29.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7922

Forumi Transparenca kërkon transparencë nga Ramadan Muja

0

forumi-620x330Forumi Transparenca ka mbajtur ciklin e tretë të debatit “Ballafaqim” me temë Transparenca e qeverisjes lokale në Prizren, me panelistë të ftuar Ymer Berisha, zyrtar për informim i Komunës dhe Kujtim Gashi, kryesues i Kuvendit të Prizrenit.

Panelistët kishin një përballje debati me përfaqësuesit e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesve nga partitë politike opozitare në Prizren, Mybera Mustafa( LDK), Nysret Durmishi( BD) dhe Arbër Rexha ( VV),ndërsa debati është moderuar nga gazetarja e Radio Kosovës,Valbona Musliu-Sinani.Tematikat që u trajtuan gjatë debatit ishin: Transparenca dhe llogaridhënia, informimi publik dhe konsulltimi si dhe qasja në dokumente publike. Fokusi i debatit ishte i përfshirë çështjes së hapjes së takimeve të kryetarit me drejtorët komunal, rëndësisë së përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, mungesës së materialeve bazë në ueb faqen e komunës, publikimit të procesverbaleve nga kuvendi, raportet të punës së kuvendit, përgjigjet e vonuara ndaj kërkesave të OJQ-ve dhe mediave për qasje në dokumente publike, etj.

Zyrtarët e lartë komunal në përgjigjet e tyre kanë thënë se institucionet e pushtetit lokal janë transparente në punën që bëjnë,konform rregullave ligjore që kanë ato,thanë këta zyrtarë .Për një gjë të tillë nuk janë pajtuar sidomos anëtarët e Forumit, të cilët kohë më parë i kanë dërguar një letër të hapur kryetarit Muja që ti hap dyert për mediet dhe shoqërinë civile në takimet që ai zhvillon me kabinetin e tij qeveritar.

Duke folur rreth kërkesës së Forumit Transparenca,drejtori ekzekutiv I OJQ “Ec ma ndryshe”,Hajrulla Çeku, ka propozuar që në seancën e radhës të kërkohet nga këshilltarët komunal që të t’i propozojnë Kuvendit që të lejohet nga kryetari Komunës përcjellja e takimit me drejtorët e tij nga mediet dhe shoqëria civile.Një gjë e tillë është mirëpritur nga shefja e grupit të kuvendarëve të LDK-së,Myber Mustafa,e cila tha se do të përcjell këtë propozim në seancën e radhës së Kuvendit.

Leotrim Gërmizaj në Konferencën Kombëtare të Rinisë së Malit të Zi

0

kvrlpz - foto nga konferencaKryetari i Këshillit të Veprimit Rinor në Prizren, Leotrim Gërmizaj ka marrë pjesë në Konferencën Kombëtare të Rinisë së Malit të Zi.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues, liderë rinorë dhe aktivistë nga shtetet ballkanike dhe të Evropës Juglindore
Përpos prezantimit të zhvillimeve të sektorit rinor malazez, u diskutua edhe mbi përvojat e strukturave rinore nga vendet tjera pjesëmarrëse.
Në këtë kontekst u ideuan edhe mënyra potenciale të kooperimit të ndërsjellët. Leotrim Gërmizaj,tha se nga ky takim janë marrë përvojat për zhvillimin e sektorit të rinisë jo vetëm në Prizren/PrizrenPress.com/

Scarlet Johansson fiton gjyqin me shkrimtarin francez

0

Scarlet JohanssonLibri “The first thing we look at”, një satirë e shkruar nga Gregoire Delacourt, përmend Johansson si një nga aktoret që ka afera dashurie me njerëz të tjerë nga industria e Hollivudit.

Scarlet Johansson ka fituar gjyqin në një gjykatë franceze, pasi ka paditur një autor i cili ka mbështetur personazhin kryesor në figurën e saj. Libri “The first thing we look at”, një satirë e shkruar nga Gregoire Delacourt, përmend Johansson si një nga aktoret që ka afera dashurie me njerëz të tjerë nga industria e Hollivudit.
Autori megjithatë ka thënë se nuk ka dashur të ofendojë askë por ka marrë me satirë kulturën e njerëzve të rëndësishëm, VIP-ve.

“Unë kam menduar se ajo do të më dërgojë lule sepse në fakt libri është një deklaratë dashurie. Ajo është një bukuri hyjnore e ditëve tona, një bukuri fragjile” ka thënë autori. Aktorja megjithatë ka ndaluar që vepra të bëhet film ose të merret për inskenim teatri. Ajo ka fituar gjyqin dhe kështu do të marrë para dhe dëmshpërblim për figurën e saj, e sipas gjykatës trajtimi poetik nuk ka qenë i mirë dhe ka dëmtuar personalitetin e saj.

“Nëse do të bëne kështu, do të merrja dikë tjetër. Edhe vetë reagimi i saj është kaq amerikan, kaq kulturor e hollivudian ” ka thënë atori. Johansson është paraqitur dy herë në Vogue ndërsa është një aktoret më të bukura aktuale në botën e filmit./ KultPlus.com

Flamur Hasani nga Suhareka kërkon në sheshin e Prishtinës “nuse me letra”

0

kerkoj-nuse-me-letraFlamur Hasani, nga Suhareka, ka dal në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë me një pankartë në dorë ku shkruante “Kërkojmë nuse me letra”.

Kjo kërkesë sipas tij është shumë serioze, mirëpo ofertat të cilat iu kanë bërë deri më tani kanë qenë jo serioze pasi njerëzit mendojnë se kjo është vetëm shaka.Flamur Hasani, nga Suhareka, ka dal në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë me një pankartë në dorë ku shkruante “Kërkojmë nuse me letra”. Kjo kërkesë sipas tij është shumë serioze, mirëpo ofertat të cilat iu kanë bërë deri më tani kanë qenë jo serioze pasi njerëzit mendojnë se kjo është vetëm shaka.

Hasani, ka thënë për KosovaPress se arsyeja që kërkon nuse me letra është se në Kosovë nuk ka perspektivë, andaj dëshiron një nuse e cila nuk jeton në Kosovë dhe e merr edhe këtë me vete dhe ia bënë zgjidhjen.

Kjo është dita e katërt që Flamur Hasani ka dal të kërkoj nuse, tri ditë kishte dal në Suharekë, ndërsa një ditë në Prishtinë.

Ditëve të fundit janë parë edhe djem të tjerë të cilët kanë filluar tënisin kërkimet për nuse./Kosovapress/

Mya mohon të gjitha zërat për një lidhje me Jay Z

0

beyoncetradhetiaKëngëtarja Mya i është përgjigjur thashethemeve se Jay Z e ka tradhëtuar Beyoncen me të. Ajo ka shkruar duke thënë: “Kurrë nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjëherë”.

Ajo është kryqëzuar nga “populli” i rrjeteve sociale. Mya shkruan: “Janë thashetheme të pastra. Unë i paguaj vetë faturat, kam kompaninë time të menaxhimit dhe respektoj veten dhe institucionin e martesës”.

“Këto janë thashetheme dhe njerëz të mjerë dhe të palumtur fillojnë të gjykojnë dhe të heqin vëmendjen nga jeta dhe problemet e tyre dhe të krijojnë situata të tilla”, thotë Mya.

Sipas thashethemeve, Jay Z po ndihmonte financiarisht karrierën e këngëtares R&B, Mya. Gjithashtu zërat për një tradhëti u përforcuan më shumë kur gjatë kësaj jave në turin “On the Run” Beyonce ndryshoi tekstin e këngës që kishte të bënte me një histori tradhëtie.

Beyonce postoi disa foto të pushimeve me Jay Z dhe vajzën Blue Ivy për të treguar se ata janë të lumtur dhe se marrëdhënia e tyre nuk ka pësuar krisje.
/ Top Channel

Ramadan Muja e zhyt në borxhe Komunën e Prizrenit

0

Ramadan Muja 2Prizreni për PDK’në është si Jerusalemi për izraelitët. Për ta fituar këtë komunë Hashim Thaçi përdori edhe mikun e tij më të fuqishëm që e ka në botë- kryeministrin turk Tajyp Erdogan. Por, Auditori thotë se udhëheqësja e kësaj komune që drejtohet tash për të tretin mandat nga pensionisti Ramadan Muja, e ka rrasur në borxhe marramendëse Prizrenin.

Flitet edhe për dyshime të shpërdorimit të fondeve për familjet e dëshmorëve dhe për skamnorët.

Ramadan Muja, e ka drejtuar komunën e Prizrenit gjatë vitit të kaluar bash qysh ka dashtë vet. Këtë institucion lokal, Muja e ka futur në borxhe të mëdha, duke bërë shpenzime pa planifikime buxhetore. Sipas Auditorit të Përgjithshëm fondi i ndarë për paga dhe mëditje ishte 15,151,373 euro, ndërsa detyrimet e mbetura ishin 213,000 euro. Shpenzimet komunale ishin 804,028 ndërsa obligimet e papaguara ishin 97,167 euro, më shumë se ndarjet buxhetore, si dhe shpenzimet për subvencione dhe transfere , siç tregon Auditori kishin tejkaluar buxhetin në shumë prej 43,178 eurove.

“Sipas ekzaminimeve tona kemi vërejtur se komuna ka hyrë në obligime më shumë se ndarjet buxhetore. Këto shifra mund të jenë edhe më të larta bazuar në atë se gjatë vitit 2013 ishin paguar fatura të cilat nuk ishin prezantuar në PVF të 2012”, thuhet në raport.

Auditori po ashtu ka treguar se në komunën e Prizrenit kanë udhëtuar zyrtaret pa pasur asnjë agjendë. Ky fakt kishte ndodhur në dy raste.

“Me rastin e ekzaminimit të dy pagesave njëra në shumë prej 9,983 euro dhe tjetra në shumë prej 2,772 euro , kemi vërejtur se pagesat janë bërë në emër të udhëtimit, përkatësisht vizitave në Shqipëri. Ne nuk kemi gjetur agjendën për këtë pjesëmarrje të 67 zyrtarëve komunalë si dhe vendimin për arsyeshmërinë e këtij udhëtimi. Pagesa e dytë ishte bërë në emër të 14 grave të komunës për nder të festes së 8 marsit”, thuhet në raport duke treguar se zyrtarët e komunës nuk ishin në gjendje të dëshmonin se shpenzimi për këtë aktivitet ishte i arsyeshëm.

Në komunën e Prizrenit, sipas Auditorit ka edhe personel arsimor jashtë listës së pagave. Kjo siç tregohet ne raport ka ndodhur me 21 persona.

“Gjatë testimit të listës së të punësuarve në Arsim, kemi vërejtur se 21 të punësuar për punën e tyre nuk paguhen, ndonëse kishin kontratë pune. Këta të punësuar nuk figuronin në regjistrin e pagave. Stafi arsimor nuk realizon të drejta në paga për kontributet e dhëna”.

E, përveç kësaj komuna e Rmadan Mujës ka hyrë në obligime të papaguara për paga në QKMF dhe Arsim. Sipas Auditorit shuma totale e obligimeve të papaguara për paga dhe kompensime në fund të vitit ishte 213,000 euro . Nga kjo shumë 175,823 euro i takojnë sektorit të arsimit ndërsa pjesa tjetër prej 35,000 euro sektorit të shëndetësisë.

Auditori ka treguar në raport po ashtu se gjatë vitit 2013 në Prizren ka pasur edhe mos përputhje e pagave me kontratë.

Sipas Auditorit disa të punësuar kishin marr paga më shumë se sa kishin të caktuara në kontrata.

“Me rastin e testimit të 14 dosjeve të personelit kemi gjetur se te tre kontrata ekziston një mospërputhje në mes pagës sipas kontratës dhe pagës në sistemin e payrollit. Te dy të punësuar kemi gjetur se për 12 muaj të vitit 2013 ishin paguar më tepër për 576 euro , ndërsa te i treti i punësuar për 7 muaj sipas payrollit ishte paguar 364 euro më shumë se paga e kontraktuar. Ne nuk kemi gjetur ndonjë vendim për ndryshimin e pagës, përkatësisht rritjen e koeficientit për këta 3 të punësuar”.

Edhe furnizimi para nënshkrimit të kontratës nuk kishte munguar në komunën e Ramadan Mujës. Bile kjo ishte përsëritur disa herë. Sipas Auditorit komuna si subvencion ka ndarë pako me ushqime për stafin e vetë pa ndonjë bazë të qartë ligjore.

“Vlera e kontratës që ka nënshkruar Komuna për furnizim me pako ushqimore është 42,900 euro. Ne kemi gjetur listën me nënshkrime prej 436 punëtoreve, por nuk kemi mundur të verifikojmë artikujt dhe vlerat e furnizimit për secilin punëtor. Përzgjedhja e EO është bërë pa procedura të prokurimit, dhe për më tepër, është përzgjedhur kompania e cila i ka borxh komunës për qiranë e tokës.

Bazuar në vendimin e kryetarit më 16.10.2013, ishte financuar Klubi Futbollistik ?Liria” në vlerë 15,000 euro. Përveç pagesës dhe vendimit nga kryetari për këto mjete, klubi nuk kishte paraqitur asnjë dokument si kërkesë, profaturë, planifikim të shpenzimeve apo listë pagash.

Ne një rast është vërejtur se ishte paguar shuma prej 14,799 euro në emër të furnizimit me dru për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës duke mos bashkangjitur kërkesën dhe regjistrin e përfituesve.

Me rastin e testimit të dy pagesave njëra në shumë prej 12,239 euro dhe tjetra në shumë prej 11,299 euro , kemi vërejtur se pagesat ishin bërë në bazë të furnizimit me material ndërtimor për raste sociale. Ne nuk na është ofruar regjistri i përfituesve me material ndërtimor./Express/

Në autostradën “Ibahim Rugova” konfiskohet 1 kg. substancë narkotike

0

AutostradaPolicia në Prizren ka konfiskuar 1 kg substancë narkotike në në autostradën “Ibahim Rugova”. Dyshohet se substanca është llojit marihuan

“Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një sasi substancë, e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë rreth 1 kg”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është ndaluar për 48 orë ndërsa vetura i është konfiskuar dhe është dërguar në Drejtorinë Rajonale në Prizren”/PrizrenPress.com/

Begaj në përkrahje të rinisë së Malishevës

0

me KVRL 002Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, kanë pritur sot përfaqësuesit e Këshillit të Veprimit Rinore Lokal (KVRL) në Malishevë, nga të cilët janë njoftuar me punën e KVRL-së dhe aktivitetet e tyre, përderisa morën përkrahje pa rezervë për punën e tyre dhe zhvillimin e aktiviteteve për rininë e Malishevës.

“Malisheva ndoshta është në kushte jo shumë të mira për të rinjtë, edhe pse ka një infrastrukturë të mirë për zhvillimin e aktiviteteve, por ne si komunë do të mundohemi të mbështesim aktivitetet rinore në përgjithësi. Ne jetojmë me këto kushte, me këtë mentalitet dhe aktivitetet zhvillohen brenda këtyre kushteve, por JU e keni përkrahjen dhe mbështetjen tonë të pa rezervë, brenda kushteve dhe mundësive tona”, ju ka thënë kryetari Begaj, drejtuesve të KVRL-së në Malishevë.

Nga ana tjetër, kryetarja e KVRL-së, Blerina Mazreku, e ka njoftuar kryetarin Begaj, me formimin e KVRL-së, mënyrën e funksionimit dhe aktivitetet që janë duke u zhvilluar nga ky organizim rinor në Malishevë. “Qëllim i yni është aktivizimi i të rinjve të Komunës së Malishevës dhe momentalisht jemi në realizimin të një projekti për aktivizimin e rinisë në fshatrat rurale, ku janë paraparë aktivitete në pesë fshatra të mëdha të Komunës së Malishevës”, tha kryetarja e KVRL-së, Blerina Mazreku. Më pas Mazreku, e informoi kryetarin edhe me planet e KVRL-së, në mënyrë që rinia e Malishevës, të jetë më e aktivizuar.

Vonë

0

Skender Berisha

Trokiti e vona në xhamin e thyer

pak fresk me vend duke e kthyer
një orë e dy e plot duke i rrëknyer
me sa pak nxitim nisi një triler

trokëllima më therri anëepëranë
njësoj e vrazhdë qe sikur mbrëmë
nisi e u end trok kënd më kënd
shpirtit ndër ethe e me pak frymë

trokëlliu porta edhe rëndë zilefrikë
kush më kërkon moj në këtë korrik
sa shpejtë erdhi edhe shtroi frikë
kërkëlliu porta e vjetër mbeti një trik

trolashkë që trokëllin me padurim
më sëmboi veshët e lodhur në dyll
sa gjatë fëshfëriu në atë timin pyll
vonë e përtej vone asnjë ngushëllim

Skender Berisha

Isa ka besim tek deputetët e tij, nuk i frikësohet “peshkimit” të tyre

0

Isa Mustafa LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është i sigurt dhe ka besimin të plotë tek deputetët e partisë së tij.

Ai ka deklaruar se, ata që nuk kanë numra të mjaftueshëm nuk mund ta themelojnë qeverinë, ndërkaq me peshkim do të merren si opozitarë.

Mustafa në një postim në facebook ndër të tjera ka shkruar se, LDK-ja nuk ka hequr dorë nga lidershipi i qeverisë së ardhshme.

“Unë si lider i LDK-së dhe LDK-ja nuk kemi hequr dorë nga lidershipi i qeverisë së ardhshme nga fakti se nuk mund ta bëjmë më së miri këtë punë ose se nuk kemi përkrahjen e faktorit ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Ja postimi origjinal i Mustafës:

Qeverisja e ardhshme e Kosovës do të jetë me program të qartë dhe me objektiva të realizueshme zhvillimore dhe integruese evropiane. Këto objektiva mund ti realizojë një qeveri, e cila nuk ndërtohet nga kushtëzimet dhe as nga logjika e “peshkimit”. Ata që nuk kanë numra të mjaftueshëm nuk mund ta themelojnë qeverinë, ndërkaq me peshkim do të merren si opozitarë.

Tridhjetë deputetët e LDK-së janë unik për objektivat e tyre. Ata nuk e marrin si ideale, as për LDK-në dhe as për Kosovën qeverisjen LDK, AAK dhe Nisma, por e pranojnë si një alternativë më të mirë dhe të domosdoshme për të ndërprerë qeverisjen Thaçi dhe për të filluar ndryshimet e domosdoshme për forcimin e shtetit ligjor.

Unë si lider i LDK-së dhe LDK-ja nuk kemi hequr dorë nga lidershipi i qeverisë së ardhshme nga fakti se nuk mund ta bëjmë më së miri këtë punë ose se nuk kemi përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Edhe njërën edhe tjetrën e kemi! Edhe pse nuk e kemi kapërcyer koalicionin PDK, PD, LB, PSHDK…, kemi dalë partia më e fuqishme nga këto zgjedhje për të udhëhequr një bllok të ndërtuar mbi kompromise të nevojshme, që e pamundëson qeverisjen e deritanishme dhe hap mundësi për ndryshime.

Besoj shumë se është në interes të këtij vendi por edhe në interes të PDK-së dhe të partive të koalicionit të saj, që ky vend të çlirohet nga qeverisja e tyre, të lirohet nga kapja e shtetit.

Besoj, po ashtu, se Lëvizja Vetëvendosje do ti jep një kontribut të madh ndryshimeve në shtetndërtimin e Kosovës nëse e bën hapin konkret dhe përkrah koalicionin LDK, AAK dhe Nisma në procesin e ndërtimit të institucioneve që dalin nga këto zgjedhje.

Dialogu, implementimi i marrëveshjeve, politikat e integrimit të pakicave dhe politikat pronësore dhe të privatizimit janë çështje të parimeve, por zhvillimi dhe implementimi i tyre duhet të bëhet mbi baza kushtetuese, të vlerësimeve të përbashkëta dhe interesave më të mira të vendit tonë, ka shkruar ne fund Mustafa.