23.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7956

Restaurimi i shtëpisë së Katarina Josipit kthehet në pikën zero

0

Shtepia e Katarina Josipit-ZymDy vjet pas hartimit dhe dështimeve të disa përpjekjeve për realizimin e tij, projekti për restaurimin e konservimin e shtëpisë së doajenes së teatrit, Katarina Josipi, është kthyer në pikën zero. Ministria e Kulturës tek tani ka përzgjedhur kompaninë që do të kryejë punimet në objektin që ndodhet në Zym të Hasit, shkruan Koha Ditore.

Në njoftimin e publikuar në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës, është bërë publik emri i kompanisë “SHK Albi Company” nga Rahoveci, që ka ofruar çmimin prej rreth 36 mijë eurosh për kryerjen e punimeve. Tetë ka qenë numri i kompanive ofertuese.

Në rast se nuk përsëritet historia dhe nuk ka më ankesa gjatë afatit dhjetëditor që parasheh ligji, punimet për t’ia kthyer shtëpisë së Katarina Josipit pamjen e vjetër do të nisin muajin e ardhshëm. Ka edhe tri ditë kohë për ankesa, ndërsa afati i planifikuar për nënshkrimin e kontratës është 30 qershori.

LDK: Blloku opozitar nuk i ka pranuar kushtet e VV

0

Kurti-Haradinaj-MustafaLDK-ja ka hedhur poshtë spekulimet qe është arritur pajtimi i koalicionit për t’i pranuar kushtet e Lëvizjes Vetëvendosje.Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, tha se Isa Musafa nuk ka pasur takime gjatë javës me kreun e Lëvizjes Vetevendosje, Albin Kurti.

Ai i ka quajtur spekulimet raportimet e sotme se blloku opozitar LDK-AAK-Nisma i kanë pranuar kushtet e Vetëvendosjes dhe do ta kenë mbështetjen e partisë së Kurtit në Kuvend.

“Ne si LDK s’kemi zhvillu takime të reja me Lëvizjen Vetëvendosje, por po vazhdojmë punën me partnerët e koalicionit dhe do të bëjmë edhe bisedat tjera me VV-në dhe gjithçka tjetër është spekulim. Nuk kemi pas takime përpos takimeve të javës së kaluar që kanë qenë publike”, ka thënë Shala, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, partia që e udhëheq Albin Kurti, ka përkrahur bllokun opozitar LDK-AAK-Nism, për të pamundësuar qeverisjen “Thaçi 3.”

Mirëpo, kjo përkrahja është e kushtezuar. Për të mbështetur koalicionin e këtyre tri partive, Vetëvendosje ka kërkuar ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, ndaljen e privatizimit dhe shqyrtimit të ndërmarrjeve të privatizuara deri tash, si dhe kushti i tretë ka qenë funksionalizimi i Trepçës.

Hoxhaj: Nuk do të ketë qeveri të ardhshme pa PDK

0

Enver HoxhajjNuk do të ketë qeveri të ardhshme pa Partinë Demokratike të Kosovës, shprehet nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, përkundër se thotë që janë duke pritur interpretimin e Gjykatës Kushtetuese. Këto komente, Enver Hoxhaj, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë në largim, i bëri në RTK 1.

Për Shqipërinë marrja e statusit të vendit të kandidatit për anëtarësi në Bashkimin Evropian, sipas diplomatit Hoxhaj, pas tranzicionit demokratik një dekadësh, kjo është ngjarja më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë, dhe me këtëka ndodhë “rikthim i plot në civilizimin evropian”.

Ai pret që Shqipëria në një periudhë prej dy vitesh të mund të hapë edhe negociatat për anëtarësim dhe thotë se “mund të ndodhë sipas dinamikës në një periudhë dhjetë vjeçare të jetë anëtare e BE”.

Sipas tij, 5 vende të reja janë në procedurë për ta njohur Kosovën, tri të Bashkimit Evropian si Greqia, Rumania e Sllovakia Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pret se do ta njohin këtyre muajve Kosovën dhe dy vende të Afrikës veçse kanë marrë vendimin pë r njohje të Kosovës në qeveritë e tyre.

Spanja, sipas tij, për arsye të brendshme nuk arrinë ta njohë Kosovën, por presin ndikim edhe tek Qiproja përmes Greqisë, pas njohjes nga kjo e fundit.

Deri në vitin 2020, ministri Hoxhaj beson se Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në agjencionet e saj.

“Kur ne të anëtarësohemi në OKB, dhe në një periudhe pesë vjeçare një gjë e tillë është e mundur, nga një studim të ekspertëve më të mirë dhe partnerëve strategjik”, shprehet ai.

Rreth 200 emigrantë nga Shqipëria dhe Kosova kapen nga policia franceze

0

ilegalllllllNë krye të këtij rrjeti kriminelësh ishte një kosovar, i cili u arrestua në Saint–Malo, pas të cilit qëndronte një bandë prej 12 personash.
Rreth 200 shqiptarë pa dokumente që kishin për synim depërtimin në mënyrë ilegale nga Franca në Britaninë e Madhe, kapen nga policia franceze.

Policia ka arrestuar edhe 12 persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, ku ndodheshin emigrantë nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Kontrabandistët merrnin 7 deri në 10 mijë euro për person.

Madje, një familje shqiptare me 4 fëmijë ka paguar 15 mijë euro për të kaluar nga Franca drejt Britanisë së Madhe.

Suhareka me Shoqatë të Veteranëve të Arsimit

0

shoqata e veteraneve te arsimit ne suharekNë Suharekë do të formohet Shoqata e Veteranëve të Arsimit. Mësimdhënësit pensionist kanë caktuar Këshillin punues, i cili do të punojë për përgatitjen e dokumenteve. Këshilli, po ashtu do të caktojë edhe ditën e zgjedhjes së strukturës së Shoqatës.

Nënkryetari i Komunës Rexhep Kuçi,ndërkaq ka përgëzuar veteranët e arsimit për formimin e Shoqatës./PrizrenPress.com/

Mobilizohet Administrata e Prizrenit

0

Administrata e prizrenitPunëtorët e Administratës së Prizrenit planifikojnë që të mos e shfrytëzojnë pushimin vjetor gjatë tre muajve të verës. Koordinatori, Ruzhdi Hoxha tha se ditëve të fundit janë shtuar kërkesat e qytetarëve për të nxjerrë dokumente. Sipas tij, punëtorët e Administratës janë mobilizua për të kryer të gjitha kërkesat e qytetarëve.

“Këtë vit kemi bërë angazhime shtesë dhe qëndrim i yni është që mos të shkojmë në pushim vjetor”, thotë Hoxha.

Sipas tij, kërkesat më së shumti janë shtuar nga bashkatdhetarët të cilët pushimet e tyre vjetore I kalojnë në Kosovë.

“Dëshirojmë të jemi në shërbim të kërkesave të qytetarëve dhe tashmë edhe bashkatdhetarëve tanë të cilët vazhdojnë të kenë edhe kërkesa të shumta”.

Ai thotë se nëse kërkohet, do të shtohet edhe orari i punës.

“Brenda ditës në këtë sektor lëshohen mbi 600 ekstrakte mbi 100 certifikata dhe dokumente tjera sipas kërkesave të qytetarëve”.

Qytetarët e Prizrenit, ndërkaq shprehen të kënaqur me shërbimet e Administratës.

Alajdnin Berisha nga Prizreni tregon se në Administratë ka hasur një mirëkuptim dhe efikasitet të punës.

“Shërbimi është i shpejt dhe mund të them se nëse kështu vazhdojnë ne do të kemi vetëm fjalë të mira për Administratën”.

Komuna e Prizrenit edhe viteve tjera është munduar që në shërbim të bashkatdhetarëve të bëjë shumë, duke zgjatur edhe orarin e punës./TV Besa/

Eliza Dushku i jep fund lidhjes 5 vjeçare me 44-vjeçarin

0

elizaaAta ishin një nga çiftet më solide në Hollivudit, por të martën E! News ka bërë të ditur se aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku është ndarë nga ish-ylli i basketbollit, Rick Fox.

Ndarja duket se ka ardhur pasi 33-vjeçarja vendosi të kthehej në qytetin e saj të Bostonit, ndërsa partneri i saj, 44 vjeçar, dëshironte të qëndronte në Los Angeles.

Më parë Eliza ishte shprehur se kishte humbur familjen dhe qytetin e saj duke qëndruar në Los Angeles, megjithatë shkaqet e vërteta të ndarjes janë ende të paqarta.

Ish-basketbollisti, Rick Fox më parë ka qenë i martuar me aktoren e famshme Vanessa Williams me të cilën ka edhe një vajzë.

UP-ja e falsifikimeve, identifikohen 40 raste të reja

0

UP-rektoratiArrestimet e vitit të shkuar të 11 personave, ish-studentë dhe asistentë të Universitetit të Prishtinës nën dyshimet për falsifikime dhe regjistrime të paligjshme, nuk e kanë ndalur këtë dukuri në UP.

Disa muaj pas arrestimit të tyre, në UP kanë ndodhur së paku edhe 40 raste të tjera të falsifikimeve të kësaj natyre.

Burime të “Kohës Ditore” brenda UP-së bëjnë të ditur se derisa po punohej në futjen e të dhënave mbi regjistrimin e studentëve në sistemin e teknologjisë informative (IT) në Administratën Qendrore, është parë se një numër i vërtetimeve mbi regjistrimet e studentëve, si dhe të fletëpagesave të semestrave, nuk unifikoheshin me sistemin.

Sipas burimit të gazetës, kur janë grumbulluar dokumentet, validiteti i të cilave tashmë konsiderohej i dyshuar, është parë se që të gjitha janë falsifikuar duke mbajtur vulën dhe nënshkrimin e njëjtë, e në shumë raste edhe numrin amë të njëjtë, por është ndryshuar vetëm emri i studentit që pretendohej të paraqitej si i regjistruar në UP, apo se ka paguar semestrin, si dhe fakulteti.

Bori lihet në harresë?!

0

Bori-varrese masiveKomisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur nuk e ka bërë asnjë hap për t’i zbuluar pretendimet e dëshmitarit, Ivan Pajiq, për ekzistimin e një varreze masive në Bori të Serbisë.

Në dëshminë e tij, dhënë për gazetën Tribuna, Pajiq kishte ka thënë se gjatë luftës në Kosovë, kishte parë disa kamionë-frigoriferë me trupa të shqiptarëve të cilët kishin përfunduar në një varrezë masive në Petrovosello në Serbi, derisa një kamion tjetër, sipas tij, kishte përfunduar në shkritoren e Borit, afër Petrovosellos.

Ndonëse kjo dëshmi kishte nxitur reagim të madh të faktorit vendor dhe ndërkombëtar, deri më tani asnjë lëvizje nuk është bërë në këtë drejtim.

Këtë e pranon edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjeturi, Prenkë Gjetaj.

Ai ka thënë për gazetën Tribuna se deri më tani nuk kanë ndonjë informacion rreth këtij lokacioni, derisa ka treguar se ende janë në kontakt me dëshmitarin.

“Ende nuk ka asgjë për dyshimet për varrezë masive në Petrovosello. Ne jemi në kontakt me dëshmitarin, mirëpo ende nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim”, ka qenë përgjigjja e Gjetajt për këtë çështje.

Përderisa Bori është lënë në harresë, në Rashkë të Serbisë janë duke vazhduar gërmimet për zbulimin e trupave me shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Jennifer Aniston: Kështu demantohen thashethemet

0

Justin Teroun,Aktorja e njohur Hollywoodiane dhe i fejuari i saj Justin Teroun, janë përballur këto ditë me shumë thashetheme rreth ndarjes së tyre. Ata më në fund e morën guximin që të demantojnë të gjitha thashethemet për ndarjen e tyre.

Gjatë është pritur kur do të vijë momenti që aktorja e njohur Hollywoodiane Jennifer Aniston dhe i fejuari i saj Justin Terou të paraqiten bashkë në tapetin e kuq dhe të dëshmojnë që fjalët që janë shkruar nëpër mediet e huaja në lidhje me ndarjen e tyre kanë qenë vetëm thashetheme. Çifti janë paraqitur në premierën të serialit ët ri ku luan Justin “The Leftovers”, në New Yourk.

Ndërkaq pas shumë lajmeve që shkruanin për ndarjen e çiftit, pasi që nuk ishin parë shumë kohë bashkë në publik, ata u paraqitën në tapetin e kuq, ndërsa dukeshin shumë të lumtur bashkë. Çifti përveç dukeshin shumë të lumtur, ata janë paraqitur me një kombinim ditor, kurse aktorja seksi nga aksesorët kishte vënë vetëm vëthë dhe orë dore, ndërsa vëmendjen më të madhe e ka tërhequr unaza e saj e fejesës.

Terou dhe e fejuara e tij Jennifer, janë fejuar në vitin 2012, ndërsa duket se edhe sot lidhja e tyre po shkon shumë mirë, pasi që ata duken shumë të lumtur pranë njëri tjetrit.