PZAP hedh poshtë ankesat e kandidatëve për vjedhje votash

Rinumerimi-kutiteRreth 300 ankesa janë dërguar në adresë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që nga mbajtja e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Nga këto ankesa, shumica prej tyre janë të kandidatëve për deputetë, të cilët pretendojnë se gjatë numërimit, u janë vjedhur votat.

Por, këto ankesa të kandidatëve për deputetë janë bërë kot, ngase paneli i PZAP-së, pas shqyrtimit të tyre, i ka shpallur si të palejuara, raporton KTV.

Kryesuesi i PZAP-së, Shukri Sylejmani, ka thënë se paneli nuk mund të bazohet në rezultatet preliminare, pa u shpallur ato përfundimtare të votave për deputetë.

Sylejmani thotë se deputetët duhet ta presin rezultatin përfundimtar për të bërë ankesa. Pjesa tjetër e ankesave që janë bërë nga subjektet politike, sipas Sylejmanit, kanë të bëjnë që nga parafushata e deri në ditën e zgjedhjeve.

Nga shqyrtimi i tyre del se disa subjekte kanë shkelur kodin e sjelljes gjatë fushatës dhe u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 90 mijë eurosh.

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit