29.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7957

Jennifer Aniston: Kështu demantohen thashethemet

0

Justin Teroun,Aktorja e njohur Hollywoodiane dhe i fejuari i saj Justin Teroun, janë përballur këto ditë me shumë thashetheme rreth ndarjes së tyre. Ata më në fund e morën guximin që të demantojnë të gjitha thashethemet për ndarjen e tyre.

Gjatë është pritur kur do të vijë momenti që aktorja e njohur Hollywoodiane Jennifer Aniston dhe i fejuari i saj Justin Terou të paraqiten bashkë në tapetin e kuq dhe të dëshmojnë që fjalët që janë shkruar nëpër mediet e huaja në lidhje me ndarjen e tyre kanë qenë vetëm thashetheme. Çifti janë paraqitur në premierën të serialit ët ri ku luan Justin “The Leftovers”, në New Yourk.

Ndërkaq pas shumë lajmeve që shkruanin për ndarjen e çiftit, pasi që nuk ishin parë shumë kohë bashkë në publik, ata u paraqitën në tapetin e kuq, ndërsa dukeshin shumë të lumtur bashkë. Çifti përveç dukeshin shumë të lumtur, ata janë paraqitur me një kombinim ditor, kurse aktorja seksi nga aksesorët kishte vënë vetëm vëthë dhe orë dore, ndërsa vëmendjen më të madhe e ka tërhequr unaza e saj e fejesës.

Terou dhe e fejuara e tij Jennifer, janë fejuar në vitin 2012, ndërsa duket se edhe sot lidhja e tyre po shkon shumë mirë, pasi që ata duken shumë të lumtur pranë njëri tjetrit.

Shërohet Vesa Luma

0

vesa lumaKëngëtarja prishtinase e cila gjatë një aksidenti kishte lënduar gishtin e saj, tani më e ka të shëruar, ka deklaruar vetë ajo. Bëhet fjalë për këngëtaren Vesa Luma, e cila ka postuar një foto në rrjetin social ‘Instagram’, duke treguar gishtin dhe dorën e saj të shëruar pasi që ajo e ka pasur të stopuar gishtin për 3 javë me radhë në një lloj shufre metalike si unazë.

“Finally mbas 3 jave gishti-dora doli nga ajo “unaza” e famshme… Now studio time”, ishte mbishkrimi i këngëtares. E si duket ky stopim e ka penguar atë rreth projekteve të reja, pasi që tregon se tani është koha e studios dhe punës.

Në Beograd, paralele mes veriut dhe Krimesë

0

Mitrovice-VeriuBarrikada “Parku i Paqes” e ndërtuar mbi urën kryesore të lumit Ibër nga lidershipi i Mitrovicës veriore dhe Qeveria e Serbisë, po krijon një rrethanë të re politike që e tejkalon Marrëveshjen e Brukselit për integrimin e kësaj pjese. Në Beograd, po shtohen mbështetës të ideve për dhënien e dimensionit gjeopolitik rastit të aneksimit të Krimesë dhe veriut të Kosovës.

Prania e Qeverisë së Serbisë në vendosjen e parkut ndarës mes jugut dhe veriut të Mitrovicës, parqet një rast më të rëndë sesa veprimi i qytetarëve lokalë serbë të veriut, kur në korrik të vitit 2011 kishin vendosur barrikadën me rërë e gurë. Kjo barrikada e fundit, për syrin e njeriut mbase mund të duket më e bukur e stilistike, por për nga dimensioni politik ajo paraqet një vepër të Qeverisë së Serbisë, që për Prishtinën do të nënkuptonte një mesazh për riaktivizimin e ambicieve kaherë të theksuara serbe për aneksimin e kësaj pjese të Kosovës.

Analisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, rikujton se nga liderë të caktuar serbë shpesh janë dëgjuar ide për krahasimin e Krimesë me veriun e Kosovës. Ide të tilla, ai ka dëgjuar edhe nga presidenti Tomislav Nikoliq, kryeministri i dikurshëm dhe tani ministri i jashtëm, Ivica Daçiq, kurse nuk ka dëgjuar ndonjëherë që për këtë krahasim të flasë edhe kryeministri aktual Aleksandar Vuçiq./tribuna/

Pajtohen me Albinin

0

ramushi, limaj  mustafaBlloku opozitar që ka nënshkruar marrëveshje për t’ia pamundësuar Hashim Thaçit krijimin e Qeverisë së re pritet t’i thotë “Po” kushteve të Albin Kurtin edhe në çështjen e dialogut, e cila ka qenë pika më e diskutueshme/zeri/

Urina e Zeusit!

0

Rezart PalluqiShkruan:Rezart Palluqi

Doktorri i famshëm është shumë i shqetësuar, sepse pacienti i tij, Zeusi, ndoshta burri më i dashur dhe i vyer i kombit, ka pësuar një infeksion të rrrezikshëm në prostat, prandaj edhe doktori e ka shtjerë urinën e pacientit Zeus, në një shishe të kuqe, të madhe sa rrathët e hekurt të kandarit tradicional, e po udhëton drejt Parisit, ku urinën do ta analizojë me vigjilencë të jashtzakonshme.

-Në Paris disponojnë laboratorë shumë të avancuar. Jam i sigurtë si ylli i Zeusit, se këtë herë do ta zbuloj virusin e mallkuar që po e mundon shumë keq burrin tend, pacientin tim dhe babanë e kombit tonë-ngushëlloi doktorri gruan e zverdhur dhe limontuar të Zeusit.
Por kur aeroplani u ngrit nga pista dhe bishti i tij po dridhej pak, doktorrin e zunë ethet dhe zemërimi. E nxorri shishen e rrumbulaktë të mbushur me urinën e Zeusit, e vuri përpara fytyrës dhe e shkundi fort duke mërmëritur: virusi i poshtër, virus i pamëshirshëm! Shfaqu më në fund para syve të mi e mos m’u fshih gjatë gjithë kohës. Si quhesh? Nga vjen? Si quhet babai yt? Nëna jote? Vjerra jote? Sa të thella janë rrënjët tua? Ato nuk janë kurrën e kurrës më të thella se sa rrënjët e lisit të Zeusit, poshtë kurorës së të cilit cicërojnë tre million harabelët!- iu hakërrye doktorri virusit të padukshëm në urinë.

Gruaja e Zeusit i ledhatoi doktorrit shpatullën e djathtë. Ky i fundit ia përshkoi asaj fytyrën me një shikim sa gjynahqar aq edhe indinjues.
Por nuk patën kaluar as dy minuta kur doktorri dëgjoi një zë të butë t’i pëshpërisë në vesh: virusi në urinën e Zeusit, quhet DEMOKRACI!

Doktorri i lemeritur ktheu kokën në drejtime të ndryshme. U hutua aq shumë saqë xhaxha Rremizin, shërbëtorin e ngushtë të Zeusit nuk e kishte vërejtur asgjëkundi të kishte ndërruar stol dhe ishte ulur pranë tij.

-Zeusi vuan nga sëmundja demokratike! – përsëriti Rremizi, për të hequr cdo lloj dyshimi prej fytyrës së doktorrit. Doktorri për pak sa nuk ia ktheu: ik ore plak budalla! Shko dhe merru me gjurmimin e armiqve të Zeusit, e mos i fut hundët në punët e shkencës së mjekësisë! Por ai u përmbajt dhe ia ktheu me shaka Rremës: Thua qe Zeusi ta kete marrë këtë sëmundje duke lexuar librat borgjezë?

Rrema qeshi me lot, më shumë prej romuzit që hodhi doktorri. Por gruaja e Zeusit, që nuk e dinte arsyen e gajasjes së papërshtatshme të Rremës, e pa atë mjaft e zemëruar.
-Më falni motër! Por ju e dini, se doktorri ynë, nuk është vetëm i talentuar por bën edhe shaka me kripë.
-Dhe cfarë i the ti që ai bëri shaka?- e pyeti gruaja e Zeusit me zë autoritar.
Rrema u përgjigj pa teklif: i shpjegova se virusi i poshtër që jeton në urinën e Zeusit quhet Demokraci! Por ai mesa duket nuk më beson plotësisht.
-Vërtetë?-iu gërhush gruaja e Zeusit doktorrit që u bë një dorë.
-E besoj zonjë! E besoj! – u përgjigj i tulatur doktorri.
Ke ndonjë ide se si mund ta vrasim këtë virus?- e pyeti gruaja e Zeusit.
Doktorri ngriti supet me mosvetëdije.

Në Paris, doktorri i famshëm i Zeusit mësoi se virusi demokratik që notonte si peshkaqen në urinën e Zeusit ishte në fakt gati i pakurueshëm.

-E vetmja mënyrë për ta luftuar virusin demokratik është që Zeusi ta kruajë kokën me telat me gjemba treqind kilometra të gjata, dhe të pijë urinën e mijëra harabelëve që ai vrau me llastiqet dhe ciften e tij- i tha kolegu francez doktorrit të Zeusit.
Doktorri bëri një gjest heroik, të cilin POETI personal i Zeusit, që bashkëudhëtonte me familjen e Zeusit, do ta derdhte në vargje të famshme poetike.

Doktorri ia lau fytyrën e vogël kolegut të tij Francez me urinën e Zeusit
prandaj edhe poeti personal i Zeusit e titulloi poezine e famshme: “Perse mendohet urina ne fytyren e doktorrit francez?”

– Zeusi, babai im i mirë shpirtëror, i mencur dhe guximtar, nuk ka vrarë as edhe një harabel. -Na, na-i kakarisi doktorri dhe ia plasi të qeshurave kur kundronte me qesëndi pikat e urinës së Zeusit në fytyrën e doktorrit francez.

Mbas vdekjes së Zeusit, u shtuan zërat për përhapjen e virusit të Demokracisë në urinën e mijëra qytetarëve.

Por doktorri kembengulte si mushke se vetëm ai vuante prej virusit të Demokracisë. Për këtë, ai ndoqi dhjetëra seminarë që i organizoi Rrema dhe gruaja e Zeusit! Gjatë atyre seminarëve virusin e trashëguan doktorrët dhe disa studentë të tjere te përzgjedhur me kujdes.
Në mëngjesin e një dhjetori që më vonë do të përshkruhej në enciklopedinë e urinës, si “dhjetori i shenjtë” doktori u shfaq përpara turmës gjigande dhe ngriti triumfalisht dy gishtat në ajër duke ulërire: “Liri –Demokraci”.

Por dy gishtat në ajër për doktorrin do të thonë: “urima e Zeusit dhe urina ime!” Këto fjalë ai i mërmërit sa herë që ai i ngre dy gishtat në ajër përpara turmës së madhe e cila valëvit gjithashtu e egzaltuar në ajër, shishet e urinës së tyre demokratike!

Beqaj: Opozita duhet t’i pranojë kushtet e VV-së, e kjo të lëshojë pak pe

0

behlul-beqajPolitikologu Behlul Beqaj, ka thënë se LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën duhet t’u binden kushteve të Vetëvendosjes për dialogun, nëse dëshirojnë ta formojnë qeverinë e re.

“Mendoj se ata duhet t’u pranojnë kushtet, nëse e dëshirojnë formimin e qeverisë, pastaj ta trajtojnë Vetëvendosjen si opozitë, meqë PDK duhet ta mbështesë vazhdimin e dialogut”, ka thënë Beqaj, shkruan Epoka e Re.

Në kontekst, ai ka thënë se lëvizja e Albin Kurtit ka nevojë të lëshojë raport pe në raport me kushtet e dialogut me Serbinë.

Sot kryhet rinumërimi i votave

0

Kutite e votimitKoordinatori i Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj ka thënë se sot, para orës 24, do të përfundojë procesi i rinumërimit të votave të 439 vendvotimeve.

Ai ka treguar se deri në mbrëmjen e së martës, janë rinumëruar 380 sosh. E kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të publikohen të enjten, shkruan Epoka e Re.

Rakiq nuk penalizohet për barrikadën

0

parku i paqesGoran Rakiqit nuk i është dridhur karrigia as pas vendimit të tij që gjysmën e urës qendrore mbi lumin Ibër ta kthejë në “Park të paqes”, një barrikadë kjo që pengon qarkullimin në qytetin e ndarë etnikisht. Përbën shkelje ligjore vendimi i këtij kryetari të komunës së Mitrovicës Veriore për të mos lejuar lirinë e lëvizjes.

Në asnjë nen të tij, Ligji për vetëqeverisje lokale nuk ia jep kompetencën kryetarit të vendosë për mbyllje rrugësh. Këtë kompetencë nuk e ka as Kuvendi Komunal. Megjithëkëtë, ky institucion ka në përgjegjësi të vendosë për planifikimin urban dhe rural.

Emir Azemi, zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, që popullohet kryesisht nga serbët, ka thënë se çështja e “parkut” kurrë nuk është diskutuar në organin ku është i përfaqësuar./Koha Ditore/

Haziri: Me VV-në na bashkojnë më shumë pika se sa na ndajnë

0

LutfiHaziri5-30Lutfi Haziri thotë se LDK prishi njëanshëm koalicionin me PDK-në për shkak të mosfunksionimit të një koalicioni të madh. Ai mendon se LDK’në dhe VV’në i bashkojnë më shumë pika se që i ndajnë.

Ai kështu i është përgjigjur Doris Pack, e cila kishte thënë se Kosovës i duhet një koalicion mes LDK’së dhe VV’së.

“Eurodeputetja zonja Doris Pack e ka dhënë qëndrimin e vetë, që unë e respektoj, por po e ritheksoj se koalicioni LDK-PDK ka qenë në fuqi dhe është ndërprerë njëanshëm nga LDK. Nuk duhet harruar ky fakt. Këtë fakt edhe zonja Pack e di. Prishja e njëanshme e koalicionit ‘guns n’ roses’ nga ana e LDK-së duhet të shihet si momentum kur është divorcuar politikisht koalicioni i madh në Kosovë për shkak të mosfunksionimit.

Nuk është pengesë që edhe me Vetëvendosjen të bisedohet për partneritet, pse jo? Vetëvendosje është forcë politike parlamentare, forcë politike me ideologji të qartë dhe me kërkesa të qarta. Deri tash është punuar në parime programore dhe në angazhime të përbashkëta. Po punohet më shumë në pikat që përafrojnë sesa në pikat që ndajnë. L.H”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Nait Hasani: Jeta ime nuk ka përfunduar

0

Nait Hasani-UCKIsh deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka postuar një fotografi në Facebook, me disa vargje “filozofike”.

“Kam kaluar momente që nuk mendoja se do mund ti kaloja…

Kam jetuar dhimbje që mendoja se po më vrisnin..

Kam përjetuar zhgënjime nga persona që nuk e prisja, pasi atyre vetëm të mira u kisha sjelIur…

Kam pyetje për të cilat nuk kam përgjigje…

Por unë jam këtu, pasi jeta ime nuk ka përfunduar ende, dhe herët apo vonë do vijë dhe dita ime e fitores, sepse unë: UNË NUK DORËZOHEM KURRË..! N.H.”, kashkruan Hasani në Facebook.