27.1 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025
Home Blog Page 7917

Shkup: Protestat përfundojnë qetë

0

Shkup protesta14-18Mijëra shqiptarë edhe njëherë kanë protestuar fuqishëm në Shkup, kundër dënimeve të përjetshme për të akuzuarit në rastin “Monstra”. Gjatë protestës së quajtur “Marshi i Lirisë” protestuesit bartnin flamuj kombëtarë dhe parulla në gjuhën Shqipe dhe maqedonase, ku kërkohej që të ndërpriten rastet e montuara kundër shqiptarëve.

Protestat sërish u përkrahën nga figura të ndryshme të jetës politike dhe publike. Mes tyre edhe kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela dhe ish deputeti Hisni Shaqiri, raporton abcnews.

Ziadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës: Kemi dalë për të protestuar në mënyrë paqësore dhe të qetë, për të kërkuar të drejtën. Atë që nuk po e bën shteti po e bëjnë qytetarët. Këto zotërinjtë këtu nuk guxojnë të dalin në mënyrë paqësore, por ne përsëri u përgjigjemi me paqe. Nuk duam asnjë problem.

Hisni Shaqiri, ish deputet: Jam thellë i bindur se rasti “Monstra” na ka shqetësuar të gjithëve, dhe kemi dalë për të kërkuar drejtësi, liri, nga të gjithë ata që abuzojnë me lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Kësaj radhe numri i protestuesve ishte më i vogël në krahasim me javën e kaluar, kurse kryetari i Këshillit, Bedri Ajdari theksoi se kjo është pasojë e presioneve nga pushteti.

Bedri Ajdari, familjar: Kemi dalë për brengën tonë, për rastin Monstra, të cilët janë padrejtësisht të burgosur. Duke pasur parasysh presionet që bën shteti mbi popullatën, edhe pse në numër janë më të vogël se radhëve të tjera, keni parasysh presionet që i bën shteti.

Këshilli Organizativ përsëriti kërkesat e protestuesve, shpalljen të pafajshëm të të dënuarve për rastin “Monstra” dhe lirimin e tyre, shkarkimin e prokurores dhe gjykatësit të rastit, dhe dorëheqjen e ministres së Brendshme Jankullovska.

Protesta përfundoi e qetë para Qendrës Tregtare “Mavrovasja”, ku ishte vendosur sërish kordoni policor, i cili nuk lejoi që karvani protestues të arrijë para gjykatës themelore Shkupi 1.

Korab Shaqiri e quan Tunën ‘e paturp’

0

Korab Shaqiri-Tuna“Sa herë ke kënduar “në vendin tënd” (në Shkup)? ASNJËHERË!!! IK se na prishe muzikën, e PATURP’”, ishin këto fjalët të cilat këngëtari i njohur kosovar, Korab Shaqiri, ia ka drejtuar Altuna Sejdiut, në postimin e tij në Facebook.

E gjithë kjo vjen pas publikimit të këngës, një bashkëpunim i Tunes me Getin, këngë kjo, në të cilën Tuna vazhdon me provokimet e saj, e duke mos e lënë anash edhe ‘zogun’ e saj.

E kjo gjë, duket se e ka nervozuar shumë Shaqirin, pasi sipas tij, ajo po e prish muzikën.

Merkel: Formimi i qeverisë së Kosovës, çështje urgjente

0

Markel-JahjagaKancelarja gjermane, Angela Merkel, sot në Bundestag ka folur ndër të tjera edhe për Kosovën, derisa është pyetur nga gazetarët. Ajo ka thënë se në Samitin e Dubrovnikut të mbajtur ditë më parë, ka biseduar me shtetet e Ballkanit dhe nivelin e raporteve ndërmjet tyre.

