Dialogu, kusht i pakalueshëm për Vetëvendosjen

AlbinKurti1205Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndryshuar diskursin sa i përket çështjes së privatizimit dhe dialogut me Serbinë. Këto dy pika po vazhdojnë ta mbajnë këtë subjekt jashtë grupimit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për Kosovë, pavarësisht deklarimeve publike të lidershipit të këtyre subjekteve se tashmë ka një përfarim qëndrimesh për zgjerim të koalicionit.
Erzen Vraniqi ka deklaruar për Tribunën se Vetëvendosja është e palëkundur nga dy pikat e saj kryesore. Ai nuk e ka mohuar se ka një përafrim të kritereve ndërmjet koalicionit dhe Vetëvendosjes, për sa i përket kriterit të privatizimit, por ashtu sikur që e ka pohuar se nuk ka përafrim qëndrimesh për dialogun.
“Kriteret apo kushtet që i kemi paraqitur partive të koalicionit, në fakt janë kushte themelore për Kosovën dhe jo për Vetëvendosjen. Ndalja e privatizimit të PTK-së, konkretisht edhe të Trepçës, si dy asete strategjike të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës, ndalja e dialogut i cili po e tjetërson territorin, rregullimin administrativ dhe kushtetues të Kosovës. Këto kushte ia kemi prezantuar këtij koalicioni, dhe nga këto kushte nuk mund të zmbrapsemi sepse janë themelore për vendin”, ka thënë Vraniqi./Tribuna/.

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit