30.8 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 7988

Blloku dyshon në pavarësinë e Hasanit

0

Enver HasaniMe shumë dyshim partitë opozitare po presin përgjigjen që do ta kthejë Gjykata Kushtetuese lidhur me mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Dy partitë, LDK-ja dhe LVV-ja, shfaqin dyshime ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, nëse do të jetë i paanshëm në interpretimin për mandatarin për kryeministër të Kosovës…

Drenica dhe Dukagjini “pushtojnë” Kuvendin

0

KuvendiKosoves5-27Drenicasit dhe dukagjinasit do të zënë më shumë ulëse në Parlamentin e Kosovës.

Me legjislaturën e re, Parlamenti do të mbizotërohet nga deputetët që vijnë nga rajoni i Dukagjinit dhe ai i Drenicës../zeri/

Koalicioni opozitar nuk mund të jetë i bashkuar në pikën e bisedimeve me Serbinë

0

ramushi, limaj  mustafaDialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të vazhdojë edhe në qeverisjen e ardhshme të Kosovës, ka qenë porosia e vazhdueshme këto ditë e vendeve të Kuintit.

Marrë parasysh kërkesat e ndërkombëtarëve për qeverinë e re rreth dialogut, analistët politik shprehen skeptik se koalicioni opozitar mund të jetë i bashkuar, kur dihet qëndrimi i Vetëvendosjes karshi dialogut me Serbinë, shkruan Kosova Sot.

LDK, AAK, Nisma kanë shpresuar se prapa do ta kenë Lëvizjen vetëvendosje, por si duket gjërat nuk do të shkojnë sipas parashikimeve të tyre.

Kuvendi, prag për Qeverinë

0

KuvendiKosoves5-27Gjykata Kushtetuese mund të sqarojë çështjen e mandatarit të qeverisë, por një gjë të tille mund të mos bëjë për punë e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Presidentja në letrën e saj nuk e ka pyetur gjykatën direkt për këtë punë, megjithëse është lënë hapësirë të interpretohet edhe ky problem.

Opozita me marrëveshjen e saj e synon këtë post, por PDK thotë se takon vetëm asaj posti i kryeparlamentarit, shkruan Tribuna.

Me këtë të fundit nuk pajtohen njohësit e kushtetutës të cilët vlerësojnë se kryeparlamentarin mund ta merrë grupi më i madh parlamentar, në këtë rast LDK, AAK, Nisma.

Marrëveshja prapa dyerve të mbyllura

0

Borislav Stefanoviqit dhe Edita tahiriKa xhirime për bisedimet teknike ndërmjet Kosovës e Serbisë, të zhvilluara Në Bruksel gjatë vitit 2012.

Një pjesë e këtyre xhirimeve janë përfshirë në dokumentin “The Agreement” (Marrëveshja), të autores daneze Karen Stokkendal Poulsen.

Aty shfaqen batutat, marrëveshjet, mosmarrëveshjet e kokëçarjet e Edita Tahirit, Robert Cooper e Borko Stefanovicit. Tribuna ka pasur casje në këtë film dhe sjell bisedën me autoren e këtij dokumenti

Motra e Elvis Pistës dhuron gjak në aktivitetin e organizuar nga rahovecianët

0

Beatrisa PistaNë aktivitetin humanitar për dhurim të gjakut të organizuar në Rahovec në kujtim të Elvis Pistës, kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elvis Pista, i cili u qëllua për vdekje javë më parë, ka dhuruar gjak edhe motra e tij, Beatrisa.

Ajo tha se këtë e bëri për të gjithë ata që po e nderojnë vëllanë e saj.

“Në shenjë solidarizimi dhe falënderimi për të gjitha këto që po i bëjnë për vëllanë tim”, tha ajo për Klan Kosova.

Një OJQ në Raohevc ka ndërmarrë një iniciativë për dhurimin e gjakut në shenjë solidariteti për Elvis Pistën i cili u vra para disa ditësh në rrethana ende të pasqaruara.

Eqrem Kryeziu: Në rrethana të turpshme, heshtja është fjala ime

0

Eqrem KryeziuEqrem Kryeziu, dikur njëri prej udhëheqësve të LDK’së, ka vendosur të mos e flas për rezultatin e LDK-së dhe as për rezultatin e tij dëshpërues në zgjedhje, ku nuk ka mundur të bëhet deputet.

Sidoqoftë, ai në Facebook, ka shkruar një koment, duke thënë se nuk dëshiron të flas në këto rrethana të turpshme.

Prandaj, ai ka vendosur të heshtë.

“Në rrethana të turpshme. Heshtja është fjala ime”, ka shkruar Kryeziu.

Ndëshkime të ashpra për kopjuesit e maturës shtetërore

0

Nehat Mustafa-testi i arritshmeriseMinistria e Arsimit do të fuqizojë një udhëzim administrativ, ku parasheh dënime të rënda për të gjithë ata që e prishin procesin e provimit të maturës, raporton KTV.

Në bazë të këtij udhëzimi, nxënësit që identifikohen se kanë kopjuar gjatë testit të maturës shtetërore, do t’ia humbasin mundësinë vetes t’i nënshtrohen këtij provimi brenda një periudhe prej 3-5 vjet.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, shpreson se këto dënime do të ndikojnë në vetëdijesimin e të gjithë nxënësve dhe do të shërbejnë për t’ia ditur sa më shumë vlerën këtij testi, transmeton Koha.net.

Mustafa garanton se nga Ministria e Arsimit askush nuk ka publikuar ndonjë test, por kjo është bërë pasi ka filluar procesi i testimit.

PZAP hedh poshtë ankesat e kandidatëve për vjedhje votash

0

Rinumerimi-kutiteRreth 300 ankesa janë dërguar në adresë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që nga mbajtja e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Nga këto ankesa, shumica prej tyre janë të kandidatëve për deputetë, të cilët pretendojnë se gjatë numërimit, u janë vjedhur votat.

Por, këto ankesa të kandidatëve për deputetë janë bërë kot, ngase paneli i PZAP-së, pas shqyrtimit të tyre, i ka shpallur si të palejuara, raporton KTV.

Kryesuesi i PZAP-së, Shukri Sylejmani, ka thënë se paneli nuk mund të bazohet në rezultatet preliminare, pa u shpallur ato përfundimtare të votave për deputetë.

Sylejmani thotë se deputetët duhet ta presin rezultatin përfundimtar për të bërë ankesa. Pjesa tjetër e ankesave që janë bërë nga subjektet politike, sipas Sylejmanit, kanë të bëjnë që nga parafushata e deri në ditën e zgjedhjeve.

Nga shqyrtimi i tyre del se disa subjekte kanë shkelur kodin e sjelljes gjatë fushatës dhe u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 90 mijë eurosh.

Lapidari për 5 dëshmorët e UÇK-së në Rahovec, dëmtohet pa u përfunduar

0

Lapidari ne Rahovec-demtohetËshtë dëmtuar kompleksi përkujtimor që po ndërtohej për pesë dëshmorët e UÇK-së, në Majën e Shkodranit në Rahovec, transmeton Klan Kosova.

Aty ishte planifikuar të vendosen pllakat përkujtimore për dëshmorët e rënë në luftë, por dikush i prishi punimet e deritashme dhe i mori gurët.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, tha përmes telefonit se zyrtaret e Komunës nuk e kanë lajmëruar për ndonjë problem dhe se ai nuk është në dijeni për këtë dëmtim.

Derisa të merren masat, shenjat se aty pati UÇK, do të jenë shumë të vogla.