“Në Dubrovnik kemi biseduar, unë në mes të shteteve te Ballkanit, për nivelin e secilit shtet në raport me procesin e tyre te afrimit ne BE, dhe aty ka nivele te ndryshme, kemi Slloveninë dhe Kroacinë të cilat tashmë janë anëtare të BE-së, Shqipëria e ka marrë statusin e Kandidatit Potencial, kemi hapur negociatat për anëtarësim me Serbinë dhe Malin e Zi dhe në rastin e Kosovës jemi duke punuar mbi një marrëveshje që korrespondon me Marrëveshjen për Stabilizim Asocim”, ka thënë Merkel.

Sipas saj, është sqaruar disa herë së është pikërisht kjo që ka ndikuar të vë në lëvizje raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe se ndër kriteret e anëtarësimit të Serbisë në BE është rregullimi gradual i raporteve me Kosovën.

“Dhe kush sheh se çfarë ka ndodhur në periudhën e fundit prej një vitit e gjysmë, mund të sheh se në krahasim me konfliktet tjera, këtu mund të vërehen se paku disa përparime dhe kjo rrugë duhet të vazhdojë. Do të thotë se i tërë procesi i anëtarësimit të Serbisë në vazhdimësi do të jetë i ndërlidhur me pyetjen: Si qëndrojnë raportet e Serbisë karshi Kosovës? Por që edhe Kosova ka disa detyra për t’i plotësuar për arritjen e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit. Por nuk ka trajtim ndryshe. Ne i vëmë kushtet e njëjta ndaj të gjithëve dhe prandaj qëndron në vet zhvillimet e Kosovës se çfarë do të ndodhë në vazhdim dhe besoj se çështja më urgjente dhe aktuale është formimi i qeverisë pas zgjedhjeve”, ka thënë Merkel.

Në Prizren u mbajt konferenca e tretë shkencore e mjekësisë

0

Mjeku 2Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë Teknike të Universitetit të Tiranës,në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Mjekësore “Rezonanca” dhe Universitetin Shtetëror të Tetovës,kanë organizuar sot në Prizren,konferencën e tretë shkencore ndërkombëtare me temë “Mjekësia Interne & të rejat e saj bashkëkohore në trevat shqipfolëse”.

Prof.dr. Petrit Bara,dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, tha se ky aktivitet është një ngjarje e veçantë për mjekësinë bashkëkohore.

“Ky aktivitet duhet të shërbejë si hapje e rrugës së përbashkët të zhvillimit shkencor në fushën e mjekësisë,e cila ofron një të ardhme më të sigurtë përmes edukimit dhe shkencës si një parametër thelbësor të integrimit në familjen evropiane”.

Pjesëmarrës të konferencës së tretë që u mbajt në ambientët e Fakultetit “Rezonanca’ në Prizren, kanë qenë një numër i madh studiuesish nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vende tjera/TVPZ/

Bleona ‘cullak’ përballë Naim Abazit

0

bleona cullakSe do të jetë kaq prezente dhe pranë publikut, Bleona duket se e ka bërë me plan.

Këto ditë kemi pasur mundësinë ta shohim shumë shpesh këngëtaren Bleona Qereti në shumë emisione televizive.

E bukur, seksi dhe pa komplekse, Bleona si duket ka vendosur që të ‘përvëlojë’ publikun shqiptar me paraqitjen e saj. Në emisionin e fundit, ajo ka preferuar që të dal përballë Naimit Abazi vetëm me bikini.

Xhirimet janë bërë në plazh, dhe temperaturat kanë qenë të larta për këngëtaren që të paraqitet me rroba, andaj Bleona ka zgjedhur që të mbajë veshur vetëm një palë bikini.

Penelope Cruz film për ndërresat e femrave

0

Penelope Cruz film për ndërresat e femraveAjo ka mbështetur motrën e saj, Monica Cruz e cila ka projektuar dhe dizajnuar brendin e ndërresave të femrave “L’Agent”. Projekti është mjaft provokues pasi që shihen disa femra në mes të një shkretëtire, film në të cilin është përfshirë me rol edhe vetë Penelope

“L’Agent”, është filmi i metrazhit të shkurtë që është realizuar me skenar dhe regji të aktores së famshme Penelope Cruz, që pritet të prezantohet më 1 gusht.

Tashmë është lansuar edhe traileri i këtij projekti, që paraqet një njeri të lodhur në mes të shkretëtirës, dhe në përpjekje për të gjetur një oazë, ai nga një distancë në vend të ujit sheh femra tejet provokative. Projekti është mjaft provokues pasi që shihen disa femra në mes të një shkretëtire, film në të cilin është përfshirë me rol edhe vetë Penelope

Po krejt ky projekt është realizuar për brendin “L’Agent”, brend ky i ndërresave për femra, por tejet provokuese, dhe për realizimin e këtij projekti janë përfshirë 14 palë ndërresa që janë lansuar si linjë e re për vjeshtë-dimër 2014. “L’Agent”, është projektuar dhe dizajnuar nga motra e Penelope, Monica Cruz. /KultPlus.com

50-vjeçarja Elle Macpherson vazhdon të befasojë me linjat seksi

0

elleAjo ekspozoi trupin e saj të mrekullueshëm me një foto një ditë më parë.

Por, Elle Macpherson vazhdon të befasojë.

E mbiquajtura “Thë Body” është fotografuar sërish me bikini në një jaht, ndërsa është duke pushuar në Sardenja me të shoqin.

Edhe pse 50 vjeç, Elle nuk ka asnjë shenjë pleqërie dhe trupi i saj është i denjë për një vajzë të re.

elle

 

Haliti: Nuk po kërkojmë sqarim nga Kushtetuesja por pezullim të procedurës së zgjedhjes së kryeparlamentarit

0

XhavitHaliti-pdkPartia Demokratike e Kosovës kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të sqarojë se a ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe procedurave në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku është zgjedhur kryeparlamentar Isa Mustafa. Andaj ne po kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të pezullohet kjo procedurë e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Kështu pohoi nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, nga e cila PDK po kërkon opinionin e saj lidhur me seancën e djeshme, për të cilën ata mendojnë se ka pasur shkelje të procedurave, raporton kosovapress.

“PDK mendon se procedurat janë shkelë. Ka pasur shkelje të njëpasnjëshme. Kemi kërkuar që të pezullohet kjo procedurë. Nga Gjykata Kushtetuese nuk kemi kërkuar sqarim”, tha ai.

Ndërsa Haliti tha se grupi më i madh parlamentar është ai që i ka fituar zgjedhjet e certifikuara nga KQZ.

“Ne e dimë që janë krijuar grupe dhe kanë krijuar grupe të përbashkëta, por këto nuk janë të legjitimuara”, tha ai.

PDK deponon lëndën në Gjykatën Kushtetuese

0

memliiAnëtari i Kryesisë së PDK’së, Xhavit Haliti, e ka dorëzuar sot lëndën e PDK’së në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar nëse seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës është mbajtur në përputhshmëri me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Parlamentit.

Haliti bashkë me Nënkryetarin e PDK’së, Memli Krasniqi, pas dorëzimit të lëndës në Gjykatë, kanë thënë se presin që vendimet e marra në seancën konstituive të anulohen pasi ato janë marrë duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Ndryshe, dje, në Kuvendin e Kosovës është zgjedhur Kryetar i Kuvendit, Isa Mustafa, derisa PDK s’ka qëndruar në sallë kur është votuar për Kryeparlamentrin.

Në fakt, PDK nuk e ka njohur kryetarin e ri të Kuvendit dhe as Grupin më të madh parlamentar i krijuar pas zgjedhjeve nacionale.

Arrestohen tre persona në Prizren

0

arrestimi 2Tre persona janë arrestua në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti për të mitur është arrestuar një i mitur mashkull K-Shqiptar dhe të njëjti është dërguar në qendrën korrektuese në Lipjan”,njofton Policia e Kosovës.

“ Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi bën pagesën e përcaktuar nga gjykata është liruar”.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti pasi bën pagesën e përcaktuar nga gjykata lirohet”./PrizrenPress.com/