20.6 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
Home Blog Page 7982

Shuarja e klasës së XIII rrezikon 60 profesorë në Prizren

0

Gjimnazi Gjon BuzukuKanë punuar për vite në shkolla të mesme të Prizrenit, por tani rrezikojnë të mbeten pa punë, pasi paralelet në të cilat ata kanë punuar, fillimin e vitit të ardhshëm shkollor nuk do të startojnë, pasi me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Kosovës (MASHT) shkollimi i mesëm tashmë do të përfundojë me mbarimin e klasës së XII.

Shuarja e klasave të XIII, të fundit për disa drejtime në shkollimin e mesëm, e bën të paqartë fatin e mbi 60 mësimdhënësve, të cilët kanë qenë të angazhuar në procesin edukativ në paralelet që tashmë nuk janë.

Drejtori për Arsim në Prizren, Nexhat Çoçaj, pranon se heqja e kësaj klase përbën një problem madhor këtë vit, pasi nga shtatori nuk do të jenë edhe 42 klasë të XIII, ndërsa kjo do të thotë se 63 norma mësimore janë më pak.

“Drejtoria e Arsimit ka marrë masat dhe po i planifikon gjërat me kohë, për të hapur një shkollë të re profesionale, atë të kompetencës, në mënyrë që askush të mos largohet nga puna dhe mësimdhënësit përsëri nga shtatori të jenë në profesionin e tyre, ndonëse në një shkollë tjetër”, tha për “Zërin” ai.

Çoçaj tha se me fillimin e vitit të ri shkollor do të hapet Shkolla e Kompetencës, që është donacion i qeverisë së Luksemburgut dhe se DKA-ja tri vjet më parë ka përcaktuar drejtimet arsimore.

“Në konkurset e hapura, përparësi në drejtime të përgjithshme kanë punëtorët, të cilët kanë mbetur pa punë, pas heqjes së klasës së XIII”, tha ai.

Konkursi do të hapet edhe për shkollën e Agrobiznesit, që fillimisht parashihet të funksionojë në ndonjërin prej objekteve të shkollave që punojnë vetëm në një ndërrim, pasi aktualisht nuk ka objekt të posaçëm.

Zyrtarët arsimorë thanë se do t’i shikojnë mundësitë për ta futur në buxhet ndërtimin e një objekti të posaçëm për këtë shkollë.

“Në shkollat e reja, mendoj se do të sistemohen të gjithë punëtorët dhe se asnjëri nuk do të largohet nga puna”, tha Çoçaj, duke treguar se tashmë është hapur edhe afati i parë për regjistrim në Shkollën e Kompetencës dhe në atë të Agrobiznesit.

Në Shkollën e Kompetencës veçantia është se praktika do të zhvillohet në Gjermani, ndërsa do të jetë e mbikëqyrur nga donatori, ndërsa sipas zyrtarëve diplomat e kësaj shkolle do të njihen edhe jashtë Kosovës.

Shkolla e Kompetencës dhe ajo profesionale e Agrobiznesit ofrojnë drejtime të reja dhe pritet të nxjerrin kuadro që vlerësohet se janë të mirëseardhura për tregun bashkëkohor të punës, sidomos për atë të ekonomisë e bujqësisë.

Profesorët e mbetur pa normë në Shkollën e Mesme Teknike mendohet të dërgohen në atë të Agrobiznesit.

“BeerFest” i familjarëve

0

BeerFest-prishtineMoti me shi ka shtyrë për dy ditë fillimin e edicioni të katërt të “Beer Fest”, por nuk e ka ndalur atë.

Derisa po bëheshin përgatitjet e fundit në skenën ku do të interpretojnë muzicientët e këtij edicioni të Festivalit të Birrës, fëmijët kanë vazhduar lojën e tyre në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku këtë vit është zhvendosur “Beer Fest”.

Madje janë parë edhe familjarë me karroca të fëmijëve, e të tjerë që i mbanin fëmijët në duar. Ekrem Tahiri, njëri nga organizatorët e “Beer Fest” ka thënë se në çdo edicion bëjnë përpjekje që ta përmirësojnë festivalin.

“‘Beer Fest’ në përgjithësi janë festa familjare. Nuk janë festa ekskluzivisht për një grup të caktuar të njerëzve, kemi dashur të bëjmë festë më familjare”, ka thënë Tahiri, për të shtuar se kanë dashur ta bëjnë më të qasshme për të gjithë.

“Pas orës 20:00 u kemi bërë apel gjithë prindërve që fëmijët, adoleshentët nuk e kanë vendin që të vijnë këtu, jemi përpjekur që të bëjmë një lloj vetëdijesimi”, ka treguar Tahiri për “Zërin”.

Ai ka thotë se në festival nuk ka bileta dhe se ata që janë nën moshën 18-vjeçare nuk do të shërbehen me pije alkoolike.

“Nëpër secilin tendë janë shenjat +18”, shton Tahiri. Ndryshe nga kjo, shumë të rinj nën këtë moshë janë parë me birra në duar. Në ceremoninë e hapjes kanë bërë “gëzuar” me gota të plastikës sepse nuk do të ketë shishe të xhamit.

“Mendojmë se kështu festa është më e bukur, nuk ka shishe nëpër tokë, është shumë më pastër edhe në një farë forme shishja është edhe një lloj arme”, ka thënë Tahiri.

Këtë vit “Beer Fest” do të mbahet për pesë ditë. dhe janë 17 brende të birrave që janë pjesëmarrëse në festival, tri prej të cilave janë vendore. Ekrem Tahiri thotë se siguria është në nivelin e duhur.

“Ka sigurim, është Policia dhe janë të gjendje të veprojnë në çdo kohë. Është ndihma e shpejtë në rast nevoje dhe kompanitë e pastrimit, që janë të kontraktuara nga Komuna e Prishtinës”, ka treguar ai.

Brahim Sadriu, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, ka thënë varësisht nga nevoja, Policia e Kosovës do të jetë e pranishme në “Beer Fest”.

“Nuk është raportuar ndonjë rast dhe nëse nuk është raportuar nuk mund të evidentohet”, ka thënë Sadriu.

Tendet për libra që janë të vendosura në sheshin “Zahir Pajaziti” asnjëherë nuk janë përdorur për këtë qëllim, por gjatë “BeerFest” ato do t’u shërbejnë disa kompanive për t’i shërbyer me ushqim vizitorët e Festivalit të Birrës.

“Jemi marrë vesh me Komunën e Prishtinës që kompanitë t’i shfrytëzojmë këto katër-pesë ditë për të shërbyer ushqim”, ka thënë Tahiri.

Festivali ka nisur me grupin muzikor “Oda”, veçohet pjesëmarrja e grupit “Minatori”, që pas kaq vitesh kthehet në skenë, ndërsa gjatë netëve do të interpretojnë edhe shumë grupe e DJ nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Krahas birrave e muzikës, të pranishmit kanë mundur të shikojnë edhe Kampionatin Botëror përmes monitorëve, që ishin vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Brezovica hap shkollë skijimi për Gjuriqin

0

Brezovica-skijimiSerbia e ka hequr të ashtuquajturën Ministri për Kosovën nga resorët e Qeverisë së saj. E me punët e asaj “ministrie” po merret e ashtuquajtura Zyrë Kosovën. Në krye të saj është emëruar ish- kryekëshilltari i kryetarit të Serbisë Marko Gjuriq, anëtar aktiv dhe kreativ i delegacionit serb në bisedime me Kosovën në Bruksel, transmeton Koha.net.

Gjuriq, në cilës të drejtorit të Zyrës për Kosovën, e viziton shpesh, me leje e pa leje vendin tonë. Ai ishte në Mitrovicë edhe kur u ngrit i ashtuquajturi “park i paqes” në Urën kryesore të Ibrit.

Pas Mitrovice, Gjuriq shkoi në “punktin” tjetër të Serbisë në Kosovë, në Brezovicë. Para dy ditësh ai qëndroi edhe në Ski-centar të kësaj pushimoreje.

Me këtë rast, siç njofton “Novosti” mikpritësit i ofruan atij hapjen e sezonit të ardhshëm turistik e dimëror, mu ashtu siç i kishin ofruar dhe siç kishin bërë sivjet me paraardhësin e tij Aleksandar Vulin.

-Po ndodhi kështu, ju më parë duhet të organizooni shkollë skijimi në këtë qendër, pasi jam antitalent për ski, i ka thënë Gjuriqi drejtorit itë Ski Centar –i në Brezovicë, Slagjan Nikolçeviqit.

Nikolçeviqi ka pranuar këtë kërkesë e Gjuriq ka premtuar se do të ftojë vizitorë për të qëndruar në këtë pushimore të bukur.

Kur një libër mund t’jua ndryshojë jetën

0

Libri-luleShpeshherë, në kohë të vështira a në ndonjë pikë kthese, një libër ma ka ndryshuar jetën. Ekzistojnë libra të panumërt që kanë pasur ndikim në mua në mënyrë të ndryshme ose më kanë dhënë ndonjë mësim, shkruan Koha Ditore.

Po ashtu ka shumë libra që më kanë ndihmuar të artikuloj emocionet apo mendimet e mia, duke më ndihmuar të gjej zërin tim të brendshëm. Nëse nuk do të ishin librat që i kam lexuar, sot do të isha tjetër njeri. Librat, e në mënyrë të veçantë librat e mirë, e kanë këtë fuqi.

Nëse i lexoni, mund t’ju ndryshojnë jetën, t’ju shërbejnë si udhërrëfyes apo edhe t’ju rimëkëmbin kur keni më së shumti nevojë. Jam e sigurt që mund ta mendoni së paku një libër që në mënyrë fondamentale ju ka ndryshuar si qenie njerëzore.

Për të gjithë ne që e kemi ndier këtë transformim, ose për këdo që shpreson ta gjejë këtë ndjenjë në një libër të mirë, është pikërisht ky shkrim. Këtu janë disa mënyra sesi të lexuarit e një libri mund t’ju ndryshojë jetën.

Ermali dhe 2Ton vijnë me ‘emocion’

0

Ermali-2TonE në këto ditë të nxehta vere, yjet e estradës sonë nuk kanë të ndalur. Ermal Fejzullahu dhe reperi 2Ton kanë sjellë bashkëpunimin e tyre që titullohet “Emocion”.

Muzika e kanë bërë Zzap&Chriss, ndërsa vet këngëtarët e kanë bërë vijën melodike të saj.

Videoklipi është realizuar nga “Imagine Films”.

Mbulohet Jessica Alba

0

Jessica Alba mbulohetJessica Alba ka mbuluar kokën me shami derisa ka vizituar ambiente të ndryshme në Turqi. Ylli 33 vjeçar po viziton këtë shtet derisa dy vajzar e saj, Haven dhe Holon i ka lënë me bashkëshortin e saj në shtëpi.

Në fotografitë që ka publikuar në rrjetet sociale, duket se ajo ka shijuar ushqimin turk dhe i ka pëlqyer shumë ky vend. E më e veçanta për të duket se ishte kafeja turke.

Dukagjini dhe Drenica do të dominojnë Kuvendin

0

kuvendi zbrazenNga Kamenica asnjë kandidat i asnjë subjekti politik nuk ka arritur të marrë vota për të fituar ulëse në Kuvend, kurse në komunën e Vitisë vetëm një kandidat ka fituar besimin e qytetarëve për të përfaqësuar interesat e tyre në Parlamentin e Kosovës.

Si shkruan gazeta Zëri, legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës do të dominohet nga deputetë që vijnë nga rajoni i Dukagjinit dhe ai i Drenicës.

Sipas disa analistëve, arsyeja për numrin shumë të vogël të deputetëve nga ana e rajonit të Anamoravës (Gjilan, Viti, Kamenicë, Novobërdë) duhet të kërkohet në kandidimin e njerëzve që janë përfolur për afera korruptive.

Rashiti: Veprimi i presidentes shmang krizën politike

0

Naim Rashiti-analistNaim Rashiti, analist i Grupit të Ballkanit për Politika, ka thënë se situata në skenën politike në Kosovë, pas zgjedhjeve parlamentare, është e fragmentuar dhe me tensione, ku mungon komunikimi ndërmjet partive politike.

Duke e vlerësuar situatën e krijuar në skenën politike, pas mbajtjes së zgjedhjeve të 8 qershorit, Rashiti ka thënë se skena politike kaloi shumë më mirë seç pritej gjatë periudhës parazgjedhore, sipas tij, fushata ishte e mirë, e moderuar, pa probleme të mëdha. “Ndërsa, pas zgjedhjeve, tërë ky proces reflekton situatën politike dhe marrëdhëniet politike mes partive gjatë gjithë periudhës 3-4 vjeçare që kemi kaluar. Është një situatë e fragmentuar, me tensione, po më e keqja është një mungesë komunikimi mes partive politike dhe ky ishte dashur të jetë roli i presidentes që në çdo fazë të ketë një tavolinë afër vetes, ku liderët politikë takohen dhe konsultohen për proceset e mëtutjeshme. Megjithatë, unë mendoj që do të vijë momenti shpejt kur partitë politike do të ulen dhe do t’i përafrojnë qëndrimet rreth procedurave kushtetuese për konstituimin e parlamentit dhe formimin e qeverisë. Në praktikat ndërkombëtare njihet që problemet politike janë të zgjidhshme, shumë lehtë të menaxhueshme, por problemet dhe dallimet diametralisht të kundërta sa i përket kushtetutshmërisë së institucioneve, rrezikojnë stabilitetin e institucioneve, si dhe vetë institucionet”, është shprehur për “Radion Evropa e Lirë” Rashiti.

I pyetur nëse kjo situatë e tanishme mund të prodhojë ndonjë krizë të caktuar, Rashiti ka përjashtuar një gjë të tillë. “Duket që presidentja ia mbylli rrugën kësaj krize. Duket që presidentja përmes pyetjeve të saj, po e formëson procedurën për formimin e qeverisë. Deri në dhënien e mendimit, opinionit të Gjykatës Kushtetuese nuk dimë cila është rruga e cila zgjedh, megjithatë kam frikë nëse ky hap është bërë herët. Herët për dy arsye: para certifikimit të rezultateve dhe para një komunikimi, një dialogu me partitë politike. Dhe, kam frikë se edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojë ta polarizojë skenën, varësisht se cilën anë e përkrah, cilin model të formimit të institucioneve e përkrah. Uroj që përgjatë këtij procesi të Gjykatës Kushtetuese të kemi vazhdimisht konsultime politike dhe të mos ndodh që një subjekt a një tjetër mos ta respektojë kushtetutshmërinë apo opinionin e Gjykatës Kushtetuese, sepse prapë kriza do të bartet pastaj brenda institucioneve”, ka thënë Rashiti.

Blloku dyshon në pavarësinë e Hasanit

0

Enver HasaniMe shumë dyshim partitë opozitare po presin përgjigjen që do ta kthejë Gjykata Kushtetuese lidhur me mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Dy partitë, LDK-ja dhe LVV-ja, shfaqin dyshime ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, nëse do të jetë i paanshëm në interpretimin për mandatarin për kryeministër të Kosovës…

Drenica dhe Dukagjini “pushtojnë” Kuvendin

0

KuvendiKosoves5-27Drenicasit dhe dukagjinasit do të zënë më shumë ulëse në Parlamentin e Kosovës.

Me legjislaturën e re, Parlamenti do të mbizotërohet nga deputetët që vijnë nga rajoni i Dukagjinit dhe ai i Drenicës../zeri/