12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

“Armikun i Popullit” i Shkupit e i Prishtinës në Tiranë

20140703101159155646Është shfaqur në Teatrin Kombëtar të Tiranës pjesa teatrore “Armiku i popullit”, sipas tekstit të Ibsenit, me regji të Dino Mustafiqit. Shfaqja është realizuar nga “Teatri i një aktori” nga Shkupi dhe Teatri “Oda” nga Prishtina dhe në të interpretuan aktorët Bajrush Mjaku, Bislim Muçaj, Ilire Vinca, Alban Ukaj, Arta Selimi, etj.

Të gjitha përmasat e fuqisë së pushtetit mbi qytetarët dhe mbi shoqërinë i shpërfaq qartë e bukur shfaqja teatrore “Armiku i popullit”, me tekst të shkrimtarit e dramaturgut të madh norvegjez të shekullit 19, Henrik Ibsen. Këtë e ka arritur regjisori nga Sarajeva Dino Mustafiq, me trupat dy teatrove të vogla shqiptare: “Teatrit të një aktori” nga Shkupi dhe teatrit “Oda” nga Prishtina. Pushteti bën gjithçka që t’i mundë rivalët e kundërshtarët, kushdo qofshin ata. I lut. I kërcënon. I shantazhon. I njollos. I korrupton.

I shpall naivë, të marrë, tradhëtarë. I shpall armiq… Në fund, kur sigurohet se i ka hequr qafe, pushteti i rehabilieton kundërshtarët. I qanë. I lavdëron. I dekoron… Pushteti i ka të gjitha mjetet dhe mundësitë ta mbrojë veten e vet nga rivalët e kundërshtarët. E ka pushtetin. I ka mekanizmat. I ka mediat. I ka paratë… Atë fuqi, fuqinë e pushtetit, me të gjitha përmasat e saj, e ndjen në lëkurën e tij Doktor Stokman, mjeku i banjave, i cili shpallet armik i popullit nga i vëllai, Pjeter Stokman, njeri i veshur me pushtet. Fuqinë e pushtetit e ndjejnë, me po të njëjtat përmasa, edhe njerëzit e Doktor Stokmanit, familja dhe përkrahësit e idesë së tij për eliminimin e burimit të infeksionit në banjat e qytetit.

Më Shumë

Kërkohet ndihmë financiare për 48-vjeçaren nga Prizreni, duhet të bëjë transplant të veshkës

48-vjeçarja Bedrije Dullaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën e qytetarëve. Bedrijes i duhet të bëjë transplant të veshkës. Operimi duhet të bëhet...

25 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe në tri fshatrat e Rahovecit

25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Madhe nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa...

Lajmet e Fundit