11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Rashiti: Veprimi i presidentes shmang krizën politike

Naim Rashiti-analistNaim Rashiti, analist i Grupit të Ballkanit për Politika, ka thënë se situata në skenën politike në Kosovë, pas zgjedhjeve parlamentare, është e fragmentuar dhe me tensione, ku mungon komunikimi ndërmjet partive politike.

Duke e vlerësuar situatën e krijuar në skenën politike, pas mbajtjes së zgjedhjeve të 8 qershorit, Rashiti ka thënë se skena politike kaloi shumë më mirë seç pritej gjatë periudhës parazgjedhore, sipas tij, fushata ishte e mirë, e moderuar, pa probleme të mëdha. “Ndërsa, pas zgjedhjeve, tërë ky proces reflekton situatën politike dhe marrëdhëniet politike mes partive gjatë gjithë periudhës 3-4 vjeçare që kemi kaluar. Është një situatë e fragmentuar, me tensione, po më e keqja është një mungesë komunikimi mes partive politike dhe ky ishte dashur të jetë roli i presidentes që në çdo fazë të ketë një tavolinë afër vetes, ku liderët politikë takohen dhe konsultohen për proceset e mëtutjeshme. Megjithatë, unë mendoj që do të vijë momenti shpejt kur partitë politike do të ulen dhe do t’i përafrojnë qëndrimet rreth procedurave kushtetuese për konstituimin e parlamentit dhe formimin e qeverisë. Në praktikat ndërkombëtare njihet që problemet politike janë të zgjidhshme, shumë lehtë të menaxhueshme, por problemet dhe dallimet diametralisht të kundërta sa i përket kushtetutshmërisë së institucioneve, rrezikojnë stabilitetin e institucioneve, si dhe vetë institucionet”, është shprehur për “Radion Evropa e Lirë” Rashiti.

I pyetur nëse kjo situatë e tanishme mund të prodhojë ndonjë krizë të caktuar, Rashiti ka përjashtuar një gjë të tillë. “Duket që presidentja ia mbylli rrugën kësaj krize. Duket që presidentja përmes pyetjeve të saj, po e formëson procedurën për formimin e qeverisë. Deri në dhënien e mendimit, opinionit të Gjykatës Kushtetuese nuk dimë cila është rruga e cila zgjedh, megjithatë kam frikë nëse ky hap është bërë herët. Herët për dy arsye: para certifikimit të rezultateve dhe para një komunikimi, një dialogu me partitë politike. Dhe, kam frikë se edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojë ta polarizojë skenën, varësisht se cilën anë e përkrah, cilin model të formimit të institucioneve e përkrah. Uroj që përgjatë këtij procesi të Gjykatës Kushtetuese të kemi vazhdimisht konsultime politike dhe të mos ndodh që një subjekt a një tjetër mos ta respektojë kushtetutshmërinë apo opinionin e Gjykatës Kushtetuese, sepse prapë kriza do të bartet pastaj brenda institucioneve”, ka thënë Rashiti.

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit