21.2 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025
Home Blog Page 7912

Daka: Ka persona që kanë votuar dy herë

0

ValdeteDaka-zgjedhjetValdete Daka ka konfirmuar se ditën e nesërme do të publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Gjatë orës së pasdites do të shpallim rezultatet përfundimtare”, tha Daka në “Zona B” në Klan Kosova.

Ndërkohë ajo ka treguar se për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë përkujdesur rreth 600 persona si staf jo permanent.

Daka tha se ka qenë e frikësuar se në këto zgjedhje do të përsëriteshin problemet e vitit 2010.

“Ka persona që kanë votuar dy herë, kanë votuar njëherë me rregull dhe të dytën herë me kusht. Emrat e tyre do të dërgohen në prokurori”, tha Daka.

Rexhepi: PDK po më linçon sepse nuk po lejoj keqpërdorime të tenderëve

0

BajramRexhepi-ministerBajram Rexhepi ka hedhur akuza të rënda ndaj partisë së tij, PDK’së. Ka thënë se njerëzit e saj e kanë anashkaluar dhe kanë punuar kundër tij gjatë fushatës së fundit.

Ka thënë edhe se ka pasur vazhdimisht tendencë të linçimit sepse nuk ka lejuar kurrë keqpërdorimin e asnjë tenderi.

“Ka pasur kampanjë të egër edhe nga strukturat e PDK’së edhe të nivelit të degës edhe të nëndegëve. Bajram Rexhepi është i përcaktuar për jetë institucionale, nuk i takon asnjë grupi”, ka thënë Rexhepi, shkruan Express.

“Një tendencë e një linçimi politik sepse nuk kam lejuar kurrë keqpërdorimin e ndonjë tenderi”, ka thënë ai.

Rexhepi: Barrikada, marre për serbët, komuniteti ndërkombëtar të bëj presion për largimin e saj

Rexhepi ka thënë se barrikada është një “marre” për vetë komunitetin serb. Ai ka thënë se ka mekanizma që të bindet Serbia që të mos mbështesë serbët e pjesës veriore me veprime të tilla, si vendosja e barrikadës.

“Askush të mos ia atribuojë vetës si sukses, sepse ata që e kanë vendosur ata edhe e kanë hjekë. Barrikada duhet të hjeket sa më shpejtë që është e mundur edhe kur dojnë t’i bindin sepse kanë mekanizma ti bindin edhe z. Vucic edhe të tjerët”, ka thënë Rexhepi.

“Kjo ka qenë marrja më e madhe edhe për vetë komunitetin serb. Vetë ndërkombëtarët kanë bërë fotografi atje dhe kanë thënë kqyr çfarë marre”, ka thënë Rexhepi.

“Me vendosjen e barrikadës, unë jetoj në Suhadoll dhe çdoherë i kam rënë kah ura edhe pse ka pasur roje, kur kam shkuar të pi ndonjë kafe në qendër, sepse është emocion i veçantë. Mendoj se duhet të ketë presion ndërkombëtar më shumë për largimin e saj”, ka thënë Rexhepi.

Rexhepi rekomandon që protestat për Mitrovicën të mbahen në Prishtinë ose ndonjë qytet tjetër

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, sërish ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin, se u ka bërë thirrje qytetarëve për protestë.

Ai ka thënë se të gjithë ata qytetarë që kanë qenë të ardhur në protestë jashtë Mitrovicës, kanë ardhur ta dëmtojnë Mitrovicës.

“Mënyra se do ta shihni nesër çka do të bëhet, ishte thirrje indirekte për të dalë në protestë. Askush nuk është kundër protestave të qeta. Por në Mitrovicë e dimë si është situata. Nuk hyj në motive, besoj se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë menduar t’i ndihmojnë procesit në Mitrovicë, por e them se saherë që kanë ardhur edhe nga jashtë, më shumë e kanë dëmtuar Mitrovicën, se sa që e kanë ndihmuar”, ka thënë Rexhepi në “Rubikon” të KTV’së.

Ai ka rekomanduar qytetarët që të mos i mbajnë më protestat në Mitrovicë, por në Prishtinë apo ndonjë vend tjetër.

Rexhepi ka thënë se edhe po qese mbahet protesta në ndonjë vend tjetër, është solidarizim me Mitrovicën.

Thaçi vazhdon të shpresojë se ai do të jetë mandatari

0

Thaci14-17aKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, vazhdon të shpresojë se do të jetë ai që do ta formojë Qeverinë e re, raporton KTV.

Ai po pret certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja dhe një përgjigje të Gjykatës Kushtetuese, pas pyetjeve që i parashtroi presidentja e pastaj ta formojë kabinetin qeveritar.

Në mbledhjen e Qeverisë janë miratuar kryesisht vendime që kanë të bëjnë me mbrojtjen e burimeve ujore, të cilat përdoren për pije nëpër Kosovë.

Kabineti qeveritar ka emëruar Lulzim Sylën kryeinspektor të Inspektoratit të tregut.

Diplomatët në alarm për Kosovën: Skenari në qeveri teknike gjithëpërfshirëse

0

ramushi, limaj  mustafaNjë raport i ndërkombëtarëve në Kosovë, që po qarkullon në disa diplomatë perëndimorë, e paraqet situatën në Kosovë të rrezikshme duke paralajmëruar dhe mundësinë e hyrjes në një destablitet politik.

Nisur nga rezultati i zgjedhjeve dhe përpjekjet për rivalitet politik, Memo që ka siguruar gazeta Tema, rekomandon një qeveri teknike gjithëpërfshirëse, me axhendë të qartë evropiane, e cila duhet të përfundojë reformën elektorale, të nisë dhe përfundojë amendamentët në Kushtetutë, sidomos në këto dy pika kyce:

Zgjedhja e Presidentit dhe zgjedhja e qeverisë . Po ashtu qeveria duhet te aprovojë tre ligjeve në lidhje me Gjykaten Speciale për krimet e luftës. Memo konsideron se vazhdimi I dialogut me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani, duhet të jenë prioritet. Fokus të vecantë do të ketë krijimi I Shoqatës së Komunave të Kosovës

Gazeta Tema e cila ka siguruar faksimilet origjinale të kësaj memoje, po e boton atë të plot sic e kemi siguruar shoqëruar me faksimilet.

Subjekti: Nevoja për stabilitet politik në kosovë

1. Permbledhje: Kosova rrezikon të hyjë në një destabilitet politik në muajt e ardhshëm për shkak të diferencave të mëdha që kanë partitë politike me njëra tjetrën. Ky ngërc politik është në dëm të vendit pasi Kosovës I nevojitet një qeveri stabël në mënyre që të përballojë me sukses sfidat që do I paraqiten në një të ardhme të afërt.

Burimi i destabilitetit politik:

2. LDK AAK dhe Nisma arritën një marrëveshje paszgjedhore për të hyrë në koalicion me njëra tjetrën dhe të formojnë një qeveri që do të udhëhiqet nga lideri I AAK, Ramush Haradinaj. Gjithsesi, të treja partitë bashkë nuk i kanë numrat për ta formuar qeverinë dhe do ti duhet të mbështeten në votat e LVV ose minoriteteve për të siguruar shumicen në parlament.Edhe pse me suportin e LVV ata mund ti sigurojnë votat që I duhen për të formuar qeverinë, ajo do të jetë një qeveri mjaft e brishtë e cila pritet të testohet shumë shpejt, sidomos kur Kosovës do t’I duhet të vazhdojë negociatat me Serbinë.

3. Është e veshtirë të kuptosh se nga rrjedh e gjithë kjo fryme anti-PDK , vecanërisht kur të treja këto parti kanë qënë partnerë me PDK në një koalicion qeverisës dhe vazhdojnë të jenë partnerë në disa njësi në rang lokal. Sipas…. , gjithë ky entuziazëm për koalicionin buron nga fakti se liderët e këtyre partive duan ta anashkalojnë vemëndjen nga dështimet personale dhe performanca e dobët e partive të tyre në këto zgjedhje.

4. Edhe pse PDK është fituese e këtyre zgjedhjeve, ato kanë perballë një sërë veshtirësish siguruar numrin e nevojshëm të votive për të formuar qeverinë. Sipar rezultateve paraprake, PDK ka vetëm 37 nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës. Në qoftë se PDK nuk ja arrin të bindë ndonjë parti tjetër për t’iu bashkuar asaj në një koalicion paszgjedhor, atëhere ajo do ta ketë të pamundur të formojë qeverinë.

Qarkullojnë zëra se disa deputetë opozitarë të pakënaqur nga liderët e tyre dhe të frikësuar nga mundësia e zgjedhjevve të parakohshme, mund të kalojnë nga PDK në këmbim të posteve shtetërore. Gjithsesi as ky opsion nuk do të mundësonte krijimin e një qeverie të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Si të sigurohet stabiliteti politik?

5. Kosovës do ti nevojitet një qeveri politikisht e qëndrueshme në periudhën në vazhdim. Ndryshimet e parashikuara kushtetuese, dialogu me Serbinë dhe reformat e lidhura me marrëveshjen Stabilizim-Asocimit janë vetëm disa nga cështjet e rëndesishme që kanë nevojë për mbeshtetjen e shumicës dërrmuese në Parlamentin kosovar.

Një nga skenarët mjaft I preferuar nga diplomatët e huaj, është ai I formimit të një qeverie gjithpërfshirëse e formuar nga të gjitha grupet parlamentare në Kosovë. Sipas këtij skenari, partitë politike do të caktojnë në poste shtetërore ekspertët e fushës dhe jo doemos personazhet me peshë politike. Disa nga reformat dhe vendimet kyce që pritet të ndërmarrë kjo qeveri janë :
6. Të përfundojë reformën elektorale

7. Të nisë dhe përfundojë amendamentët në Kushtetutë, sidomos në këto dy pika kyce: Zgjedhja e Presidentit dhe zgjedhja e qeverisë.

8. Aprovimi I tre ligjeve në lidhje me Gjykaten Speciale për krimet e luftës

9. Vazhdimi I dialogut me serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani. Fokus të vecantë do të ketë krijimi I Shoqatës së Komunave të Kosovës.

10. Kjo qeveri (teknike) e supozuar pritet të drejtojë vendin për dy vitet e ardhshme deri në Mars 2016. Të gjitha partitë politike të përfaqësuara do të duhen të nënshkruajnë një marrëveshjë ku bien dakord që parlamenti të shpërndahet vetvetiu Mars 2016. Parlamenti I ri I dalë nga zgjedhjet e 2016 do të formojë më pas qeverinë e gjithashtu do të zgjedhë edhe Presidentin.

Si do të jetë konstrukti I qeverisë së re ?

7. Qeveria teknike do të përfshijë përfaqësues nga I gjithë spektri politik I parlamentit të Kosovës. Kjo kërkon që të gjithë të zgjedhurit të jenë të përgjegjshëm në vendimmarrjen e tyre pasi I duhet të vendosin për ceshtje me rëndësi kombëtare.

8. Partitë politike do I ndajnë postet në proporcion me vëndet e tyre ne parlament.

9. Partitë politike do të inkurajohen që të vendosin ekspertët e tyre në Ministritë që do I akordohet.

10. Kryeministri I qeverisë teknike duhet të zgjidhet me konsensusin e të gjitha partive politike të përfaqësuara ne Parlamentin e Kosovës.

Koment:
1. Në Qershorin e 2014, Kosova zhvilloi një nga proceset më të mira zgjedhore dhe komuniteti ndërkombëtar e shikon këtë si një demonstrim të pjekurisë politike të arritur atje. Komuniteti ndërkombetar ngurron të ndërhyjë në politikat e brëndshme të vendit për sa kohë ato nuk paraqesin një rrezikshmëri të lartë ku ndërhyrja do ishte e domosdoshme. Nderkombëtarët gjithashtu do të dëshironin që partitë politike të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët pa qenë nevoja të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Në qoftë se partitë nuk arrijnë një marrëveshje brenda afateve të caktuara, vendit do ti duhej të shkojë në zgjedhje të parakohshme 40 ditë pas dështimit të përpjekjes së dytë për të formuar qeverinë. Kjo do të thotë që Prishtina mund të mos ketë një qeveri nepër zyra deri në 2015.

2. Në qoftë se vendi shkon në zgjedhje të parakoshmë ,shumë nga votuesit do ta ndjejnë vetën të privuar nga një fitore legjitime duke rrezikuar që këto hatërmbetje të shkaktojnë parregullsira në procesin elektoral. Duke marrë parasysh klimen ashpër dhe mungesën e besimit midis partive politike, probabiliteti që dhuna të shpërthejë është I lartë. Gjithashtu parashikohet që partitë humbëse nuk do ti njohin rezultatet e zgjedhjeve

3. Për më tëpër, nuk ekziston asnjë siguri që zgjedhjet e parakohshme do të prodhojnë një rezultat që do të ketë mundësi të mbledhë votat për të formuar një qeveri të qëndrueshme. Kjo do ta fuste Kosovën në një krizë të thellë politikë që do të shkonte në dëm të interesave kombëtare.

4. Ne rekomandojmë që kembëngulja e komunitetit ndërkombëtar për të mos ndërhyrë në cështjet e brëndshme të Kosovës të vazhdojë. Sidoqoftë, kjo nuk duhet të ndalojë institucionet ndërkombëtare të nxisin partitë politike të kenë nja qasje konstruktive që I tejkalon interesat partiake e personale gjatë negociatave per krijimin e qeverisë së ardhshme.

Qytetarët e Kosovës të pakënaqur me orientimin politik të vendit

0

Prishtine-SkenderbeuProgrami për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara publikoi sot një raport të mbështetur mbi opinionet e qytetarëve të Kosovës lidhur me gjendjen në vend.

Sipas raportit, shumica e qytetarëve janë shprehur të pakënaqur me orientimin politik të Kosovës, ndërsa shkalla e pakënaqësisë edhe më e lartë me orientimin ekonomik të Kosovës.

Shkëlqimi i Alberies mbi qilimin me dollarë

0

Alberire Hadërgjonaj-Remi1Alberie Hadërgjonaj ka treguar fansave të vet se sa fiton nga aktiviteti i saj në Amerikë. Këngëtarja kosovare ka postuar në Facebook disa foto me mikun e saj shqiptar, të cilët krah për krah kanë pozuar sipër një qilimi të “gjelbërt”, të ngjyrosur nga dollarët e shumtë.

Pas një mbremjeje e cila duhet të ketë qënë mjaft e zjarrtë nga të pranishmit Hadërgjonaj falenderon miqtë e saj të cilët i dhanë një shfaqje të bukur.

Alberire Hadërgjonaj-Remi“@Adriatik Kartalozi Remi Jakupi Valbon Ebibi you guys rock! Thank you!”, ka shkruar ajo.

Objective vjen me videoklip të ri “Ti na mungon”

0

Objective-grupRock grupi i mirënjohur Objective para disa ditësh ka lansuar videoklipin e këngës më të re me titull: “Ti na mungon” me tekst të shkruar nga Lirim Alija , ndërsa klipi është xhiruar nga produksioni Frameln Production .

Ky tekst, respektivisht kjo elegji flet për një dukuri apo më mirë të themi për disa pasione të të rinjëve që duken atraktive por mjerisht dinë të jenë shumë fatale dhe të marrin jetëra të rinjësh. Në këtë rast elegjia i dedikohet një të riu Burim Skenderit.

Djelmoshat e këtij grupi, pra Mentori, Qëndrimi, Blerim Osmani, Blerim Qamili dhe Labinoti kanë arritur më së miri ta mishërojnë dhe me anë të instrumenteve dhe zërit melodik të vokalit përcjellin emocione dhe japin mesazh për rininë.

Rexhepi: I kemi arsyet tona pse nuk e lamë të hyjë Paviçeviq

0

BajramRexhepi-ministerMinistria e Brendshme e Kosovës nuk shqetësohet për kritikat e Qeverisë së Serbisë ndaj autoriteteve kosovare për ndalimin e hyrjes në territorin e Kosovës të oficerit për ndërlidhje, Dejan Paviçeviqit. Madje, kjo ministri as që ka dashur të shpjegoj arsyen se pse Paviçeviqit i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Ministri në detyrë i ministrisë së Brendshme, Bajram Rexhepi, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se autoritetet kosovare thjesht i kanë arsyet e veta, kur kanë ndalur oficerit për ndërlidhje, Dejan Paviçeviq hyrjen në Kosovë.

“Ne e kemi vlerësuar të jetë kështu. E kur ne e kemi vlerësuar një gjë të tillë, ne e dimë arsyet tona”, ka thënë Rexhepi, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Qeveria e Serbisë ka kërkuar që urgjentisht të zgjidhet kjo situatë duke kërkuar që të respektohen obligimet e marra nga Marrëveshja e Brukselit, pasi që sipas drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuri, Paviçeviq, gjendej në veturën diplomatike me targa të Misionit të BE-së në momentin kur atij iu ndalua hyrja në Kosovë.

Pjesëmarrja e Kosovës në SEECP e rëndësishme për rajonin

0

Jahjaga-Nishani-SEECPNë fjalën e mbajtur në Samitin e Kryetarëve të Shteteve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, zhvilluar në Rumani kreu i Shtetit shqiptar Bujar Nishani ritheksoi se Shqipëria ka dhënë prova bindëse se politika e saj e jashtme është e orientuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe intensifikimit të bashkëpunimit rajonal.

Presidenti u ndal në vendimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, duke e konsideruar plotësisht të merituar statusin kandidat.

Për kreun e shtetit hapat e mëtejshëm do te kërkojnë plotësimin të vazhdueshëm te reformave, me konsensus politik. Gjatë fjalës së tij presidenti Nishani bëri të ditur se Shqipëria përshëndet vendimin për ta ftuar Kosovën që të marrë pjesë në mënyrë të përhershme në veprimtaritë dhe takimet e të gjitha niveleve dhe në kushte të barabarta në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla që garantojnë paqen, sigurinë e stabilitetin në rajon dhe parakushte për integrimin e tij në Bashkimin Evropian. Për këto arsye, Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore mbetet forumi qendror politik, bazuar në vullnetin e vetë vendeve të rajonit. Ai duhet të jetà « institucioni gjithëpërfshirës, ku të gjitha këto vende të jenë të pranishme dhe të unifikojnë qëndrimet e tyre për problemet e përbashkëta në procesin e zhvillimit dhe integrimit në familjen evropiane.

Në këtë frymë, pjesëmarrja e Kosovës në SEECP është shumë e rëndësishme, jo vetëm për vetë Kosovën, por edhe për rajonin tonë në tërësi. Bazuar në Parimet e Kartës së SEECP-it dhe marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian sipas së cilave, asnjëra palë nuk do të pengojë dhe nuk do të inkurajojë një palë të tretë të bllokojë përparimin në rrugën e integrimit evropian, Shqipëria ka mirëpritur pjesëmarrjen e Kosovës në veprimtaritë e SEECP-it gjatë vitit të kaluar dhe përshëndet vendimin për ta ftuar Kosovën që të marrë pjesë në mënyrë të përhershme në veprimtaritë dhe takimet e të gjitha niveleve dhe në kushte të barabarta të SEECP-it.

Shpresojmë dhe synoj më që puna e Grupit Ad-Hoc të punës të konkludohet me një Dokument, si produkt konkret të aktivitetit të tij, në fund të Kryesisë sonë të radhës. Me besimin e palëkundur se të gjithë bashkë do ta bëjmë Presidencën Shqiptare një histori suksesi, më lejoni të shpreh gjithashtu dëshirën për t’u takuar me ju në Tiranë në të ardhmen e afër,” ka thënë presidenti Nishani.

Marrja e kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore nga Shqipëria vjen me synimin për të forcuar rolin rajonal të SEECP-it, për të promovuar dialogun mes anëtarëve për përmirësimin e funksionimit të saj dhe për konsolidimin e rëndësisë sektoriale të organizatës.

Pako ushqimore për Ramazan

0

kbi-620x330Në ambientët e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren,sot janë shpërndarë pako ushqimore para fillimit të muajit të Ramazanit nga shoqata turke “Hasene” me seli në Këln të Gjermanisë.Me këtë rast,kreu i KBI-së në Prizren,Lutfi Ballëk,falëndëroi përfaqësuesit e kësaj organizate për këtë donacion, i cili po iu shpërndahet familjeve skamnore anëkend komunës së Prizrenit që edhe kategoria me probleme më të theksuara jetese të mos mbetet me “sofër” boshe për iftar dhe syfyr gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit,tha ai.

Përfaqësuesi i shoqatës “Hasene”,Ali Atik,tha se ky donacion është mundësuar nga xhemati i rreth 400 xhamive në Gjermani që përbehet nga xhematlinj turq,arab,shqiptar,gjerman etj,të cilët asnjëherë nuk hezitojnë që të shprehin humanizmin e tyre në projektet që implementon shoqata “Hasene” për të ndihmuar familjet në nevojë.

Njëra nga përfitueset e këtij donacioni ishte edhe zonja e moshuar,Qamile Kabashi,e cila e vlerësoi jashtëzakonisht këtë donacion ,duke thënë se aajo me bashkëshortin e saj jetojnë në kushte të rënda jetese,dhe se nga asistenca sociale prej 75 eurove që marrin në muaj nga shteti i Kosovës nuk mund të blejnë as medikamente shëndetësore,ndërsa sa për të mbajtur veten gjallë me gjëra ushqimore,as që mund të flitet,tha zonja Kabashi.Kostoja e këtij donacioni me artikuj elementar ushqimor kap vlerën e rreth 12 mijë eurove/Tv Prizreni/