28 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025
Home Blog Page 7979

Gjyste Vulaj ndryshon ‘look’-in (Foto)

0

Gjyste Vulaj-look1Seksi këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj ka manovruar me flokët e saja duke i ndryshuar kështu ngjyrën, madje edhe formën e tyre ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim këngëtaren e njohur.

Edhe pse është nënë e dy fëmijëve të mrekullueshëm, ajo vazhdon të mbaj linja të bukura trupore dhe një fizik që mahnit fansat gjithmonë.

Sapo është kthyer nga një pushim në Turqi, për të vazhduar aktivitetin e saj muzikorë pasi që njihet se është një nga këngëtaret super të angazhuara në skenën shqiptare.

Gjyste Vulaj-look2 Gjyste Vulaj-look3

Qeveria Thaçi propozon temat që nuk i ka hapur me Serbinë

0

thaci edita tahiriMospërmbushja e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e 19 prillit nga ana e Serbisë nuk e ka penguar Qeverinë e Kosovës që t’i propozojë temat tjera për fazën vijuese të dialogut.

Në dokumentin 17 faqesh të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta, janë një mori çështjesh të cilat kryenegociatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, i ka propozuar.

Burime nga Brukseli i kanë thënë gazetës ditë më parë se qysh në mars të këtij viti Edita Tahiri, e “bindur” se Thaçi do të udhëheqë Qeverinë e Kosovës edhe pas zgjedhjeve të 8 qershorit, ka propozuar temat e tjera për fazën vijuese../koha ditore/

Limaj: Kthimi në pikën zero, pas dialogut, i papranueshëm

0

Fatmir Limaj 230Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga protestuesit që t’i ndalin protestat në Mitrovicë dhe t’i hapet rruga dialogut.

“Sot, si rezultat i rritjes së tensioneve ditëve të fundit, në veri të vendit ka shpërthyer dhuna e cila është e papranueshme”, shkruan Limaj në Facebook.
“Është e rëndësishme dhe bëjmë thirrje tek qytetarët që protesta të ndalet dhe të i hapet rrugë dialogut”.

“Personat me peshë publike të vetëpërmbahen nga përdorimi i gjuhës së fortë sepse gjuha e fortë dhe veprimet e pakontrolluara nuk do të kontribuojnë aspak në përmirësimin e situatës”.

“Autoritetet e rendit dhe sigurisë të jenë në nivel të detyrës dhe të parandalojnë eskalimin e mëtutjeshëm të gjendjes”.

“Është e papranueshme që edhe pas tri vjet të dialogut të kthehemi në pikën zero, sikurse është e papranushme që të përdoren qytetarët Serb të Kosovës”.

“Politika e kontrollit dhe instrumentalizimit të qytetarëve serb të Kosovës nga ana e Beogradit duhet të ndalojë sa më shpejt sepse kjo i dëmton rendë arritjet e deritashme dhe përpjekjen dhe punën e bërë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të kthyer ligjshmërinë dhe rendin në Veri të vendit”.

“Veprimet e ditëve të fundit janë hapa prapa dhe nuk kontribojnë aspak në zgjidhjen e problemeve por vetëm sa i rëndojnë ato.

Si shtet dhe shoqëri kemi treguar dhe dëshmuar se ndajmë perspektivën evropiane ku liria e lëvizjes është e drejtë bazike dhe themelore”.

“Vendosja e pengesave dhe barrierave në lirinë e lëvizjes është në kundërshtim të plotë me sjelljen e një vendi i cili negocion për anëtarësim në BE”. /PrizrenPress.com/

Qetësohet situata në Mitrovicë, disa protestues të arrestuar

0

Mitrovice-Protesta14Situata në Mitrovicë është më e qetë dhe turma e protestuesve është shpërndarë nga afërsia e urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ndërkohë, raportohet se disa protestues janë arrestuar nga forcat e rendit. Në qytet vërehet një prani e shtuar e forcave vendore dhe ndërkombëtare të rendit.

Farina: Zgjidhja përmes negociatave

0

Salvatore Farina-KFORKFOR-i e ka vlerësuar pozitivisht angazhimin e Policisë së Kosovës gjatë protestës së sotme në Mitrovicë. Sipas një komunikate të KFOR-it, Policia e Kosovës ka qenë në gjendje që të frenojë një protestë të madhe duke treguar profesionalizëm të madh, efektivitet dhe aftësi në menaxhimin e situatës në mënyrën e duhur.

Sipas kësaj komunikate, KFOR-i kishte të angazhuar një ekip të ushtarëve amerikanë në mes të urës mbi lumin Ibër, njësite të Policisë Ushtarake italiane në pjesën veriore të urës, ndërsa një ekip i ushtarëve gjermanë janë thirrur për të intervenuar kur “disa elementë filluan të kërcënojnë dhe të përdorin dhunën”.

Sipas udhëheqësit të KFOR-it, gjeneral Salvatore Farina, përpjekja kryesore ishte që të evitohet përleshja ndëretnike dhe eskalimi i dhunës.

“Ju bëj ftesë autoriteteve lokale në jug dhe veri të Mitrovicës dhe të gjithë qytetarëve që të sillen të qetë dhe të vazhdojnë dialogun, me qëllim që të zgjidhin problemin përmes sqarimit, takimeve dhe negociatave”, ka thënë komandanti i KFOR-it, Farina.

Jahjaga: Dhuna nuk e zgjidh çështjen e Mitrovicës

0

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se përdorimi i dhunës në rastin e Mitrovicës nuk do i kontribojë zgjidhjes së situatës, përkundrazi vetëm do e eskalojë atë dhe “do të pengojë dhe “do të pengojë çdo proces të venbdosjes së normalitetit”, jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë veriun e Kosovës.

Përmes një komunikate dërguar mediave, Jahjaga iu ka bërë thirrje qytetarëve që të “tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje dhe të ndihmojnë organet e rendit që të kryejnë punën e tyre”.

Presidentja e Kosovës ka kujtuar që kohëve të fundit është takuar me zyrtarë të sigurisë, vendorë e ndërkombëtarë, të cilëve iu ka bërë me dije se “rivendosja e barrikadës në urën e lumit Ibër është e papranueshme dhe nuk i kontribon stabilitetit dhe paqes në vend”.

Deklarata e plotë:

Presidentja i bën thirrje Bashkimit Evropian që përmes angazhimit konkret të gjejë zgjidhje për largimin e barrikadës në urën e lumit Ibër, që ka tensionuar situatën jo vetëm në Mitrovicë por në gjithë Kosovën dhe me të cilën dëmtohen proceset e zhvilluara në Bruksel dhe marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e presidences.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, po përcjellë me shqetësim zhvillimet në qytetin e Mitrovicës dhe u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës të tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje dhe të ndihmojnë organet e rendit që të kryejnë punën e tyre.

Presidentja Jahjaga thekson se çfarëdo përpjekje për të gjetur zgjidhje përmes përdorimit të dhunës do të përshkallëzojë situatën dhe do të pengojë çdo proces të vendosjes së normalitetit në qytetin e Mitrovicës, dhe në komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga thekson se lëvizja e lirë e qytetarëve është e drejtë themelore e mishëruar edhe në Kushtetutën e vendit dhe është parim thelbësor i demokracisë prandaj edhe çdo pengesë e vendosur në cilëndo pjesë të territorit të vendit pengon përpjekjet për vendosjen e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe dëmton proceset që çojnë drejt integrimit të secilit qytetar të vendit në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës.

Presidentja Jahjaga në takimet e fundit me përfaqësues të mekanizmave të sigurisë, ndërkombëtarë dhe vendorë, ka theksuar se rivendosja e barrikadës në urën e lumit Ibër, është e papranueshme dhe nuk i kontribuon i stabilitetit dhe paqes në vend.

Presidentja i bën thirrje Bashkimit Evropian që përmes angazhimit konkrete të gjejë zgjidhje për largimin e barrikadës në urën e lumit Ibër, që ka tensionuar situatën jo vetëm në Mitrovicë por në gjithë Kosovën dhe me të cilën dëmtohen proceset e zhvilluara në Bruksel dhe marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Jahjaga kërkon nga qytetarët e Mitrovicës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të ndihmojnë në tejkalimin e situatës së krijuar dhe të mos lejojnë përshkallëzimin e saj ndërkohë që nga organet e rendit kërkon rivendosjen e qetësisë në qytetin e Mitrovicës.

Librat e rinj

0

haremi-i-gadafit-annick-cojean-220x320 (1)Annick Cojean

Haremi i Gadafit

(e vërteta tronditëse e skllaveve të fshehta seksuale të Gadafit)

Përktheu: Urim Nerguti

Botimet: “Morava”

haremi-i-gadafit-annick-cojeanJeta e Sorajës, një vajze pesëmbëdhjetëvjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur President Gadafi viziton shkollën e saj dhe e ul dorën mbi kokën e saj, duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me Presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar.

Përkëdhelja e flokëve është një sinjal, që do të thotë: “Kjo vajzë është imja”. Të nesërmen, Sorajën e marrin dhe e çojnë në haremin e Presidentit. Dhe kështu bëhet një skllave seksuale. Për vite me radhë, e mbajnë peng, duke e rrahur, duke e përdhunuar, duke e shtrënguar për marrëdhënie të gjithfarshme, duke e detyruar të shohë filma pornografikë “për të mësuar”, duke iu nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme mjekësore për të qenë gjithnjë në dispozicion të një tirani të fiksuar pas seksit, që e poshtëron me çdo lloj mënyre. I vjedhin virgjërinë dhe rininë, duke e lënë pa të ardhme të respektueshme në shoqërinë libiane.

 

Witold Gombrowicz

Ferdydurke
Shqipëroi: Edlira Lloha
Botimet: “Pika pa sipërfaqe”

“Ferdydurke” u botua më së pari në Varshavë më 1937-n. Gombrowicz e shkroi atë në moshën 30-vjeçare, në kohë krize të thellë personale. Dy vite më pas, ai udhëtoi për në Argjentinë. Pak ditë pas largimit të tij, në Europë shpërtheu Lufta e Dytë Botërore. Autori mbeti në mërgim edhe pas luftës, i panjohur në atdheun e ri dhe i lënë në harresë në vendlindje. Me kalimin e viteve, reputacioni i tij nisi të rritej. Sot Gombrowicz konsiderohet si një prej autorëve më të mirë të shek. XX dhe ky roman si kryevepra e tij.

“Ekstravagant, brilant, turbullues, i guximshëm, për të qeshur, i mrekullueshëm… rroftë tallja e tij sublime”, – shkruan Suzan Sontage.

ferdydurke-witold-gombrowicz ballina-libri-shansi-gjerman-moza medium_book1345795747

Justine Lévy

Asgjë me rëndësi

Përktheu: Edit Dibra

Botimet: “Dituria”

Luiza dhe Adrieni ishin të lumtur së bashku. Të rinj, të pasur, me fat, dashuroheshin që prej adoleshencës me një marrëdhënie të plotë, bashkëpunuese dhe të çlirët. Por asaj martese iu fanit papritmas hija e akullt dhe fatale e një tjetër gruaje: ish-supermodeles, dashnore e babait të tij, për të cilën Adrieni braktis gruan. Papritmas, bota e Luizës shembet dhe brishtësia e pasiguritë e saj shpërthejnë, duke e dërrmuar. Vetëm, e dobët, e dëshpëruar, bie në një vorbull depresioni dhe vetmie, në një det trishtimi. Kur më në fund ringrihet, me ndihmën e dashurisë së re, Pablos, i cili i qëndron pranë me durim, e sheh burrin me sy tjetër: dallon egoizmin – e kishte shtyrë të abortonte që të mos shqetësohej në një çast vendimtar për karrierën e tij – dhe marrëzinë, por qartësohet edhe brenda vetes. Me një stil të thatë, të drejtpërdrejtë dhe thellësisht të sinqertë, që di të gjejë distancën e duhur nga një material autobiografik ende me dhimbje të gjallë, një rrëfim-çlirim, në të cilin Justine Lévy nuk fsheh asgjë nga vuajtja e saj e brendshme dhe duke goditur pa mëshirë veten, ngre për kontrast boshllëkun e errët të atij që i qëndronte pranë.

 

Mimoza Cika – Kelmendi

Shansi gjerman dhe shqiptarët

Botues: “Naimi”

“Shansi gjerman…” i Mimoza Cika-Kelmendit përmbledh mbi 40 intervista me VIP-at e politikës, duke iu referuar zhvillimeve politike në trekëndëshin Tiranë-Shkup-Prishtinë në raport me Bonin, një nga kryeqendrat e Bashkimit Europian, ku shqiptarët si komb kërkojnë të integrohen. Në libër gjenden një galeri e tërë politike me opinionet dhe gjykimet e tyre, që nga Rugova, Berisha, Thaçi, Ali Ahmeti, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama deri tek ekspertë të diplomacisë botërore për Europën e Ballkanin. “Shansi gjerman” nuk është veçse një metaforë për shansin europian, ku Gjermania është një nga shtyllat kryesore. Ndërsa meditoja rreth fatit tim dhe librit njëkohësisht, konstatova se këtij libri nuk duhet t’i mungonin intervistat me dy personazhe të “shansit të humbur” dhe “shansit të realizuar”, përkatësisht ish-udhëheqësit të fundit komunist shqiptar, Ramiz Alia, dhe ish-ministrit të Jashtëm gjerman, Hans Dietrich Genscher. Kështu mori formë dhe emër libri im më i ri: “Shansi gjerman dhe shqiptarët”, ku përshihen mbi 40 intervista me personalitetet më të larta të politikës e kulturës shqiptare, apo diplomatë e ekspertë të Ballkanit në dekadën e fundit”.

Qeveria siguron se barrikada mbi lumin Ibër do të hiqet shumë shpejt

0

QeveriaKosoves-objektiQeveria e Kosovës fton qytetarët që po protestojnë sot në Mitrovicë për qetësi, maturi dhe vetë përmbajtje duke kërkuar që të mos bien pre e provokimeve nga ata që kanë për qëllim destablizimin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media, thotë se po e përcjellë me vëmendje situatën e fundit pas rivendosjes së barrikadave të reja në urën e lumit Ibër në Mitrovicë, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë faktorët relevant për të zgjidhur këtë problem.

“Qeveria e Kosovës siguron qytetarët se barrikadat e reja mbi lumin Ibër do të hiqen shumë shpejtë dhe lëvizja e lirë do të sigurohet sipas Ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës fton Bashkimin Evropian që të rris angazhimet për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit dhe që sa më shpejtë të lirohet Ura e Ibrit nga pengesat për lëvizjen e lirë, që është një prej vlerave fondamentale të Kushtetutës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Po ashtu, sigurojmë se në rast të mosefektivitetit në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës do të marrë masat e duhura në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet e shtetit të Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.

Qeveria e Kosovës thotë se garanton angazhim të lartë dhe njëkohësisht kërkon prej të organeve të rendit dhe ligjit, Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it që të sigurojnë rendin dhe qetësinë për të gjithë në Mitrovicë.

Kujt i është ulur në prehër Adelina Tahiri?

0

adelina tahiriAdelina Tahiri vazhdon që të postojë foto të nxehta në rrjetet sociale.

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia këtë radhë ka postuar një foto në prehërin e një mashkulli, që më vonë është mësuar se është i vëllai.

Adelina prej disa kohësh nuk ka qenë shumë aktive në krijimtarinë e saj, por kjo nuk e pengon që të jetë e pranishme në mediat rozë, si dhe të zhvillojë koncerte të ndryshme.

Bilanci i protestës: 7 policë të lënduar, 2 gazetarë, 10 qytetarë, 4 automjete të djegura dhe dhjetëra të arrestuar

0

shperthim ne mitrovic

(E plotësuar) Shtatë policë të Kosovës të lënduar, 2 gazetarë, 10 qytetarë, 4 automjete të djegura, prej të cilave 2 të EULEX-it, një i UN-it dhe një i Policisë së Kosovës, si dhe dhjetëra të arrestuar, është epilogu i gjithë asaj që ka ndodhur të dielën për rreth tre orë në qytetin e Mitrovicës.

Shtatë policë të lënduar në protestë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti ka bërë më dije për “Epokën e re”, se protesta është ende duke vazhduar, por tani me grupe më të vogla protestuesish, të cilët vazhdimisht janë duke u monitoruar nga policia.

“Tani protesta është në disa grupe shumë më të vogla të ndara në rrugë të ndryshme të qytetit, mirëpo ende nuk ka përfunduar. Policia është e duke monitoruar rrjedhën e këtyre protestuesve dhe shpresojmë që së shpejti do të shpërndahen”, ka thënë Zahiti.

Ai ka treguar se në vetëmbrojte policia është detyruar ta përdorte sprejn dhe gazin lotsjellës.

Zahiti ka bërë me dije se nga ballafaqimi me turmat protestuese janë lënduar shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës si dhe janë djegur katër vetura.

Po ashtu ai ka thënë se në Spitalin Rajonal tretman mjekësor kanë kërkuar edhe dhjetëra qytetarë, por, sipas tij, ende nuk dihet nëse ata kanë qenë protestues apo kalimtar të rastit.

“Kemi të bëjmë me disa grupe protestuesish, të cilët rreth orës 15:00 kanë pasur tentativa për ta thyer kordonin e policisë. Më vonë të njëjtit kanë përdorur mjete të forta dhe gjësende në drejtim të policisë me ç’rast policia në vetëmbrojtje është detyruar t’i përdorte mjetet e tyre policore sprejn dhe gazin lotsjellës”, ka deklaruar Zahiti.

 

Situatë e tensionuar në Mitrovicë, dy shpërthime te ura e Ibrit, disa të lënduar

Dy shpërthime të fuqishme të njëpasnjëshme, janë dëgjuar para pak çastesh, si pasojë e shpërthimit të njërit nga automjetet e djegura.

Gazetarët që ndodhen në vendin e ngjarjes raportojnë që e tërë hapësira përreth deri në shumë metra është e pamundur të shihet nga gazi lotësjellës që është përdorur dhe po vazhdon të përdorën ndaj protestuesve.

Policia e Kosovës ka arritur që protestuesit ti largojë nga ura përafërsisht deri në 300 metra.

Edhe EULEX’i përdorë gaz lotësjellës, digjet edhe një veturë e tyre

Tek ura po vërehen autoambulanca që po transportojnë të lënduar nga të dyja palët, edhe policëve edhe protestuesve.

Protestuesit po hedhin gurë ende e gaz lotësjellës ka filluar të gjuaj edhe EULEX-i.

Gjithashtu protestuesit kanë djegur edhe një veturë të EULEX-it.

Distanca mes pjesëtarëve të sigurisë dhe protestuesve është diku rreth 150 metra.

Vazhojnë përleshjet mes Policisë dhe protestuesve

Policia e Kosovës po vazhdon të mos lejojë protestuesit të vijnë afëër urës së Ibrit.

Njësia Speciale me armë të gjata, është duke gjuajtur gaz lotësjellës në drejtim të protestuesve.

Ndërkohë, Njësia Speciale e EULEX’it dhe KFOR’i janë në gjendje gatishmërie për të mos lejuar depërtimin e protestuesve të ura e Ibrit.

Policia përdorë gaz lotësjellës ndaj protestuesve

Raportohet se Policia ka gjuajtur gaz lotësjelljës në drejtim të protestuesve.

Gazetari i Express në Mitrovicë, raporton se protestuesit kanë nisur të shpërndahen pasi u qëlluan me gaz lotësjellës nga policia

Shpërthen kordoni i Policisë, protestuesit gjuajnë me gurë

Gazetari i Express nga Mitrovica, ka bërë të ditur se protestuesit kanë shpërthyer kordonin policor.

Sipas raporteve, protestuesit kanë nisur të gjuajnë më gurë drejt Policisë.