14.9 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025
Home Blog Page 7927

Numrohen votat me kusht: AKR nuk e kalon pragun, NISMA- PO

0

Rinumerimi-kutiteNë Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka përfunduar përfunduar numërimi i 22 mijë votave me kusht.

NISMA e ka kaluar pragun pasi del të ketë fituar 1110 vota kurse jashtë parlamentit do të mbetet Aleanca për Kosovë të Re e cila ka marrë 1063 vota, nga votat me kusht.

Ndërkohë nesër do të bëhet rinumërimi i votave të kandidatëve në 410 kuti.

Haradinaj: E dimë ku po hymë dhe çfarë po na pret

0

Ramush Haradinaj 1Më vjen keq që nuk kemi arritur para zgjedhjeve koalicion. Kam bërë përpjekje, por nuk kishte gatishmëri të duhur. Kjo do të ishte më lehtë sot, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Para nesh ishte opsioni: ose Thaçi i plotë ose i pjesshëm; të pranojmë dështim apo t’i japim ndryshim Kosovës”, ka thënë Haradinaj në Zona e Debatit të Klan Kosovës.

Sipas tij, opozita vendosi t’i thotë jo Qeverisë “Thaçi 3”, duke krijuar një shumicë në Parlament.

Ai pranon se koalicioni me Nismën e LDK-në nuk është bërë nga dashuria.

“Ne të tre është dashur të marrin vendim: t’i japim drejtim vendit”, thekson Haradinaj. “Është serioze kjo ku kemi hyrë. Jemi të vetëdijshëm për sfidat, sepse vendimi erdhi pas shumë analizave”.

I pyetur nëse ndodh diçka tjetër, atëherë pesha e përgjegjësisë bie mbi të, Haradinaj thotë: “E dimë ku jemi. E dimë ku po hymë dhe çfarë na pret”.

Haradinajt thotë se këto tri subjekte po e plotësojnë njëra-tjetrën dhe se tashmë janë realitet i një shumice.

Përkitazi me atë se a do t’i ketë duart e lira, nga partitë e koalicionit, thotë se që në takimin e parë ka pyetur: A jeni për të kryer punë?

“A të punojmë seriozisht? A duam të arrijmë sukses? E kam parë një interesim”, thotë ai. “Do të punojë me partnerit, në çdo hap”.

Sipas tij, secili ka pasur opsione tjera, por edhe LDK e NISMA donin të kalojnë “në logjikë të re qeverisës”.

“Edhe ata që sot ndihen si humbës do ta kuptojnë se kjo u bë për të mirën e tyre”, deklaron Haradinaj. “Duhet ta kthejmë Kosovën në vend normal, në vend ku edhe unë e respektoj ligjin e qytetarin”.

Sipas tij, jo vetëm tek AAK, LDK, NISMA e VV, po madje edhe në PDK kanë kuptuar se diçka duhet të ndryshohet për të mirë.

“Duhet të japim njerëz kualitativë. Do t’ju japim mundësi njerëzve jashtë partive”, thotë Haradinaj.

Lumir Abdixhiku, Ardian Gjini, Dastit Pallaska, Arben Gashi, Vjosa Osmani… për të do të ishin emra të duhur për të qenë pjesë e qeverisjes.

“Janë emra të mirëseardhur. Ka me dominu frymë e këtillë te partnerët e koalicionit. Mund të mos jenë këta emra, po ne kemi shumë emra ku na duhet ekspertiza”, thekson Haradinaj, duke shtuar se me partnerët nuk janë të interesuar që të kenë emra të dëmshëm në qeveri.

“Nuk është lehtë me bo një qeveri. Nuk ka qeveri që është 100 për qind e ekspertëve, apo ajo që do të doja unë, apo që do ta votonin qytetarët. Por, qytetarët nuk do të zhgënjehen. Sepse, do të kemi njerëz që do t’i sjellin rezultate këtij vendi”.

Thotë se kolegët e tij e kanë parë programin e LDK-së dhe se ka pjesë të mira për punësim. Ai madje thekson se programet e LDK-së e AAK-së nuk dallojnë shumë.

“Do të fillojë fuzionimi i programeve. E ruaj ambicien ekonomike për rritje dyshifrore. Sa ma ambicioz jemi, edhe suksesi është më i madh. Dëshira ime është për të luftuar për caqe. Do të përputhen parametrat dhe me ndodh suksesi. Kam sinjale edhe prej partnerëve ndërkombëtarë që shumë gjëra do të ndryshojnë. P.sh. e kam ditur që do të hiqen barrikadat dhe që liberalizimi do të hiqet deri në fund të vitit. Dimë ne diçka”, deklaron kreu i AAK-së.

Haradinaj thekson që do të përputh qëndrimet me Lëvizjen Vetëvendosje për partneritet në të ardhmen.

“Deri tash nuk kemi arritur ndonjë avancim, pos që t’i themi jo Thaçit”, thotë ai. “Duhet të bisedojmë si të shkojmë tutje. Nuk mund të flas për koalicion me Vetëvendosjen. VV ka thënë: Jo ‘Thaçi 3’, privatizimi ndryshe dhe dialog parimor. Janë gjëra interesante që kanë shkruar. Ne do t’i shqyrtojmë. Nuk e di cili është epilogu, por VV tregoi pjekuri. Unë me kënaqësi do t’i kisha për partnerë, por ata thonë që në partneritet t’i kontribuojnë Kosovës. Është marrëdhënie e re, kualitet i ri, por nuk e di a arrijmë marrëveshje”.

Haradinaj thotë se kalkulimi i Vetëvendosjes është që për dy vjet Kosova mund të jetë gati për zgjedhje të reja.

“Në dy vjet mund të kemi rezultat, por nuk mund ta precizojmë a është dita e epilogut tonë. Ne kur kemi biseduar për marrëveshje, nuk i kemi paraparë dy vite, po një mandat qeverisës. Synimi i VV ka disa argumente dhe e kuptoj pse. VV kërkon që ky mandat të ketë i shkurtë dhe nuk e di a mund të ofrohemi në këtë pozicione”, deklaron Haradinaj.

Haradinaj thotë se është “në dijeni që ka tendenca për pengesa në këtë projekt”.

“Janë dy kampe. Një që synon këtë e tjetri që e pengon. Ju kisha bërë thirrje bllokut tjetër mos ta pengojnë këtë synim. Nëse shkojmë në zgjedhje, e kemi parë edhe këtë aspekt. Do të jemi të gjithë bllok – anti. Nuk ka kthim prapa në këtë projekt. Kjo do të ndodh”, tha Haradinaj në fund të intervistës.

Prizreni apo fusha e “Lazaratit” edhe në Kosovë?

0

lazarati i prizrenit

Edhe pse Shqipëria me të gjitha forcat e saj ditëve të fundit është duke luftuar në Lazarat për rrënjosjen e kultivimit të kanabisit, institucionet e Kosovës përkatësisht Policia jonë rri duar kryq për luftimin e kultivimit të bimëve kanabis sativa tek ne.

Për policinë, Kosova nuk ka “Lazarat”, por konsiderohet se edhe vendi ynë në tërë territorin është i përshtatshëm për kultivimin e bimëve narkotike. Janë disa zona të Kosovës, që kanë qenë në fokus nga Policia për intervenim vecanërisht në rajonin e Prizrenit. Pra, në bazë të të dhënave nga policia e Kosovës, rajoni i Prizrenit konsiderohet ndër vendet që ka kultivuar më shumë lëndë narkotike. Gati në të gjithë vendin tonë ka parakushte për kultivimin e këtyre bimëve narkotike, dhe policia është e njohur për kultivimin e kanabisit në vende të caktuara, por jo në përmasa të mëdha.

Policia e Kosovës ka identifikuar në vitin 2012 59 raste të kultivimit me kanabis (10 mijë e 584 bimë), në vitin 2013 janë identifikuar si kultivues 31 raste (1 mijë e 512 bimë) dhe deri në qershor të këtij viti janë identifikuar 6 raste (1 mijë e 137 bimë).

Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë së Kosovës, thotë për “Botapress”, se realisht bazuar në veprimet e policisë dhe në hetimin e rasteve të trafikimit me narkotik, nuk ka pasur një zonë të caktuar të cilën dyshohet se prodhohen substanca narkotike të llojit kanabis sativa.

“Ka pasur raste që në vende të caktuara është kultivuar kanabisi, mirëpo jo në përmasa të mëdha, ato kryesisht kanë qenë në përmasa të vogla. Kjo dukuri ka qenë e theksuara para tri vjetëve, ndërsa në dy vitet e fundit dukshëm ka rënë kjo formë e veprimtarisë me substanca narkotike”, thotë Sadriu.

Nxënësit lakmojnë Gjimnazin dhe Mjekësinë

0

Gjimnazi Gjon BuzukuDrejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, ka treguar se edhe këtë vit interesimi më i madh i nxënësve për t’u regjistruar mbetet Gjimnazi dhe Shkolla e Mjekësisë.

Ai tha se Drejtoria e Arsimit ka zgjatur afatin e paraqitjes së nxënësve në afatin e parë për regjistrim në Shkollën e Kompetencës dhe në atë të Agrobiznesit.

“Veçantia e shkollës së Kompetenmcës është se praktika do të zhvillohet në Gjermani, ndërsa do të jetë e mbikqyrur nga donatori”.
Diplomat e kësaj shkolle,sipas tij, do të njihen edhe jashtë Kosovës.

Shkolla e Kompetencës dhe ajo profesionale e Agrobiznesit ofrojnë drejtime të reja në komunën e Prizrenit, dhe do të nxjerrin kuadro që i duhen ekonomisë në përgjithsi dhe bujqësisë në veçanti. /PrizrenPress.com/

‘Coldplay’ lansojnë klipin ‘Sky Full of Stars’ (Video)

0

ColdplayGrupi britanik i zhanrit rock/alternativ, “Coldplay”, ka lansuar në faqen YouTube videoklipin më të ri të këngës “Sky Full of Stars”, që është pjesë e albumit më të ri “Ghost Stories”, të lansuar gjatë muajit maj.

Me një grumbull trëndafilash të varur në kitarë dhe me bateri të varura në shpinë, lideri i bendit, Chris Martin, duket tejet i lumtur, duke bërë paradë në rrugën “King Street” në Newtown, Sydney të Australisë.

Natyra harmonike e këngës është në përputhshmëri me videon gazmore, ku anëtarët e “Coldplay” lëvizin nëpër qytet duke performuar me një turmë njerëzish, të cilët e shndërrojnë një rrugë periferike në një festë të vërtetë.

Pornostarja italiane: Kam bërë seks falas me Berluskonin

0

Sara TommasiPornostarja italiane Sara Tommasi pohon se ka marrë pjesë në festat e nxehta të organizuara në vilat e Berluskonit, ku ka kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryeministrin.

Por aktorja thotë se ka bërë gjithçka me dëshirë dhe nuk është paguar për të qëndruar me Berluskonin.

“Kam qenë në një festë në Arcore në vitin 2009 dhe kam patur raporte me Silvio Berluskoni. Nuk ishte marrëdhënie me pagesë, por kam marrë disa dhurata.”- mësohet të jetë shprehur Tommasi, e cila ka pohuar gjithashtu se ka patur një lidhje intime edhe me vëllain e ish-kryeministrit italian, Paolo Berluskoni.

Për prezencën e Sara Tommasit në festat e Berluskonit është folur edhe në vitin 2011, kur prokuroria e Napolit ngriti dyshime për përfshirjen e saj në një rrjet prostitucioni.

Luma: Blloku opozitar i ka përafruar qëndrimet

0

ErnestLuma-aakZëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ernest Luma, ka sqaruar se sot në takimin e zhvilluar në mes bllokut opozitar, në selinë e AAK-së, janë shënuar hapa të rëndësishëm në përafrimin e qëndrimeve në mes partive politike.

Sipas tij, në këtë takim janë diskutuar një sërë temash, konform rrethanave nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Theks i veçantë është vënë kalimi i kësaj situate, formimi i qeverisë dhe të dëshmuarit para qytetarëve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, se vendi ka arritur që të konsolidojë demokracinë. Lëvizja Vetëvendosje (VV), është njëri nga akterët e bisedimeve në mes bllokut opozitar dhe sigurisht se, në takim, janë trajtuar çështjet e bisedimeve me Serbinë dhe çështja e privatizimit”, ka thënë Luma për Telegrafin.

Daka: KQZ nuk është pjesë e asnjë pazari politik

0

ValdeteDaka-zgjedhjetDerisa po shfaqen dyshime të shumta se edhe KQZ-ja është bërë pjesë e lojërave politike dhe se po zvarrit certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 8 qershorit, shefja e institucionit që organizoi zgjedhjet garanton se KQZ-ja nuk është pjesë e asnjë pazari politik, raporton KTV.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se në momentin e parë që do të sigurohen se nuk kanë asnjë ankesë, do të bëjnë certifikimin zyrtar të rezultateve.

Në anën tjetër. Albert Krasniqi, hulumtues në KIPRED, ka kërkuar të hetohet edhe rasti se si rrodhën rezultatet e kandidatëve ende pa u certifikuar rezultati zyrtar nga KQZ-ja.

Daka, ka thënë se institucioni që ajo drejton është i gatshëm t’i mbajë edhe zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme.

NISMA: Anëtarët po na përkrahin për marrëveshjen

0

Limaj me kordinatorNISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës me kryetarët/koordinatorët e këshillëve të Nismës për Kosovën nëpër komuna. Në këtë takim është diskutuar për situatën paszgjedhore, dhe për projektet e ardhshme politike të Nismës për Kosovën.

“Poashtu, në këtë takim Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj ka folur edhe për ecurinë e marrëveshjës së arritur mes subjekteve politike, LDK-së, AAK-së dhe NISMËS për Kosovën, marrëveshje e cila mori mbështetje të fuqishme edhe në këtë takim. Limaj tha se marrëveshja është në interes të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në kumtesën e NISMËS. /PrizrenPress.com/

Doli: Pyetja e presidentes nuk përputhet me problemin

0

Dren Doli-sjpPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka autorizim që të kërkojë opinion nga Gjykata Kushtetuese, për kompetencat e saj, që paraqiten qartë në Kushtetutë, tha Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Ai gjithashtu tha se pyetja e Presidentes, nuk përputhet me problemet që dy taboret e partive, po hasin në kundërshtim.

“Mendoj që Presidentja e Republikës nuk e ka autorizimin të kërkojë opinion nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me mënyrën se si ajo duhet të caktoi mandatarin. Kjo gjë është shumë e qarët. Në rastin konkret, mbetet në autorizimin e Gjykatës Kushtetuese që të vendosë t’i kthejë përgjigjeje Presidentes se si ajo duhet të veprojë”, transmeton lajmi.net.

“Presidentja nuk ka qenë e kujdesshme që ta formulojë një pyetje e cila do t’i jepet përgjigje kontekstit real që ekziston mes palëve, konkretisht mes partive politike”.

“Presidentja ka kërkuar interpretim të dy normave kushtetuese të cilat në mes vete nuk kanë ndonjë konflikt dhe palët të cilët po diskutojnë. Konflikti i referohet çështjes së termit shumicë dhe termit të koalicion çfarë nënkupton në kuptimin kushtetues”.

“Besoj që zyra e Presidentes do duhej të kishte parasysh mënyrën formulimit të pyetjes konkrete dhe të marrin parasysh faktin se konteksti real mes partive politike nuk ka të bëjë me autorizimet e Presidentes, por me kuptimin që fjala shumicë dhe fjala koalicion ka në rastin konkret”.