Begaj në përkrahje të rinisë së Malishevës

me KVRL 002Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, kanë pritur sot përfaqësuesit e Këshillit të Veprimit Rinore Lokal (KVRL) në Malishevë, nga të cilët janë njoftuar me punën e KVRL-së dhe aktivitetet e tyre, përderisa morën përkrahje pa rezervë për punën e tyre dhe zhvillimin e aktiviteteve për rininë e Malishevës.

“Malisheva ndoshta është në kushte jo shumë të mira për të rinjtë, edhe pse ka një infrastrukturë të mirë për zhvillimin e aktiviteteve, por ne si komunë do të mundohemi të mbështesim aktivitetet rinore në përgjithësi. Ne jetojmë me këto kushte, me këtë mentalitet dhe aktivitetet zhvillohen brenda këtyre kushteve, por JU e keni përkrahjen dhe mbështetjen tonë të pa rezervë, brenda kushteve dhe mundësive tona”, ju ka thënë kryetari Begaj, drejtuesve të KVRL-së në Malishevë.

Nga ana tjetër, kryetarja e KVRL-së, Blerina Mazreku, e ka njoftuar kryetarin Begaj, me formimin e KVRL-së, mënyrën e funksionimit dhe aktivitetet që janë duke u zhvilluar nga ky organizim rinor në Malishevë. “Qëllim i yni është aktivizimi i të rinjve të Komunës së Malishevës dhe momentalisht jemi në realizimin të një projekti për aktivizimin e rinisë në fshatrat rurale, ku janë paraparë aktivitete në pesë fshatra të mëdha të Komunës së Malishevës”, tha kryetarja e KVRL-së, Blerina Mazreku. Më pas Mazreku, e informoi kryetarin edhe me planet e KVRL-së, në mënyrë që rinia e Malishevës, të jetë më e aktivizuar.

Më Shumë

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit