10.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Plani B: Ja si do të dukej lista e përbashkët e koalicionit LDK-AAK-NISMA

Ldk, nisma aakBurime nga të tria partitë politike bëjnë të ditur se grupet punuese të tyre tashmë janë duke u përgatitur që të hartojnë skemën e listës së kandidatëve të përbashkët për zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme, nëse vendi do të përballej me një sfidë të tillë.
“Planin B” e ka përmendur edhe vetë lideri i LDK-së Isa Mustafa disa ditë pas arritjes së marrëveshjes, kur është pyetur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se tashmë është arritur pajtimi që proporcioni i fuqisë politike të secilës parti të reflektohet edhe në listën e përbashkët të kandidatëve për deputetë.

Kështu në dhjetëshen e parë do të ishin gjashtë kandidatë të LDK-së, tre të AAK-së dhe një i Nismës.

Kështu listës do t’i printe Isa Mustafa, që do të pasohej nga kandidatja e LDK-së Vjosa Osmani ndërkaq i treti do të ishte Ramush Haradinaj e i pesti Fatmir Limaj.

Në këtë dhjetëshe do të përfshihen edhe pesë kandidatë të tjerë të LDK-së, dy të AAK-së dhe një i Nismës.

Partitë do të regjistroheshin në KQZ si koalicion i përbashkët parazgjedhor dhe do të depononin në KQZ listën e përbashkët prej 120 vetave.

Grupet punuese ende nuk kanë shtruar në tavolinë mënyrën e fushatës zgjedhore.

Por mbizotëron mendimi se për shkak të homogjenitetit të anëtarësisë, partitë do të zhvillonin fushatë të pavarur elektorale dhe vetëm në tubimin përmbyllës mund të prezantoheshin së bashku të gjithë 120
kandidatët e Koalicionit të përbashkët të tri partive politike LDK-AAK-NISMA. /botapress/

Më Shumë

Pasardhësi i mundshëm i Putinit thotë se vendet e NATO-s janë palë në konflikt në Ukrainë

Sekretari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Nikolai Patrushev, ka pohuar se NATO është palë në luftën në Ukrainë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi,...

AAK-ja mbështet “Marshin për Drejtësi” në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se e mbështesin marshin për drejtësi që organizohet këtë të...

Lajmet e Fundit