2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Rituali që ka kapërcyer qindra vjet në Zhupë të Prizrenit

nusja ne zhupKa një vend në Kosovë, aty ku edhe ndoshta më shumë se dymijë vjet më vonë, vajzat që bëhen gati të martohen, lyejnë njësoj fytyrën, si paraardhëset e tyre dy mileniume më parë.

Është unike në botë dhe ka zgjuar kureshtje edhe në vende të largëta, si në Japoni e Kore të Jugut. Është kjo një traditë e krahinës së Zhupës, afër Prizrenit, aty ku nuset akoma praktikojnë një ritual të veçantë të lyerjes së fytyrës.

Ky ceremonial thuhet se rrënjët i ka qysh nga koha e ilirëve, madje dhe nga koha e paganizmit, kur besimi kryesor qe besimi në diell, sidomos te dardanët, elementi kryesor i këtij rituali, dhe i cili tashmë rrezikon shuarjen. Vetëm dy gra dinë të lyejnë nuset kësisoj, njëra shtatëdhjetëvjeçare dhe tjetra nxënëse e saj, Elvisa Sagdati, e cila edhe demonstroi para vizitorëve të “Javës së artizanateve” që po mbahet në Muzeun Etnologjik.

Ky fragment zgjat diku afro dy orë dhe përmban në vete shumë elemente interesante, të cilat edhe e bëjnë atë unike. Fytyra e nuses ngjyroset me tri ngjyra, e secila prej tyre ka domethënien e vet. Ngjyra e arit, e cila simbolizon pasuri e lumturi, e kuqja që simbolizon pjellshmërinë dhe ajo e kaltër që mbron nusen e ardhshme nga syri i keq, apo siç njihet në popull, “mësyshi”, ngjyra këto që duhet porositur jashtë Kosovës, në vende si Zvicra apo Serbia.

Qëllimi i gjithë këtij rituali dasmor, që ruhet me shumë krenari nga goranët e Zhupës, është që nusja të mbrohet nga syri i keq dhe nga gjithë të ligat tjera, marrë parasysh që nuset ekspozohen shumë nga shikimet e mysafirëve, dhe dikush nga ata mund të ketë “syrin e keq”, gjë që shpjegon karakterin apotropik apo mbrojtës të ritualit.

Nuset që preferojnë këtë ritual, numri i të cilave është i paktë, duhet të rrinë shtrirë për sa kohë zgjat edhe procesi i lyerjes së fytyrës. Ajo nuk guxon as të flasë, heshtje që zgjat derisa të shkojë te shtëpia e burrit. Rrugën për te burri ajo duhet ta bëjë e hipur në kalë, ndërkaq e gjithë puna dyorëshe e lyerjes, në fund fshihet nga burri, sapo nusja të hyjë në shtëpinë e tij.

Duke lyer fytyrën e nuses, Elvisa Sagdati, e cila vjen nga fshati Reqan i krahinës së Zhupës, shpjegon se si ka arritur ta marrë zanatin, që i sjell edhe përfitime. Çmimi për lyerjen e një nuseje është pesëdhjetë euro dhe vetëm në vitin e shkuar, ajo ka lyer 23 nuse. “Kemi mbajtur trajnim tek e vetmja grua e cila e ruante këtë traditë, ajo quhet Aziza, dhe ka lyer më shumë se 200 nuse. Gjithsej kemi qenë shtatë pjesëmarrëse të këtij trajnimi, por vetëm unë kam vazhduar që të ushtroj këtë profesion”, thotë Sagdati për “Zërin”.

Bashkim Lajqi, dikur profesor etnologjie, tani është shef i sektorit të etnologjisë pranë Institutit Albanologjik, tha se ky ritual është i veçantë. “Çfarë po shohim këtu është një lloj dekorimi i cili është traditë e popullit goran që jeton këtu në Kosovë, të cilët kanë ditur të plasojnë këtë lloj dekorimi, ndonëse ky ka elemente arkaike të shumta.

Sikurse çdo gjë edhe ky ritual ka shkuar duke u modernizuar, por çka është me rëndësi është ruajtja e motiveve arkaike. Ky ritual nuk do të thotë që është autokton i popullit goran, por ai e ka ruajtur me më shumë fanatizëm dhe rrjedhimisht ka mbetur traditë e tyre”, tha ai duke folur rreth rëndësisë e tij në traditën kulturore shqiptare.

Zekë Çeku, ekspert për turizëm, duke e parë këtë ritual nga afër tha se diçka të ngjashme ka pasur edhe në Rrafshin e Dukagjinit: “Ky është një element shumë i vjetër i traditës, diçka të ngjashme ka pasur edhe në rrafshin e Dukagjinit, që përveç fytyrës janë lyer edhe duart me kanë. Është një element mjaft atraktiv, shumë i rrallë në botë, dhe ka kërkesa nga e gjithë bota që të shihet ky ritual”, ka thënë Çeku, duke shtuar se ruajtja e kësaj tradite në krahinën e Zhupës apo të Lumbardhit është shumë indikative.

“Ne në turizëm këto elemente të trashëgimisë i promovojmë shumë duke organizuar takime nëpër fshatra shqiptare e gorane dhe këtë do ta quaja begati të madhe të trashëgiminë kulturore të Kosovës”.
Fragmentin unik të krahinës së Zhupës, qytetarët mund ta shohin edhe ditën e fundit të “Javës së artizanateve”, ditën e shtunë në Muzeun Etnologjik të Kosovës./Zëri/

Më Shumë

Aksident në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar. Marketing             Kliko https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404 https://prizrenpress.com/ndermarrja-3d-fesali-ne-prizren-partneri-me-i-besueshem-per-cdo-projekt-ndertimi/ https://prizrenpress.com/mat-moto-sjell-motocikleta-elektrike/   https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/  

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit