19.8 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7955

Gërmimet në Rashkë do të përfundojnë brenda këtyre ditëve

0

Komisioni Qeveritar për Persona të ZhdukurBrenda këtyre ditëve, do të përfundojnë edhe gërmimet në Rudnicë të Rashkës, ku deri më tani janë gjetur eshtrat e 50 personave që konsideroheshin të zhdukur.

Kjo është thënë sot nga kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, gjatë takimit që ka pasur me Ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës, jo rezidente për Kosovë, Anick Van Calster.

Gjetaj, i cili në takim, e ka lajmëruar ambasadoren Calster për shumë gjëra të tjera, ka thënë po ashtu se gërmimet do të fillojnë edhe në dy lokacionet tjera në atë hapësirë.

E si të rëndësishme në këtë proces, Gjetaj e ka përmendur të jetë edhe ajo që mostrat nga mbetjet mortore të zhvarrosura, të dërgohen sa më parë për identifikim përmes analizës së ADN-së, në laboratorët e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Duke falënderuar Ambasadoren Calster, për përkrahjen që Mbretëria e Belgjikës është duke dhënë në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur me dhunë, gjatë periudhës së luftës, Gjetaj e ka njoftuar po asht u ambasadoren Calster, mbi zhvillimet në përgjithësi në procesin e zgjidhjes së çështjes së personave të zhdukur, duke ritheksuar angazhimin dhe përkushtim institucional të Republikës së Kosovës, deri në ndriçimin e fatit të të gjithë personave të zhdukur.

Gjatë takimit, Ambasadorja Anick Van Calster, shprehu falënderimet për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komisionin Qeveritar të Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, duke vlerësuar punën dhe angazhimin në misionin human dhe fisnik të Komisionit Qeveritar dhe në përgjithësi institucioneve të Kosovës, si dhe njëherit shprehu gatishmërinë për përkrahje të mëtutjeshme të Mbretërisë së Belgjikës në këtë proces me rëndësi jetike për familjet dhe mbarë shoqërinë.

Ndihmohen me 4 mijë franga zvicërane dy ish ushtarët e UÇK-së

0

OVL-UCK ne RahovecSelinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK- së në Rahovec, e vizituan Serkan Dogan, pronar i kompanisë zvicërane të telekomunikimit ”VIZ GmbH” dhe Shqipron Kabashi, pronar i ”VIZ shpk” në Kosovë, të cilit dhuruan 4 mijë franga zvicërane për dy ushtarët të UÇK- së, Shani Haxhija nga Drenoci dhe Ibrahim Shaipi nga Reti e Ulët, të cilit janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe të cilëve u duhen në vazhdimësi terapia e shtrenjtë.

Nga 1500 franga zvicerane iu janë dedikuar këtyre të dyve, ndërkaq një mijë franga iu janë dhuruar degës së OVL- së në Rahovec. Me kushte të punës dhe problemeve me të cilat po ballafaqohen, mysafirët i njoftoi kryetari Vajdin Berisha, i cili njëkohësisht falënderoi Doganin dhe Kabashin. Ndërkaq mysafirët i përshëndeti dhe i falënderoi Ejup Kabashi, i cili ishte i prekur shumë me këtë gjest human të mysafirëve, duke përsëritur ca herë vetëm fjalën faleminderit.

Dogan dhe Kabashi, duke dëgjuar hallet e nikoqirëve, u shprehën falënderues për mikpritjen, dhe theksuan se kjo ndihmë është simbolike, dhe shprehën gatishmërinë që të ndihmojnë edhe në të ardhmen, çdoherë kur do të ketë nevojë. /PrizrenPress.com/

Serwer: Vetëvendosje mund të ndryshojë qëndrimin për dialogun

0

Daniel SerwerAnalisti Daniel Serwer në një bisedë për Express ka thënë se Vetëvendosje mund të ndryshojë qëndrimin rreth dialogut me Serbinë. Serwer ka thënë se secila qeveri që do të formohet në pajtim me Kushtetutën do të mbështetet nga ndërkombëtarët. Analisti amerikan ka thënë se e ka befasuar refuzimi i LDK’së AAK’së dhe NISMA’s për bashkëpunim me Thaçin.

Analisti Daniel Serwer në një intervistë të shkurtër për Express, nëpërmjet postës elektronike, ka thënë se koalicioni ndërmjet LDK’së, AAK’së, dhe NISMA’s e ka befasuar për faktin se këto parti në të kaluarën kanë menduar ndryshe.

“Jam i befasuar sikur secili për shkak të mënyrës se si kanë menduar ato para vendimit” ka thënë Serwer.

Por se kush do ta bëjë qeverinë tani do të vendos Gjykata, thotë Serwer.

I pyetur nëse bashkësia ndërkombëtare do ta mbështeste një Qeveri me Ramush Haradinajn Kryeministër dhe Vetëvendosjen në të, Serwer, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare do të mbështesë secilën qeveri që formohet në pajtim me Kushtetutën.

“Ndërkombëtarët do të mbështesin secilën qeveri që formohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”

Duke komentuar rreth rolit të VV’së dhe qëndrimet e saj në raport me dialogun me Serbinë, ai ka thënë se Vetëvendosje mund të ndryshojë qëndrimin.

“Nuk ka qenë gjithmonë konstruktive në të kaluarën. Por tani kanë ndryshuar pak pozicionin dhe mund të ndryshojë edhe më, pavarësisht se a është brenda apo jashtë qeverisë. Përgjegjësitë e qeverisjes janë të ndryshme nga ato të opozitës” ka thënë ai

‘EC Ma Ndryshe’: Qytetet e Kosovës jorezistente ndaj humbjes së kujtesës kolektive

0

ECMaNdryshe14-25Në mbrëmjen e 24 qershorit 2014 (e martë) në Prizren u diskutua për potencialin e aktivizmit kulturor për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në qytetet e Kosovës. Në forumin e diskutimit “Trashëgimia kulturore dhe aktivizmi” organizuar nga “EC Ma Ndryshe”, folën Vesel Hoxhaj nga Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit, Rozafa Basha nga “EC Ma Ndryshe”, Eliza Hoxha, arkitekte dhe Hasan Hoti nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ndërsa ai u moderua nga Fisnik Minci, gazetar i “Koha Ditore”.

Gjatë forumit, panellistët dhe pjesëmarrësit diskutuan mbi nevojën dhe mënyrat e organizimit qytetar për t’i mbrojtur qytetet e Kosovës nga degradimi urban.

“Konstatimi qendror i diskutimit ishte se niveli i aktivizmit qytetar është shumë i vilën në raport me shkallën e degradimit të qyteteve, me theks të veçantë në shkatërrimin e trashëgimisë kulturore. Panelistët dhe pjesëmarrësit e forumit reflektuan mbi përvojat e tyre të organizimmit qytetar, duke i rikonfirmuar kufizimet e ndryshme që vijnë si formë e presionit politik dhe nga grupet ekonomike të interesit. Një nga dimensionet shqetësuese u tha të jetë tejpolitizimi i trashëgimisë kulturore nga viti 2004 dhe perceptimi i qytetarit si kanosës ndaj monumenteve. Një pjesë ee konsiderueshme e diskutimit iu kushtua humbjes së kujtesës kolektive të qyteteve të Kosovës si paaftësi e qytetarisë për t’i rezistuar dinamikave të egra dhe të pakontrolluara të urbanizmit. Ky lloj i urbanizmit të egër shpesh shfaqet si ndërtim pa leje dhe shkatërrim i së vjetrës për të akomoduar interesa afariste. Panelistët që vinin nga autoritetet shtetërore të trashëgimisë e konfirmuan edhe një herë problemin e zbatimit të ligjit dhe mungesën e koordinimit intitucional për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ndër tjerash, diskutimi nxorri në pah se një pjesë e përgjegjësisë për degradimin e qyteteve i takon edhe profesionistëve të planifikimit urban dhe trashëgimisë kulturore”, tha drejtori ekzekutiv OJQ “EC Ma Ndryshe”, Hajrulla Çeku. /PrizrenPress.com/

Begaj mbajti takimin e parë publik me qytetar

0

Begaj14-25Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot takimin e parë publik me qytetarë, ku i ka njoftuar qytetarët për punën e kryetarit dhe qeverisë komunale në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes për vitin 2014, si dhe më pas ka zhvilluar debat me qytetarët, lidhur me punën e deritanishme, si dhe ka dëgjuar edhe kërkesat e qytetarëve, lidhur me nevojat e tyre dhe mundësisë së futjes së këtyre kërkesave në hartimin e projekteve kapitale në buxhetin komunal për vitin e ardhshëm.

Begaj i ka njoftuar të pranishmit, me punët e deritanishme, projektet e realizuara, projektet në realizimin e sipër, ndërsa një pjesë e këtij takimi të parë, ju kushtua edhe situatës epidemiologjike në Komunën e Malishevës, lidhur me ethet hemorragjike krime kongo (EHKK).

“Punët e kryera deri më tani, janë brenda mundësive buxhetore që kemi si komunë. Aktualisht janë në ndërtim e sipër dy shkolla (Vërmicë dhe Shkozë), të cilat janë trashëguar nga viti i kaluar, ndërsa këtë vit kemi filluar punimet në ndërtimin e shkollave në Damanek, Gollubovc dhe Gurishtë, ndërsa në përfundim të procedurave për fillimin e ndërtimit, janë edhe shkollat në Bubavec dhe Carrallukë, të cilat do të fillojnë shumë shpejt të ndërtohen”, tha Begaj, duke folur për investimet kapitale në infrastrukturën shkollore, përderisa është në përfundim e sipër edhe çerdhja për fëmijë në Malishevë.

Ndërsa duke folur për infrastrukturën rrugore, Begaj tha se “këtë vit kemi shtruar rrugët në Lumnishtë, Turjakë, Fshat i Ri, Bardh, Bellanicë, Vërmicë, Golluboc, Gurbardh, dhe shumë fshatra tjerë, duke e përmirësuar infrastrukturën rrugore në fshatrat e Komunës së Malishevës”.

“Është duke u punuar në ndërtimin e ujësjellësit në Drenoc, pastaj ujëmbledhësit në Senik, që parashihet ti furnizoj 12 fshatra me ujë për pije”. “Edhe rrjeti i kanalizimeve është duke u ndërtuar dhe momentalisht janë ndërtuar ose janë procedurë ndërtimin i kanalizimeve për 30 fshatra”, tha Begaj.

Ai po ashtu njoftoi se janë ndarë bursa për studentë, si dhe ndihma në ndërtimin e shtëpive për rastet e rënda sociale, ku janë ndarë rreth 60 mijë euro.

“Brengë e jona, është mbrojtja e jetës së qytetarëve të Malishevës si dhe rritja e mirëqenies sociale, për çka jemi duke punuar maksimalisht”.

“Unë do ti luftoj dukuritë negative në institucione, ku i kam shpallur luftë korrupsionit dhe për këtë kërkoj mbështetjen e të gjithë juve, dhe ju premtoj se të gjithë tenderët do të jenë publik dhe transparent”, tha Begaj.

Për situatën epidemiologjike, të pranishmit i njoftoi drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, i cili bëri të ditur se komuna është e angazhuar maksimalisht në luftimin dhe parandalimin e EHKK. “Deri më sot janë regjistruar 1443 raste të thumbimit nga rriqrat, ndërsa tre persona kanë rezultuar pozitiv me ethe hemorragjike, por asnjëri rast prej tyre nuk është paraqitur me kohë në QKMF për largimin e rriqrave”, tha drejtori Berisha, i cili i falënderoi në mënyrë të veçantë stafin e emergjencës në QKMF të Malishevës, për punën e tyre, në këtë fushë.

Ndërsa drejtori për buxhet dhe financa, Vesel Krasniqi, i ka njoftuar të pranishmit në këtë takim publik, lidhur me shpenzimin e buxhetit komunal. “Ne kemi trashëguar në buxhet prej rreth 11 milion euro, por vetëm 4 milion janë për investime kapitale, të cilat po shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi duke punuar në hartimin e buxhetit për kornizën afatmesme buxhetore 2015-2017, ku kërkesat e banorëve lidhur me investimet në vendbanimet e tyre, do të shqyrtohen seriozisht dhe do të futen në hartimin e prioriteteve për investime kapitale për vitet në vijim”, tha Krasniqi.

Pas paraqitjes së këtyre të dhënave, të pranishmit, përveç lëvdatave për investimet e qëlluara, kanë parashtruar edhe kërkesa për investime në vendbanimet e tyre, ku dominuan kërkesat për investime në infrastrukturën në përgjithësi, kjo për shkak të rritjes së nevojave të kohës. Në të gjitha pyetjet dhe kërkesat, janë përgjigjur kryetari Begaj dhe drejtorët përkatës të drejtorive komunale. /PrizrenPress.com/

Mustafa në Bruksel: Merr përkrahje për qeverinë e re nga Joseph Daul

0

Joseph Daul-Isa MustafaLideri i LDK-së, Isa Mustafa po qëndron në Bruksel. Në takimin me Joseph Daul, kryetar i Partive Popullore të Evropës- ku anëtare është edhe LDK-ja, Mustafa nga ky i fundit ka marrë përkrahje për qeverinë e re, që pritet të dalë nga koalicioni i opozitës kosovare.

”Takim frytdhënës me kreun e LDK-së. Isa Mustafa. Diskutuam për rezultatet e zgjedhjeve prioritetet e qeverisë së ardhshme”, thotë në twtter Daul.

Kryetari Mustafa e ka njoftuar Daul me ecurinë e procesit zgjedhor, me detajet e marrëveshjes së koalicionit të shumicës dhe me prioritetet qeverisëse të koalicionit.

Kryetari Mustafa është zotuar se koalicioni do të punojnë shumë për të çuar përpara procesin e integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike, se të luftojë me vendosmëri korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe se do ta ketë prioritet zhvillimin e ekonomik të vendit.

Daul e ka përgëzuar kryetarin Mustafa për procesin zgjedhor dhe i ka dhënë mbështetje atij dhe LDK-së në synimet politike dhe qeverisëse. /PrizrenPress.com/

Krasniqi beson se Brukseli do të ndikojë në marrëdhëniet me Serbinë

0

Jakup Krasniqi ne BrukselKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në një takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-së, përkatësisht Nënkomisionin për Mbrojtjen Transatlantike dhe Bashkëpunim në lëmin e Sigurisë, kryesuar nga kryetari Sverre Myrli.

Jakup Krasniqi i bëri një vështrim situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, në këtë fazë të ndërrimit të institucioneve.

Ai përmendi edhe disa vështirësi në pjesën veriore të vendit, megjithëse edhe atje ka ecje progresive.

Kosova, tha Krasniqi, po ecën përpara, ajo ka një bashkëpunim mjaft të mirë me faktorin ndërkombëtar, ashtu si edhe me KFOR-in, si prezencë ushtarake e NATO-s në Kosovë.

Ai shprehu besimin se ndikimi i Brukselit do të ndikojë në normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

HughBayley, president i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, shprehu kënaqësinë që Kosova ka rolin e vëzhguesit në NATO. Udhëheqësi i delegacionit, SverreMyrli, theksoi se ndërmjet Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe Kuvendit të Kosovës ekziston një bashkëpunim shumë i mirë, i cili do të avancohet edhe më në të ardhmen.

Në diskutimin e tij, anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti, theksoi se NATO-ja ka bërë një veprim tepër human duke krijuar mundësi që edhe qytetarët e Kosovës të jetojnë në liri bashkërisht me shtetet tjera të Evropës.

Ai tha se Kosova po ecën në rrugën e perspektivës, duke e ilustruar këtë edhe me faktin se raportet ndërnacionale janë shumë të mira dhe se të gjithë qytetarët lëvizin lirshëm.

Edhe anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, shprehu falënderimin e tij për pranimin e Kosovës si vëzhguese në Asamblenë e NATO, si një mundësi për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë në Kosovë, në Rajon dhe më gjerë ne Evropë.

Bajrami i jep të drejtë koalicionit LDK-AAK-Nisma që ta formojë Qeverinë

0

arsim bajramiArsim Bajrami, profesori i së drejtës kushtetuese, ndryshe flet si profesionist e ndryshe si politikan.

Këto ditë, ai ka qenë i zëshëm në “argumentimin” se koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk mund ta formojë Qeverinë, pasi që, sipas Kushtetutës – thoshte Bajrami, Presidentja obligohet ta mandatojë partinë ose koalicionin fitues të zgjedhjeve.

Por në librin e tij, “Parlamentarizmi”, ai e thotë të kundërtën, ose thënë më mirë i mëshon argumentit të njëjtë të koalicionit LDK-AAK-Nisma; pra, që Presidentja obligohet t’ia jap mandatin partisë ose koalicionit që e ka shumicën në Parlament, e jo partisë ose koalicionit që ka marrë më së shumti vota në zgjedhje, shkruan Express.

“Cakton mandatarin për formimin e Qeverisë së re, pas propozimit të partisë politike ose koalicionit që përbën shumicën në Kuvend”, shkruan Bajrami në librin e tij.

Ndryshe, kjo çështje tashmë ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet t’i jap përgjigje Presidentes për këtë ngërç institucional.

ArsimBajrami-Parlamentarizmi

Restaurimi i shtëpisë së Katarina Josipit kthehet në pikën zero

0

Shtepia e Katarina Josipit-ZymDy vjet pas hartimit dhe dështimeve të disa përpjekjeve për realizimin e tij, projekti për restaurimin e konservimin e shtëpisë së doajenes së teatrit, Katarina Josipi, është kthyer në pikën zero. Ministria e Kulturës tek tani ka përzgjedhur kompaninë që do të kryejë punimet në objektin që ndodhet në Zym të Hasit, shkruan Koha Ditore.

Në njoftimin e publikuar në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës, është bërë publik emri i kompanisë “SHK Albi Company” nga Rahoveci, që ka ofruar çmimin prej rreth 36 mijë eurosh për kryerjen e punimeve. Tetë ka qenë numri i kompanive ofertuese.

Në rast se nuk përsëritet historia dhe nuk ka më ankesa gjatë afatit dhjetëditor që parasheh ligji, punimet për t’ia kthyer shtëpisë së Katarina Josipit pamjen e vjetër do të nisin muajin e ardhshëm. Ka edhe tri ditë kohë për ankesa, ndërsa afati i planifikuar për nënshkrimin e kontratës është 30 qershori.

LDK: Blloku opozitar nuk i ka pranuar kushtet e VV

0

Kurti-Haradinaj-MustafaLDK-ja ka hedhur poshtë spekulimet qe është arritur pajtimi i koalicionit për t’i pranuar kushtet e Lëvizjes Vetëvendosje.Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, tha se Isa Musafa nuk ka pasur takime gjatë javës me kreun e Lëvizjes Vetevendosje, Albin Kurti.

Ai i ka quajtur spekulimet raportimet e sotme se blloku opozitar LDK-AAK-Nisma i kanë pranuar kushtet e Vetëvendosjes dhe do ta kenë mbështetjen e partisë së Kurtit në Kuvend.

“Ne si LDK s’kemi zhvillu takime të reja me Lëvizjen Vetëvendosje, por po vazhdojmë punën me partnerët e koalicionit dhe do të bëjmë edhe bisedat tjera me VV-në dhe gjithçka tjetër është spekulim. Nuk kemi pas takime përpos takimeve të javës së kaluar që kanë qenë publike”, ka thënë Shala, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, partia që e udhëheq Albin Kurti, ka përkrahur bllokun opozitar LDK-AAK-Nism, për të pamundësuar qeverisjen “Thaçi 3.”

Mirëpo, kjo përkrahja është e kushtezuar. Për të mbështetur koalicionin e këtyre tri partive, Vetëvendosje ka kërkuar ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, ndaljen e privatizimit dhe shqyrtimit të ndërmarrjeve të privatizuara deri tash, si dhe kushti i tretë ka qenë funksionalizimi i Trepçës.