Sondazhet nxjerrin Obamën presidentin më të keq pas Luftës së Dytë Botërore

Obama2Sipas një ankete të re në Shtetet e Bashkuara, amerikanët mendojnë se Presidenti Barack Obama është presidenti më i keq i vendit që prej Luftës së Dytë Botërore.

Sondazhi i pavarur, i bërë nga Universiteti Quinnipiac në fund të muajit të kaluar me më shumë se 1400 votues amerikanë, tregon se 33 për qind e të pyeturve e vënë zotin Obama në fund të listës së 12 presidentëve që kanë shërbyer që nga viti 1945. Para tij vjen, me 28 për qind, George W. Bush.

Ronald Reagan, që shërbeu në pjesën më të madhe të viteve 1980, del me 35 për qind si presidenti më i mirë amerikan që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai pasohet nga Bill Clinton, i cili shërbeu në vitet 1990 dhe që preferohet nga 18 për qind.
Në anketë, zoti Obama merr nota negative për trajtimin që i ka bërë çështjeve të tilla si ekonomisë, politikës së jashtme, kujdesit shëndetësor dhe terrorizmit. Të anketuarit i japin atij vlerësim të favorshëm vetëm në çështjet e mjedisit.

Më Shumë

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit