22.1 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 7955

Williamson kërkon nga NATO-ja dokumente për krimet e pretenduara nga Dick Marti

0

WilliamsonProkurori amerikan Clint Williamson ka kërkuar edhe nga NATO-ja dokumente për hetimet speciale.

Para gjashtë muajsh mësohet se prokurori special, i cili heton dyshimet e përmendura në raportin e Dick Martit, i ka dërguar kërkesë NATO-s për t’i dhënë qasje në disa dokumente që do t’i ndihmonin në hetime, shkruan sot Koha Ditore..

Nga burimet diplomatike mësohet se NATO-ja do të jetë e gatshme të bashkëpunojë.

Bazuar në paralajmërimet e mëparshme, prokurori amerikan Clint Williamson, i cili udhëheq Task forcën speciale për hetimet e rasteve të përmendura në raportin e Dick Martit për krime të organizuara dhe trafikim organesh, së shpejti do të duhej të përmbyllte punën e tij dhe të dilte me rezultate konkrete nga këto hetime, të cilat kanë zgjatur pothuajse tre vjet.

PDK-ja rrezikon ta çoj vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme

0

Thaci festonPartia Demokratike e Kosovës do të mundohet të gjej me çdo kusht mënyrën për të mos e lënë koalicionin LDK-AAK-Nisma ta themeloj qeverinë e re. Sipas analistëve, PDK-ja do t`i përdorë të gjitha mundësitë deri në dërgimin e vendit në zgjedhje.

Kontrabandimi apo blerja e deputetëve me para, është një prej opsioneve të cilin mund ta ndërmarrë PDK-ja me qëllim që t`i krijoj numrat për të mos e lëshuar pushtetin.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova thotë se gjithmonë ka pasur tendenca të tilla nga ana e PDK-së, mirëpo beson se kësaj radhe përfaqësuesit e LDK-së do t`i bartin politikat e saj dhe nuk do të ketë lëkundje.

“Unë nuk dyshoj që bënë prova të tilla dhe këto kanë ndodhur gjithmonë. Mirëpo kemi pasur raste edhe kur tanët kanë kaluar në radhët e subjekteve të tjera politike por asnjëherë nuk kanë pasur sukses. Por unë e di dhe kësaj radhe besoj shumë që LDK-ja do të jetë me të gjithë kandidatët e saj apo deputetët e ardhshëm saj në parlamentin e Kosovës. Do të jenë përfaqësues jo vetëm të popullit por edhe të LDK-së kryesisë së LDK-së dhe do t`i bartin politikat që ia ka parashutuar vetes Lidhja Demokratike dhe besoj se ata nuk do të dalin nëpër subjekte të tjera”, thekson Rugova për “Bota sot”.

Kryeparlamentari bllokon krijimin e qeverisë së opozitës!

0

KuvendiKosoves5-27Partia Demokratike e Kosovës e cila doli fituese në zgjedhjet e 8 qershorit, nuk është duke qëndruar duarkryq karshi përpjekjeve të tri partive opozitare, LDK-së, AAK-së e NISMA-s të cilat me anë të një koalicioni synojnë të marrin qeverisjen e vendit. PDK në këtë rast është përqendruar tërësisht te veprimi i parë, e që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Gazeta Tribuna merr vesh se kjo parti ka angazhuar edhe juristë me përvojë jo vetëm nga Kosova, por edhe ndërkombëtarë për të dhënë interpretime, nëse tri partitë opozitare mund të bashkohen dhe ta marrin pozitën e kryeparlamentarit. Këta të fundit kanë dhënë interpretimin e tyre në një dokument të cilin e posedon edhe gazeta.

Aty precizohet se posti i kryeparlamentarit i takon vetëm partisë fituese. “Në ditën e konstituimit të Kuvendit, përbërja e Kuvendit (grupet parlamentare) duhet të shprehin vullnetin e shprehur në zgjedhje. Shkrirjet e disa grupeve në një grup të vetëm, mund të bëhet pas seancës konstituive, gjegjësisht pas zgjedhjes së organeve të Kuvendit”, thuhet në fillim të dokumentit.

Sali Berisha:Një dorë vrastare në një akt të shëmtuar vrau Pistën

0

Sali BerishaaKështu shkruan në faqen e tij në Facebook ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha, tani deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Mesazhi i plotë:

Nje lajm i hidhur dhe trishtues nga Kosova

Te dashur miq, nje dore vrastare ne nje akt te shemtuar kriminal ekzekutoi ne Rahovec kandidatin per deputet (de facto deputet) te PDK, nje personalitet te shquar ne fushen e komunikacionit per Kosoven, Elvis Pista. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim te rende uroj qe organet e zbatimit te ligjit t’u japin pergjigjen me te merituar autoreve te ketij akti mizor.

Me kete rast shpreh ngushellimet me mia me te sinqerta familjes, te afermve, miqve dhe kolegeve te te ndjerit Elvis Pista dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i njeriut tyre te dashur te gjeje paqen e merituar! Ngushellime! sb

Testi i maturës do të anulohet pjesërisht

0

Nehat Mustafa-testi i arritshmeriseTesti i maturës do të anulohet, pjesërisht. Kështu, do të veprojë Ministria e Arsimit, me qendrat ku evidentohet se ka pasur parregullsi, raporton KTV.

Por në rastin tjetër mund të ketë edhe anulim komplet. Mustafë Kadriu shef i Divizionit për standarde vlerësim dhe monitorim, është shprehur se kjo që ka ndodhur është për të ardhur keq pasi në këto rrethana, ata që më së shumti pësojnë janë nxënësit. E, ajo çfarë i pret nxënësit është edhe më keq.

Nëse anulohet ky afat testimi, do të jetë vetëm ai i gushtit dhe nuk do të jenë dy afate si më parë. Kadriu ka bërë të ditur se të gjithë ata mësimdhënës që kanë shërbyer si administrator në qendra të testimit ku do të vërehen manipulimet, do t’u publikohen emrat dhe të merren masa ndëshkuese ndaj tyre.

Elvisi u armatos një muaj më parë. A po frikësohej ai për jetën e tij?

0

ElvisPista14-15Elvis Pista, një prej menaxherëve kryesor në PTK dhe kandidat për deputet nga radhët e PDK’së, u vra në orët e hershme të mëngjesit. Deri më tash, policia, familjërët dhe bashkëpunëtorët kanë thënë se ai nuk kishte probleme me askënd.

Megjithatë, Gazeta Express ka mësuar një detaj që, ndoshta, mund të hedh dritë në këtë vrasje të mistershme.

Elvis Pista është pajisur me leje për armëmbajtje!!!

Për këtë, gazeta posedon e gjithë dokumentacionin.

A është kjo shenjë se Elvis Pista po frikësohej për jetën e tij meqenëse mori leje për armbëmbajtje?

Njerëz të afërt më Pistën kanë treguar për Gazetën Express se ai ka pasur revole edhe me herët, dhe sipas tyre, në atë kohë ka pasur edhe disa telashe. Por nuk kanë mundur të sqarojnë se për çfarë telashesh bëhet fjalë.

Por ata kanë treguar se momentalisht nuk kanë qenë në njohuri për ndonjë kërcenim apo diçka të tillë. Mirëpo, sipas tyre, lejen për revole Pista e ka marr tani pasi kjo i është kërkuar edhe nga ligji PTK’së.

Pista, përveç se ishte Menaxher i Financave në PTK, ka qenë edhe kryetar i klubit futbollistik “Rahoveci”.

‘Oj ti qik’ bashkëpunimi i radhës nga Adriani dhe Floriani

0

Adriani dhe FlorianiDyshja Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar projektin e tyre të radhës, një këngë ritmike me titullin ‘Oj ti qik’.

Në këngën e re ‘Oj ti qik’ dëgjojmë zërin më të pjekur të djaloshit Floriani, i cili njihet për bashkëpunimet tanimë të pandashme me këngëtarit maqedonas Adrian Gaxha.

Pas suksesit të këngës së parë ‘Ngjyra e kuqe’, ata nuk janë ndalur. Ky është bashkëpunimi i katërt i dyshes që është realizuar edhe me videoklip.

Video është punuar nga studio Entermedia ku shihen Adriani dhe Floriani duket performuar në një lokal me mysafirë mjaft të çuditshëm

Haradinaj e Limaj flasin për detaje të qeverisjes së ardhshme

0

ramushi, limaj  mustafaLideri i AAK-së dhe ai i Nismës për Kosovën kanë vazhduar konsultimet për formimin e qeverisë së ardhshme, pasi ditë më pari nënshkruan koalicionin e tri partive opozitare, raporton KTV.

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, pa liderin tjetër të koalicionit, Isa Mustafa, u shprehën se po shqyrtojnë në detaje pikat kryesore të qeverisjes së ardhshme.
Të dy ritheksuan se koalicioni i opozitës është konform kushtetutës së vendit.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ditë më parë ka thënë se është e panevojshme të politizohet çështja e koalicionit të tyre paszgjedhor.

Takime Haradinaj përveç me zyrtarë të Nismës për Kosovën, LDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje, ka pasur edhe me ambasadorë të shteteve të Quintit të akredituara në Kosovë.

Kush ishte Elvis Pista?

0

ElvisPista14Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Rahovec. Pas përfundimit të gjimnazit ka studiuar për ekonomi në Universitetin e Prishtinës dhe më pas në juridik po në këtë universitet.

Magjistri në degën e juridikut në Selanik. Punoi fillimisht në Norwegian Refugee Council më pas në Procredit Bank dhe në Postë Telekomin e Kosovës.

Në Partinë Demokratike të Kosovës ka hyrë në vitin 2007. ndërsa në strukturat udhëheqëse që nga viti 2012.

Sipas rezultateve preliminare në zgjedhjet e fundit parlamentare, Elvis Pista ka marrë mbi 8 mijë vota.

Është njohur si bukëdhënës, bamirës dhe plot vullnet për jetë.

Elvisi la pas gruan e tij Besartën me të cilën ishte martuar një vit më parë ndërsa po priste të bëhet baba pasi që Besatra është shtatzënë.

Biografia është lexuarn gjatë ceremonisë së varrimit nga profesori, Sabaudin Cena. /Zëri

Kush e vrau rahovecianin tim Elvis Pista?!

0

Bajrush MorinaShkruan Bajrush Morina

Nuk e kam njohur personalisht, nuk e kam takuar asnjëherë, kam dëgjuar për atë kohë më parë, e kam pasur kundërshtarë politik në zgjedhjet e fundit. Por po e përjetoj rëndë vrasjen e rahovecianit tim Elvis Pistës!
Elvis Pistën nuk do ta takojë kurrë më për së gjalli, por do ta ndjej thellë shpirtërisht vrasjen e tij!
Një vrasje sa makbare, aq edhe misterioze! Një vrasje pas shpine, një vrasje tinëzare, një vrasje kriminale!

Vrasësi i Elvisit nuk është shqiptar?

Në Kosovën e pasluftës kanë ndodhur shumë vrasje! Vrasje me motive të ndryshme! Vrasje edhe me motive të hakmarrjes, me motive politike!
Vrasja e Elvist Pistës është e tmerrshme edhe për faktin se është bërë në prani të bashkëshortes së vet, është vrarë në pabesi, pas shpine!

Prandaj vrasësi i Elvisit nuk mund të jetë shqiptar! Shqiptarët nuk vrasin pas shpine dhe nuk vrasin në prani të një femre. Kanuni nuk e lejon këtë akt makabër!
Vrasësi i Elvisit nuk mund të jetë shqiptar!

Vrasësi i Elvisit është i pashpirt!

Në Kosovën e pasluftës m’i kanë vrarë disa miq të mi, kolegë të punës e të profesionit. Kur kam marrë vesh pas pak çastesh për vrasjen e Xhemajl Mustafës kam qarë me zë e me dënesje në katin e VII-të të Pallatit të Rilindjes!

Kur kam marrë vesh për vrasjen e Bekim Kastratit më është ndalur fryma!
Kur kam dëgjuar për vrasjen e Bardhylit kam bërtitur deri në kupë të qiellit duke e mallkuar atë kriminel!

E pranoj, vrasjen e Elvisit e kam përjetuar tepër rëndë! Për shumë arsye!
Nuk e kam njohur Elvisin, por mënyra e vrasjes më ka shkaktuar dhembje!
Nuk e kam takuar asnjëherë në jetë Elvisin, por ne që jemi për hasret ( pa vëlla tjetër) vrasjet i përjetojmë me shumë pikëllim!

E kam pasur kundërshtar politikë në fushatën e fundit zgjedhore, por vrasja e tij më ka tronditur thellë!

Vrasësi i Elvisit nuk është rahovecian!

Kam kaluar pak muaj në Rahovec, vetëm si nxënës i shkollës së mesme, por besoj se e njoh bukur mirë shpirtin e rahovecianëve, të rahovecianëve punëtorë, të rahovecianëve të fjalës e të besës, të rahovecianë burra me plot kuptimin e fjalës!

“Kur je me rahovecianin mos e ruaj shpinën!” Këtë këshillë e kam dëgjuar shpesh prej gjyshit tim por edhe prej babait tim. E kam dëgjuar edhe prej shumë të afërmve të tjerë. Kështu kanë thënë të gjithë ata që kanë punuar bashkë me rahovecianët, që kanë qenë në shërbim ushtarak me rahovecianët, që kanë qenë në kurbet me rahovecianët apo si i thonë fjalës, që e kanë “ngrënë një thes kripë” në rahovecianët!

Prandaj vrasësi i Elvisit nuk mund të jetë rahovecian. Rahovecjanët nuk vrasin pas shpine!

Po kush e ka vrarë Elvis Pistën?

Kjo pyete duhet ta vrasë më së shumti ndërgjegjen e atyre që janë përgjegjës për sigurinë tonë në shtetin tonë, në qytetin tonë, në lagjet tona, në shtëpitë tona!

Pra a ka polici në këtë shtet? A ka agjentë të AKI-së në këtë shtet? A ka ministri të Policisë e të Drejtësisë në këtë shtet? Deri kur krimi do ta vrasë lirinë e shtetasve të Kosovës!?
Pas vrasjes së Elvis Pistës unë ndjehem i pasigurt në shtetin tim, në qytetin tim, në lagjen time, në shtëpinë time!
Lamtumirë Elvis miku im i patakuar në këtë botë!
Lamtumirë rahoveciani im Elvis!