaj 8,266
24. Blerim Grainca 8,049
25. Agim Ademaj 8,008
26. Salih Morina 7,984
27. Alma Lama 7,486
28. Besa Gaxheri 7,266
29. Teuta Sahatqia 7,224
30. Doruntinë Maloku-Kastrati 7,194
Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar rezultatet përfundimtare të kandidatëve që kanë fituar vota të mjaftueshme për të qenë anëtarë të Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës, që pritet të konstituohet menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në listën me emrat e 16 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën lajmi.net e ka siguruar nga një zyrtarë i lartë i kësaj partie, figurojnë emrat e 11 deputetë të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.
Vetëvendosje me 16 deputetë radhitet si partia e tretë në vend e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, pas Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka fituar 37 mandate në Kuvend, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës me 30 mandate të fituara.
Deputetët:
1. Albin Kurti
2. Visari Imeri
3. Glauk Konjufca
4. Ilir Deda
5. Dardan Sejdiu
6. Rexhep Selimi
7. Liburn Aliu
8. Besnik Bislimi
9. Smail Kurteshi
10. Mytehar Haskuka
11. Sali Salihu
Deputetet:
1. Aida Dërguti
2. Puhie Demaku
3. Albulena Haxhiu
4. Shqipe pantina
5. Erleta Hoti
“DokuFest 2014” ka shpallur sot hapjen e akreditimit për gazetarët lokal dhe ndërkombëtar. Akreditimi është i hapur për gazetarët e të gjitha fushave të mediave – print, online, TV, radio dhe fotografi. Afati i fundit për të aplikuar online është data 10 gusht 2014.
“Të gjithë gazetarët që kanë aplikuar për akreditim mund të marrin bexhat e tyre dhe paketën mediale në Media Qendrën e DokuFest që nga data 15 gusht 2014”, njofton drejtuesja e komunikimit të “DokuFest”-it, Nita Deda.
“Akreditimi nënkupton të drejtën e gazetarëve për të shfrytëzuar Media Qendrën si dhe ofron prioritet në intervistimin e mysafirëve të festivalit. Zyra e Press do të ju ndihmojë në koordinimin e intervistave me stafin dhe mysafirët e festivalit”.
Gazetarët e interesuar mund të aplikojnë për akreditim në web faqen e “DokuFest”: http://dokufest.com/2014/sq/attend/press-accreditation/
Edicioni i 13-të i “DokuFest” do të mbahet nga data 16-24 gusht në Prizren, Kosovë. Program i plotë i festivalit do të shpallet më 24 korrik në ueb faqen e festivalit. /PrizrenPress.com/
Express ka siguruar rezultatet përfundimtare që pritet të publikohen sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Të parët kanë dalë koalicioni rreth Partisë Demokratike të Kosovës me Partinë e drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dhe Partia Konsveravtore e Kosovës, pastaj LDK, VV dhe AAK.
Kryetari i Degës së AAK-së, Lulëzim Kabashi, ende nuk e ka publikuar analizën për 100 ditëshin e “Qeverisë Muja III”. Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga koha kur pat premtuar se AAK, do të dalë me një analizë për (mos)punën e “Qeverisë Muja III”, Kabashi deri më tash nuk ka publikuar asgjë.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ndërkohë në tubimin publik me qytetarët për afër një ore ka raportuar dje për punën që është bërë në gjashtë mujorin e parë të mandatit të tretë. Ai në këtë debat ka folë 52 minuta për të gjitha punët që janë realizuar. Ndërkaq, në këtë debat nuk ka marrë pjesë nënkryetari i tij, Lulëzim Kabashi,njëherësh kryetar i Degës së AAK-së në Prizren.
Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Kabashi i ka ftohur raportet me kryetarin Ramadan Muja,për shkak goditjes që ia ka bërë PDK-ja gjatë fushatës zgjedhore.
“Ekziston një ftohje të raportit mes Kabashit dhe Mujës, por jo për shkak qeverisjes së Komunës, por për shkak goditjes që PDK-ja ia bëri gjatë fushatës elektorale AAK-së në Prizren, duke ia marrë anëtarët dhe kryetarët e nëndegëve”, tregon një burim brenda AAK-së.
Sipas të njëjtit burim (mos)vazhdimi i koalicionit në mes AAK-së dhe PDK-së në Prizren varet edhe nga zhvillimet politike në Prishtinë.
“Koalicioni i Prizrenit është bërë në Prishtinë dhe vetëm atje mund të prishet. Luli nuk mund ta prishë koalicionin edhe pse është kryetar i Degës së AAK-së”.
AAK-ja në Prizren për shkak të këtyre zhvillimeve politike në zgjedhjet e 8 qershorit ka dalë partia që ka marrë më së paku vota në Prizren. Ky subjekt politik nuk ka arritë të fitojë së paku një vend në Parlamentin e Kosovës./PrizrenPress.com/
Erzen Vraniqi nga Sekretariati për Medie dhe Komunikim i Vetëvendosje!-s, ka bërë me dije se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga blloku opozitar LDK, AAK dhe NISMA për kriteret që kjo lëvizje ua ka parashtruar atyre për t’i përkrahur për formimin e qeverisë së re.
Vraniqi ka thënë për “Epokën e re” se pranimi i këtyre kritereve nga ana e bllokut opozitar do ta nxirrnin Kosovën nga rrëshqitja drejt humnerës. “Kriteret që Lëvizja Vetëvendosje! i ka paraqitur para subjekteve të tjera janë kritere bazë që të ndalohet rrëshqitja e Kosovës drejt humnerës, drejt humbjes së territorit të saj nëpërmjet vazhdimit të dialogut dhe krijimit të entitetit autonom serb, si dhe humbjes së aseteve strategjike për zhvillim ekonomik nëpërmjet privatizimit neoliberal”, ka deklaruar Vraniqi. Në këtë kontekst, Vraniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! ka hyrë në bisedime me opozitën për interes të Kosovës e jo për poste ministrore. “Lëvizja Vetëvendosje! ka hyrë në këto bisedime për interes të Kosovës. Ne nuk kemi diskutuar për poste, por për parime, për ndalim të së keqes, për shtetndërtim, për zhvillim. Prandaj, prioritet këtu është të dalë Kosova fituese”, është shprehur Vraniqi.
I pyetur se a mund të dështojë blloku opozitar për ta formuar qeverinë, në rast se nuk dakordohen për t’i përkrahur kushtet e Vetëvendosje!-s, Vraniqi ka thënë se e rëndësishme është që në Kosovë të kemi një qeverisje e cila do ta zhvillonte shtetin. “Kosovës nuk i duhet qeveria e re veç sa për t’i ndërruar partitë në të, por i duhet qeveri e re me qeverisje të re, qeverisje për bërjen e shtetit dhe zhvillimit ekonomik të saj. Pra, e rëndësishme është të bëhet qeveri e re që me qeverisje të re e jo qeveri e re me keqqeverisje të vjetër”, ka thënë Vraniqi.
Ndërkaq politologu Belul Beqaj në një intervistë për “Epokën e re” dhënë të mërkurën ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! nuk ka nevojë të lëshoj pe në raport me kriteret të cilat ia ka parashtruar bllokut opozitar. “Nuk ka nevojë të lëshojë pe. Duhet të korrigjohen gabimet e bëra. Çështje tjetër është se sa ka hapësirë për këtë dhe sa është e gatshme Serbia të kuptojë se për Kosovën sot nuk vendos një njeri siç ishte z. Thaçi, por subjektet që legjitimitetin e fituar nga qytetarët po dëshirojnë ta zbatojnë si duhet”, ka deklaruar Beqaj, duke shtuar se nëse LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën nuk i pranojnë këto kushte, qysh nesër do të jenë në opozitë.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, paralajmëruar se sot do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe në të njëjtën kohë do të dalin edhe hajnat në dritë.
Sipas tij, rinumërimi i votave ka nxjerrë edhe manipuluesit e votave të qytetarëve.
“Sot shpallen rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve, rinumerimi i 20% te kutive nxjerri kogja do hajna”, ka shkruar Gashi, në Facebook.