17.6 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7926

Humb jetën një 12 vjeçar në Rahovec

0

Shiriti i policise?Një 12 vjeçar ka humbur jetën për shkak të kontaktit me korrentin elektrik. Sipas dëshmitarëve thuhet se viktima posa e kishte prekur dorëzën e derës së banjës ishte goditur për vdekje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:25 minuta, në rrugën “XhelalHajda” në Rahavec, konkretisht në objektin e një furre.

Një njësit i KEDS ka qenë në vendin e ngjarjes dhe pritet një raport për t’i sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike. Hetues policorë dhe krim teknika kanë kryer procedurat hetimore dhe është informuar prokurori për veprimet e ndërmarra./PrizrenPress.com

Greqi, gjendet i vrarë bariu nga Librazhdi

0

Vetevrasje-alltiNjë 55-vjeçar shqiptar i cili punonte si bari është gjetur mbrëmë i vrarë në Kozanë të Greqisë. Sipas policisë greke Hamit Balla nga Librazhdi rezultonte i zhdukur që prej datës 2 qershor.

Trupi i pajetë i bariut 55-vjeçar u gjet mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që natën që u zhduk viktima kishte marrë rrogën prej 600 eurosh. Dyshohet se ai është vrarë nga dy shqiptarë, të cilët gjithashtu punojnë si barinj në të njëjtën zonë.

Rituali që ka kapërcyer qindra vjet në Zhupë të Prizrenit

0

nusja ne zhupKa një vend në Kosovë, aty ku edhe ndoshta më shumë se dymijë vjet më vonë, vajzat që bëhen gati të martohen, lyejnë njësoj fytyrën, si paraardhëset e tyre dy mileniume më parë.

Është unike në botë dhe ka zgjuar kureshtje edhe në vende të largëta, si në Japoni e Kore të Jugut. Është kjo një traditë e krahinës së Zhupës, afër Prizrenit, aty ku nuset akoma praktikojnë një ritual të veçantë të lyerjes së fytyrës.

Ky ceremonial thuhet se rrënjët i ka qysh nga koha e ilirëve, madje dhe nga koha e paganizmit, kur besimi kryesor qe besimi në diell, sidomos te dardanët, elementi kryesor i këtij rituali, dhe i cili tashmë rrezikon shuarjen. Vetëm dy gra dinë të lyejnë nuset kësisoj, njëra shtatëdhjetëvjeçare dhe tjetra nxënëse e saj, Elvisa Sagdati, e cila edhe demonstroi para vizitorëve të “Javës së artizanateve” që po mbahet në Muzeun Etnologjik.

Ky fragment zgjat diku afro dy orë dhe përmban në vete shumë elemente interesante, të cilat edhe e bëjnë atë unike. Fytyra e nuses ngjyroset me tri ngjyra, e secila prej tyre ka domethënien e vet. Ngjyra e arit, e cila simbolizon pasuri e lumturi, e kuqja që simbolizon pjellshmërinë dhe ajo e kaltër që mbron nusen e ardhshme nga syri i keq, apo siç njihet në popull, “mësyshi”, ngjyra këto që duhet porositur jashtë Kosovës, në vende si Zvicra apo Serbia.

Qëllimi i gjithë këtij rituali dasmor, që ruhet me shumë krenari nga goranët e Zhupës, është që nusja të mbrohet nga syri i keq dhe nga gjithë të ligat tjera, marrë parasysh që nuset ekspozohen shumë nga shikimet e mysafirëve, dhe dikush nga ata mund të ketë “syrin e keq”, gjë që shpjegon karakterin apotropik apo mbrojtës të ritualit.

Nuset që preferojnë këtë ritual, numri i të cilave është i paktë, duhet të rrinë shtrirë për sa kohë zgjat edhe procesi i lyerjes së fytyrës. Ajo nuk guxon as të flasë, heshtje që zgjat derisa të shkojë te shtëpia e burrit. Rrugën për te burri ajo duhet ta bëjë e hipur në kalë, ndërkaq e gjithë puna dyorëshe e lyerjes, në fund fshihet nga burri, sapo nusja të hyjë në shtëpinë e tij.

Duke lyer fytyrën e nuses, Elvisa Sagdati, e cila vjen nga fshati Reqan i krahinës së Zhupës, shpjegon se si ka arritur ta marrë zanatin, që i sjell edhe përfitime. Çmimi për lyerjen e një nuseje është pesëdhjetë euro dhe vetëm në vitin e shkuar, ajo ka lyer 23 nuse. “Kemi mbajtur trajnim tek e vetmja grua e cila e ruante këtë traditë, ajo quhet Aziza, dhe ka lyer më shumë se 200 nuse. Gjithsej kemi qenë shtatë pjesëmarrëse të këtij trajnimi, por vetëm unë kam vazhduar që të ushtroj këtë profesion”, thotë Sagdati për “Zërin”.

Bashkim Lajqi, dikur profesor etnologjie, tani është shef i sektorit të etnologjisë pranë Institutit Albanologjik, tha se ky ritual është i veçantë. “Çfarë po shohim këtu është një lloj dekorimi i cili është traditë e popullit goran që jeton këtu në Kosovë, të cilët kanë ditur të plasojnë këtë lloj dekorimi, ndonëse ky ka elemente arkaike të shumta.

Sikurse çdo gjë edhe ky ritual ka shkuar duke u modernizuar, por çka është me rëndësi është ruajtja e motiveve arkaike. Ky ritual nuk do të thotë që është autokton i popullit goran, por ai e ka ruajtur me më shumë fanatizëm dhe rrjedhimisht ka mbetur traditë e tyre”, tha ai duke folur rreth rëndësisë e tij në traditën kulturore shqiptare.

Zekë Çeku, ekspert për turizëm, duke e parë këtë ritual nga afër tha se diçka të ngjashme ka pasur edhe në Rrafshin e Dukagjinit: “Ky është një element shumë i vjetër i traditës, diçka të ngjashme ka pasur edhe në rrafshin e Dukagjinit, që përveç fytyrës janë lyer edhe duart me kanë. Është një element mjaft atraktiv, shumë i rrallë në botë, dhe ka kërkesa nga e gjithë bota që të shihet ky ritual”, ka thënë Çeku, duke shtuar se ruajtja e kësaj tradite në krahinën e Zhupës apo të Lumbardhit është shumë indikative.

“Ne në turizëm këto elemente të trashëgimisë i promovojmë shumë duke organizuar takime nëpër fshatra shqiptare e gorane dhe këtë do ta quaja begati të madhe të trashëgiminë kulturore të Kosovës”.
Fragmentin unik të krahinës së Zhupës, qytetarët mund ta shohin edhe ditën e fundit të “Javës së artizanateve”, ditën e shtunë në Muzeun Etnologjik të Kosovës./Zëri/

Oscar Wilde, ky gazetar i dobishëm

0

Oscar WildeNë gazetari ai mësoi të kultivonte stile të ndryshme të shkruari; mësoi të miksonte kritikën me marrëzinë. Ai u bë një mjeshtër i përzierjes së lavdeve dhe talljeve. Wilde u bë një mjeshtër mbi të gjitha i mendimit dhe kritikës, çka e bën tërheqës edhe sot.

Një nga gjërat më të dobishme të njohjes së Oscar Wilde si gazetar është se kupton zanafillën e krijimtarisë së tij letrare. Sepse pikërisht nga gazetaria Wilde mori disa nga idetë dhe krijoi disa nga pjesët që do t’i përdorte më vonë në esetë e tij të famshme Kur Oscar Wilde vdiq në vitin 1900, trashëgimia e tij letrare ishte në gjendje të mjerueshme.

Wilde kishte shpallur falimentimin si pasojë e seancave gjyqësore, biblioteka e tij ishte shitur dhe ndërkohë kishte humbur të drejtën e autorit të veprave të tij të publikuara.
Por puna për të mbledhur krijimtarinë e Wilde nuk rezultoi aspak e lehtë. Përveç dramave, përrallave, eseve kritike, Wilde ishte marrë gjerësisht edhe me publicistikë. Shumë nga analizat dhe punët e tij gazetareske ishin publikuar në mënyrë anonime, siç ishte e zakonshme në atë kohë. Meqë për këto punë nuk ekzistonin dorëshkrime, për gjetjen e tyre Ross u mbështet në informacione biografike, njohjen personale dhe tek intuita. Që nga ajo kohë, askush nuk është përpjekur të përgatitë një volum të plotë të punës së Wilde në gazetari.

Dy editorët kanë arritur të mbledhin 168 shkrime të Wilde në gazeta dhe revista të ndryshme. Artikujt e mbledhur në këtë volum – shumica e të cilëve të panjohur edhe për lexuesit më fanatikë të Wilde – tregojnë shumë për autorin në vitet 1880, një periudhë për të cilën dimë shumë pak; tregojnë për të si njeri e personalitet; për atë çfarë lexonte në atë kohë dhe mbi të gjitha çfarë shkruante disa vite para veprave të mëdha, ato me të cilat e identifikojmë sot: “Portreti i Dorian Greit”, “Salome” apo komeditë shoqërore. Nëse Wilde i 1890-s – ai që njohim më mirë – ishte një njeri i letrave, shkrimtar i suksesshëm, Wilde i 1880-s ishte thjesht gazetar.
Disa nga artikujt më interesantë nga Wilde janë ata mbi veshjen dhe modën. Wilde e merrte veshjen shumë seriozisht, nëse serioziteti kishte ndonjë farë kuptimi për të.

Ai mendonte se veshja duhej parë si një formë arti. Gratë përbënin audiencën për estetikën e Wilde. Është interesant fakti që një numër i madh i punëve të Wilde në gazetari janë pikërisht për gratë.

Një nga gjërat më të dobishme të njohjes së Oscar Wilde si gazetar është se kupton zanafillën e krijimtarisë së tij letrare. Sepse pikërisht nga gazetaria Wilde mori disa nga idetë dhe krijoi disa nga pjesët që do t’i përdorte më vonë në esetë e tij të famshme.

Në gazetari ai mësoi të kultivonte stile të ndryshme të shkruari; mësoi të miksonte kritikën me marrëzinë. Ai u bë një mjeshtër i përzierjes së lavdeve dhe talljeve. Wilde u bë një mjeshtër mbi të gjitha i mendimit dhe kritikës, çka e bën tërheqës edhe sot. / KultPlus.com

Sondazhet nxjerrin Obamën presidentin më të keq pas Luftës së Dytë Botërore

0

Obama2Sipas një ankete të re në Shtetet e Bashkuara, amerikanët mendojnë se Presidenti Barack Obama është presidenti më i keq i vendit që prej Luftës së Dytë Botërore.

Sondazhi i pavarur, i bërë nga Universiteti Quinnipiac në fund të muajit të kaluar me më shumë se 1400 votues amerikanë, tregon se 33 për qind e të pyeturve e vënë zotin Obama në fund të listës së 12 presidentëve që kanë shërbyer që nga viti 1945. Para tij vjen, me 28 për qind, George W. Bush.

Ronald Reagan, që shërbeu në pjesën më të madhe të viteve 1980, del me 35 për qind si presidenti më i mirë amerikan që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai pasohet nga Bill Clinton, i cili shërbeu në vitet 1990 dhe që preferohet nga 18 për qind.
Në anketë, zoti Obama merr nota negative për trajtimin që i ka bërë çështjeve të tilla si ekonomisë, politikës së jashtme, kujdesit shëndetësor dhe terrorizmit. Të anketuarit i japin atij vlerësim të favorshëm vetëm në çështjet e mjedisit.

“Armikun i Popullit” i Shkupit e i Prishtinës në Tiranë

0

20140703101159155646Është shfaqur në Teatrin Kombëtar të Tiranës pjesa teatrore “Armiku i popullit”, sipas tekstit të Ibsenit, me regji të Dino Mustafiqit. Shfaqja është realizuar nga “Teatri i një aktori” nga Shkupi dhe Teatri “Oda” nga Prishtina dhe në të interpretuan aktorët Bajrush Mjaku, Bislim Muçaj, Ilire Vinca, Alban Ukaj, Arta Selimi, etj.

Të gjitha përmasat e fuqisë së pushtetit mbi qytetarët dhe mbi shoqërinë i shpërfaq qartë e bukur shfaqja teatrore “Armiku i popullit”, me tekst të shkrimtarit e dramaturgut të madh norvegjez të shekullit 19, Henrik Ibsen. Këtë e ka arritur regjisori nga Sarajeva Dino Mustafiq, me trupat dy teatrove të vogla shqiptare: “Teatrit të një aktori” nga Shkupi dhe teatrit “Oda” nga Prishtina. Pushteti bën gjithçka që t’i mundë rivalët e kundërshtarët, kushdo qofshin ata. I lut. I kërcënon. I shantazhon. I njollos. I korrupton.

I shpall naivë, të marrë, tradhëtarë. I shpall armiq… Në fund, kur sigurohet se i ka hequr qafe, pushteti i rehabilieton kundërshtarët. I qanë. I lavdëron. I dekoron… Pushteti i ka të gjitha mjetet dhe mundësitë ta mbrojë veten e vet nga rivalët e kundërshtarët. E ka pushtetin. I ka mekanizmat. I ka mediat. I ka paratë… Atë fuqi, fuqinë e pushtetit, me të gjitha përmasat e saj, e ndjen në lëkurën e tij Doktor Stokman, mjeku i banjave, i cili shpallet armik i popullit nga i vëllai, Pjeter Stokman, njeri i veshur me pushtet. Fuqinë e pushtetit e ndjejnë, me po të njëjtat përmasa, edhe njerëzit e Doktor Stokmanit, familja dhe përkrahësit e idesë së tij për eliminimin e burimit të infeksionit në banjat e qytetit.

Ermali dhe Ami sërish prindër

0

ermalime bebNë llogarinë e rrjetit social “Facebook”, aktori dhe këngëtari Ermal Mamaqi ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij simpatike, Amarda Tosa, janë në pritje të fëmijës së dytë. 

Për këtë ai ka kërkuar nga fansat e tij që të gjejnë një emër për fëmijën që është rrugës.’Një bebe është rrugës për në botën tonë. Duhet një emër për të. Është djalë. Mami dhe babi i tij ju falënderojnë për ndihmën’, ka shkruar Ermali në “Facebook”. 

Kujtojmë se ai dhe Ami tashmë janë prindër të djalit të tyre Joelit dhe familja e tyre pritet të zgjerohet edhe më shumë. Sugjerimet dhe propozimet ishin të shumta, duke pasur parasysh numrin e madh të fansave që ai kanë facebook.

Dialogu, kusht i pakalueshëm për Vetëvendosjen

0

AlbinKurti1205Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndryshuar diskursin sa i përket çështjes së privatizimit dhe dialogut me Serbinë. Këto dy pika po vazhdojnë ta mbajnë këtë subjekt jashtë grupimit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për Kosovë, pavarësisht deklarimeve publike të lidershipit të këtyre subjekteve se tashmë ka një përfarim qëndrimesh për zgjerim të koalicionit.
Erzen Vraniqi ka deklaruar për Tribunën se Vetëvendosja është e palëkundur nga dy pikat e saj kryesore. Ai nuk e ka mohuar se ka një përafrim të kritereve ndërmjet koalicionit dhe Vetëvendosjes, për sa i përket kriterit të privatizimit, por ashtu sikur që e ka pohuar se nuk ka përafrim qëndrimesh për dialogun.
“Kriteret apo kushtet që i kemi paraqitur partive të koalicionit, në fakt janë kushte themelore për Kosovën dhe jo për Vetëvendosjen. Ndalja e privatizimit të PTK-së, konkretisht edhe të Trepçës, si dy asete strategjike të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës, ndalja e dialogut i cili po e tjetërson territorin, rregullimin administrativ dhe kushtetues të Kosovës. Këto kushte ia kemi prezantuar këtij koalicioni, dhe nga këto kushte nuk mund të zmbrapsemi sepse janë themelore për vendin”, ka thënë Vraniqi./Tribuna/.

PDK në gjah për deputetë

0

Thaci-misioni i ri14Rruga që ia ka hapur Gjykata Kushtetuese mundësisë që mandatari për qeveri të jetë edhe nga ndonjë subjekt tjetër, pasi që mandatari i PDK-së do të dështonte, e ka futur në panik partinë e Thaçit. Zyrtarët e kësaj partie po i mendojnë disa skenarë për të ikur nga dalja në opozitë.
Kjo parti po bisedon me deputetë të pakënaqur në LDK duke u munduar që t`i bindë ata që t`i bashkohen. Partia e Thaçit vlerëson se bashkë me minoritete i ka 57 deputetë, derisa për ta bërë qeverinë duhen vetëm edhe katër të tjerë.

Bindja apo ‘kontrabandimi’ i deputetëve, po shihet si zgjidhja më e mirë nga PDK-ja për t’i arritur votat për ta krijuar qeverinë.
Kjo ide mund të duket e realizueshme duke pasur parasysh disa pakënaqësi të shfaqura nga drejtuesit e LDK-së në lidhje me ngutinë e liderit të kësaj partie Isa Mustafa, për të bërë koalicion me AAK-në dhe Nismën./Tribuna/.

Vrasja e biznesmenit Santo, zyra të posaçme për të parë pamjet e kamerave

0

Artan SantoGjurmët e barutit të gjetura në duart e dy kushërinjve Sajmir dhe Klodjan Gjozi do të jetë e vështirë të përdoren si provë për t’u cilësuar të dyshuar si autorë të vrasjes së biznesmenit Artan Santo.

Burime nga grupi hetimor i ngritur pas vrasjes së 58-vjeçarit bëjnë me dije se lënda që është gjendur në pjesën e duarve të dy kushërinjve nuk është barut i mirëfilltë, por janë mbetjet të tij. Burime të sigurta nga grupi i ekspertëve sqarojnë se këto mbetje të cilësuara si faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri janë grimca të vogla kimike, që pas shkrepjes së armës, shpërndahen në ajër dhe mbeten në pjesë të trupit që janë të ekspozuara.

Sipas shpjegimit të ekspertëve, bëhet fjalë për elementë përbërës të nitrateve të kripës, ose ndryshe mund të quhet edhe blozë, e cila është një lloj lënde që nuk largohet lehtë edhe pas larjes, dhe shfaqet qartë pas ekzaminimit kimik në pjesën e duarve, krahëve apo fytyrë.

Por, ekspertët thanë se këto mbetje nuk mund të përdoren si provë për të lidhur dy personat me vrasjen, sepse mbetje të tilla mund të shkaktohen edhe nga duhani, guri fleksibël apo tymi i makinës dhe në kushtet kur dy të rinjtë punonin në një servis makine, këto elemente mund të gjenden shumë kollaj. Në këto kushte, policia po heton edhe pistën se autorët mund të jenë edhe të huaj, duke u nisur nga skena e krimit, të cilët mendohet se kishin kohë që jetonin në Tiranë dhe se e kishin studiuar mirë planin e vrasjes.

Motori
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, edhe motori që iu është sekuestruar dy kushërinjve Gjozi në servisin ku punonin ditën kur në ish-zonën e Bllokut u ekzekutua bankieri Artan Santo, nuk ka shumë ngjashmëri me motorin që është përdorur në këtë ngjarje.

Ndërkohë, grupi i ekspertëve është duke analizuar edhe tabulatet telefonike të telefonave që përdoreshin nga dy të rinjtë e arrestuar para dhe pas ngjarjes. Analiza që do t’u bëhet këtyre telefonave do të nxjerrë edhe fakte të reja nëse ditën e ngjarjes dy të dyshuarit Gjozi kanë qenë në Tiranë apo jo dhe nëse ka ndonjë element apo telefonatë që i lidh kushërinjtë me vrasjen e Santos.

Sekuestrimi
Burime nga policia bëjnë me dije se janë sekuestruar të gjitha kamerat e bizneseve në kryeqytet, të cilat kanë qenë në një sipërfaqe më të gjerë se sa itinerari që ka përshkuar motori me dy vrasësit pas ekzekutimit të 58-vjeçarit. Burime nga grupi hetimor sqarojnë se pranë çdo komisariati në Tiranë është një zyrë e posaçme për grumbullimin e të gjitha pamjeve filmike që janë sekuestruar që nga dita e vrasjes deri ditën e sotme.

Të njëjtat burime sqarojnë se në këto zyra ka qindra filmime, të cilat po analizohen nga ekspertët përkatës. Bëhet fjalë për kamerat e karburanteve, por edhe ato të bizneseve, të cilat kanë qenë në të njëjtën itinerar që ka përshkuar motori, por sqarohet se janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave që kanë një shtrirje më të gjerë se ky itinerar.

Deri tani, sipas ekspertëve, ajo që është parë nga këto pamje është vetëm motori që është larguar nga vendi i ngjarjes dhe rrugët që ai ka përshkuar. Nga pamjet duket qartë se tek mbikalimi i Liqenit të Thatë, autorët kanë përfituar nga fakti që ana e djathtë e rrugës, e cila ka qenë nën administrimin e komisariatit numër 2 ka qenë pa kordon policie dhe janë larguar nëpër rrugicat e kësaj zone.